dallėndishja nga Cameria qe voton per PS e Peshkaqenve te ASFALISE qe e bene Camerine Germadhe kerkon peshkaqen ne Lazarat.
disheee ti je 1 dhe 1 bejne 3..
dallėndishja nga Cameria qe voton per PS e Peshkaqenve te ASFALISE qe e bene Camerine Germadhe kerkon peshkaqen ne Lazarat.
disheee ti je 1 dhe 1 bejne 3..
Po Brari ke shume te drejte nuk e mohoj qe je teper "i zgjuar", ne kete raste.Postuar mė parė nga Brari
Dhe shpresoj te jeshe ne vazhdim si me i zjarrti i shpirtit te shqiptarit "Albasoul", oh me vjen keq qe do te le vetem pa dallendyshen....
Po per dallandyshen 1+1(mbas 9-muaj bejne)=3tri ose kater ose shtate eshte rrast i rralle te kesh 5njak dhe fat i madhe te maresh prej dores bujare te XHo Nano nje apartament ne katin e 7-te pa ashesore.
Po Brari PS(peshkaqen) + PD( kukuvajka)= Shqiperia(germadhe)
Dhe Brari(trup+tru)=min(-) se di pse me del keshtu kalkulimi ?
Kur te shkoni ju te PD-s ne Konispolin cam, te dini te mbani fjalim dhe jo....ti ofendoni....
konispolare e konispolidh...dhhh ha ha![]()
Gjenialet ..........oratoret........... shqiptaret...........politikanet tane.
Popull i Konispolit(konispolat e konispolate) .............m ka mekur baba me dashni per camte.......
Dicka brari(nuk e di pse te djeg sa here qe une permend Konispolin) populli i Konispolit ka fatin e madhe nuk i jane shkulur rrenjet si puna ime prej vendit , jane autoktone dhe nga shkone dashi shkojne gjithe delet.
Nuk e di, per ke kane votuar, apo per ke votojne dhe nuk eshte detyrim, eshte vetem bindje, aftesija juaj apo paaftesija juaj te mos merni vota....
Ndoshta ju ecen ne 2005 -n dhe do kesh fatin e mire te te bjere nje cope lakrori pa pete ......
Te gjitha keto hyjne ne ngritjen e nivelit te ekonomis se vetpopullit te shumevuajtur shqiptare, me baze, mbjellje hashashi....
Lazarati eshte nje popull si gjithe Shqiperia kur vjen puna per te larguar varferine e bejn....si puna e meseles............nga inati i sime vjerre, do fle me mullixhine....
dmth kur qeverite vjedhin me miljona duke shitur pasurit e vendit, fshataret tane mbjellin bime kanabis ne kopshtet e tyre ne vend te ndonje rrenje domateje apo qepe...."fantastike".....per tu pasuruar.
Si thua Brari hidhemi nga Kakomeja se me duket ka sosur afati dhe jane gati te krise kallashi.....![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dallandyshe : 25-08-2004 mė 08:20
[ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]
Banoret Kerkojne Zbardhjen E Ngjarjes
E Merkure, 25 Gusht 2004
"Lazarati", perfaqesues te ambasadave te BE hyjne ne fshat
LAZARAT - Kryetari i komunes se Lazaratit, Dashnor Aliko, u beri thirrje dje banoreve te kesaj komune qe "te eleminojne plotesisht bimet narkotike qe kane kultivuar". Deklarata u publikua mbreme, pas nje takimit qe Aliko zhvilloi ne Gjirokaster me perfaqesues te Prezences se Komunitetit Europian ne Tirane, ku u bisedua lidhur me ngjarjen e 18 gushtit 2004, ku ne Lazarat pati nje shkembim zjarri ndermjet nje helikopteri te misionit "Interfoze" me disa persona ende te paidentifikuar, banore te komunes. "I bejme thirrje te gjithe asaj pjese te komunitetit qe ka kultivuar bime narkotike, te beje eleminimin e tyre plotesisht perpara se ligji te veproje mbi ta. I bejme thirrje institucioneve kompetente qe te marrin masa te menjehershme per zbardhjen e ngjarjes me qellim qe raste te tilla te mos ndodhin me", nenvizohet ne kete deklarate. Gjithashtu, kryetari i komunes u kerkon te gjithe bashkefshatareve "qe te ruajne gjaftohtesine dhe te mos bien pre e incidenteve qe cojne ne perkeqesimin e situates". Ne Lazarat ndodhen edhe drejtues te policise shqiptare, te Drejtorise se Antitrafikut ne Ministrine e Rendit si dhe perfaqesues te Prokurorise se Krimeve te Renda. red.kro
dmth nuk ka nevoje per polici, mjafton ti themi krimineleve, ti lutemi qe te mos bejne krime, dhe me qe ata jane nga lazzarroti, nuk do e bejne me kete gabim.
si tha halla e mato grudes..... pika qe su bie me gjithe tespie o tosum bac.
Pėrfaqėsues e ambasadorė tė 15 vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian plus edhe zėvendėsambasadorin e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė Stive Zate, janė njohur dje nė rezidencėn italiane nė Tiranė me ngjarjen e fundit tė ndodhur nė Lazarat. Burime nga takimi i diplomatėve tė lartė thanė pėr Gazetėn se pėrpara tyre, pala italiane ka shpalosur tė gjitha provat qė kanė vėrtetuar edhe njė herė pafajėsinė e ekipit Italian qė fotografonte plantacionet me kacabis sativa nė Lazarat dhe sulmin qė i ėshtė bėrė helikopterit tė interforcės nga ana e disa prej banorėve tė kėtij fshati. Njė pjesė e mirė e diplomatėve tė cilėt morėn pjesė nė kėtė takim informues, mė parė kishin zbritur nė zyrėn e liderit tė PD-sė Sali Berisha pėr tė marrė informacion tė plotė lidhur me versionin e ngritur nga Partia Demokratike pėr ngjarjen, e cila doli hapur nė mbrojtje tė banorėve. Por nga ana tjetėr, pasi janė njohur me materialet e dokumentuara pėr situatėn nė fshat, ambasadorėt kanė rėnė dakord qė tė ndėrhyjnė pranė selisė sė PD pėr tė kėrkuar edhe njė herė nga lideri demokrat, mundėsinė pėr tė ndryshuar qėndrim lidhur me kėtė ngjarje. Menjėherė pas kėtij takimi, pritet reagim i hapur i zyrtarėve ndėrkombėtarė nė Tiranė, duke kėrkuar zbatimin e rezolutės sė Kombeve tė Bashkuara, e cila e quan vepėr tė dėnueshme kultivimin e bimėve narkotike.
Ministria e Rendit komentoi kasetėn e prezantuar nga PD, duke hedhur poshtė faktin se ėshtė qėlluar nga helikopteri
Eksperti: 6 arsye pse helikopteri s'qėlloi mbi Lazarat
Artur Qoraj
TIRANĖ- Ministria e Rendit Publik hedh poshtė nėpėrmjet njė video-konference versionin e Partisė Demokratike, sipas sė cilės ekuipazhi i helikopterit tė Interforce ka qėlluar me armė nė drejtim tė banorėve tė Lazaratit. Kaseta filmike e prezantuar nga PD tregon qartė se helikopteri ėshtė qėlluar, duke rrezikuar shpėrthimin e tij dhe se nga ana e oficerėve qė udhėtonin me tė nuk ėshtė qėlluar nė drejtim tė banorėve,-tha pėr median zėdhėnėsi i Ministrisė sė Rendit Publik, Florion Serjani. Mė pas, ai i la fjalėn specialistit tė kėtij dikasteri, Dionis Shkurti, qė sqaroi argumentet nėpėrmjet kasetės filmike. Nė radhė tė parė, helikopteri ėshtė transportues dhe jo luftarak. Ai nuk ka armė nė pjesėn e bishtit, siē ėshtė deklaruar nga opozita dhe drita qė vihet re ėshtė reflektimi i rrezeve tė diellit nė xhamat e tij, pasi dyert janė tė mbyllura,- tha Shkurti, duke komentuar pamjet e kasetės filmike, tė servirura nė njė ekran tė improvizuar nė Ministrinė e Rendit. Sipas tij, pemėt qė nuk lėvizin tregojnė se helikopteri nuk po flutuonte nė afėrsi tė fshatit, ndėrsa flaka e armės, e pretenduar nga drejtuesit e PD, sipas specialistit Shkurti nuk ėshtė gjė tjetėr veēse drita e diellit, e reflektuar nė bishtin e helikopterit. Ditėn dhe nė kohė me diell, asnjėherė nga tyta e armėve nuk shihet dritė apo flakė,- shtoi Shkurti. Njė tjetėr argument i veēuar nga Ministria e Rendit Publik pėr tė hedhur poshtė versionin e PD ėshtė zhurma e dėgjuar nė tė njėjtėn kohė me dritėn qė duket nė video. Zhurma e tė shtėnave qė dėgjohet nė video, nuk duhet tė vijė nė tė njėjtėn kohė me shfaqjen e flakės, siē pretendohet se ėshtė e armėve, por me fraksion sekonde mė vonė. Fakti se drita dhe zhurma shfaqen nė tė njėjtėn kohė, tregon pėr njė armė tjetėr qė qėllon nė afėrsi tė kameras,-shpjegoi Shkurti pėr median.
Hetimet
Ministria e Rendit shpreh mbėshtetjen e qeverisė pėr tė goditur hapur tė gjithė personat, apo grupet kriminale qė kėrkojnė nė njė mėnyrė, ose tjetrėn tė prishin rendin dhe qetėsinė publike,-tha Serjani. Sipas tij, personat qė qėlluan nė drejtim tė helikopterit tė Interforce-s tashmė janė identifikuar dhe bashkė me ta do ndiqen penalisht edhe ata qė kanė ndihmuar qėllimisht, ose i kanė mbėshtetur. Kjo vepėr kriminale ėshtė dėnuar nga tė gjitha pėrfaqėsitė e huaja nė vendin tonė, ndėrsa do tė ēohen para drejtėsisė tė gjithė personat e implikuar,-shtoi mė tej Serjani. . Mėsohet nga burime tė besueshme se bėhet fjalė pėr tre persona tė identifikuar qė kanė qėlluar me armė tė rėnda helikopterin me tė cilin po udhėtonin agjentė italianė dhe shqiptarė tė antidrogės. Ministria e Rendit nuk do tė lejojė askėnd, individė kriminalė, apo grupe tė ndryshme tė interesit qė i mbėshtesin ata, qofshin kėto politike, apo opinion-bėrėse, tė krijojnė terren pėr tė prishur imazhin pozitiv tė krijuar nga strukturat e rendit, -deklaroi Serjani.
Aksioni antidrogė
Ministria e Rendit Publik ėshtė e vendosur tė zbatojė konventėn e Kombeve tė Bashkuara pėr tė goditur organizatat kriminale dhe kultivimin e drogės nė vend, konkretisht nė Lazarat, pėr tė shpėtuar banorėt nga trafikantėt,-tha Serjani. Kėshtu, sipas burimeve nga Ministria e Rendit Publik, nė ditėt e ardhshme pritet njė aksion pėr asgjėsimin e parcelave me kanabis, tė mbjella nė fshatin e Lazaratit. Policia e Shtetit i ėshtė shmangur pėr pak kohė kėtij aksioni, deri nė pėrfundim tė Lojėrave Olimpike, megjithėse janė hartuar plani i masave pėr situatėn e krijuar nė Lazarat.
Shpjegimet e videos
1- Helikopteri ėshtė transportues dhe jo luftarak, ndėrsa nė pjesėn e pasme nuk ka grykė zjarri
2- Dyert e helikopterit janė tė mbyllura nė imazhet qė pretendohet se ėshtė qėlluar me armė
3- Pamjet e pemėve janė tė palėvizshme, ēka tregon se helikopteri ka qėnė nė lartėsi tė madhe mbi shtėpitė dhe jo disa metra mbi to
4- Zhurma e tė shtėnės qė pretendohet se vjen nga helikopteri dėgjohet shumė qartė. Zhurma e helikopterit nuk lejon atė tė armės tė dėgjohet aq pastėr sa nė video, ēka tregon se arma qė ka qėlluar ka qėnė afėr
5- Lidhur me flakėn qė duket pas helikopterit sqarohet se nė kohė me diell dhe ditėn nuk mund tė shihen flakėt e armėve
6- Pozicioni i diellit, sikurse tek shtylla reflektohet edhe tek bishti i helikopterit
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Helikopteri ne Lazarat, i paligjshem
E Diele, 29 Gusht 2004
Vetem pas 2 javesh nga incidenti i bujshem, ka dale ne drite "Protokolli i Mirekuptimit ndermjet ministrise shqiptare te Rendit dhe asaj italiane, per zhvillimin e programeve te bashkepunimit per luften kunder kriminalitetit". Nje dokument qe tregon se kjo marreveshje ishte ne fuqi deri me 31 dhjetor 2003. E per rrjedhoje, fluturimi i helikopterit italian per inspektimin e plantacioneve me kanabis, nuk kishte mbeshtetje ligjore
Inspektimi i helikopterit italian te Interforces, sebashku me nje efektiv shqiptar te policise, per filmimin dhe fotografimin e plantacioneve te mbjella me cannabis sattiva mbi fshatin Lazarat, nuk ka patur baze ligjore. Lajmi eshte transmetuar dje nga TV "Klan" qe i referohej marreveshjes se 13 nentorit 2002 mes ministrise sone te brendshme dhe asaj italiane, e qe per palen shqiptare mban firmen e ish ministrit Luan Rama. Ky dokument emertohet: Protokoll mirekuptimi ndermjet ministrise se Brendshme te republikes italiane dhe ministrise se Rendit Publik te republikes se Shqiperise, lidhur me zhvillimin e programeve te mbeshtetjes se forcave te policise shqiptare dhe bashkepunimit midis dy vendeve ne lufte kunder kriminalitetit, nepermjet zyres nderlidhese italiane ne Shqiperise dhe oficerit (oficereve) shqiptar(e) i (te) kontaktit ne Itali".
Menjehere pas incidentit te 2 javeve me pare, kur helikopteri u qellua me 3 plumba, ministria e Rendit i referohej kesaj marreveshje kur shpjegoi qellimin e ketij inspektimi. Por, vetem tani zbulohet se ne nenin 2 te ketij dokumenti saktesohet se "per te siguruar nje lufte me efikase kunder fluksit klandestin dhe te trafqieve te tjera te paligjshme, nepermjet mjeteve detare te permiresuara per kontrollin e brigjeve shqiptare, Policia Kufitare shqiptare, duke perdorur edhe mjetet lundruese te dhuruara nga pala italiane per te rritur kapacitetin operativ, garanton patrullimin e te gjithe brezit kufitar, me asistencen e mjeteve lundruese te forcave te policise italiane, deri me 31 dhjetor 2003".
Nga kjo pike e ketij neni, duket qarte se ky protokoll ka patur nje fuqi vepruese per zhvillimin e operacioneve te perbashketa mes policise italiane dhe asaj shqiptare, deri plot 8 muaj me pare. Pas kesaj, dokumenti parashikon riperteritjen e marreveshjes. Nje dokument i tille, formalisht eshte hartuar, duke mos ndryshuar thuajse asgje ne permbajtje nga dokumenti i pare, por ai ende nuk eshte firmosur nga ministrat e rendit te Shqiperise dhe Italise. E per rrjedhoje, ai nuk ka fuqi juridike per te rregulluar realizimin e operacioneve te perbashketa mes policise se dy vendeve fqinje.
Nga ana tjeter, protokolli eshte firmosur ne fundin e 2002 dhe shqetesimi me i madh qe i vinte Italise nga Shqiperia ne fushen e kriminalitetit, ishte fluksi i trafiqeve te qenieve njerezore dhe droges me ane te gomoneve nepermjet "Adriatikut". Po te shihet me kujdes neni 2 i sipercituar i Protokollit, ky dokument per 2003, bente fjale vetem per patrullime te perbashketa ne det.
Por, jo vetem ketu, por as ne njeren nga 8 pikat e dokumentit zyrtar mes Romes dhe Tiranes, nuk permendet realizimi i operacioneve te perbashketa policore per patrullime ajrore. Keshtu qe kjo e shton dozen e mungeses se bazes ligjore, apo zyrtare e protokollare te realizimit te operacionit te perbashket te inspektimit mbi fshatin Lazarat. Nje prove qe e zbret nen toke, seriozitetin e ministrise se Rendit. Zedhenesi i se ciles, deklaroi se misioni i fluturimit te helikopterit 2 jave me pare, ne bordin e se ciles 7 punonjes te interfores italiane dhe 1 i policise shqiptare kryenin fotografimin dhe filmimin e plantacioneve te mbjella me droge ne fshatin jugor, ishte i bazuar mbi kete dokument.
Nga ana tjeter, mungesa e nje marreveshje mes policive te dy vendeve per keto operacione inspektimi, eshte nje prove e forte me teper, per mungesen e seriozitetit te shtetit shqiptar, qe vazhdon te bashkepunoje mbi baza nenshtruese dhe aspak mbi norma te njohura dhe te pranuara nderkombetarisht, per raporte te tilla mes dy vendeve. Pasi, ne asnje rast, nuk do te ndodhte qe nje helikopter ushtarak shqiptar me 7 punonjes te policise sone ne bord, te kryente misione te perbashketa patrullimi jo vetem mbi territorin italian, por te asnje shteti tjeter te botes, ne mungese te marreveshjeve te perbashketa zyrtare.
Cfare zbuloi incidenti i Lazaratit
Kjo ngjarje qe prej dy javesh dominon lajmet e medias dhe veprimtarine e politikes shqiptare, zbuloi shume probleme:
E para, sherbeu per te ndricuar edhe me mire realitetin e hartes se mbjelljes, kultivimit dhe prodhimit te lendeve narkotike ne Shqiperi, ne nje kohe qe ministri i Rendit Igli Toska, e ka shpallur 2004 nje vit antidroge.
E dyta, tregoi se policia shqiptare nuk ka ne dore situaten operative te rendit, pasi ndryshe do ta kishte evituar incidentin e armatosur, qofte edhe duke mos e kryer inspektimin ajror mbi Lazarat.
E treta, pafuqia dhe mungesa totale e profesionalizmit te policise eshte vene seriozisht ne pikepyetje, pasi megjithese kane kaluar 2 jave, policia jo vetem nuk e ka korrur dhe djegur drogen ne menyre spektakolare para kamerave si ne te gjitha rastet e tjera, por ende nuk ka arritur te hyje ne fshat. Duke e cilesuar kete, si nje shenje durimi nga ana e saj.
E katerta, kjo ceshtje u be nje ceshtje aq e mprehte politike, saqe perfshiu brenda vorbulles se saj, qe nga Kryeministri e lideri i mazhorances, liderin e opozites e deri tek diplomatet e KE, BE dhe SHBA ne Shqiperi.
E pesta, ajo ka perfshire si rrallehere ne hetime, prokurorite e Shqiperise dhe Italise, te cilat para se te japin konkluzionet teknike per incidentin konkret, jane te detyruar tani qe te sqarojne para se gjithash, bazen ligjore te misionit te patrullimit jo vetem mbi fshatin Lazarat, por ne te gjithe Shqiperine, per periudhen nga 1 janari 2004 e deri me sot.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Ka here eshte dasht ti jepet kjo shplake ketij, e meriton ndoshta edhe me te madhe kete shplake ky njerii qe nuk di kufij.
QENDRIMI I KANCELARIVE PAS INCIDENTIT TE LAZARATIT
BE e SHBA shuplakė Berishės
"Mediat detyrė tė denoncojnė krimin e trafiqet"
--------------------------------------------------------------------------------
Krerėt e delegacioneve tė vendeve tė Bashkimit Evropian nė Tiranė kanė dalė dje me njė deklaratė tė pėrbashkėt, me anė tė sė cilės dėnojnė incidentin e ndodhur nė fshatin Lazarat tė Gjirokastrės, ku helikopteri i Interforcės u qėllua nga disa prej banorėve tė fshatit. Nuk ka vonuar aspak, por vetėm disa minuta mė vonė ka ardhur edhe reagimi i Departamentit tė Shtetit nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Ambasadorėt
Ambasadorėt, duke shprehur edhe qėndrimin e vendeve prej nga vijnė, e cilėsojnė incidentin "njė akt kriminal serioz". Ata kėrkojnė qė tė gjithė personat tė cilėt kanė pėrgjegjėsi pėr kėtė akt, tė arrestohen dhe tė ēohen pėrpara drejtėsisė. "Ambasadorėt gjithashtu do tė dėshironin tė ritheksonin edhe njė herė qė respekti pėr shtetin e sė drejtės dhe lufta ndaj krimit tė organizuar dhe trafikimeve ilegale nėpėrmjet vendit, janė elemente thelbėsore pėr zhvillimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian," bėjnė tė ditur ambasadorėt nė deklarimin e tyre, duke e vėnė theksin nė reformat e kėrkuara gjithmonė nė kėto fusha nga ana e qeverisė shqiptare. Por, duke marrė shkas nga kjo ngjarje, e cilėsuar prej tyre si njė akt kriminal, ata kanė kėrkuar qė tė gjithė aktorėt nė vend dhe opinioni publik tė pėrkrahin luftėn ndaj krimit tė organizuar. Njė kėrkesė e tillė vjen pas qėndrimeve jo shpesh tė qarta gjatė atyre ditėve tė disa prej aktorėve kryesorė nė vend. "Si e tillė, lufta kundėr krimit tė organizuar e trafiqeve duhet tė ketė njė mbėshtetje tė plotė dhe tė gėzojė angazhimin e tė gjithė klasės politike nė Shqipėri, shoqėrisė civile, medias dhe opinionit publik," thuhet nė kėrkesėn e tyre. Vendet e BE-sė gjithashtu "inkurajojnė autoritetet shtetėrore nė vend tė vazhdojnė pėrpjekjet e tyre dhe tė ndėrmarrin njė reformė aktive nė kėtė fushė". Por, nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian nė Tiranė "do tė vazhdojnė tė japin mbėshtetjen e tyre tė fortė nė kėto pėrpjekje".
SHBA
Pas qėndrimit tė BE-sė nė lidhje me ēėshtjen e Lazaratit, njė qėndrim tė fortė ka mbajtur edhe Departamenti i Shtetit. Shtetet e Bashkuara mirėpresin deklaratėn e misionit tė krerėve tė Bashkimit Europian nė Shqipėri, qė dėnon sulmin e 18 gushtit kundėr njė helikopteri tė policisė italiane gjatė njė misioni nė Lazarat. "Respektimi i shtetit ligjor dhe vazhdimi i luftės kundėr tė gjitha formave tė krimit, pėrfshi edhe trafikun e narkotikėve, janė elementet kyē pėr pėrparimin e Shqipėrisė drejt synimit tė saj pėr integrimin e plotė nė institucionet euroatlantike", thuhet nė deklaratėn e SHBA-sė. "Pėr tė pasur mė tepėr sukses, ne besojmė se lufta kundėr krimit, korrupsionit e narkotrafikut kėrkon mbėshtetjen e plotė anembanė Shqipėrisė", pėrfundon deklarata e shpėrndarė dje pėr mediat nga Ambasada amerikane nė Tiranė.
DEKLARATAT
BE: - Kryetarėt e misioneve tė Bashkimit Europian nė Shqipėri shprehin shqetėsimin e tyre serioz lidhur me inciden tin qė ndodhi nė Lazarat mė 18 gusht 2004, gjatė tė cilit njė numėr njerėzish tė paidentifikuar hapėn zjarr kundėr njė helikopteri tė policisė italiane tė shtetit, qė po zhvillonte njė mision rutinė pėr tė zbuluar mbjellje tė bimės kanabis sativa nė atė zonė.
- Ata vlerėsojnė se ky incident ėshtė njė akt serioz kriminal. Ata theksojnė se tė gjithė personat qė kanė pėrgjegjėsi pėr kėtė akt duhet tė arrestohen dhe tė ndiqen penalisht.
- Ata dėshirojnė tė vėnė nė dukje edhe njė herė se respekti ndaj sundimit tė ligjit dhe lufta kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut ilegal nė mbarė vendin janė elementet themelore pėr zhvillimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Shqipėrisė dhe BE-sė.
- Si e tillė, kjo luftė duhet tė mbėshtetet tėrėsisht dhe tė gėzojė angazhimin total nga e gjithė klasa politike nė Shqipėri, shoqėria civile, mediat dhe opinioni publik.
- Ata nxitin autoritetet shqiptare qė tė vazhdojnė pėrpjekjet e tyre dhe tė mbajnė njė qėndrim aktiv nė kėtė fushė, si dhe ritheksojnė vullnetin e tyre pėr tė vazhduar qė tė japin mbėshtetjen e tyre me gjithė zemėr.
SHBA: - Shtetet e Bashkuara mirėpresin deklaratėn e krerėve tė misionit tė BE-sė nė Shqipėri, qė dėnon sulmin e 18 gushtit kundėr njė helikopteri tė policisė italiane tė shtetit gjatė njė misioni nė Lazarat.
- Respektimi i shtetit ligjor dhe vazhdimi i luftės kundėr tė gjitha formave tė krimit, pėrfshi trafikun e narkotikėve, janė elemente kyē pėr pėrparimin e Shqipėrisė drejt synimit tė saj pėr integrim tė plotė nė institucionet euroatlantike.
- Pėr tė pasur sukses, ne besojmė se lufta kundėr krimit, korrupsionit dhe narkotrafikut kėrkon mbėshtetjen e plotė anembanė Shqipėrisė.
manush .. mos u be myfti i ZP-se se erion asfalise e Nano m-uto thaqve..
Kush na sigiron se helikopteri nuk eshte qelluar nga NANO ?
Pak gango ka Nano Ruc Finoja te llojit xhepaxhiu Caushi e Kateshi qe te qellojne helikopetrat?
Pse pikerisht ngrihet nje Helikopter te zbuloje barishte kanabisi ne Lazarat kur Mafia Greke derdhi mijra ton mbeturina ne breg detin tone?
Nje Helikopter mik pikerisht ate duhej te bente ato dite...te vrojtonte bregdetin Shqiptar per ndotjen.. mirpo per cudi fluturon mbi Lazaratin mes gerxhesh qe eshte nje fshat si gjith te tjeret e qe nuk dallon nga te tjeret as per kanabis e as per fotoksine..
Pra helikopteri ishte nje provokacion i Mafies per te humbur vemendja e popullit nga masakra ekologjike qe ben miqt e Nano Rucave..nga ellada..
kush e dinte se do nisej nje Helikopter mbi Lazarat?
Ai fshatari i Lazaratit qe ska asnje lidhje me pushtetin dhe shtabet qe urdherojne helikopterat.. apo e dinte Majko Fino Ruco Nanoja?
Pra mundesia qe Nano ta nis helikopterin mbi nje fshat qe voton Berishen.. dhe po Nano te urdheroje spiunet e tije ta qellojne ate helikopter eshte me e mundshmja hipoteze..
Faji i Berishes eshte se bie ne Kurthin e Nanos kurse Nano me shok jan vet e Keqja e Shqiperise jane droga e trafiku ..jan fotoksina e mjerimi qe i jane imponuar ketij populli..
Ambasadoret ne Tirane jane kok e kembe te implikuar ne rrezimin me dhune te Presidentit Berisha ne 1997-ten.. nga bandat e Gjinush-RUC Caush Tenet-Lino-Limprehtit e se jane ata qe i mbajne ne pushtet Baronet e Krimit te cilve Xhefri i Amerikes u a perkedheli mullaqet sa vjet qe ishte dhe iku e i la ne pushtet si ndeshkim per kete popull qe guxoi te ngrihej ne 91-shin kunder nje klike qe sundoi 50 vjet barbarisht e po 50 vjet u mbrojt nga CIA amerikane..
Instalimi me dhune i nomenklatures mafioze staliniste enveriste me 1997-ten nga k-urvica Lino eshte nje faqe e zeze e diplomacise amerikane qe nje dite do i dali era..
Kori Mafioz i Ambasadoreve te Huaj ne Tirane nuk jane aspak Busull e se drejtes dhe se vertetes..
Ja ku e ka Eu-Amerika kriminelin Altin Arapi ne Bruksel..
Pse nuk e denojne?
Ja ku e kane mafiozin Edvin Rama 2 metra te gjate para syve qe vjedh miliarda e pse nuk e denojne por perkundrazi flejne me te..
Ambasadori amerikan limprehti qe zevendesoi k-urven Lino..e qe mbrojti linjen e Linose..pra linjen e Gjinush-Caushve.. vdiq ne krahet e dashnores qe ja kishte dhene gratis pa qera banditi edvin Rama..
Xhefri u tall me aspiraten e Shqiptareve per nje demokraci te paster pa korrupsion.. e u be Aleati e mbrojtesi i Mafies..
Shuplak Berishes mund ti japin vetem votuesit shqiptare qe i kan dhene Voten PD-se dhe Berisha nuk diti tja u mbroje..
Ambasadoret Mafioze te euro-Amerikes skane ftyre te perballen me heroin e Demokracise Shqiptare Berishen..
Le te ftojne banditet ata ne Amerike sikurse vrasesit Ruci..Hashimi e Ramushi..
Tash i njohim te gjithe..
qashtu..
pejk..
O mani re parti enver jemi gati kurdoher. Partia te rroj po ne edhe bar do ham dhe bindjet nuk i shkelim. Po mbetet me kto budalliqe o burri dheut si su lodhet, Berisha mund te mos dij nga politika shum po nuk esht ai qe po mbron dhe drejton krimin. Krimin po e mbron Nano, jo se po e drejton ai po sa te jet ai ne krye si bie njeri me qaf mafias. Sa per ate fshatin qe kish mbjell kanabis pse nuk e sperkasin me herbacide po ta ken aq problem kanabisin. Po rri o lumadh se nuk do i mbushesh mendjen njeriu paska folur amerika per berishen qe amerika se ka haberin fare ca esht berisha.
Krijoni Kontakt