Shefi i deputetėve tė PS kėrkon ekspertė tė huaj pėr tė hartuar variantet pėr rikompozimin e KQZ
Ruēi: Ekspertėt e OSBE-sė janė tė paaftė
Sjanė tė zotė tė bėjnė implementimin e rekomandimeve tė OSBE-ODIHR-it dhe varianteve qė kanė paraqitur
Darina Tanushi
TIRANĖ Puna e komisionit dypalėsh pėr reformėn zgjedhore ka ndezur debate tė shumta, dje nė seancėn parlamentare. Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bamir Topi kėrkoi nga maxhoranca qė tė respektojė marrėveshjen PS-PD pėr reformėn zgjedhore. Sipas tij, pėrfaqėsuesit socialistė nė kėtė komision po bėhen pengesė nė ecurinė e punės sė tij, qė lidhet me pėrmbushjen e rekomandimeve tė OSBE/ODIHR pėr procesin e ardhshėm zgjedhor. Ndėrsa sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė Gramoz Ruēi ka kritikuar ekspertėt e OSBE-sė, pėr paqartėsi nė propozimet qė kanė paraqitur pėr reformėn zgjedhore. Gjatė diskutimit nė Parlament, Ruēi u shpreh se Partia Socialiste ka vullnet tė plotė pėr realizimin dhe pėrfundimin e reformės zgjedhore, pėr tė cilėn jemi angazhuar dy muaj mė parė. Por mesa shoh unė dhe kam ndjekur, problemi qėndron tek grupi i ekspertėve tė ngritur pranė OSBE-sė. Nė propozimet qė kanė paraqitur ka paqartėsi dhe ata kanė treguar deri mė sot se nuk janė tė zotė tė bėjnė implementimin e tyre, tė rekomandimeve tė OSBE-ODIHR-it dhe varianteve qė kanė paraqitur. Kėshtu, shtoi ai, unė e shoh mė tė arsyeshme qė tė vijnė ekspertė tė huaj dhe tė japin alternativat e zgjidhjes, ose mė mirė mėnyrės sė duhur tė zbatimit tė rekomandimeve tė ndėrkombėtarėve pėr zgjedhjet. Ne kemi vullnet tė plotė pėr realizimin e reformės, deklaroi Ruēi. Ndėrkohė, nė njė konferencė pėr shtyp, nė selinė e PS-sė, Ruēi u shpreh se nuk e konsideron tė bllokuar dhe as tė dėshtuar punėn e komisionit bipartizan pėr reformėn zgjedhore. Ai do tė vazhdojė me negociata dhe diskutime punėn, tha Ruēi, i pyetur nga gazetarėt.
Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, ėshtė shprehur se PS-ja do tė vazhdojė tė japė kontributin e saj nė mbarėvajtjen e zbatimit tė rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it e tė Komisionit tė Venecias, lidhur me Kodin Zgjedhor dhe administratėn zgjedhore, pėrfshirė listėn zgjedhore dhe ēdo dimension tjetėr tė domosdoshėm pėr tė garantuar nė vitin 2005 njė proces tė pėrmirėsuar, tė drejtė, tė lirė, tė ndershėm dhe transparent. Nė fakt qysh nė fillim tė seancės nėnkryetari i PD-sė, Bamir Topi i kėrkoi kryetarit tė Kuvendit Servet Pėllumbi tė ndėrhyjė pėr ecurinė e punės nė komisionin bipartizan. Kryetar i Kuvendit nė kėto raste ju duhet tė ndėrhyni pėr tė zhbllokuar punėn nė komision. Nuk mund tė vazhdohet me kėtė mėnyrė. Puna e komisionit ka ngecur tek balancimi i KQZ-sė. Gjithashtu ftoj dhe Ruēin, qė sė bashku nėnshkruam protokollin e zgjedhjeve tė ndėrhyjė pėr tė vijuar normalisht puna nė kėtė komision. Ne firmosėm sė bashku, kėshtu qė duhet tė gjejmė zgjidhje qė puna tė mos bllokohet, -ėshtė shprehur Topi.
Pėllumbi
Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit Pėllumbi deklaroi se lejimi i debatit pėr komisionin bipartizan nė Kuvend erdhi si domosdoshmėri nga bllokimi i kėtij tė fundit. Pėllumbi e ka quajtur kėtė njė problem shqetėsues. Mė pas e kanė marrė fjalėn edhe dy bashkėkryetarėt, Jemin Gjana dhe Elmaz Sherifi, tė cilėt kanė qėndruar nė idetė e tyre tė njė dite mė parė. Gjana tha se propozimet e ekspertėve janė mjaft tė qarta dhe variantet tre apo katėr nuk mund tė quhen fare variante, por propozime tė pamiratuara as nga vetė ekspertėt. Nė mbyllje tė debatit parlamentar, kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi i tėrhoqi vėmendjen deputetėve qė tė reflektojnė mbi punėn e komisionit dhe tė gjejnė mirėkuptim pėr mbarėvajtjen e tij.
Krijoni Kontakt