Pas ndėrhyrjes sė ekspertėve tė ODIHR-it, PS dhe PD gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt
Marrėveshja, do tė largohet anėtari i KQZ -sė, Shimani
N.Perndoj
TIRANE - Ėshtė dashur mbėrritja e ekipit tė ODIHR, qė socialistėt tė bindeshin pėrfundimisht pėr ndryshimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Vetėm pas negociatave tė ekspertėve tė ODIHR me pėrfaqėsuesit kryesorė tė politikės shqiptare, dy partitė kryesore nė vend kanė rėnė dakord qė tė gjejnė njė zgjidhje tė pėrbashkėt pėr KQZ. Pas takimit tė zhvilluar dy ditė mė parė mes Topit dhe Ruēit, ky i fundit paraqiti njė projektdraft ku pėrmes njė formulimi juridik, i bie qė Maksim Shimani tė largohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pėr ti hapur rrugė zėvendėsimit me njė tjetėr kandidaturė kėsaj here nga Partia Demokratike. Rezultatin e negociatave e ka konfirmuar dje pėr mediat edhe bashkėkryetari demokrat nė komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore, Jemin Gjana. Sipas tij, formula ėshtė mirėpritur nga PD dhe vetė ai ėshtė i gatshėm tė kėrkojė mbledhjen sapo palėt tė nėnshkruajnė marrėveshjen. Largimi i Maksim Shimanit nga posti i anėtarit tė KQZ ishte diskutuar kohė mė parė, nė variantin e katėrt qė ekspertėt e OSBE-sė pėrgatitėn. Nė kėtė variant kėrkohej shkurtimi i mandatit tė vetėm 7 -vjeēar, qė rezultoi nga zbatimi i Kodit Zgjedhor tė miratuar nė vitin 2000. Ekspertėt e OSBE-sė e justifikuan kėtė ndryshim me faktin se kjo ishte e vetmja mėnyrė pėr tė siguruar rotacionin e anėtarėsisė sė KQZ-sė tė kėrkuar nga Kushtetuta.
Sistemi zgjedhor
Nė projektdraftin e depozituar nga socialistėt parashikohet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Ekspertėt socialistė sqaruan se pėrmes njė neni tė veēantė kėrkohet ngritja e njė komisioni tė posaēėm parlamentar pėr tė diskutuar gjerėsisht mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ekspertėt saktėsuan gjithashtu se pėr sistemin zgjedhor do tė pėrgatitet njė paketė ligjore e posaēme e cila do tė hyjė nė fuqi vetėm pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Ata shtuan se pėr ēėshtjen e sistemit do tė organizohen edhe debate tė gjera me publikun, si dhe do tė ketė njė pjesėmarrje mė tė gjerė ekspertėsh dhe subjektesh politike. Aktualisht nė Shqipėri zbatohet sistemi mazhoritar me korrektim proporcional. Paraprakisht demokratėt janė shprehur se janė pėr njė sistem proporcional rajonal, qėndrim ky i mbėshtetur edhe nga partitė e vogla tė opozitės. Ndėrsa socialistėt nuk janė shprehur zyrtarisht pėr kėtė ēėshtje.
Krijoni Kontakt