Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 49
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    shqiperia po behet kolumbi, ku qeveria mafioze kerkon te pastroje fytyren duke ndeshkuar popullin mafioz, me police e helikoptere te huaj.

    dhe te gjithe i madh e i vogel, per gjendjen e krijuar shajne enverin qe ka vdek ketu e 20 vjet me pare (ne fakt 35 vjet me pare), pede dhe ēun i bimbashit, ngaqe i varferoi. haha!

    apokaliptik.
    Problemi me i madh i shqiptareve qe i ka penguar ne zhvillimin e tyre qe nga 90-ta e ketej eshte mentaliteti i tyre i trasheguar nga diktatura komuniste. Vertet Enver Hoxha vdiq me 1985, por la mbrapa nje popull te ēoroditur ne mendime dhe ide, ajo qe quhej "njeriu i ri" dhe kjo ishte veper e padiskutueshme e tija.
    "Njeriu i ri" mendonte se partia dhe Enveri i dinin te gjitha dhe i benin te gjitha. Ai mendonte se Shqiperia ishte qendra e botes. Ai mendonte se Shqiperia jetonte ne lluks e pasuri atehere kur bota vuante per buken e gojes.
    "Njeriu i ri" e bazonte suksesin ne jeten e tij tek qejfberja partise, tek kritika ndaj shokut e mikut, tek kallezimi dhe denoncimi i mikut, tek lufta ndaj armikut te klases, gjera te cilat do t'i jepnin atij mundesine te perfitonte ndonje post apo pergjegjesi dhe ne kete menyre do te jetonte me mire se gjitoni.
    "Njeriu i ri" nuk e kishte idene e prones private, cdo gje ishte e shtetit dhe e partise.
    Njeriu i ri nuk kishte shpirt iniciative sepse iniciativa e lire mbytej qe ne djep. Njeriu i ri ishte i padale ne bote dhe injorant.
    Njeriu i riu e njihte boten vetem nepermjet Mao Ce Dunit, Brezhnjevit dhe Zhoao Amazonasit.
    Njeriu i ri nuk e donte punen por vetem perfitimin nepermjet "nderhyrjes miqesore", nderhyrjes se partise dhe intrigave te uleta.

    Ja ky ishte njeriu i ri ne vitin 1990.

    Atehere, cfare shteti mund te ndertoj ky njeri i ri me kete mendje te deformuar qe kishte? Dhe mendoni qe ky njeri i ri sot eshte ne pushtet.


    Per mendimin tim punet ne Shqiperi do te rregullohen vetem kur ata qe jane sot 20 vjec te arrijne ne moshen e pushtetit.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    karaburuni lal, po flet gabim. "njeriu i ri" i enverit ishte FRANCEZI qe kur i thone ēdo dite ne TV qe bulevardi champs elyzees eshte me i bukri ne bote, E BESON! dhe rron e frymezohet nga kjo prapagande shteterore dylekshe.

    enveri nuk mundi ta bente "njeriun e ri" ne shqiperi, megjithese tentoi, ngaqe as nje ēilimi nuk e rrejti dot prapaganda komuniste me "kala e pamposhtur buze adriatikut" etj, etj. ngaqe s'kishte te bente me naivet franceze por me paranojaket shqiptare.

    sipas Mustafarjt ne nje bisede me televizionin francez pas nje takimi te tyre ne nje tren europian me intelektuale nga dy ish-blloqet, ky ishte dhe hendeku qe ndante shkrimtaret lindore nga ta perendimore

    dmth, ne vend qe te ishin te INDOKTRINUAR shkrimtaret lindore, jane me shume ata perendimore. dhe ky eshte nje konstatim i drejte.

    si dhe lal, fshataret ne jug dhe ne shqiperi te mesme NUK KISHIN PRONA te tyre, tokat i posedonin vetem disa familje te medha e te fuqishme. kushteqe i gjithe ai cirku jot ne lidhje me pronen e respektin ndaj saj, bie pertoke. fshatari shqiptar nuk e njihte respektin e prones ngaqe nuk e posedonte ate. partia pikerisht kerkoi ta bente me prone, pasi krijoi ate TE PERBASHKET, e vuri fshatarin shef te saj. dhe ai e q.....................ate.

    shqiperia ishte vend BUJKROB pa klase te mesme, kishte vetem DISA te pasur dhe mijera te varfer. po ashtu si po behet sot.

    prandaj dhe komunizmi nuk eci ne nje vend te tille, plot me FSHATARE dhe pa PROLETARE. siē ishte gjithe europa e lindjes me rusine ne krye.

    keshtu mik shifi dhe nje here ato librat (apo gazetat) ku mbeshtetesh.

    reflekto!

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Lajmi nga Lazarati nuk eshte qellimi me arme mbi nje helikopter qe u ul ne Tirane pa e patur idene se ishte qelluar me plumba, por lajmi ishte qe nje grua 50 vjecare u plagos ne kembe kur mbi koken e saj kaloi nje helikopter i policise.

    Une nuk jam shprehur fare ne "mbrojtje te Lazaratit" dhe as per politike. Krimi ndeshkohet me ligj dhe une nuk shoh ndonje dallim midis krimeneleve te Lazaratit, Gjirokastres, Tepelenes apo Permetit. Perpara ligjit te gjithe ata qe thyejne ligjin e kane emrin Kriminele, dhe pak rendesi ka se ku jetojne, cfare bindjesh politike kane apo cfare moshe e feje kane.

    Te me falesh mua qe kam me shume besim tek fjalet e nje gruaje 50 vjecare qe punon ne aren e saj se sa ndaj versionit te policise shqiptare.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Lajmi fillimisht ishte per rritjen e hashashit ne Lazarat, ku me pas sipas zakonit Forumi Shqiptar ju ndrua tema sipas nevojave personale tuajat (besoj si gjithmone pa i marre as leje personit qe hapi temen). Ju vendos dhe nej titull domethenes "helikopteri plagos nje grua" qe e beri fakt te kryer se ishte faji i Helikopterit.

    Pjesa e meposhteme eshte marre nga gazeta Korrieri e dites se sotme:

    Burime nga organi i Prokurorise bejne te ditur se dje eshte marre ne pyetje edhe 55 vjecarja e plagosur Medime Kazmaj, e cila gjendet e shtruar ne spital jashte rrezikut per jeten. Por deklarimet e saj jane kontradiktore. Mesohet se tek ekspertet e prokurorise ajo ka deklaruar se "nuk e di nga me erdhi plumbi", nderkohe qe ne stacione televizive ka pohuar se eshte qelluar nga bashkefshataret e saj.

    Besoj se me kete informacion do falesh veten per nxitimin ne gjykim.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    HA HA ha
    ja dhe qamushet e politikes shqiptare.
    marre nga koha jone

    PD: LAZARATI, NGJARJE E PLANIFIKUAR

    "Ngjarja e Lazaratit eshte nje ngjarje e planifikuar dhe kishte si qellim nje gjakderdhje te madhe". Keshtu pohoi dje ne nje konference per shtyp, deputeti Sokol Olldashi, ku sipas te cilit kjo ngjarje ishte e porositur nga Fatos Nano dhe u ekzekutua me perkushtim kriminal nga Igli Toska dhe nga grupi i Sigurimit te Shtetit ne ministrine e Rendit. Po ne kete konference, nenkryetari demokrat, Bamir Topi, shtoi se detajet qe jane transmetuar nepermjet kanaleve telefonike dhe verbale ne PD, tani konfirmohen edhe nepermjet te dhenave filmike. "Ne falenderojme operatorin amator i cili ka qene aq i gatshem dhe i vemendshem per te filmuar pikerisht ato manovra te helikopterit te MRP qe ndryshe nga c'thuhet ne deklaraten e zedhenesit te ministrise se Rendit nuk ka qene thjesht nje helikopter transportues, por sic shihet dhe ne pamjet filmike ka mitraluar mbi shtepine e kryetarit te komunes". Olldashi deklaroi se "PD kerkon nxjerrjen para pergjegjesise te autoreve te ketij akti qe mund te kishte pasoja katastrofike per vendin dhe qe perfaqeson nje perpjekje te rrezikshme te Nanos per te montuar strategjine e dhunes dhe tensionit ne vend".

  6. #26
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Fluturon nje helikopter Italian per te vertetuar se ka apo nuk ka hashash te mbjell ne fshat , kur gjith policia e Gjirokastres e di shume mire qe ka , pa qene nevoja e helikopterit per te fotografuar . Pse? Nuk eshte e zonja qeveria Shqiptare te zgjidh problemet e veta , me popullin ?!. Pse u dashka te nderhyj policia Italiane pa qene e nevojshme . Kjo eshte pra politika qe spekullon dhe nuk eshte e zonja te zgjidhi problemet e veta .

  7. #27
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Toska: Diplomatėt mbėshtesin veprimet e policisė qė kanė tė bėjnė me luftėn kundėr kultivimit dhe trafikut tė drogės

    Lazarati, hetime edhe nė Romė


    Artur Qoraj

    TIRANĖ- Incidenti i ndodhur nė Lazarat ka detyruar ministrin e Rendit Publik, Igli Toska, tė informojė shtatė pėrfaqėsi diplomatike tė huaja, tė atashuara nė vendin tonė. Kaseta filmike, fotografitė e bėra dhe shenjat e plumbave nė helikopterin me tė cilėn udhėtonin pėrfaqėsues tė misionit Interforcė nė vendin tonė, u janė servirur diplomatėve gjatė takimit tė djeshėm, tė zhvilluar nė mjediset e Ministrisė sė Rendit Publik. Ministri Toska, i shoqėruar edhe nga zv.ministri i Jashtėm, Luan Hajdaraga, ka takuar pėrfaqėsuesit e ambasadave tė Bashkimit Europian, Gjermanisė, Italisė, SHBA, Greqisė, Britanisė sė Madhe dhe Hollandės. Ky takim ėshtė kėrkuar nga vetė kreu i dikasterit blu, i cili ka pasur si qėllim informimin e pėrfaqėsive tė huaja diplomatike, nė lidhje me incidentin e ndodhur nė Lazarat. Pėrfaqėsuesit e ambasadave tė huaja kanė parė kasetėn filmike, qė tregonte pėr parcela tė tėra, tė mbjella me kanabis sativa nė fshatin e Lazaratit dhe kanė mbėshtetur ministrin Toska nė luftėn kundėr trafikut tė drogės.
    Takimi
    Rreth orės 12.00 tė ditės sė djeshme, shtatė makina me targa CD janė shfaqur para Ministrisė sė Rendit Publik. Pėrfaqėsuesit e ambasadave tė shtatė vendeve janė njohur me provat qė zotėron Ministria e Rendit, nė lidhje me incidentin e ndodhur nė Lazarat, i shumėpėrfolur gjatė ditėve tė fundit. Sipas zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Rendit Publik, Florion Serjani, mėsohet se reagimi i diplomatėve tė huaj ka qenė unanim. “Ne mbėshtesim ēdo veprim tė qeverisė shqiptare dhe tė policisė qė ėshtė i mbėshtetur nė konventėn e OKB-sė e qė ka tė bėjė me luftėn kundėr kultivimit dhe trafikimit tė bimėve narkotike”,-mėsohet tė jenė shprehur ata. Nga ana e tij, Toska ka kėrkuar mbėshtetjen e pėrfaqėsive tė huaja diplomatike, nė kėtė luftė tė pėrbashkėt pėr tė goditur krimin e organizuar.”Lufta kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve, drogės apo kontrabandės, nuk mund tė ketė ngjyrime politike”,-mėsohet tė jetė shprehur gjatė takimit, ministri i Rendit Publik, Igli Toska.
    Reagimi
    Gjatė takimit tė djeshėm, ministri Igli Toska ka marrė mbėshtetjen e pėrfaqėsuesve tė huaj pėr veprimet ligjore qė do ndėrmerrte pėr tė luftuar kultivimin e drogės sipas konventave tė OKB-sė. “Reagimi i policisė sė shtetit dhe institucioneve tė tjera do tė jetė konform ligjeve dhe profesional”, -ėshtė shprehur Toska gjatė takimit me diplomatėt, ku ka shpjeguar me detaje gjithė dinamikėn e ngjarjes. “Ministri i Rendit Publik e ka cilėsuar kėtė ngjarje si akt kriminal dhe ka theksuar se policia e shtetit, nė bashkėpunim edhe me prokurorinė, ėshtė tėrėsisht e angazhuar pėr zbardhjen e saj dhe pėr gjetjen dhe vėnien para drejtėsisė tė autorėve”,-thotė zėdhėnėsi Serjani. Takimi i Toskės me pėrfaqėsuesit e shtatė ambasadave tė huaja, tė atashuara nė vendin tonė ka ardhur fill pas reagimeve tė pėrfaqėsuesve tė pushtetit vendor, por edhe tė Partisė Demokratike, nė lidhje me ngjarjen e Lazaratit.Ndėrkohė qė Ministria e Rendit Publik pohon se zona e Lazaratit ka qėnė dhe mbetet problematike, pėrsa i pėrket kultivimit tė kanabisit. Gjatė kėtij viti, agjentėt e Antidrogės, nė bashkėpunim edhe forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė tė Dragotit kanė realizuar 4 aksione pėr asgjesimin e bimėve narkotike nė afėrsi tė Lazaratit, por asnjė aksion pėr asgjesimin e parcelave me kanabis nuk ėshtė realizuar nė kėtė fshat.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ibraj: Do tė veprojmė pėr drogėn e mbjellė nė Lazarat

    A. Bogdani

    TIRANĖ - “Policia do tė veprojė konform ligjit, pėr tė siguruar rendin dhe qetėsinė, por edhe pėr tė luftuar kultivimin dhe trafikimin e lėndėve narkotike nė Lazarat”. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, ka qėnė tepėr i rezervuar, pėrsa i pėrket “fatit” tė parcelave me kanabis, tė mbjella nė Lazarat, por ka pohuar pėr “Shekullin” se ka njė plan masash pėr kėtė ēėshtje. Kreu i Policisė sė Shtetit ka udhėtuar dje, nė drejtim tė Gjirokastrės, pėr tė ndjekur nga afėr situatėn e krijuar, por edhe pėr tė gjetur njė mėnyrė zgjidhjeje tė konfliktit. Mėngjesin e djeshėm ai ka takuar krerėt e policisė lokale, ku ēėshtja e Lazaratit ka qenė mė e diskutuara. Ibraj shton se ėshtė pėrgatitur njė plan masash, por nuk ka pranuar tė japė detaje, pėr mėnyrėn sesi do tė asgjėsohen parcelat me kanabis nė fshatin e Lazaratit. Ndėrkaq, burime nga Ministria e Rendit Publik pohojnė se njė zgjidhje mendohet tė jetė negociimi me pushtetin lokal. Nga ana tjetėr, ėshtė parashikuar qė elementėt e inkriminuar tė kėtij fshati tė izolohen, pėr tė mos trafikuar bimėn narkotike, tė mbjellė nė ēdo cep tė Lazaratit.
    Hetimet
    Prokuroria e Gjirokastrės, por edhe ajo e Krimeve tė Rėnda, kanė filluar tashmė hetimet pėr zbardhjen e incidentit tė ndodhur nė Lazarat, ku njė helikopter i Interforce u qėllua me tre plumba nga persona tė paidentifikuar. Nga ana tjetėr, pritet qė prokurorja e Romės, Olga Kapasao, tė shkelė nė tokėn shqiptare javėn e ardhshme. Ajo ka marrė nė dorė ēėshtjen e Lazaratit, e cila po hetohet paralelisht edhe nė kryeqytetin italian. Pėrfshirja e tre oficerėve tė misionit tė Ndėrlidhjes italiane Interforce nė incident, ka bėrė qė hetimet pėr kėtė ēėshtje tė fillojnė edhe nga prokuroria italiane. Kapasao pritet tė vijė nė Tiranė pėr tė shqyrtuar provat, por edhe pėr tė mbledhur dėshmitė e oficerėve italianė, jeta e tė cilėve u rrezikua pas plumbave qė goditėn helikopterin me tė cilin ata po udhėtonin.
    Operacioni antidrogė
    Megjithėse plani i masave ėshtė mbajtur sekret, burime nga dikasteri blu bėnė tė ditur se policisė sė Gjirokastrės i ėshtė dhėnė urdhėr qė tė ndalojė ēdo lazaratas tė shpallur nė kėrkim, qė qarkullon lirshėm nė qytet. Burimet pohojnė se nuk do tė ndėrmerret ndonjė ndėrhyrje qė mund tė dėmtojė popullatėn dhe punonjės tė policisė, por do tė ketė shėrbime policore rreth zonės sė Lazaratit, pėr tė mos lejuar trafikimin e kanabisit. Ndėrkaq, mėsohet se nga patrullimi i helikopterit tė Interforce, janė identifikuar parcela me kanabis sativa jo vetėm nė Lazarat por edhe nė fshatrat periferikė tė Vlorės. Oficerėt italianė kanė filmuar edhe kėto parcela nė zonat periferike tė Vlorės, ku pritet tė ndėrhyhet nė ditėt nė vazhdim. Fotografitė dhe sekuencat filmike i janė paraqitur krerėve tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe u janė bėrė tė ditura prokurorisė. Bėhet fjalė pėr zonėn e bregdetit jugor ku janė vėnė re parcela tė vogla tė mbjella me canabis sativa qė tani ėshtė nė fazėn e pjekjes. Nė dy ditėt e fundit, policia e Vlorės nisi operacionin nė zonat malore tė rrethit, duke asgjėsuar rreth njė mijė rrėnjė kanabis dhe arrestuar dy persona e ndaluar katėr tė tjerė. Operacioni Antidrogė nė Vlorė do tė kryhet mbi bazėn e kasetės filmike qė ėshtė xhiruar nga helikopteri i Interforce. Burime tė Ministrisė sė Rendit Publik pohojnė se fillimisht do tė goditet zona e identifikuar nga helikopteri i Interforce nė bregdetin e Vlorės, zonė kjo e planifikuar pėr t’u “pastruar” brenda javės sė ardhshme.

  9. #29
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    TIRANE

    Prokurorėt e Krimeve tė Rėnda nė bashkėpunim me kolegėt e tyre tė Prokurorisė sė Gjirokastrės dhe strukturave tė specializuara tė policisė kanė nisur njė hetim tė pėrbashkėt pėr ngjarjen e 18 gushtit nė fshatin Lazarat. Ndonėse e pranojnė qė pėr momentin hetimi i kėsaj ngjarjeje ėshtė i vėshtirė, prej pamundėsisė pėr t'iu afruar vendit tė ngjarjes, burime pranė organit tė akuzės shprehen pėr Gazetėn se hetuesit kanė filluar hetimin me ato prova qė tashmė kanė nė duar. Burime tė Gazetės janė shprehur se hetimi pėr ngjarjen e Lazaratit ka nisur me kasetėn filmike tė marrė nga MInistria e Rendit.

    Hetimi i kasetės
    Burime nga organi i akuzės janė shprehur pėr Gazetėn se hetimi pėr zbardhjen e ngjarjes ka filluar me shqyrtimin dhe analizimin e pamjeve filmike tė xhiruara nga ekuipazhi i helikopterit tė policisė italiane, qė ėshtė qėlluar nga banorėt e Lazaratit. Hapi i parė, qė synojnė hetuesit e ēėshtjes, ėshtė pėrcaktimi i rrethit tė personave tė dyshuar si autorė tė mundshėm tė sulmit me armė ndaj helikopterit. Pėr kėtė qėllim po pėrcaktohen momentet kur ėshtė qėlluar, dhe pozicioni qė ka pasur helikopteri. Nė kėtė proces parashikohet edhe ndihma e ekspertėve tė ushtrisė, tė cilėt janė nė gjendje tė pėrcaktojnė drejtimin e plumbave qė kanė goditur helikopterin. Nė bazė tė pėrllogaritjeve, hetuesit shpresojnė qė sė shpejti tė pėrcaktojnė zonat e fshatit Lazarat nga ku ėshtė qėlluar. Me pėrcaktimin e zonave, burimet shprehen se mė pas do tė fillojė procesi i verifikimit tė godinave dhe personave qė banojnė aty pranė.

    Elementėt e dyshuar
    Sipas tė dhėnave tė prokurorisė dhe referimeve tė ardhura nga policia, dyshohet se personat qė kanė qėlluar mbi helikopterin e policisė italiane mund tė jenė edhe pronarėt e sipėrfaqeve mė tė mėdha tė mbjella me kanabis nė fshatin Lazarat. Por nė tė njėjtėn kohė nuk bien poshtė as dyshimet qė autorė tė sulmit mund tė kenė qenė edhe persona tė inkriminuar, tė cilėt i fshihen ndjekjes sė policisė. Do tė jetė kjo e fundit, e cila, pas hetimeve tė prokurorisė, duhet tė studiojė mėnyrat se si tė ekzekutojė veprimet qė do tė pėrcaktohen nga hetuesit apo ekze-kutimin e urdhėr arresteve.


    PS: Prokuroria tė zbardhė ngjarjen dhe tė ndėshkojė fajtorėt

    Partia Socialiste me anė tė njė deklarate pėr shtyp i ka kėrkuar dje prokurorisė zbardhjen sa mė pare tė ngjarjes kriminale tė ndodhur nė komunėn Lazarat dhe nxjerrjen pėrpara pėrgjegjėsisė ligjore tė personave qė kryen kėtė krim. Gjithashtu, PS-ja ka mbėshtetur dhe inkurajuar Ministrinė e Rendit Publik dhe forcat e policisė nė angazhimin e tyre nė luftėn kundėr trafiqeve, krimit tė organizuar, trafikimit dhe kultivimit tė drogės dhe ēdo dukurie tjetėr antiligjore. Ndėrkaq, nė deklaratėn pėr shtyp Partia Socialiste i ka bėrė thirrje popullit tė ndershėm tė Lazaratit qė tė distancohet nga veprimet e paligjshme dhe aktet kriminale tė disa kultivuesve dhe trafikantėve tė drogės, tė cilėt, sipas deklaratės, janė tė lidhur edhe me qarqe tė caktuara politike.


    Gjendja nė komunėn e Lazaratit normale dhe e qetė

    Ndonėse komuna jugore e Lazaratit ėshtė kthyer ditėt e fundit nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit publik dhe deklaratave politike, jeta e pėrditshme nė kėtė zonė paraqitet krejt normale dhe nė qetėsi tė plotė. Burime tė Gazetės shprehen se po tė vizitosh fshatin e Lazaratit, zor se e beson se nė atė vend pėrpara pesė ditėsh ka ndodhur njė nga ngjarjet mė tė rėnda kriminale. Banorė tė Lazaratit, teksa dėgjojnė deklaratat dhe lajmet pėr ngjarjen nė fshatin e tyre, me habi pyesin se kush mund tė ketė qenė. Pavarėsisht ngjarjes sė rėndė, duket se qetėsia nė kėtė komunė do tė vazhdojė pėrsa kohė shteti do tė jetė i pafuqishėm tė zbatojė ligjet e tij. Nė kėto kushte nuk mund tė pėrcaktosh nėse Lazarati ėshtė vėrtet i qetė apo ėshtė ėshtė jashtė ndikimit tė ligjit

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ja dhe deklaratat e 'barba roses' dhene gazetes koha jone.

    mmm mua per vete me vjen ne mend napalmi,se di per ju.
    ja dhe artikulli

    "NE DO TE VETEMBROHEMI NGA TERRORI POLICOR"

    Flet pas ngjarjes kryetari i Komunes Lazarat

    Ne Lazarat duket se situata do kohe te normalizohet. Aq me teper, kur nga kreu i komunes thuhet se fshataret do te vetembrohen nese policia do te ndermarre ndonje mesymje. Ai eshte kunder trafikanteve te droges por nuk eshte dakord qe kjo te kthehet ne ndeshkim. Sipas tij, shteti duhet te negocioje per te hyre ne komune dhe kjo pasi te jete dhene nje garanci qe nuk do te kete terror policor

    Si eshte situata tashme pas ketyre diteve ne komunen e Lazaratit dhe a ka ndodhur ashtu sic keni deklaruar me pare?

    Rreth ores 17.30, helikopteri shkeli territorin e fshatit dhe ne xhiron e pare e te dyte pa incidente. Kur u kthye ishte shume ulet. U degjuan te shtena armesh. Dola ne ballkon, helikopteri erdhi drejt e ne shtepine time. Une ndodhesha 10 metra ne distance dhe dallova dy persona ne te me kamera dhe dy me pistolete. Nje moment njeri prej thyre nxori armen dhe e ngriti lart por nuk munda te dalloj se kush gjuajti i pari; helikopteri apo bashkefshataret e mi. Por kam pare se nga tyta e armes se personit qe ndodhej ne mjetin fluturues doli zjarr. Ne kete moment kam terhequr time shoqe, femijet dhe i kam futur ne shtepi. Ne fshat u mblodhen burrat 50 a 60 persona, te cilet dolen per vetembrojtje.

    Shteti duhet te zbardhe ngjarjen dhe te vendose para ligjit pergjegjesit. Kurse ministri i Rendit Publik, Igli Toska, te pergenjeshtroje ate cka ai ka thene ne shtyp lidhur me helikopterin dhe me fshatin.

    Thuhet se helikopteri po vezhgonte per fushat e mbjella me droge?

    Nese ka njerez qe kane mbjelle droge, te cohen para ligjit e te mos kete ndeshkim fshatce.

    Ministri i Rendit, Igli Toska, u takua edhe me ambasadoret per ngjarjen ne Lazarat, ju si mendoni?

    Eshte fatkeqesi qe ministri Toska mbledh ambasadoret per te hyre ne fshatin tone. Lazarati eshte territor shqiptar

    Keto kohe si ka qene situata ne fshatin tuaj?

    Me largimin e drejtorit Bega gjendja ishte e qete. Policia u pa se ketu vjen me qellime te paragjykuara politike. Ata kane marre burrat e fshatit ne vitin 2003, i kane grumbulluar tek bilardoja dhe i kane rrahur.

    Nje kamera amatore filmoi helikopterin, ju jeni ne dijeni?

    Kamera amatore ka qene 50 metra larg nga helikopteri qe kalonte permbi fshat. Kamera ka fiksuar gjithcka ndodhi ate dite.

    Ne xhiron e trete helikopteri beri te njejtin veprim, me ate te xhiros se dyte, gje te cilen ua kam shpjeguar dhe me pare. Pati agresivitet te madh dhe u krijua panik. Antenat e shtepise sime ishin ne lartesine e helikopterit. Te njejtat gjera beri edhe me shtepite e tjera. Shenjat e plumbave jane edhe te Teqeja. Ka shenja mbi shtepite e fshatit. Ka bageti te ngordhura nga plumbat, femije e pleq te shokuar. Tani mndohemi te qetesojme njerezit dhe situaten ne krejt fshatin. Ne bejme thirrje qe ngjarje te tilla te mos perseriten dhe pergjegjesit te dalin para ligjit.

    C'mendoni per rolin e policise dhe a duhet ajo te marre situaten ne kontroll?

    Ne qofte se policia do te futet ne fshat ne menyre demonstrative, sikur do te cliroje nje zone, atehere do te perballet me qendresen e fshatareve. Nese do te bejme negociata me pushtetin lokal, shteti eshte i mirepritur. Por nese eshte mendja per nje mesymje, fshataret do te vetembrohen.

    Thuhet se ne Lazarat kultivohet droge?

    Une jam kunder kultivimit te droges dhe atyre qe bejne krime, por nuk mendoj se shteti duhet te perdore force qe te frikesoje popullsine.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  4. Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  5. Afatet pėr kalimin nga njė gradė mė e ulėt nė njė mė tė lartė
    Nga Zemrushja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •