Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Integrimi i Shqiperise ne Europe

    Te vertetat shqiptare te integrimit

    Nga Gjergj Buxhuku /Jane dy shkaqe te medha thelbesore se perse Shqiperia nuk mund t'i plotesoje asnjehere kerkesat e standardeve per t'u integruar ne Bashkimin Europian. Shkaku i pare eshte fakti se vete standardet europiane nuk jane statike, ato jane dinamike ne varesi te evolucionit te pandalshem te zhvillimit te vendeve te Europes se Bashkuar. Shkaku i dyte, i lidhur ngushte me te parin, eshte se objektivisht shpejtesia natyrale e zhvillimit te Shqiperise eshte shume me e vogel se shpejtesia e institucionalizuar e Bashkimit Europian. Pra, mbeshtetur ne argumentimin e mesiperm e verteta e madhe e hidhur eshte se jo vetem nuk kemi mundesi te plotesojme standardet europiane, por, perkundrazi, largesia do te rritet me kalimin e kohes.

    Ne fakt, perfundimi i mesiperm, ne dukje pesimist, nuk eshte i tille nese do te kihet parasysh se europianet e dine mjaft mire kete gje.

    Sepse, Shqiperia nuk eshte vendi i vetem qe nuk ka mundur te plotesoje standardet ekonomike, politike, institucionale, etj. si kusht per integrim. Vend tipik qe nuk plotesonte asnje standard integrues te kohes ka qene Greqia e vitit 1974. Integrimi i saj u be thjesht per nje arsye madhore: interesin politik dhe gjeostrategjik te Bashkimit Europian ne vecanti dhe Perendimit te zhvilluar ne pergjithesi, ne kulmin e luftes se ftohte me bllokun socialist te drejtuar nga ish-Bashkimi Sovjetik. Te ngjashme jane edhe rastet e Spanjes dhe Portugalise. Tashme situata gjeostrategjike ka ndryshuar rrenjesisht. Pikerisht qetesimi relativ i situates se rajonit ben qe presioni europian ndaj vendit tone te vazhdoje sistematikisht, pa na dhene mundesine per te pare driten jeshile, nderkohe qe ndryshe po veprohet me vendet e tjera te rajonit te Europes Juglindore.

    Shpjegimi eshte perseri i thjeshte: Shqiperia duhet te tregoje me fakte, se pari, se deshiron dhe ka vullnetin te ndertoje shtetin e saj demokratik dhe, se dyti, ka per qellim prosperimin maksimal te mundshem te qytetareve shqiptare me aq sa ajo mundet objektivisht. Nese Europa e shikon se kemi bere gjithcka ne kemi ne dore, atehere edhe dora e fteses nga Europa nuk do te mungoje. Por pikerisht keto fraza kaq te thjeshta per t'u pranuar lehte nga te gjithe si slogane paraqesin veshtiresine maksimale per t'u implementuar ne praktike.

    Sepse kjo do te thote qe politika shqiptare te njohe gjuhen e kompromisit, ekonomia shqiptare te liberalizohet realisht, monopolet asfiksuese per prosperitetin e qytetareve te luftohen, korrupsionit masiv ligjor dhe primitiv t'i thuhet ndal, te luftohen realisht trafiqet dhe kontrabanda edhe me koston e nje varferimi relativ, t'i thuhet ndal zoterimit te interesit te individit mbi interesat publike.

    Arsyeja e ketij presioni te pashprehur europian eshte e thjeshte: Popujt ashtu si dhe individet mesojne nga humbjet dhe jo nga fitoret, aq me pak nga fitoret e dhuruara!

  2. #2

    Te shkruash per gjera qe nuk i kupton

    Autori i shkrimit te mesiperm te habit me dy paragrafet e pare ku ze ne goje "dinamiken europiane" qe nuk e arrin dot "dinamika shqiptare". Me shume se nje fakt, ai shtjellon nje fantazi qe nuk ka baza ne asnje fije llogjike. Por megjithate, autori si pjesa dermuese e shqiptareve, e ka me te lehte te shohi qimen ne syrin e tjetrit (europes) se sa te shohi trarin ne syrin e vet.

    Shqiperia nuk pembush kushtet elementare te nje shteti demokratik, e jo me te nje shteti te integruar europian

    Europa e Bashkuar eshte si puna e atij zinxhirit te forte qe ka shume allka. Nese njera prej ketyre allkave nuk i reziston forces qe ushtrohet, i gjithe zinxhiri do te keputet. Shqiperia eshte allka e dobet qe mezi mbahet ne kembet e veta dhe jo me te mbaje mbi supe pergjegjesite qe vine me te qenit partnere e BE.

    Europa e Bashkuar eshte nje Europe Demokratike ku te gjitha shoqerite demokratike te Europes ftohen te marrin pjese. Shoqeria shqiptare nuk eshte nje shoqeri demokratike pasi nuk rregullohet nga ligji demokratik por nga ligji klanor, i njerezve qe kane pushtuar institucionet demokratike, dhe ate pushtet e perdorin per perfitime personale dhe jo per interesat e shqiptareve. Sheti eshte perfaqesuesi i nje shoqerie, dhe nje shtet qe nuk gezon as autoritetin e shtetasve te vet, nuk ka se si te fitoje respektin dhe mbeshtetjen e organizmave nderkombetare.

    Shkaku kryesor dhe i vetem i moshapjes se negociata BE-Shqiperi eshte pikerisht mungesa e legjitimitetit te institucioneve ne vend, qe ka cuan ne nje krize politike dhe kriza politike ka paralizuar krejt jeten ekonomike te Shqiperise. Sigurisht qe BE e ka te qarte qe Shqiperia nuk mund te permbushi te gjitha kriteret, por te pakten Shqiperia duhet te futet ne rrugen e drejte te reformave qe do ta nxjerrin vendin nga kriza e thelle institucionale qe ka rene. Politika shqiptare duhet te marri pergjegjesite e momentin dhe te hedhi hapat e duhur ne drejtimin e duhur. Fatkeqesisht, pushtetater e sotem jane niveli me i ulet i perfaqesimit qe ka pare ndonjehere Shqiperi (krahasuar edhe me Shqiperine nen komunizem), dhe injoranca dhe imoraliteti i kesaj kategorie njerezish, po mban peng te ardhmen e Shqiperise dhe integrimin e saj ne Europe.

    Kur drejtesia shqiptare te hapi dosjet dhe gjykoje njerezit politike te implikuar ne trafiqe ilegale.
    Kur drejtesia shqiptare te ndeshkoje penalisht te gjithe ata punonjes administrate shteterore qe jane te korruptuar.
    Kur kodi zgjedhor te ndryshoje e korrigjoje te gjitha anomalite e krijuara ne zgjedhjet e fundit.
    Kur dita e zgjedhjeve te reja parlamentare te vendoset nga nje tryeze e perbashket e te dy spektreve politike.

    Vetem atehere Shqiperia mund te kerkoje nje integrim me te drejta te plota ne BE, pasi ka deshmuar jo vetem vullnetin e mire, por ka ndermarre reforma te thella qe e afrojne Shqiperine me Europen.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    >Integrimi i Shqiperise ne Europe

    Meqenese Shqiperia qenka "hallka me e dobet" ne Europe, atehere nuk na mbetet gje tjeter vecse te presim revolucionin proletar, sipas "profecive" te Lenin-Stalinit - partia e Hysni Milloshit dhe Muho Asllanit po na behet zgjidhja.

    Shqiperia dhe Shqiptaret kane nevoje te shkunden, jo me syte nga te tjeret, por nga vetja.

    Problemi Shqiptar ne Shqiperi nuk zgjidhet me kriza vijuese institucionale koniukturale ala-nano dhe bishti kavallit si Berisha, me rrecka te langosura e arna strasburgu; ai nuk zgjidhet me paqendrueshmeri e flamuj te konsumuar servilizmi e perfitimi te castit qe kushtojne aq shume qysh te nesermen.

    Shqiperise i mungojne pushtetare te sherbimit publik, politikane vizionare; ajo ka me bollek te pamatur zagare qe kane si pre nje ofiq, nje rushfet, nje palacollek, dhe me paturpesine me te madhe serviren si "pehlivanlleqe"; opinioni publik shqiptar eshte i tejngopur, deri i tej-lodhur me paudhesite e drejtuesve ne shtet dhe "manovrat" pa buke te te ashtuquajtures opozite, ne te gjithe spektrin e saj, e cila po kercen tangon sipas melodise specialiste nanoiste, dhe kjo ka arsyet e veta.

    Kur do te dalin politikane e pushtetare qe te marrin persiper barrat, dhe jo privilegjet; kur do te shohim 'perfaqesuesit" e popullit ti dalin zot halleve te vatanit e t'i sherbejne popullit dhe jo ti ngjiten atij ne shpine si shushunja; kur do te shohim eliten e vertete shqiptare, si brenda dhe jashte vendit te ngreje zerin e saj per mbarevajtjen e Shqiperise; kur do te shohim ne skenen politike ata idealiste, qe per interesa te kombit, atdheut, popullit, ti thone NDAL kesaj maratone marramendese parazitare, shkaterruese, e te papergjegjshme anti-Shqiptare?
    alumni,

    gjithmone nxenes

  4. #4
    alumni, problemi i Shqiperise nuk eshte "integrimi ne Europe". Nese Shqiperia hap marreveshje asocimi me BE, problemet e Shqiperise nuk do te zgjidhen as brenda muajit dhe as brenda vitit. Perkundrazi, problemet e Shqiperise do te shtohen dhe Shqiperia nuk do te arrije asnjehere qe te kete kontroll te plote mbi interesat e saj si shtet e si komb. Sovraniteti i Shqiperise do te ish gjithmone i meperkembur, kur kerkon qe te "futesh me cdo cmim ne BE".

    Une jam nga ata qe Shqiperine nuk do ta anetaresoja as ne Nato dhe as ne BE, pasi keto i demtojne interesat e Shqiptareve si komb ne vend qe ti forcojne ato. Statusi qe gezon Zvicra, eshte statusi nderkombetar qe duhet te fitoje edhe Shqiperia pasi pozitat e saj ne rajon ia favorizojne kete status me se miri. Me Europen dhe US nuk kemi perse te bejme krushqi, kur mund te bejme biznes. BE ka 10 fish me shume interes qe ta gllaberoje Shqiperine ne sferen e saj te influences, sesa shqiptaret kane interes te anetaresohen ne BE. Shqiperia nga BE merr vetem moral politik dhe disa lemosha te vogla qe Europa i jep me njeren dore dhe i merr me tjetren.

    Politikanet jane si puna e avokatit. Avokati rufjan gjithmone ka per klientele njerez qe jane rufjane e mashtrues. Njeriu i drejte nuk ka nevoje fare per avokat pasi nuk ka asgje per te fshehur dhe asgje per te mbrojtur. Mbrojtja me e mire per te eshte e verteta. I shtova keto per ti dhene pergjigje asaj pyetjes tende ne lidhje me politikanet shqiptare. Per aq kohe sa ne Shqiperi te kete njerez te pashkolle dhe te pakulture, njerez dallaveraxhinj dhe te pamoralshem do te luajne me fatet e tyre dhe tonat bashke. Ti problemin e shikon tek "politikanet", une problemin e shikoj tek ata qe i zgjedhin keta politikane.

    Gjithe te mirat!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Une jam Skeptik per Integrimin ne Europe por gjithsesi Shqiperia nuk hyn dot ne BE perpara 2015

  6. #6
    Do kemi ndonje shans kete vit thua ?
    Revolution 1848

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Integrimi si nocion nuk eshte e njejta gje si procesi.

    Mund te integrohesh ne Europe edhe pa u integruar ne Bashkimin Europian.

    Per mua me i rendesishem eshte i dyti. Na u be ky Bashkimi Europian si kampi socialist.

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •