Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    Skandali i grabitjes së rërës shqiptare

    Marrëveshja e cila vazhdon të jetë në fuqi ka lejuar vjedhjen e rërës duke i furnizuar grabitësit edhe me naftë të paguar nga shteti shqiptar

    Skandali i grabitjes së rërës shqiptare

    Ja marrëveshja e qeverisë që lejoi transportimin e 42 mijë tonëve rërë nga Shëngjini në Korfuz

    Lindita Çela

    Skandali i javës së kaluar me ndotjen e bregdetit jugor shqiptar nuk është i pari atentat ndaj zonave tona turistike. Në rast se për këtë skandal të ndotjes shteti shqiptar mund të akuzohet për mungesë gatishmërie dhe force reaguese, një tjetër skandal në përmasa shumë të mëdha ka ndodhur
    në plazhin e Shëngjinit, dhe në këtë rast shteti shqiptar mund të akuzohet për bashkëpunim.
    Bëhet fjalë për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe një firme me pronar një individ grek me precedentë penalë, të nënshkruar rreth tre vjet më parë e që vazhdon të jetë në fuqi. Marrëveshja i ka lejuar kësaj firme, (e cila në dokumentacion është prezantuar si “shoqëri amerikano-shqiptare”), të grabisë nëpërmjet dy anijeve “Kavzonisis” dhe “Rita-1”, rreth 42 mijë tonë rërë nga plazhi i Shëngjinit. Bashkëpunimi i strukturave të shtetit për shkatërrimin e bregdetit kësaj radhe është thuajse i hapur. Marrëveshja është nënshkruar më 25 prill të vitit 2001 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë “Giant” sh.pk. me president Andrea Koulouvaris. Zyrtarisht marrëveshja është justifikuar me motivacionin për “thellimin e kanalit dhe të brezenit ujor të Bazës së Bishit të Pallës”. Por në të vërtetë, dy anijet në fjalë kanë shkuar në Bisht-Pallë vetëm për t’u furnizuar me naftë.
    Këtë e tregon itinerari i anijeve, itinerar ky i raportuar nga kapiteneria shqiptare dhe dokumentacioni provë ndodhet në redaksinë e “Shekullit”. Në këtë itinerar shihet qartë se anija greke ka lëvizuar vetëm në vijën Shëngjin – Korfuz, ndërsa në Bisht-Pallë ka shkuar vetëm për furnizim me naftë sipas marrëveshjes. Ironikisht, marrëveshja parashikon që pala shqiptare është e detyruar të furnizojë me naftë anijet e kësaj firme. Pra jo vetëm që kanë grabitur deri tani 42 mijë tonë rërë, por këtë ngarkesë rëre, e cila ka shkuar në plazhet e Korfuzit, e kanë tranportuar duke përdorur naftë të paguar nga shteti shqiptar (bëhet fjalë për rreth 35 mijë litra të konsumuara përgjatë periudhës që janë marrë 42 mijë tonët e rërës së Shëngjinit).
    Marrëveshja pra në të vërtetë ka shërbyer vetëm për t’u siguruar dy anijeve greke lëvizjen e lirë në ujërat shqiptare. Marrëveshja në emër të qeverisë shqiptare është nënshkruar nga komandati i Flotës Detare dhe është shoqëruar me një urdhër të këtij të fundit për Distriktin e parë Detar të Durrësit për “dhënien e naftës anijes greke”, madje edhe vënien e këtij distrikti krejtësisht nën shërbimin e shoqërisë së drejtuar nga Koulouvaris.
    “Në rast mosmarrëveshjeje për furnizim me karburant, palët do të negocojnë brenda 24 orëve. Kur palët nuk bien dakord, shoqëria “Gaint” sh.p.k bën zgjidhje të njëanshme të marrëveshjes”, thuhet në nenin pesë të kontratës së nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Koulouvaris.
    Sipas kësaj marrëveshjeje, “puna për thellimin e bazës do të fillonte menjëherë pas nënshkrimit të saj, ndërkohë që i lihet dorë të lirë shqërisë “Giant” të dispononte në mënyrën që ajo e shikonte të arsyeshme materialin që do të dilte nga fundi i detit”. Dhe në fakt, anija greke e furnizuar edhe me karburant nga shtetit shqiptar, nuk ka bërë asgjë me shumë se sa ka zbatuar nenin gjashtë të kësaj marrëveshjeje, e cila i lë dorë të lirë për gjithçka që merr nga deti shqiptar.
    Veç të tjerash, marrëveshja ka edhe shkelje flagrante të ligjit “Për pasuritë natyrore të Republikës së Shipërisë”. Marrëveshja ka lejuar anijet greke “Kavzonisis” dhe “Rita-1” të marrin nga bregdetit i Shëngjinit dhe i Durrësit 42 000 tonë rërë dhe e kanë trasportuar atë për në Korfuz, aty ku është shkarkuar edhe rëra e marrë në bregdetin shqiptar. Aktiviteti i anijeve greke, megjithëse është mbikëqyrur nga kapiteneria e Durrësit, nuk është pezulluar. Kjo për faktin se përfaqësuesit e shoqërisë kanë patur si garanci dhe mbrojtje marrëveshjen e nënshkuar. Madje në një rast, kur ato janë ndaluar nga forcat detare shqiptare, nuk kanë denjuar as të paraqesin dokumentacionin e kërkuar, duke u larguar nga vendkontrolli.

    Vjedhja
    Marrëveshja që zyrtarizon vjedhjen e 42 000 tonëve rërë në Shëngjin dhe në Radë të Durrësit është e justifikuar me thellimin e Bazës ushtarake të Bishtit të Pallës. Nga informacionet dhe dokumentet që disponon gazeta, anijet greke jo vetëm që nuk kanë thelluar bazën detare, por kanë shkelur aty vetëm sa herë që e kanë patur të domosdoshme të furnizohen në karburant. Që marrëveshja me numër protokulli 537 nuk është zbatuar në asnjë nen të saj, duke përjashtur nenin 5 dhe 6, “atë të furnizimit me naftë dhe “disponimin në mënyrën që e sheh të arsyeshme” shoqëria e huaj të “materialeve që do të nxirren nga deti”, e vërteton edhe kontrata që një vit më parë qeveria shqiptare kërkonte të nënshkruante me shtetin grek për thellimin e bazës së Bishtit të Pallës. Në rast se thellimi i bazës do ishte bërë sipas kësaj marrëveshjeje të vitit 2001, nuk kishte pse qeveria e Nanos e vitit 2003 të kërkonte sërish ndihmë greke për të njëjtën punë.
    Ndërkohë, materialet që disponon gazeta vërtetojnë se anijet greke jo vetëm që nuk kanë heq as edhe 5 centimetra rërë nga akuariumi i bazes së Bishtit të Pallës, por kanë kryer lëvizje të shpeshta në Shëngjin dhe në Radë të Durrësit, lëvizje këto që nuk kanë qenë të parashikuara në kontratë. Kështu, për tre muaj që anija greke Rita-1 ka përshkuar ujërat detare shqiptare, nga data 20.04.2001 deri më 07.06.2001, e ardhur nga Greqia vetëm 3 herë ka shkeluar bazën detare te Bishtit të Pallës. Raste këto ku në bazë të marrëveshjes anija duhet të funizohej me karburant në këtë bazë. Ndërkohë që për katër rrugët e saj të para në ujërat shqiptarë në mënyrë zyrtare nuk ishte vënë në dijeni Distrikti Detar i Durrësit, sërisht anija greke ka lëvizur e qetë drejtë Radës, ku edhe ka zbatuar nenin 5 të marrëveshjes, atë të “disponimit të materialeve që nxirren”. Më pas lëvizjet e anijes përqëndrohen në Shëngjin. Për 3 muaj lëvizje të dokumentuara, anija Rita-1 ka bërë në ujërat shqiptare, (Korfuz –Shqipëri) rreth 25 rrugë. Më 18 korrik të vitit 2001 bastisja e bregdetit të Shëngjinit rifillon nga një tjetër anije, ajo me emër Kavzonisis, që i përkert së njëjtës shoqëri.
    Për tre muaj rresht ajo anije ka udhëtuar vetëm në linjën Korfuz- Shëngjin, ku pas qëndrimit njëditor në brigjet e bregdetit shqiptar nisej sërish drejt Korfuzit. Nga ajo çka vihet re në dokumente, autoritetet detare shqiptare vetëm kanë përcaktuar lëvizjet e anijeve greke, ndërkohë që nuk kanë marrë asnjë masë për ndalimin e tyre.



    Grabitja e rërës, nga Himara në Shëngjin

    Grabitja e rërës në Shëngjin shënon “hapjen” e frontit antiturizëm shqiptar në drejtim të plazheve të veriut të vendit. Sepse, pas vitit 1997, vjedhje masive të rërës dhe dërgimi i saj në plazhet greke u vune re në brigjet e Himarës dhe në zona të tjera të jugut shqiptar. Edhe atëherë janë përmendur të njëjtat emra që shfaqen në skandalin e Shëngjinit, por për këtë do botojmë informacione në numrat e ardhshëm. Bashkëpunimi i qeverisë shqiptare në këtë dëmtim masiv të plazheve tona është skandaloz. Për më tepër, mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë është e dukshme, kur në vitin 2003, qeveria Nano ushtroi presion për t’u dhënë fqinjëve jugorë “bazën e Bishtit të Pallës” me të njëjtin qëllim, i cili duhej të ishte përmbushur sipas marrëveshjes së vitit 2001 të nënshkruar gjithashtu nga qeveria shqiptare.

    Shteti shqiptar u pagoi naften grabitesve

    Në fakt, në asnjë vend të botës nuk ndodh që shteti të paguajë për të shkatërruar pasuritë e veta natyrore. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe konkretisht me shoqërinë “Giant”, e cila është edhe shpërblyer për shkatërrimin e Shëngjinit dhe Radës. Në nenin 5 të marrëveshjes thuhet se “Distrikti Detar i Durrësit detyrohet të furnizojë me karburant në masën 50 për qind, afërsisht 35 000 litra naftë mjetet e shoqërisë “Giant” gjatë gjithë kohës që këto mjete dhe pajisje do të përdoren për thellimin e fundit të detit. Në rast mosmarrëveshje për furnizimin me karburant, palët do të negociojnë brenda 24 orësh për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje. Kur palët nuk bien dakord, shoqëria “Giant’ bën zgjidhje të njëanshme të marrëveshjes”, thuhet në nenin pesë të kontratës. Kështu, shteti shqiptar, jo vetëm që furnizon anijet greke me karburant për vjedhjen e rërës, por edhe mbron shqorinë në fjalë juridikisht duke kërcënuar Distriktin Detar që të mos guxojë të mos furnizojë anijet greke.



    17/08/2004
    KATEGORIA: Kronikë nga Tirana
    shekulli

  2. #2
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Kjo foto eshte paraqitur ne gazeten shekulli ku ndotja ka mbërritur në gjirin e Kakomesë
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Gjera te papara ne historine e botes keto qe po ndodhin ne Shqiperi. Nje shitje e atdheut ne cdo lloj drejtimi, nje tradheti qe nuk eshte pare ne asnje vend dhe epoke ne bote. Turp i madh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    O Zot , c'fare nuk te degjojne veshet ,skandal që fsheh skandalet, në atë që thirret tempull demokracie alla shqiptarçe.

    Turp dhe c'fare turpi , qe nuk eshte degjuar deri me sot ne asnje vend te botes te shesin dheun , token .
    Turqia , per dy gure qe kishte marre nje turiste u denua me 6 muaj heqje lirie .
    Ndersa Shteti une ben marveshje per shitjen e reres , ku vendi yne vetem me turizmin qe mund te mbijetoje . Ju paguajn dhe karburantin per te vjedhur .
    Kjo eshte nje nga skandalet me te turpshme per shtetin Shqiptar dhe kryesisht per Kryeministrin tone "vampir ", qe kurre nuk u kenaq me vjedhjet qe i ka dal boja .


    Jetojmë kohët moderne, veshur me kostume ujqërish që ruajnë "Atdheun"

    Jetojmë botën e të marrëve që s’i dinë kufijtë e personalitetit. Janë kohë moderne dhe ne duhet t’i jetojmë si të na dojë qejfi,apo sipas tekave mund të thotë dikush që këndon në majë të plehut, paçka se realiteti vret.
    S’ka etikë, s’ka nevojë te jesh i etikës në botën e të shthururve...qe shesin Atdheun e tyre. Shqipëria është vëndi me një popull „dele“ dhe në krye ka një grusht horrash që luajnë në një tempull antivlerash.
    ..S’ka përgjegjësi, s’ka nevojë të përgjigjesh, në vendin e të papërgjegjshëmve.
    Mafiozë!
    Basdardë!
    Hajdutë!

    Shprehem keshtu , pasi ndjehem shume e indinjuar per kete skandal .

  5. #5
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    mire te na e bejne, kur i kemi politikante buffa ne , mire te na e bejne.

    ata Ilirjanet e lashte do e dinin si'tja benin atyre shipmanzeve.

    do ti vrisnin, dhe do i pinin gjakun me kafken te kokes e grekve.

    po duhet gjetur nje bomb atomike berthamore tja u hedhim ne atyre se ata nuk marrin vesh me diplomacy.
    Ndryshuar për herë të fundit nga good devil : 17-08-2004 më 16:23
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Ish-komandati i Distriktit të Vlorës: E kam ndaluar anijen greke për vjedhjen e rërës dhe trafik klandestinësh

    Rëra, qeveria nënshkroi me trafikantë

    Qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen 7 muaj, pasi Distrikti i Vlorës ndaloi anijet e “Giant”-it për trafik kurdësh

    Lindita Çela

    Anijet e shoqërisë “Giant” që kanë vjedhur rërë në Shëngjin duke shfrytëzuar një marrëveshje me kushte skandaloze të lidhur mes kësaj shoqërie dhe qeverisë shqiptare, (shih “Shekulli”, numri i djeshëm) janë të njëjtat anije, të cilat kanë vjedhur rërën e Himarës dhe zonave të tjera turistike jugore të Shqipërisë, muaj më parë se t’i suleshin Shëngjinit. Pamjet arkiv të TV “Top Chanell” kanë bërë dje fare të qartë se anija e filmuar nga kamerat e këtij TV në Himarë është e shoqërisë që figuron në marrëveshjen e denoncuar dje në “Shekulli”.
    Pra, megjithëse vjedhja në Himarë ishte provuar dhe autoritetet shqiptare, të vendosura para pamjes filmike, kishin “premtuar” të largonin anijen e huaj, kanë bërë të kundërtën. Kanë nënshkruar me të zotët e kësaj anijeje një marrëveshje zyrtare, e cila është fshehur nën justifikimin zyrtar të “rikontruksioneve në Bisht Pallë”, por që në fakt vetëm ka lejuar anijet greke të bëjnë pallë në ujërat tona.
    Skandali nuk mbyllet me kaq. Këto anije që kanë trasportuar rërën nga brigjet shqiptare në Korfuz dhe të ruajtura me kaq fanatizëm nga autoritetet shqiptare, nuk kanë bërë vetëm këtë punë. Ato janë përdorur edhe për trafik kurdësh, të cilët silleshin nga Greqia në Shqipëri, e më pas dërgoheshin në Itali.
    Në korrik të vitit 2000, forcat e policisë, në bashkëpunim me Distriktin Detar të Vlorës, kanë ndaluar një anije greke, e cila punonte për llogari të firmes greko-shqiptare, “Vetëtima”, me të njëjtin pronar, e cila prej kohësh transportonte rërën e marrë nga brigjet shqiptare në drejtim të Korfuzit të Greqisë. Ish-komandati i Distriktit Detar të Vlorës, Bektash Petoshati, thotë për gazetën “Shekulli” se ndalimi i anijes greke u bë për shkak të vjedhjes së rërës në Himarë dhe se kishte informacione që sillte klandestinë kurdë në Shqipëri. “Në atë kohë kemi bërë bllokimin e anijes për t’i verifikuar dokumentet dhe mbaj mend se ajo kishte një leje nga Ministria e Transporteve. Megjithëse kishte këto dokumente, kjo anije nuk u lejua më të shkilte territorin e ujërave shqiptare”, - thotë ish-komandati i Distriktit. Po sipas tij. është e njëjta shoqëri që është përfshirë edhe në skandalin e vjedhjes së rërës në Shëngjin. “Di që firma në fjalë ka ndryshuar emrin dhe kjo është gjëja më e lehtë që mund të bëjë, duke pasur parasysh që kjo shoqëri prej vitesh ka cënuar në mënyrë të jashtëligjshme bregdetin shqiptar", - thotë Bektash Petoshati.
    Në atë kohë shteti shqiptar është mjaftuar vetëm me largimin e anijes, ndërkohë që një vit më vonë drejtuesit e saj rikthehen me një tjetër kontratë, këtë radhë duke ndryshuar emrin e shoqërisë, nga “Vetëtima” në “Giant”, për të shkatërruar edhe bregdetin e Shëngjinit.

    Marrëveshja me Ministrinë e Mbrotjes
    Marrëveshja e nënshkuar nga drejtuesit e Flotës Detare me shoqërinë “Giant” ngjan si dy pika uji me licencën e shfrytëzimit që kjo shoqëri, por me emrin “Vetëtima”, ka pasur në vitin 2000. Sipas të përditshmeve të asaj kohe, thuhet se për anijen “Camunicy”, e cila punonte për llogari të shoqërisë “Vetëtima”, është cituar se asaj i vihet ne dispozicion 1.1 km katrorë plazh, nga Jalta deri tek Përroi nën Iliaz, me justifikimin e pastrimit të plazhit nga gurët. “Ne kemi konstatuar që anija, përveçse kryen një veprim arbitrar ndaj mjedisit tonë, merret dhe me trafik klandestinësh”, - është shprehur ish-prefekti i Vlorës, Tare Hamo. Ndërkohë që marrëveshja e vitit 2001 e justifikon nënshkrimin e saj me thellimin e bazës ushtarake të Bishtit të Pallës, e cila është shfrytëzuar nga anijet greke vetëm për furnizimin me naftë, në bazë të Nenit 5 të Kontratës. Ndërkohë që, sipas dokumentacioneve që disponon gazeta, vërtetohet udhëtimi i dy anijeve të shoqërisë “Giant” në radë të Durrësit dhe në Shëngjin, vende ku janë marrë 42.000 tonë rërë. Për këtë sasi rëre të vjedhur, shteti shqiptar ka dhënë edhe 35.000 litra naftë, kjo në bazë të marrëveshjes së shkruar. 7 muaj shfrytëzim i pandërprerë i bregdetit shqiptar, ndërkohë që marrëveshja ende është në fuqi, për faktin se, në bazë të marrëveshjes, i takon vetëm shoqërisë greke të drejtuar nga Andreas Koulouvaris të pezullojë ligjshmërinë në mënyrë të njëanshme, atëherë kur shkelet qoftë edhe një pikë e vetme e kësaj kontrate.

    Me urdhër të eprorëve, ushtarët shqiptarë u përdorën si hamej

    “Me qëllim që “Giant” sh.p.k të përmbushë dhe të realizojë thellimin e fundit të detit, në një kohë sa më të shkurtër, Ministria e Mbrojtjes merr përsipër të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme”, - thotë në Nenin 3 të Marrëveshjes së nënshkuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Andreas Koulovaris. Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Për 7 muaj që kjo shoqëri ka udhëtuar drejt Shëngjinit dhe Korfuzit, Distrikti Detar i Durrësit, sipas marrëveshjes, vetëm flotë ushtarake nuk ka qenë. Të gjithë ushtarët e kësaj baze, sipas Nenit Katër të Marrveshjes, janë detyruar të jenë hamej. Në të kundërt, në rast se kishte mosmarrëveshje, sipas Nenit 5 të Marrëveshjes, “Giant” do të zgjidhte kontartën në mënyrë të njëanshme. Marrëveshja urdhëron ushtarakët e Distriktit Detar të Durrësit, të transportojnë dhe të mbajnë veglat dhe pajisjet e ndryshme e punës të grekëve, sa herë që ato të lëviznin nga një vend në tjetrin. Po kështu, Neni 4 i Marrëveshjes urdhëron ushtarët kryerjen e veprimtarive të detyrueshme që mund të dilnin gjatë ushtrimit të aktivitetit në bregdetin shqiptar të anijeve greke. Pra vetëm me 2 nene të një marrëveshjeje në favor të grekëve, drejtuesit e Flotës Detare kthejnë një distrikt të tërë në hamall të trafikantëve dhe vjedhësve të rërës. Pra nuk mjafton vetëm vjedhja e 42.000 tonë rëre, po ashtu edhe dhënia e 35.000 litra naftë për shoqërinë e Andrea Koulouvaris, por edhe një distrikt i tërë detar, (thuhet se janë mbi 500 forca) duhet të vendoseshin nga drejtuesit e flotës nën shërbimin e plotë të një anijeje hajdutësh

    Hetimet shqiptare për "Giant"-in

    Në vitin 2001 kanë nisur hetimet Andrea Koulovaris nga Prokuoria e Përgjithshme. Grabitja e rërës nga shoqëria e tij "Giant" për një muaj në Himarë, dhe publikimit i këtyre fakteve është bërë shkak që akuza të niste hetimet. Në atë kohë shoqëria është pajisur e licencën për marrjen e gurëve nga thellësia e detit Jon. Licenca e dhënë nga Ministria e Privatizimit dhe ajo e Transporteve është bërë shkak që anijet e shoqërisë greke të jenë në rregull me grafikun e punës së tyre, paçka se licencuesit kanë shkelur ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare për shfrytëzimin e brigjeve ranore.
    Ndërkohë Andrea Koulovaris, pronari grek i shoqërisë "Giant sh.p.k", figuron si nje person me histori dhe lidhje me elemente kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Peru. Të dhënat mbi jetën e tij para se të vinte në Shqipëri, të hedhura në internet zbulojnë fakte interesante mbi jetën e tij private dhe biznesin që ka ushtruar. Aktivieti që ai ka kryer aty lidhej me dy firmat "Gracer" dhe "Grisland", nëpërmjet të cilave ai ka zhfrytëzuar brigjet e lumit Ginpa. Biznesi i tij është përfolur gjatë në Peru, pasi është akuzuar se ka paguar shuma të mëdha dollarësh për të marrë licencën për shfrytëzim të brigjeve lumore. Sipas të dhënave, Koulovaris është akuzuar se ka paguar 50 mijë dollarë një zyrtari të lartë të shtetit peruan, i quajtur Linez Fisher, i cili më pas është arrestuar. Por kjo ka ndodhur në Peru, sepse në Shqipëri ende nuk ka asnjë përgjegjës para drejtësisë për këto vepra të turpshme vjedhjeje.



    18/08/2004
    shekulli

  7. #7
    don Heli
    Anëtarësuar
    03-08-2004
    Vendndodhja
    ne mejhane
    Postime
    7
    Nuk e kuptoj pse baheni nervoz more njerez! Asht normale qi te shitet gjithçka ne Shqiqpni, tuj fillu prej njeriut e tuj mbaru te rana. Na kena shite vedin e jo ma ranen. Cdo popull meriton qeverine qi ka. Pra ne meritojme Nanon ose hajdute te tjere, jena na qi i lejojme me na qeveris. Gjaja ma e pafat asht se nuk ka alternative politike ne Shqipni. Jane tane hajduta, te majtet, te djathtet, pseudo mbreti i shqiptareve Leka Zogu i kurves etj etj. Jane te gatum, te futun e te kontrollum prej qeveritarve te dikurshem. Kurse Leka asht nji nacionalist qi don me marre fronin se si i thone fjales, ma mire mbret ne Shqipni se kerkushi neper bote. Veç duhet me dite se Zogu u vetshpall mbret, mbasi ishte kryminister, president e kur nuk mjaftoj na u ba mbret, gjithmone me ndihmen e italise. Tesh i biri vjen e kerkon me marre gjanat qi ka lane i jati, nder kta edhe fronin. Asht njisoj sikur djali i Hoxhes mbas disa vjetesh me kerku me kene i pari i Shqipnis. E atehere pse u dashka me prite gjana te mira prej tyne. Ata jane si nji kancer qi derisa te kene forcen ne dore, Shqipnia nuk ka me pa asnji dite te mire. Mirepo ata qi duhet me vendose per fatin e vendit jane shtetasit e keshtu qi duhet me luftu (jo me pushke por me protesta e duke mbeshtetur te rene). E ne qofte se nuk çohet shoqnia civile me protestu per dite e me force ka me shku edhe ma keq.
    Biles nuk duroj edhe ata te ri qi shprehen: "Nuk me intereson politika!". Politika duhet me na interesu gjithmone, jo fjalet apo marrinat e degjenerimet e politikes por politika (polis - don me thane qytet, shtet, pra gjithçka qi ka te baje me jeten tone).
    Tuj u kthy te puna e bregdetit deshta me thane se nuk e kane fajin veç greket por hajdutat kriminelat e terroristat e shtetit tone. Asht sistemi i korruptum deri ne palc. E di se gjanat qi thashe jane te zote me i pohu te gjithe, por duhet me dite edhe alternativen. Alternativa asht me u çu prej gjumit e mos me u anku vetem por edhe me vepru, gjithmone jo me force por me bindje. Tuj shkru, tuj fole e per ma teper tuj protestu ne rruge e se fundi tuj mos i dhane voten personave qi po shesin vendin. Nuk jane pak kto veprime ne qofte se bahen gjithmone.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Exclamation

    Jetojme ne kohet moderne, doni apo s`doni ju ky eshte fati i vendit dhe i kombit shqiptare qe po shkatrrohet cdo dite; "Errozioni shqiptare".
    Ne nje shkrim tim te meparshem shpetimi i kombit eshte bllokimi dhe mos lejimi i investimeve te huaja kryesisht greke.(nje nga masat urgjete ) por u hodhen kundeshtime se nga ato investime han buke pak njerez ose me qarte tek keta invesitore vet shqiptaret shesin cdo gje me vlere tek greku per luksin personal.
    Eshte vone zoterinj shqiptare vendin e keni i shitur.
    Shkoni tek fqinji tuaj te kenaqni epshet tuaja shtazarake!
    Luften ju nuk e doni as une dhe tema e luftes qe u hap u mbyll me te shpejt nga stafi "albasoul" .
    Po shpirti i shqiptarit eshte i shitur. Cdo kush e kupton ne verberin e tij kjo qe ben greku nga nesh eshte lufte nje lufte e ftohte.
    Nuk do te haroni qe papate prifterinjt mjekergjate si lugatet mendojne dite e nate si te na varrosin perfundimish nuk ngjopen kurre me gjakun tone jane te etur dhe zoteroje bukur artin "Kalin e trojes me thiken pas shpine".
    Kjo per kujtesen e atyre qe me shpirt perhapin fete dhe politiken.
    Jetojme ne bote moderne ku bota ne vende ta ndeshtoje po e ngre larte e me larte "trumfin e terrorit grek".
    Megjithate ne vazhdim brezat e humbur shqiptare do te kujtojne neper konferenca, simpoziumet e botes se si stergjyshrit e tyre, e zhduken nga faqja e botes, kombin e vet dhe ndoshta nuk do te harojne te mburren per meriten qe ky kombe shqiptare me asimilimin e tij shtoi nje popull grek nga shterpesia e homosekualit mashkull.
    Ne radhe te gjata ne protesta shqiptaret para ambasdes greke per viza per te shkuar tek fqinji yne per te perbuzur identitetin e vet. Ndersa ne te kundert keta njerez do te benin shume me bukur protesta revolta per dorheqjen e qeverise shqiptare qe eshte kokekemb e zhytur ne faqen e erret te shitjes se vendit.
    Nuk do te haroni fajtore per gjithe keto shkatrime eshte vet qeveria shqiptare pozita dhe opozita qe gati gati jane pergjysem ne numer dmth bashfajtore te ketij krimi.
    Gjykata shqiptare ne perberje te saj jane.
    1) minoritare kryesisht grek qe jane arsimuar nga rregjimi komunist
    2)shqiptare te arsimuar, me korispodence dhe me ardhjen e demokracise keta pseudodemokrat veteriener kryesisht agronom, mbaruan kurse 6-mujor per drejtesi dhe u punesuan si gjykates dhe avokate.
    3) jane njerez qe per paran bejne cdo gje te felliqur, do ti quaja tipa "lazaratas".

    Nuk eshte i vetem rasti qe vidhet rera e bregdetit shqiptare, por dhe grryerjet e maleve , pyjeve, ishujve, meret guri, mermeret, materialet inerte te lumenjve, ndotja ekologjike e detit nga mbeturinat e naftes qe jane nga me fatalet helmuese per bimesine, kafshen dhe njeriun.
    Keto te gjitha edhe te tjera hyjne ne ate qe te keqe "investimet i invesitorit greke", dhe tek nenshkrimi per paqe me te zotet qe vune dhe mbajne ende "ligjin e luftes".

    Keto kompani ndalohen me ligj nga shteti, por po keto kompani zoterojne firmat dhe vulat e gjykatesve te Shqiperise, kane vulen e turpit "Errozion", shkatrrim i kombit.
    Atehere i mbetet te veproje ndonje njeriu fukara qe i dhembset Shqiperia dhe me dyfeqet si ne 39-n do ti bjere dushmanit tone qe e kemi brenda.
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •