Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151

    Post Jetoj per te tjeret... por jo per ate qe dua

    Pse...????

    Ka shume here qe pyes veten pse duhet te jete mu keshtu si jam tani... pse, e pse, serish pse dhe ato skan te ndalur, e as te dalur nga kjo pyetje marramendese nuk kam... dhe cdohere mendoj dhe them me vete: Athua sikur te kisha vepruar keshtu... ndoshta kjo qe me ndodhi s'do te me ndodhte... POr ajo eshte vetem nje 'athua', asgje tjeter.

    Dikur, para ca vjetesh, isha shume i lumtur... meqe gjeta yllin e jetes dhe thash se si un nuk eshte askush... kaluam nje vit e ca muaj, dhe u martuam. Nje muaj, vetem nje muaj ishte ashtu si duhej te ishte, e pastaj pastaj katrahure... asgje nuk shkonte si duhet... faji si gjithmone, jetim, nuk e merrte as ajo, e nuk e merrja as une... dhe nuk e dinim se ku eshte faji.

    Tre muaj te tjere i kaluam si ne ferr, cdo nate qortime, cdo nat i akuzuar isha per dicka qe nuk e beja, cdo nate isha para 'nje gjyqi' qe skishte nevoj te isha... cdo nate gjer sa nje dite, ajo per te cilen jetoja, u zgjua ne mengjes - ishte e diel - dhe kerkoi leje qe te dale prej shtepise ku jetonim, kerkoi te dale dhe mos te vije me kurr, meqe me nuk mund te jetonte me mua.
    U shtanga, s'dinja cfar t'i them, sepse nuk me lente te flas, nuk me lente ta lus qe te ishte me mua, nuk me lente qe t'i bija ne gjunj dhe te qaja per te...

    Dhe ashtu ndodhi... u ndame edhe pse nuk doja. Arsyen se pse u largua nga un ishte kjo "I dashur, dua te dal nga kjo shtepi meqe te dua, dhe meqe te dua, nuk dua te te lendoj me, nuk dua te jem me ty"
    Une kam degjuar qe kur e don ndokend jeton me te dhe jo e kunderta.
    Qe prej kur u ndava me te, ne at dhome me nuk kam hyre... ka nje vjet pra. Prej kur shkoi ajo un me nuk bej gje meqe me pelqen mua, por bej meqe ose puna e lyp ose rrethi.


    Ajo nuk shkoi meqe ka gjetur tjeter, assesi... Ajo edhe pse u nda nga une, ajo ende eshte e pamartuar, ajo ende nuk del me asnje tjeter...ajo ende qan per ate se cfare ka bere, por nuk e dij se perse shkoi, dhe ende kj ogje ka mbet ashtu si edhe filloi...

    Valle, duhet ende te lodh mendjen per ate qe e dua aq shume e qe shkoi pa arsye, apo duhet te shikoj perpara dhe te filloj me nje tjeter qe din te me dashuroj dhe din te me ngushelloj...
    bajko

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e dhimitra pajcin
    Anėtarėsuar
    28-10-2003
    Vendndodhja
    greqi
    Postime
    11

    Smile

    Per mua duhet kerkuar dhe diskutur me personin qe te kuptosh ate qe e shtyu te ike larg teje.Por nganjehere eshte e veshtire te kuptojme se cfare duam dhe ke duam.Nje zemer qe s ka pervoje nuk arrin ta kuptoje kollaj.Kur jemi afer si ata te moshuarit qe largojne gazeten per ta lexuar kur nuk kane syze edhe ne nuk e dallojme qarte se cila eshte ajo qe duam pa u larguar ne nje fare distance dhe pa patur syzet e pervojes se jetes.
    Nuk e di a ka pasur periudhe bashkejetese para marteses ,per te vene ne prove dashurine,jetegjatesine e saj.
    por pa perpjekje s fitohet gje .nqs pas kaq kohe duket qe dicka ju mungon te dyve kjo do te thote qe ja vlen mundimi te afroheni disi.
    Por koha eshte celesi dhe ilaci me i mire i cdo semundje te shpirtit te plagosur se nganjehere dashurojme ate qe enderojme dhe jo njeriun e vertete,dhe pastaj kur zgjohemi dhe shohim realitetin cuditemi .Bile perpiqemi te ndryshojme njeri tjetrin.Kjo nuk eshte dashuri,tjetrin e duam ashtu sic eshte dhe jo sic na pelqen ne.
    qofshi te gezuar

Tema tė Ngjashme

  1. cfar na dallojne ne si shqipetar nga te tjeret
    Nga brumarfed nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 23:11
  2. A ju pengon fakti i te qenit shqiptar ne raportimin me te tjeret?
    Nga SKUTHI nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 09:09
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Nuk e di per te tjeret, por une jam nga Prizreni
    Nga deep_blue nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 12:24
  5. Jam dhe ketu si gjithe te tjeret
    Nga Livena nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 24-01-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •