Pa dashur te heq paralele, te bej krahasime me pervojat e vendeve dhe eksperiencat e derisotme te te huajve desha te ndalesha tek es otmja shqiptare dhe menyra se si trajtohet dhe vleresohet nje nga profesionet me te vjetra dhe me i rendesishmi pergjate gjithe historise njerezore.
Niveli i sotem i arsimit ne Shqiperi, edhe sipas eksperteve, por edhe sipas rezonimit ne jeten e perditshme te brezit, pa frike mund te themi se eshte ne nje gjendje alarmante. Nese arsimin shume syresh e shohin si bazamentin e nje shoqerie ne zhvillim, une do te shtoja se asnje e ardhme nuk po ngrihet ne nje basament me deklikat dhe me te brishte.
Po pse arsimi ka degraduar deri ne kete shkalle sa profesioni i mesuesise eshte dhe trajtohet si nje pune, ne te cilen angazhohesh pasi ske me se te merresh. Pra preferon profesionin e mesuesit si zgjidhjen e fundit per te mbijetuar ne kete realitet qe sa vjen dhe behet me i ashper.
A eshte trajtimi financiar nje nga arsyet qe shkolla shqiptare, e te gjitha niveleve ka marre tatpjeten dhe po rrokulliset perposhte pa ndalur?
A eshte motivimi i pamjaftueshem i ketij promotori te zhvillimit dhe qyteterimit te nje shoqerie, ajo qe ka denigruar shkollen dhe arsimin ne pergjithesi?
A eshte globalizmi allashqiptar dhe mungesa e rregullave te lojes ne biznes dhe ne sfera te tjera te perfitimit ekonomik ajo qe ka vrare qe ne embrion intelektin dhe ambicjen per arsimim?
Stimujt material dhe moral a do te ndikonin ne ndryshimin e klimes se krijuar ne "persekutimin" qe po i behet arsimimit dhe te drejets per dije dhe kulture ne vendin tone?
E eshte nje kercenim per te ardhmen vijimi i kesaj praktike, i kesaj neperkembie dhe ketij indiferentizmi qe po ekspozohet ndaj armates se mesuesve ne vecanti dhe arsimit ne pergjithesi?
A eshte e vertete shprehja e Viktor Hygo: "Nje shkolle me shume, nje burg me pak" dhe sa realitet paraqet kjo shprehje ne te sotmen shqiptare?
A mendoni se dicka do te ndryshoje?
Krijoni Kontakt