Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 67
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Pas ndėrhyrjes sė ekspertėve tė ODIHR-it, PS dhe PD gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt

    Marrėveshja, do tė largohet anėtari i KQZ -sė, Shimani


    N.Perndoj

    TIRANE - Ėshtė dashur mbėrritja e ekipit tė ODIHR, qė socialistėt tė bindeshin pėrfundimisht pėr ndryshimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Vetėm pas negociatave tė ekspertėve tė ODIHR me pėrfaqėsuesit kryesorė tė politikės shqiptare, dy partitė kryesore nė vend kanė rėnė dakord qė tė gjejnė njė zgjidhje tė pėrbashkėt pėr KQZ. Pas takimit tė zhvilluar dy ditė mė parė mes Topit dhe Ruēit, ky i fundit paraqiti njė projektdraft ku pėrmes njė formulimi juridik, i bie qė Maksim Shimani tė largohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pėr t’i hapur rrugė zėvendėsimit me njė tjetėr kandidaturė kėsaj here nga Partia Demokratike. Rezultatin e negociatave e ka konfirmuar dje pėr mediat edhe bashkėkryetari demokrat nė komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore, Jemin Gjana. Sipas tij, formula ėshtė mirėpritur nga PD dhe vetė ai ėshtė i gatshėm tė kėrkojė mbledhjen sapo palėt tė nėnshkruajnė marrėveshjen. Largimi i Maksim Shimanit nga posti i anėtarit tė KQZ ishte diskutuar kohė mė parė, nė variantin e katėrt qė ekspertėt e OSBE-sė pėrgatitėn. Nė kėtė variant kėrkohej shkurtimi i mandatit tė vetėm 7 -vjeēar, qė rezultoi nga zbatimi i Kodit Zgjedhor tė miratuar nė vitin 2000. Ekspertėt e OSBE-sė e justifikuan kėtė ndryshim me faktin se kjo ishte e vetmja mėnyrė pėr tė siguruar rotacionin e anėtarėsisė sė KQZ-sė tė kėrkuar nga Kushtetuta.
    Sistemi zgjedhor
    Nė projektdraftin e depozituar nga socialistėt parashikohet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Ekspertėt socialistė sqaruan se pėrmes njė neni tė veēantė kėrkohet ngritja e njė komisioni tė posaēėm parlamentar pėr tė diskutuar gjerėsisht mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ekspertėt saktėsuan gjithashtu se pėr sistemin zgjedhor do tė pėrgatitet njė paketė ligjore e posaēme e cila do tė hyjė nė fuqi vetėm pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Ata shtuan se pėr ēėshtjen e sistemit do tė organizohen edhe debate tė gjera me publikun, si dhe do tė ketė njė pjesėmarrje mė tė gjerė ekspertėsh dhe subjektesh politike. Aktualisht nė Shqipėri zbatohet sistemi mazhoritar me korrektim proporcional. Paraprakisht demokratėt janė shprehur se janė pėr njė sistem proporcional rajonal, qėndrim ky i mbėshtetur edhe nga partitė e vogla tė opozitės. Ndėrsa socialistėt nuk janė shprehur zyrtarisht pėr kėtė ēėshtje.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Kundėrshtojnė LSI e PDR dhe deputeti Dedja. Sot votimi nė seancė

    Kuvendi miraton ndryshimin e KQZ

    Miratohet ndėrprerja e mandatit tė Shimanit

    A.Rama

    Komisioni i Ligjeve vendosi dje ndryshimin e Kodit Zgjedhor qė i ndėrpret mandatin Shimanit
    TIRANĖ-Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe Ēėshtjeve Kushtetuese miratoi dje me shumicė votash amendamentin pėr balancimin e pėrbėrjes sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Dispozita kalimtare e hartuar pas marrėveshjes politike tė arritur mes PD-sė dhe PS-sė nė kuadėr tė reformės zgjedhore, i ėshtė pėrcjellė pėr shqyrtim seancės plenare qė do tė zhvillohet sot, pėr t’i hapur rrugė emėrimit nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė i njė kandidati qė do tė propozohet nga opozita. Ndonėse pėr hartimin e kėtij amendameti ishte arritur konsensusi politik PS-PD, ish -kryetari i komisionit tė Ligjeve, Spartak Braho dhe deputeti reformator Nard Ndoka e kundėrshtuan dispozitėn, duke e konsideruar atė antikushtetuese. Braho dhe Ndoka duke votuar kundėr miratimit tė amendamentit nė fjalė, pohuan se ai nuk ishte i bazuar nė Kushtetutė, por ishte rezultat i pazareve politike mes dy partive kryesore. “Rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it shprehen pėr balancim tė KQZ-sė, por jo pėr bipolarizim tė saj. Me anė tė kėsaj nisme aventuriere nė KQZ do tė jenė tė pėrfaqėsuar politikisht dy partitė PS e PD, kur duhet tė ketė vend edhe pėr partitė e tjera parlamentare”, -tha Ndoka. Por tė gjithė deputetėt e tjerė nė komision, si rrallė ndonjėherė, kanė mbėshtetur dispozitėn kalimtare, duke e konsideruar atė nė pėrputhje me nenin 154 tė Kushtetutės. Bardhul Agasi tha se nė asnjė nen tė Kushtetutės, nuk ishte saktėsuar procedura e hedhjes sė shortit, dhe kjo mungesė rregullohej me anė tė kėtij amendamenti qė nuk e prekte atė. I vetmi nga pėrfaqėsuesit e PS-sė nė komisionin e Ligjeve qė shprehu rezerva pėr dispozitėn e ripėrtėrimit tė KQZ-sė, ishte deputeti Taulant Dedja, i cili tha se duhej pranuar se nėpėrmjet kėtij artifici, nuk po realizohet reformė zgjedhore, pasi vendimi ishte politik. “Nuk kemi pse ta shesim pėr reformė zgjedhore, pasi amendamenti ėshtė produkt i njė marrėveshje politike. Kėto lloj artificesh janė zgjedhje politike qė njihen dhe pranohen kudo nė botė. Por ky ėshtė njė artific qė nuk e cėnon Kushtetutėn”, -tha Dedja. Projektligji parashikon qė anėtarit tė KQZ-sė Maksim Shimani tė zgjedhur me Kodin Zgjedhor tė vitit 2000, i pėrfundon mandati pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji. Shimanit sipas shortit tė hedhur nė atė kohė, i pėrfundonte mandati nė vitin 2007. Mospėrmendja e termit short ne Kushtetutė, ėshtė shfrytėzuar nga PS dhe PD, pėr tė hartuar amendamentin nė fjalė duke i dhėnė fund debatit tė zgjatur pėr balancimin e pėrbėrjes sė institucionit zgjedhor. Ndėrkaq nė nenin 3 tė projektligjit tė miratuar, ėshtė pėrcaktuar dispozita pėr rishikimin e sistemit tė zgjedhjeve, ku thuhet se pas pėrfundimit tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2005, kjo dispozitė shfuqizohet, pėr t’i hapur rrugė funksionimit tė komisionit tė posaēėm parlamentar qė do tė fillojė procesin legjislativ pėr rishikimin e sistemit tė zgjedhjeve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #33
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Moskthimi nė ligj i marrėveshjes rrezikon qė tė pėrsėritet skema e vjetshme e zgjedhjes sė Subashit

    Marrėveshja mes PD dhe PS pėr KQZ, nė rrezik

    Topi: E nevojshme t’i dorėzojmė Moisiut marrėveshjen. S’mund tė jap garanci pėr PS

    A. Rama

    TIRANĖ - Hije dyshimi po sillen sė fundi mbi marrėveshjen PD-PS pėr zėvendėsimin e anėtarit tė KQZ-sė Maksim Shimani me njė kandidaturė tė Partisė Demokratike qė duhet tė zgjidhet nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Paqartėsisė sė marrėveshjes dhe mosfutjes sė saj nė amendamentin e miratuar tė enjten nga Kuvendi, qė risjell tė njėjtėn situatė si njė vit mė parė gjatė zgjedhjes sė Dėshira Subashit, ju shtuan dje akuzat e Partisė Demokartike pėr rolin e presidentit. Por nėnkryetari i PD-sė Bamir Topi konfirmoi dje se tė hėnėn marrėveshja e plotė e miratuar edhe nga Parlamenti do t’i dorėzohet zyrtarisht kryetarit tė shtetit. Edhe nga Presidenca u konfirmua dje njė takim i Moisiut me Ruēin dhe Topin pėr kėtė ēėshtje. “Mendoj qė ėshtė lanēuar prej kohėsh qė marrėveshja e dy grupeve parlamentare, do tė shoqėrohej me njė takim nė Presidencė ku do t’i dorėzohet presidentit marrėveshja, e cila presupozon zėvendėsimin e njė personi nė KQZ, nga propozimet qė do tė bėhen nga PD, dhe do tė miratohen nga KLD-ja. Kjo bėhet e nevojshme kur ditėt e fundit, madje orėt e fundit, nga ana e tij ka pasur njė lapsus, ku i drejtohet PS-sė nėpėrmjet njė komunikate qė ėshtė dhėnė nėn dorė nga zyra e presidentit qė PS tė paraqesė kandidaturėn. Ndėrkohė qė nė aktmarrėveshje shprehet nė mėnyrė shumė eksplicide qė janė tre kandidatura alternative qė do tė propozohen nga PD”, -tha Topi, i cili theksoi se “Nnuk mund tė jap garanci pėr PS-nė, edhe pėr njė arsye tjetėr sepse kohe mbas kohe ata nuk i kanė qėndruar nė mėnyrė luajale atyre qė janė firmosur. Ky do tė ishte akti i fundit i njė elementi qė nuk doja tė shprehja”.
    Rreziku
    Ndėrkaq marrėveshja e 14 tetorit mes PD-sė e PS-sė parashikon qė nė vend tė anėtarit tė KQZ-sė Maksim Shimanit tė cilit tė enjten ju ndėrpre mandati, tė zgjidhet nga KLD njė anėtar i ri nė bazė tė tre propozimeve qė do tė vijnė nga PD. Por fraza e fundit dhe mė e rėndėsishmja nuk ėshtė sanksionuar nė Kodin Elektoral tė ndryshuar nga Kuvendi vetėm tre ditė mė parė. Situata ėshtė shumė e ngjashme me njė vit mė parė, ku PD e PS ranė dakord qė KLD tė zgjidhte si anėtar tė shtatė tė KQZ-sė njė propozim tė PD-sė, gjė nuk e bėnė me ligj. PS fshehtas dėrgoi kandidatura nė KLD dhe ky institucion zgjodhi propozimin e socialistėve, Dėshira Subashin.
    Edhe pse kėtė vit, Topi e Ruēi priten tė takohen me Moisiun pėr tė dorėzuar marrėveshjen nė fjalė sėrish vakumi nė ligj i krijon mundėsi KLD-sė qė tė votojė sėrish kandidaturat e PS-sė dhe tė mos e llogarisė marrėveshjen partiake kur tė votojė zėvendėsuesin e Shimanit. Sepse mungesa e implementimit tė marrėveshjes nė fjalė nė Kodin Elektoral mund tė bėjė qė PS tė mos mbajė fjalėn dhe tė ēojė kandidatura nė KLD (kėtė e parashikon ligji) dhe KLD tė thotė se votoi sipas ligjit qė e ka detyrim dhe jo sipas marrėveshjes sė partive.
    Vendimi i Kuvendit i marrė tė enjten pėrcakton se KLD, duhet tė vendosė duke iu referuar nenit 22, pika 3 gėrma “a” e Kodit Elektoral, qė thotė: “KLD zgjedh tre anėtarė tė KQZ-sė, sipas kėsaj procedure: a) dy anėtarė tė KQZ-sė miratohen me nga dy kandidatura tė propozuara respektivisht nga dy partitė mė tė mėdha”. Pra nė amendament nuk bėhen ndryshime ligjore pėr tė pėrcaktuar se KLD duhet tė votojė vetėm kandidatėt e sjellė nga PD, siē edhe ėshtė rėnė dakord nė paktin politik PS-PD. Por kjo marrėveshje ka pėrplasje edhe me Kodin Zgjedhor, pasi nė nenin 2 thuhet se numri i kandidaturave tė propozuara nuk ėshtė mė i madh se dy, ndėrsa nė marrėveshje thuhet se do tė jenė tre kandidatėt qė do tė propozohen nga PD. Ndėrkohė vitin e kaluar pėr shkak tė njė mangėsie tė ngjashme mes kodit dhe marrėveshjes politike, KLD-ja nga 4 kandidatėt qė paraqitėn palėt, zgjodhi me votim tė fshehtė kandidaten e PS-sė Subashi.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    PD: PS po bllokon reformen elektorale

    E Merkure, 10 Nentor 2004

    Drejtuesit e Partise Demokratike reagojne ndaj propozimit te socialisteve qe vendimet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te merren me shumice te thjeshte 4 me 3. PD: "Vendimarrja ne KQZ duhet te jete me shumice te cilesuar, ne raportet 5 me 2". Legalistet ankohen te OSBE per komisionerin

    Drejtuesit me te larte te Partise Demokratike, kane akuzuar socialistet se po perpiqen te fusin ne nje "udhe pa krye" punen ne komisionin parlamentar bipartizan per reformen elektorale. Lemshi eshte krijuar rishtazi ne kete komision, per shkak te vendimarrjes ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Sipas drejtuesve te departamentit te ligjeve ne PD, vendimarrja ne KQZ duhet te jete me shumice te cilesuar, ne raportet 5 me 2. Nje gje e tille, sipas tyre, percaktohet edhe ne Kodin e Venecias. Formula e kerkuar nga PS per marrjen e vendimeve eshte 4 me 3 dhe ajo eshte e rekomanduar ne fakt edhe ne raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet vendore te vitit 2003. Por kjo nuk pranohet nga demokratet.

    Ne rekomandimet e OSBE/ODIHR nenvizohet se skema e shumices se cilesuar ne vendimarrje nuk funksionoi ne Shqiperi gjate zgjedhjeve vendore te vitit 2003. Nisur nga kjo, ne raport rekomandohet qe komisionet te kalojne ne skemen e shumices se thjeshte gjate vendimarrjes neper te gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore. Megjithate, ajo qe eshte ende e turbullt, eshte fakti se nivelet me te larta drejtuese te PD, ende nuk kane marre nje vendim politik te formes se prere, lidhur me ceshtjen e shumices vendimarrese. Situata behet pak me e veshtire per t'u parashikuar se cila do te jete rrugezgjidhja e kesaj nyje te re ne komisionin parlamentar per reformen elektorale, po te kihet parasysh fakti se OSBE ka bere te ditur se kjo vendimmarrje u takon partive politike, duke bere indirekt terheqjen nga ndermjetesimi.

    A.M

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Komisioni i reformės zgjedhore, i bllokuar nė lidhje me vendnumėrimin e votave dhe vendimmarrjen e KQZ

    OSBE: KQZ, vendimmarrja 5 me 2

    Nė njė paketė tė re nga grupi i ekspertėve thuhet se pėr ēėshtjet e rėndėsishme vendimet nė KQZ tė merren me 5 vota pro

    Nevila Perndoj

    TIRANE-Njė paketė e re propozimesh ka mbėrritur nga OSBE nė komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore, lidhur me vendimmarrjen nė KQZ dhe numėrimin e pėrqėndruar tė votave. Pėr paketėn nė fjalė ėshtė kėrkuar konsensusi i dy partive kryesore nė vend nė mėnyrė qė tė vazhdojė normalisht puna nė komisionin pėr reformėn zgjedhore. Aktualisht puna e komisionit parlamentar ėshtė bllokuar. Ndėrkohė, bashkėkryetari demokrat nė kėtė komision, Jemin Gjana, deklaroi dje pėr “Shekullin” se pėr ēėshtjet e mbetura pezull pritet njė qėndrim nga ana e PS. Kjo e fundit nuk ėshtė deklaruar ende zyrtarisht se cili do tė jetė qėndrimi pėrfundimtar lidhur me vendimmarjen, vlerėsimin e fletėve tė pavlefshme dhe numėrimin e votave.
    Propozimet
    Anėtari i PR nė komisionin pėr reformėn zgjedhore, Aleksandėr Garuli, bėri dje publike pėr “Shekullin” paketėn e propozimeve, qė OSBE u ka ofruar atyre me qėllim zhbllokimin e funksionimit tė komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore. “Pėr disa ēėshtje tė rėndėsishme, siē ėshtė shpallja e rezultatit, pavlefshmėria e fletėve tė votimit dhe disa probleme tė tjera, qė mund tė kėrkojnė domosdoshmėrisht konsensusin, vendimet nė KQZ do tė merren 5 me 2. Ndėrsa pėr problemet rutinė administrative dhe, pėr njė numėr mė tė madh ēėshtjesh, qė nuk janė tė njė rėndėsie tė veēantė, vendimmarrja do tė jetė 4 me 3. Pra ky ėshtė njė mendim, qė vjen nga OSBE. Problem tjetėr ėshtė problemi i zonave zgjedhore dhe sipas propozimit tė OSBE-sė gjykohet se nuk ka kohė pėr tė ndryshuar zonat zgjedhore dhe tė mbeten kėto qė janė. OSBE i ėshtė rikthyer edhe njėherė numėrimit tė pėrqėndruar tė votave nė komisionet zonale. Kėto janė tre ēėshtjet qė po tentohet pėr tė zhbllokuar dhe pėr tė nxjerrė nga situata kėtė komision”,- tha dje Garuli, duke shtuar se ēėshtjet nė fjalė do tė jenė pjesė e njė debati derisa tė arrihet konsensusi dhe, mė pas tė kalojnė formalisht nė komision.
    Gjana
    Ndėrsa bashkėkryetari demokrat nė komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore, Jemin Gjana deklaroi dje pėr “Shekullin” se ai nuk do tė kėrkojė mbledhjen e komisionit derisa nuk do tė bihet nė konsensus me PS pėr ēėshtjet qė kanė mbetur pezull lidhur me vendimmarrjen, vlerėsimin e fletėve tė pavlefshme dhe numėrimin e votave. Nė rast se do tė ketė konsensus, Gjana sqaroi se komisioni do t’i kėrkojė Kuvendit shtyrjen e dytė tė afatit. Nė tė kundėrt ato do tė mbeten siē janė parashikuar nė Kodin Zgjedhor aktual. “Deri mė tani problemet kanė ngecur tek vendimmarrja e KQZ-sė, vendimmarrja aktuale nė Kodin Zgjedhor ėshtė 5 me 2. PS insiston pėr tė kaluar nė njė vendimmarrje 4 me 3. Ajo ēfarė ne kemi toleruar si PD, ėshtė se ndryshe nga ato ēfarė janė parashikuar nė Kodin Zgjedhor ne nuk kemi kėrkuar qė tė gjitha vendimet e KQZ-sė tė merren 5 me 2, por vetėm vendimet mė tė rėndėsishme siē ėshtė problemi i ankimimit pėr rezultatin, i shpalljes sė rezultatit tė proporcionalit, i akteve normative. Vlerėsimi konsensual i fletėve tė votimit tė pavlefshme ėshtė ēėshtja e dytė e mbetur pezull nė komision, qė vazhdon tė paragjykohet. Edhe pėr debatin qė ėshtė hapur nė komision nė lidhje me vendnumėrimin e votave nė KZZ, pėr tė cilėn opozita ishte dakord nė parim, pėrfaqėsuesit e PS ishin kundėr dhe nuk kanė dhėnė ende njė ok-pėrfundimtar. Nėse ata do tė bien dakord atėherė grupi i ekspertėve do ta elaborojė ēėshtjen dhe tė hartojė njė paketė amendimesh, qė mė pas mund t’i shohė edhe komisioni”, - tha Gjana.

    Ēėshtjet e mbetura pezull nė komision:
    Vendimmarrja e KQZ
    Transferimi i numėrimit tė votave
    Ndarja e Zonave Zgjedhore

    Paketa e propozimeve tė OSBE:
    Vendimmarrja pėr ēėshtje tė rėndėsishme tė jetė 5 me 2
    Numėrimi i pėrqėndruar i fletėve tė votimit pranė KZZ-sė
    Tė mos ketė ndryshim nė ndarjen e zonave zgjedhore

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    BE dhe OSBE, 800 mijė euro pėr listat e zgjedhėsve

    A.Rama

    TIRANE- Komisioni Europian dhe OSBE kanė firmosur zyrtarisht fillimin e projektit qė do tė mundėsojė lėvrimin e fondit prej 800 mijė eurosh nė ndihmė tė qeverisė shqiptare pėr pėrmirėsimin e regjistrit vendor tė zgjedhėsve. Marrėveshja nė fjalė u nėnshkrua nga shefi i delegacionit tė Komisionit Evropian, ambasadori Lutz Salzmann, dhe kreu i prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, ambasadori Pavel Vacek. Projekti synon tė mbėshtesė pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė siguruar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nė vitin 2005, duke ofruar asistencė teknike pėr Ministrinė e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, KQZ, nė bazė edhe tė ligjit tė ri “Pėr verifikimin, identifikimin dhe regjistrimin e qytetarėve” nga njėsitė e qeverisjes vendore. Ndėrkaq projekti edhe pse do tė financohet nga KE-ja do tė zbatohet OSBE e cila ndjek nga afėr procesin pėr pėrgatitjen e procesit zgjedhor. Projekti do t’i kushtojė njė vėmendje tė veēantė fushatės pėr ndėrgjegjėsimin publik, pėrgatitjes sė trajnuesve dhe krijimi i njė rrjeti ekspertėsh nė terren, asistencė pėr KQZ-nė dhe ministrinė pėr tė rifreskuar listėn e zgjedhėsve, asistencė teknike pėr tė 20 njėsitė vendore, si dhe ndihmė pėr KQZ-nė nė informimin e zgjedhėsve rreth vendndodhjes sė qendrės sė tyre tė votimit.

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Blushi: Ata drejtues vendorė qė po tregojnė indiferentizėm nė raport me zbatimin e ligjit do tė penalizohen deri nė largimin nga puna.

    Listat e zgjedhėsve, regjistrimi i popullsisė rrezikon dėshtimin


    A.Rama

    TIRANE- Rrezikon seriozisht dėshtimin procesi i regjistrimit tė popullsisė dhe hartimit tė listave zgjedhore nga zyrat e gjendjes civile deri nė fund tė muajit shkurt. Ligji i pėrkohshėm pėr kėtė ēėshtje i miratuar njė muaj mė parė nga Kuvendi, nuk po zbatohet nga njėsitė vendore, qė nė mjaft raste kanė shfaqur neglizhencė dhe indiferencė tė theksuar pėr ngritjen e grupeve tė punės qė do tė merren me regjistrimin dhe verifikimin e popullsisė. Ministri i Pushtetit Vendor Ben Blushi, pėrballė njė situate tė tillė mosangazhimi serioz pėr punėn qė duhet tė pėrfundojė nė 28 shkurt tė vitit 2005, konfirmon se ata drejtues vendorė qė po tregojnė indiferentizėm nė raport me zbatimin e ligjit do tė penalizohen deri nė largimin nga puna. Blushi i ka konsideruar dje absurde dhe tė pabazuara ankesat e disa drejtuesve tė njėsive bashkiake tė Tiranės, se askush nuk mund tė punojė pa fondet e nevojshme. Sipas ministrit Blushi, buxheti i shtetit ka vėnė nė dispozicion pėr punonjėsit qė do tė angazhohen nė procesin e regjistrimit tė popullsisė 1.5 milion dollarė.“Kjo burokraci e minibashkive nuk po funksionon siē duhet. Jam i shqetėsuar se ka mė shumė llafe se punė nė njė fazė parapėrgatitore qė i takon nė mėnyrė tė veēantė minibashkive tė Tiranės tė merren kryesisht me hartat dhe me ngritjen e grupeve tė punės, tė cilat janė tė financuara nga buxheti qendror. Eshtė njė faturė qė shkon 1.5 milionė dollarė dhe parashikon mbulimin e plotė tė gjithė kėtij procesi. Ata kanė tė gjitha atributet qė sipas ligjit tė marrin duke aktivizuar nėpunės socialė apo arsimtarė”, -tha Blushi. Sipas tij, tė gjitha njėsitė vendore duhet tė punojnė intensivisht qė regjistrimi i popullsisė qė do tė jetė bazė edhe pėr hartimin e listave zgjedhore tė pėrfundojė nė kohė. “Do tė ketė kryetarė njėsish vendore tė cilėt jo se nuk kanė mundėsi, por sepse janė indiferentė dhe tė papėrshtatshėm pėr detyrėn dhe qė duhet tė penalizohen nė proces deri nė sanksione maksimale qė mund tė jenė deri nė largim nga detyra”, -vijoi Blushi. Ndėrkaq kryetarja e njėsisė bashkiake nr. 10 nė Tiranė Mira Veizi, ka deklaruar se askush nuk mund tė punojė falas dhe se minibashkitė qė duhet tė angazhojnė njerėzit nė kėtė proces, nuk kanė marrė ende asnjė fond.

  8. #38
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Harta te dixhitalizuara ?!

    Qeveria amerikane akordon njė fond prej 400 mijė dollarėsh pėr procesin zgjedhor nė Shqipėri
    Armand Mero, Tiranė
    24 nėntor 2004
    Zeri i Amerikes

    Qeveria amerikane akordoi njė fond prej 400 mijė dollarėsh nė mbėshtetje tė procesit tė verifikimit dhe regjistrimit tė votuesve nė Shqipėri.
    Ambasadorja e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė u shpreh sot edhe njė herė se zgjedhjet e vitit 2005 janė shumė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e institucioneve demokratike nė vend dhe tė ardhmen e integrimit tė Shqipėrisė.


    Prodhimi i hartave tė dixhitalizuara tė rajoneve tė vendit qė do tė realizohen nėpėrmjet fotografimit nga ajri do tė jetė njė tjetėr mjet shtesė nė duart e autoritetve shqiptare pėr tė ndihmuar nė procesin e verifikimit dhe regjistrimit tė votuesve. Pėr kėtė do tė pėrdoret njė fond prej 400 mijė dollarėsh i akorduar nga qeveria amerikane, e cila iu pėrgjigj me shpejtėsi kėrkesės sė bėrė vetėm pak ditė mė parė nga ministri i Pushtetit Vendor, Ben Blushi. Projekti pėrfshin prodhimin e hartave pėr 30 qendra urbane dhe rifreskimn e 12 hartave satelitore, nė tė cilat do tė pėrcaktohet qartė vendodhja e ēdo objekti deri dhe tė qendrės sė votimit.

    Ky financim konfirmon vėmendjen e veēantė qė komuniteti ndėrkombėtar po i kushton zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare tė vitit 2005, tė cilat siē pėrsėriti edhe njė herė sot Ambasadorja e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė Marsi Rise janė tė njė rėndėsie tė madhe pėr tė ardhmen e vendit:

    "Qėllimi i kėtij projekti ėshtė tė japė ndihmesė nė pėrgatitjen e listave tė votuesve qė do tė bėhet nga qeveria shqiptare. Ofrimi i kėtyre hartave besojmė se do ta bėjė kėtė process mė tė lehtė, mė efektiv dhe mė tė saktė. Zgjedhjet parlamentare do tė jenė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė dhe ėshtė e rėndėsishme qė ato tė jenė tė drejta e tė lira. Zgjedhja tė tilla janė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e institucioneve demokratike, por dhe pėr aspiratat euroatlantike tė integrimit tė Shqipėrisė", tha ambasadorja Rise.

    Ajo tha se kėto harta do tė mund tė pėrdoren mė pas edhe pėr sistemin e adresave apo planifikimin urban duke saktėsuar se megjithatė ėshtė pėrgjegjėsi edhe e vetė qytetarėve shqiptarė qė tė regjistrohen pėr tė votuar dhe pėr kėtė duhet tė bashkėpunojnė nė procesin e verifikimit derė mė derė qė ka nisur nė tė gjithė vendin.

    Ministri i Pushtetit Vendor Ben Blushi deklaroi se ėshtė i kėnaqur nga ecuria e procesit i cili duhet tė pėrfundojė mė 28 shkurt:

    "Mund tė raportoj sot se mbi 90 pėrqind e grupeve tė identifikimit janė nė terren pėr tė verifikuar derė mė derė shtetasit, po ashtu jam i kėnaqur tė konstatoj se tė gjitha njėsitė vendore po i pėrgjigjen me shumė impenjim kėsj fushate tė regjitrimit tė shtetasve dhe kjo ėshtė premisa kryesore pėr tė pėrfunduar procesin e verifikimit brenda 28 shkurtit".

    Pėr procesin e verifikimit dhe regjistrimit tė votuesve qeveria shqiptare ka akorduar 1.5 milion dollarė, ndėrsa njė javė mė parė edhe Bashkimi Europian dha njė financim prej 800 mijė eurosh. Ky financim do tė pėrdoret nga OSBE-ja nė njė project pėr tė ndihmuar nė rishikimin e listave tė votuesve nė 20 bashki dhe komuna tė vendit. Projekti synon krijimin e njė rrjeti ekspertėsh nė terren, ndihmė nė rifreskimin e listave dhe informimin e zgjedhėsve rreth vend-ndodhjes se qendrės sė tyre tė votimit.

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Nė prag tė mbledhjes sė Komitetit tė Ndarjes sė Zonave Zgjedhore, OSBE sugjeron shtyrjen e procesit

    OSBE: Jo ndarje e re e zonave zgjedhore

    “Nuk ka kohė pėr ndarje tė re tė zonave zgjedhore, edhe pse kufijtė aktualė nuk sigurojnė pėrfaqėsim tė drejtė”

    N.Perndoj

    TIRANE-Ndarja ose jo e zonave zgjedhore pėr zgjedhjet e vitit 2005 pritet tė jetė debati mė i freskėt mes socialistėve, demokratėve dhe sė fundmi edhe OSBE-sė. Kjo pėr arsyen se, socialistėt ashtu dhe OSBE kėrkojnė qė tė mos ndryshohen zonat zgjedhore, ndėrsa demokratėt kėmbėngulin, qė tė zbatohet Kodi aktual Zgjedhor, qė flet pikėrisht pėr ndarje tė re tė zonave zgjedhore si rezultat i parregullsive, qė u shfaqėn zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ndryshimet e ndarjes territoriale tė zonave elektorale, sipas Kushtetutės duhet tė realizohen njė herė nė 10 vjet. Ndryshimet e fundit janė bėrė nė vitin 2000 dhe nė 2010 duhet tė fillonte ndryshimi i kufijve aktualė. Por Kodi Zgjedhor i miratuar nė vitin 2003, parashikonte qė zonat zgjedhore duhen riparė. Po sipas kodit aktual si bazė pėr pėrcaktimin e zonave zgjedhore duhet tė shėrbejė numri i pjesėmarrėsve nė votime gjatė zgjedhjeve tė vitit tė kaluar. Njė fakt i tillė ėshtė marrė parasysh edhe nga OSBE, por si rezultat i faktorit kohė, ndryshimet nė fjalė, sipas saj, nuk mund tė realizohen. Nė propozimin konfidencial, qė ajo u ka bėrė partive politike pjesėmarrėse tė komisionit zgjedhor thuhet se OSBE nuk ėshtė dakord pėr ndarjen e re tė zonave zgjedhore. Nė paketėn e propozimeve, sqarohet se nuk ka kohė pėr ndarje tė re tė zonave zgjedhore, edhe pse pranon se kufijtė e saj aktualė nuk sigurojnė njė pėrfaqėsim tė drejtė. Nė kėtė paketė propozimesh, qė ėshtė konfirmuar pėr “Shekullin” edhe nga republikanėt, thuhet se ky proces mund tė pengohet nga mospėrfundimi nė kohė i regjistrimit tė zgjedhėsve. Sipas saj, njė rishikim i plotė pėr zonat zgjedhore do tė bėhet pas zgjedhjeve pasardhėse mbi bazėn e tė dhėnave tė regjistrimit tė popullsisė. Nė bazė tė Kodit Zgjedhor, nė rast se Kuvendi nuk e miraton ligjin pėr zonat zgjedhore para 6 muajve tė fundit tė mandatit tė tij, zgjedhjet mė tė afėrta pėr Kuvendin zhvillohen nė bazė tė zonave ekzistuese. Nė tė njėjtėn kohė KQZ do tė fillojė nė datėn 1 dhjetor diskutimin pėr raportin e paraqitur nga Komisioni i Kufijve tė Zonave Zgjedhore. Nė bazė tė Kodit Zgjedhor, KQZ nuk ka rol vendimtar nė procesin e ndarjes sė zonave, pasi pas shqyrtimit tė raportit mbi ndryshimet, qė duhet tė bėhen nė 100 zonat elektorale, do tė jetė Kuvendi qė do tė marrė vendimin pėrfundimtar. Dhe pikėrisht Kuvendi duket se do tė vendosė edhe pėr dy qėndrimet krejtėsisht tė ndryshme, qė janė servirur nė raportin pranė KQZ nga komisioni i ndarjes sė kufijve tė zonave zgjedhore. Qėndrimi i parė ėshtė se kriteret e pėrcaktuara nė Kodin Zgjedhor nuk duhen marrė parasysh, pasi ėshtė nė kundėrshtim me standardet pėr caktimin e zonave zgjedhore dhe pėrfaqėsimin nė Parlament dhe qėndrimi i dytė pėrcakton detyrueshmėrinė e zbatimit pėr sa kohė qė ėshtė e sanksionuar nė ligj. Nė rekomandimet paraprake raporti pėrfshin shmangien e numrit tė zgjedhėsve tė ēdo zone zgjedhore nga numri mesatar i zgjedhėsve pėr zonė zgjedhore nė shkallė vendi, si dhe shmangien e numrit tė zgjedhėsve nga numri minimal, apo sipas rastit maksimal, i zgjedhėsve tė lejuar pėr zonė zgjedhore.

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Votimi, fiton varianti i PD

    E Merkure, 15 Dhjetor 2004

    Ceshtja e vendimmarrjes ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, e cila u be per nje kohe te gjate nje "molle sherri" mes dy partive kryesore te vendit, duket se ka shkuar drejt nje zgjidhjeje perfundimtare. Grupi i Eksperteve Teknike te OSBE-se ka paraqitur dje, perpara Komisionit Parlamentar dypalesh per reformen zgjedhore propozimet perkatese qe do te tentojne te zgjidhin ceshtjen ne fjale. Sipas ketyre propozimeve, shpallja e rezultatit te votimit per listat shumeemerore per Kuvendin, vendimet lidhur me ankimet kunder vendimeve te KZZ-se ose KZQV-se per rezultatin e zgjedhjeve, si dhe vendimet lidhur me kerkesat per deklarimin e pavlefshem te zgjedhjeve do te miratohen vetem kur votojne "pro" jo me pak se 5 anetare te KQZ-se. Ndersa, vendimet e tjera merren me shumicen e votave te te gjithe anetareve te KQZ-se.

    Kjo formule, e cila eshte mbeshtetur fuqimisht nga Partia Demokratike, eshte pranuar pak kohe me pare edhe nga vete socialistet me ane te deputetit, Elmaz Sherifi. Ne kete pike, pritet vetem qe bashkekryetaret e Komsionit dypalesh te firmosin miratimin e ketij propozimi, ne menyre qe ai te paraqitet ne Kuvend per shqyrtim.

    R. Kalemi

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  2. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •