-
Perjashtuar nga Mod.
O Njeriii!
Ah i shkreti njeri! Tė duket se gjoja ē'je! Punon, mundohesh, mbledh pasuri, gjoja tė bėhesh i pasur! Tė jesh i lumtur! Tė kalosh njė jetė tė qetė!
Zihesh, grindesh, kacafytesh, pėr mė tė voglėn gjė, qė tė mos ta hanė tė tjerėt!
Por, prapė sia arrin qėllimit! Punon veē pėr tė ngrėnė; por shumė herė rri edhe pa bukė! Mundohesh tė fitosh simpati, por prapė nuk e fiton! Tė gjithė tė pėrbuzin! Nė qofsh i mirė tė pėrbuzin tė ligjtė! Tė pėrbuzin pse tė kanė inat! Nė qofsh pasanik tė pėrbuzin se kush e di se sa zemra ke djegur qė ke mbledhur atė pasuri! Kush e di se sa familje ke lėnė pa bukė, duke mos pasur asnjė mėshirė pėr ta!
Dėshiron tė kalosh njė jetė tė qetė, por nuk mundesh! Njė lajm tė vjen qė pasuria humbi, u dogj, u pėrmbyt! Ja t'u prish qetėsia e rehatia!
Sa gėzim ndjen fajdexhiu kur ia rrėmben mallin, shtėpinė, pasurinė borxhliut! Ja nxjerr fėmijėt nė diell! Po ku do t'i shpjerė tėrė kėto para! Ku do tė venė gjithė ato ofshafa ēiliminjsh, qė dridhen nė mes tė dėborės, nga tė ftohtit! Me tė gjitha kėto ai do tė ndėrtojė pėrmendoren e poshtėrsisė sė vet! Edhe bota kur tė shkojnė afėr varrit tė tij do tė thonė: "Ja! Kėtu pushon njė egėrsirė, njė i poshtėr; njė njeri qė hante mish njeriu, njė njeri pa ndjenja njerėzore!"
O i shkreti njeri! Ti nuk je tjetėr veēse guri i njė dame qė luhet prej fatit! Ti je por si ajo anija nė mes tė njė oqeani, valėt e furishme tė tė cilit, duke e marrė pėrpara, e pėrplasin nė ndonjė shkėmb tė largėt! Ti je si ajo lulja e bukur, faqet e sė cilės, nė mėngjes ndrisin prej njomėshtisė; dhe ajo vetė shikon me sytė e saj tė bukur, por si njė trimneshė, diellin plak! Por nė mbrėmje kreu i saj ėshtė i varur poshtė! Dielli e ka mundur e ia ka thithur gjallėrinė. Ti je si ajo miza, e cila vetė ngec brenda me kėmbėt e veta, dhe merimanga e zė dhe e ha! Ti je si ai gushėkuqi, i cili nė dimėr kur bora e bardhė me cipėn e saj tė ftohtė ka mbuluar gjithēka, vete nė grackė! Vete tė kėrkojė ushqimin e tij, dhe gracka e zė! E shtrėngon pa mėshirė dhe e varros pėr sė gjalli!
Sot, qesh, loz e ha me gėzim! Po nesėr?! Nesėr shpata e mprehtė e vdekjes tė pret! Tė afėrmit mblidhen e qajnė! Por mė kot! Ti nuk kthehesh mė
ike! Shkove! Pasurinė e le! Ndoshta ia le trashėgim edhe armikut tėnd! Ti nuk e more me vete! Jo! S'ta dhanė! S'more gjė tjetėr veēse 12-13 metėr pėlhurė! Sot jeton nė lumturi, po nesėr valėt e fatit, kush e di se ku tė hedhin!
Qe i pasur; u bėre fukara, i vobekėt! Humbe prestigjin tėnd! Tė gjithė tė pėrbuzin, ashtu sikur ti pėrbuzje mė parė tė tjerėt! Vete tek miku; tė pėrzė! Zgjat dorėn tė kėrkosh njė lėmoshė
njė copė bukė tė mykur, por as kėtė s'ta japin! Tė pėrzėnė! Shumė herė tė japin edhe ndonjė shkelm barkut!
Ishe fukara! Njė pasuri tė ra nė dorė! U bėre kryelartė e i harrove tė gjitha vuajtjet, mjerimet qė hoqe vetė! Ty mė parė tė dridheshin kėmbėt prej tė ftohtit, nėn borėn e dimrit; vijnė tė kėrkojnė njė copė leckė tė hedhur nė ndonjė qoshe, dhe ti s'ja jep! Tė dhimbset lecka! I harrove ato qė hoqe!
O i mjeri njeri! Nga ēdo anė, portat e lumturisė tėnde janė tė mbyllura! Ti jeton brenda njė burgu, muret e tė cilit janė tė hekurta!
Vetėm vdekja ėshtė ajo qė tė shpėton ty nga ky burg! Por jo, jo, gabova! Vetėm punėt e veprat e tua tė mira janė ato qė ngjallin nė shpirtin tėnd njė shpresė tė vdekur! Kėto vepra a virtyte, ndoshta sa ti je gjallė s'kanė ndonjė vlerė! Por pas vdekjes tėnde ato kanė pėr tė ndėrtuar ty njė pėrmendore prej ari! Jo, as kjo s'vlen, as kjo s'qėndron! Njė armik e prish pėrmendoren tėnde! Edhe emri i yt harrohet! Edhe bashkė me tė harrohesh edhe ti vetė!
As njė shpresė nuk ka pėr ty! As njė mbėshtetje nuk ka! Duke qenė nė kėtė gjendje, njė re e zezė tė kalon para syve e ata puqen me njėri-tjetrin e flejnė njė gjumė tė pa shkėputur! Gjumin e madh!
O njeri! Ti qė i thua vetes njeri! Lėri tė gjitha makutėritė e kėsaj jete tė rreme! Ndiq udhėn e drejtė! Mbėshtetju vetėm Zotit. Atij qė tė solli ty nė kėtė jetė! Edhe Atij qė nesėr tė merr prapė, pa parė akoma mirė dritėn e diellit! Tė mjafton ty vetėm Zoti, Atij mbėshtetju!
______________
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt