Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Komuniteti të vendosë mbi kazinotë

    Në datën 17 Shkurt 2004, me urdhër të Këshillit të Ministrave,
    është zhvilluar konkursi ndërkombëtar për dhënien e licencave
    të kazinove në Republikën e Shqipërisë.

    Lëvizja MJAFT! ka kërkuar pezullimin e këtij procesi dhe
    njëkohësisht ka nxitur ngjalljen e një debati publik në të
    cilin janë ftuar të marrin pjesë anëtarë të komuniteteve që
    do të preken nga ndërtimi i kazinove.

    Kjo kërkesë e Lëvizjes MJAFT! bazohet në parimin e të drejtës
    për informim që çdo qytetar Shqiptar gëzon. MJAFT! beson se
    qeveria shqiptare nuk duhet të marrë vendime të nxituara pa u
    konsultuar më parë me komunitetin dhe pa zhvilluar një debat
    transparent ku të gjithë palët e interesuara të jenë të ftuara.

    Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon ndërtimin e pesë
    kazinove në Shqipëri. Një prej tyre do të ndërtohet në qendër
    të Tiranës, ndërkohe që katër të tjerat mendohet të ndërtohen
    në zonat e Vlorës, Sarandës, Durrësit dhe Velipojës.

    Sipas një studimi të kryer nga Lëvizja MJAFT! rezulton se
    ndërtimi i kazinove ka një impakt të madh mbi komunitet dhe
    krijon probleme të karakterit financiar dhe social.

    Kazinotë përcaktohen si biznese të paafta për të riprodhuar
    para, por përkundrazi ato shërbejnë si aspiratorë të ardhurash.
    Të dhënat tregojnë se brenda një rrezeje prej 70 kilometrash nga
    një kazino, mundësia e falimentimit për bizneset e vogla dhe të
    mesme dyfishohet.

    Brenda së njëjtës rreze, kostoja e sigurimit të bizneseve
    trefishohet për shkak të rritjes së nivelit të kriminalitetit.
    Në qytetet që përmbajnë kazino niveli i falsifikimit të çeqeve
    dhe kartave të kreditit rritet në vlerën 90%.

    Përveç problemeve financiare, hapja e kazinove ka dhe një
    ndikim të madh social mbi shoqërinë.

    Të paktën 80% e kumarxhinjve kryejnë shkelje ligjore pa pasur
    më parë asnjë histori krimesh.

    55% e kumarxhinjve mendojnë të kryejnë vetëvrasje, ndërkohë që
    6% e tyre tentojnë t’i japin fund jetës.

    Në zonat ku ndodhen kazino, kumari patologjik është dy herë më
    i lartë se niveli normal. Në po këto zona, kumari obsesiv
    kontrollon jetën e 2,5% të popullsisë, ndërkohë që varësia e
    kumarit tek të rinjtë arrin në shifrat e 8%.

    Studimet demografike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
    Evropën Perëndimore tregojnë se përqindja e sulmeve ndaj
    personit, përdhunimet, vjedhjet e shtëpive dhe makinave,
    dhunës në familje dhe depresionit rritet ndjeshëm në zonat
    ku veprojnë kazinotë.

    Të gjitha këto të dhëna dhe argumente vërtetojnë ndikimin e
    biznesit të kazinove mbi komunitetin ku ato shtrihen.

    Pikërisht për këtë arsye, Lëvizja MJAFT! i bën thirrje qeverisë
    shqiptare të pezullojë marrjen e çdo lloj vendimi në lidhje me
    hapjen e kazinove në vend, pa u konsultuar dhe pa marrë më parë
    miratimin e qytetarëve Shqiptarë.

    Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj nisme.

    Referenca:
    National Committee Against Legal Gambling
    www.ncalg.org/Gambilng%20Inside%20Story.htm

    California Council on Problem Gambling
    www.calproblemgambling.org/gambling_social.html

    Lane County
    www.lanecounty.org/prevention/gambling/

    ************************************************** **************

    On February 17th 2004, the government of Albania decreed an
    international competition for the license of casinos in the
    Republic of Albania.

    MJAFT! Movement has demanded the suspension of this process,
    and, at the same time, has promoted a public debate, in which
    members of the communities that will be affected by casinos
    have been invited.

    This request of MJAFT! Movement is based on the principle of
    the right to information that every Albanian citizen enjoys.
    MJAFT! believes that the Albanian government should not make
    hurried decisions, without first consulting the community, and
    without holding a transparent debate, where all the interested
    parties are invited.

    The decision of the government envisions the construction of
    five casinos in Albania. One of them would be build at the
    center of Tirana, while the rest would be built in the zones
    of Vlora, Saranda, Durrës and Velipoja.

    According to research done by MJAFT! Movement, the construction
    of casinos has a great impact on the community, and gives rise
    to serious problems of financial and social character.

    Casinos, by definition, are businesses that are unable to
    reproduce capital, but, instead, they absorb money.
    The research data tell us that 70 miles within the range of
    a casino, the probability that small and middle businesses will
    fail, doubles.

    Within the same range, the cost of insurance of businesses
    triples, because of the increase of criminality.

    In cities that have casinos, the level of frauds with checks
    and credit cards increases with 90%.

    Besides financial problems, the casinos would have a great
    social impact on society.

    At least 80% of the gamblers break the law, without having a
    previous criminal record.

    55% of gamblers think about committing suicide, and 6% actually
    attempt to put an end to their lives.

    Pathological gambling is two times higher than normal in zones
    where there are casinos. In the same areas, obsessive gambling
    controls the lives of 2,5% of the general population, while the
    addiction among youth grows to 8%.

    Demographic studies in the United States of America and Western
    Europe show that the percentage of personal attacks, rape,
    burglary, car theft, domestic violence, and depression are
    considerably higher in areas where casinos operate.

    All these data and arguments are proof of the effect of the
    business of casinos on the community where they are established.

    That is exactly why MJAFT! Movement has asked the Albanian
    government to suspend any decision related to casino
    establishment in Albania, without consulting with, and taking
    the consent of the Albanian citizens.

    We invite you to be part of this initiative.

    References:
    National Committee Against Legal Gambling
    www.ncalg.org/Gambilng%20Inside%20Story.htm

    California Council on Problem Gambling
    www.calproblemgambling.org/gambling_social.html

    Lane County
    www.lanecounty.org/prevention/gambling/
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    ---------

    Kabineti i kumarit

    Ardian Klosi

    Nga gjithë veprimet e protestat e “Mjaftit“, kjo aktualja kundër kazinove duket më e fismja e më e vështira nga të gjitha. Ndryshe nga një e kaluar, kur një gafë spektakolare të qeverisësve e priste një përgjigje po aq spektakolare e Veliajt me shokë, aksioni kundër kazinove të planifikuara nga grupi i Nanos (Nano Group) tregon se djemtë dhe vajzat e reja të kësaj lëvizje po arrijnë ta godisin qeverimin e Shqipërisë mu në moralin e tij, një moral që po të përmblidhet me pak fjalë është moral i fitimit të pak personave në kurriz të shumicës dhe të imazhit të krejt një vendi.
    E quaj fisnike si protestë, sepse në krye këtë herë nuk ka dalë njësia materiale, që mund të jenë rrugët e prishura dhe pa parmakë të Atdheut, ajri i ndotur nga plehra italiane, paratë që nuk i shkojnë arsimit etj., por figura e Shqipërisë, identiteti i kryeqytetit, e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë në ca qytete që në qendër të tyre nuk rrezatojnë histori, kulturë, art, por bingo, poker dhe rulet.
    E quaj të vështirë, sepse këtë herë interesat e njerëzve që marrin vendime të tilla, janë aq të qarta dhe të lexueshme, sa do të jetë dhe kokëfortë dhe agresive rezistenca e tyre që të mos e lëshojnë nga duart fitimin që premtojnë pesë kazinotë e reja të Shqipërisë.
    Në gjithë këto ditë, në shkrime të ndryshme, janë dhënë argumenta të natyrës ekonomike-sociale, përse nuk duhen ngritur kazino në qendër të qyteteve të tilla si Tirana, Vlora ose Saranda. Të gjitha qëndrojnë dhe nuk dua t’i përsëris. Për këdo që ka durimin të lexojë një shkrim gazete, është e qartë se kazinotë nuk sjellin para e punësim në Shqipëri, por, në kushtet që është vendi, përkundrazi i thithin ato, lajnë paratë e pista e i çojnë sërish jashtë vendit, i bëjnë nevojtarët dhe më nevojtarë, të papunët edhe më të papunë.
    Desha të ndalesha vetëm në përfytyrimin që në qendër të Tiranës të kemi një kazino. Qendrat e kryeqyteteve, sidomos atyre europiane, janë zakonisht të ngarkuara me simbole, simbole që janë krijuar përgjatë shekujve dhe që kthehen në ikona, në silueta të papërsëritshme, që i riprodhojnë pastaj me qindra mija kartolinat, posterat, spotet etj. Kur themi Romë, na vijnë në përfytyrim shatërvanet e monumentet e shumta, Kopenhagenin e shoqërizojmë me shtatoren e hijshme të sirenës së Andersenit, Athinën me Akropolin antik, kurse Tiranën do ta lidhim... me një kazino.
    Qysh se u shpall kryeqytet, të fuqishmit e këtij vendi janë munduar që ta trajtësojnë qendrën e Tiranës në mënyra që do t’i rezistonin kohës. Në një kryeqytet të vonuar ata u përpoqën të krijojnë shpejt e shpejt simbolet që i kishin munguar atij në shekuj, ashtu siç u kishte munguar shteti vetë vendasve qyshse quheshin shqiptarë. Natyrisht që përpjekja e mbretit Zog ishte ajo më e qëndrueshmja, për arsyen e thjeshtë se i përgjigjej dëshirës së pjesës më të iluminuar të popullsisë për t’u bërë një kryeqytet europian, një qytet i hapur, me rregullsi gjermanike e hijeshi italiane: kështu u hapën bulevardi dhe disa rrugë të tjera që konvergonin aty ku ishte edhe ajo pak histori e qytetit: pazari i vjetër, xhamia e Ethem beut, kulla venedikase e Sahatit.
    Trajtimi që i bërë qendrës qeverimi i Enver Hoxhës ishte brutal siç qe vetë ky qeverim, sadoqë gjithë kohën në kërkim të simboleve: këtë herë simbole të pushtetit gjithëpërfshirës socialist, që pret mitingjet entuziaste, paradat ushtarake-punëtore e gjithçka tjetër në emër të një bote të re, e cila fshiu Pazarin e Vjetër, Bashkinë, kafe Kursalin dhe çdolloj intimiteti të qendrës, për t’i zëvendësuar ato me mollokët e Pallatit të Kulturës e të Muzeut Kombëtar, me sheshin hidrocefal „Skënderbej“ në mes, ku duhej të bubullinte kryeministri ynë e të jehonin Fosko Dinuçi me të tjerë. Mund të thuhet pa asnjë ngurrim se përpjekja e suksesshme për ta kthyer qytezën orientale Tiranë në vitet ’20 e ’30 në një kryeqytet modern që respekton historinë, pati një fund dërrmues gjatë dhjetëvjeçarëve të diktaturës, pikërisht prej veprave që kreu mania e një madhështie që nuk ekzistonte. Trashëgimia që la periudha e socializmit ndikon jo pak sot në çoroditjen e vlerave dhe konfuzionin te njerëzit që duan disi të planifikojnë të ardhmen e këtij qyteti.
    Marrim vetëm shembullin e të famshmit Tajvan, aty ku pritet të hapet kazinoja e ardhshme. Pas një lulishteje të mrekullueshme që u ringjall gërmadhave pritej, në vend të ish-Formozës, një lokal i hijshëm, një gjë e tërhequr dhe modeste, një farë Kursali që do t’i përgjigjej nevojës së njerëzve për çlodhje, qoftë dhe vetëm të syve pas gjithë atij stresi ndërtimor-trafikor që paraqet Tirana. Jo, në vend të kësaj u ngrit një gjë e stërmadhe, një si punë koshere lokalesh (brenda mund të ketë nja 7 kafene, 5 restorante, 3 salla bowling etj.) e cila rrezatonte... bowling, po po, e mbështetur në ca kolona si birila, pikërisht këtë lojë të panjohur për shqiptarët, që nuk dimë ku t’ia vëmë theksin, në fillim a në fund.
    Tani që dëgjojmë se në vend të bowling do të vijë një casino themi: të keqen e bowlingut. Më mirë pranojmë një plurikafene (ku rrokullisen ca gjyle druri si koka idiotësh) që u shtohet 50.000 aktualeve që ka Tirana, sesa kumarin në kërthizë të saj.
    Në të vërtetë, po ta marrim hollë-hollë, kazinoja duhet ngritur në Tiranë dhe duhet ngritur në qendër. Simbol më të mirë për qeverimin aktual nuk ka. Nëse sundimi i Zogut mund të përcaktohet si një mbretërim që kërkoi në simbole oksidentalizimin e shtetit dhe ai i Hoxhës si një megallomani që kërkoi pathosin shterp socialist, qeverimi i sotëm, lakmiqar dhe materialist, nuk kërkon asnjë simbol: ai kërkon vetëm fitimin. Pra shoku Fitim simbol më të mirë se kabinën e kumarit nuk ka. Me veten e tij dhe me kabinetin që përfaqëson, ai është plotësisht në rregull.
    Vetëm se nuk është në rregull me ne të tjerët, që nuk jemi të dënuar të bëjmë sehir çdoherë që ata marrin vendimet e tyre antikombëtare pa pyetur njeri, që nuk duam të gëlltisim, duke heshtur si pulat, përçudnime mu në zemër të qytetit ku kemi lindur e ndoshta dhe do të vdesim. Pra, edhe një herë ideja e lëvizjes „Mjaft“ duhet mbështetur dhe duhet mbështetur fort.

    11/03/2005

  3. #3

    --

    bukur fole o ardian

    ..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    14
    Ne vend te mbyllin dhe kto qe jane hapur vene e hapin te tjera me te medhaja

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    kazinoja esht argetim, dhe argetimi i duhet njeriut. vetem se jo ne qender te tiranes, por te gjejne nje vend tjeter, se pastaj cdo i huaj qe vjen dhe shef kazinon ne qender do thot qe shqiptaret qekan komb bixhozci.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Po me kazinotë ç’patën xhanëm?

    Po me kazinotë ç’patën xhanëm? (Sus me kumarin se do ju nxjerrin në bodec!!!)

    Adri Nurellari*
    marre nga gazeta metropol

    Gjatë këtyre ditëve në qëndër të debatit publik është futur çështja e kazinove që nisi nga vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për të dhënë liçensën për pesë syresh. Aktorë të ndryshëm publik, në vënd të merren me procedurën e dhënies së kësaj liçence, me faktin që edhe njëherë “rastis” që të jetë një kompani greke kandidati më i mire në ankandin e parë, si dhe me dhënien e vështirë dhe selektive të një liçence (pra ndërtimit të një monopoli) por me aspekte të tjerë dytësore etike.
    Në krye të këtij debate ka qënë lëvizja “Mjaft” e cila e ka kundërshtuar rreptësisht hapjen e kazinove, ka kërkuar që të përfshihet komuniteti në vendim-marrje si dhe kazinotë të çohen në zona të largëta.
    Së pari kjo çështja që del tani ngjan si kofini pas të vjelit, pasi lojrat e fatit, llotaritë e bingot kanë goxha kohë që janë përhapur dhe janë tashmë masive për popullsinë. Prandaj unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të madh të sjellë prej hapjes së një kazinoje. Se si duhet të përfshihet komuniteti sipas Mjaft-it është gjithashtu goxha e turbullt. Shqipëria e ka tashmë një parlament, një qeveri sovrane dhe legjitime si dhe ka pushtet lokal të zgjedhur nga komunitetet përkatëse dhe përfaqësuese të tyre dhe une nuk shikoj se me anën e cilave struktura të tjera paralele apo rivale mendon Mjaft-i se duhet të merret vendimmarrja në lidhje më kazinotë.
    Kjo çështja e degdisjes së kazinove në vende të humbura pastaj, nuk qëndron fare empirikisht, pasi dihet që disa nga kazinotë më të famshme kanë qënë në Montekarlo, Gjibraltar e Bejrut që janë pika kyçe të Mesdheut. Është e vërtetë që Las Vegas, Rino dhe rezervatet indiane janë goxha vende të largëta, mirepo në SHBA ka kazino edhe në Atlantik Siti që gjendet në Veri-Lindje dhe që është zona më e populluar e Amerikës. Po ashtu një ndër arsyet pse qeveria amerikane iu ka dhënë rezervateve indiane të privilegjin për të hapur kazino, ka qënë pikërisht bindja se hapja e kazinove do sillte zhvillimin e komuniteteve të prapambetura indiane. Dhe në fakt ka boll evidenca që tregojnë se kazinotë kanë nxitur turizmin, kanë ulur papunësinë e kanë rritur mirëqënien e popullsisë së rezervateve indiane.
    Ndërkohë për çështjet e tjera ky debat shtrohet më tepër në nivel moral. Retorika e liderit të Mjaft-it, tingëllon si ajo e mësueseve apo brigadierëve të kohës së komunizmit që kërcënonin me nxjerrjen në fletë-rrufe apo bodec, për çdo shkelje morali ose si e predikatorëve fetarë që kërcënojnë me dekada purgatori apo zjarrin e ferrit për mëkatet morale të bëra. Kjo retorikë prohibicioniste niset nga disa premisa të gabuara që kërcënojnë rëndë lirinë dhe emancipimin shoqëror.
    Ideja e ndalimit të kazinove dhe kumarit në përgjithësi lind, nga bindja e prohibicionistëve si Z. Veliaj, që mendojne se ata që vendosin baste janë tepër të paaftë për të marrë vendime për jetën e tyre. Prandaj këta njerëz duan që të marrin ata vendimet personale dhe private të këtyre personave, përfshi këtu në lidhje me kumarin. Ky është një denigrim ndaj lirisë së individit pasi eleminon mundësinë që njerëzit të kenë përgjegjësi personale ndaj jetës së tyre. Mbase Mjaft-i niset nga dëshira për ti bërë mirë tjetrit porse siç shkruante dikur Ayn Rand çdo llahtar i madh historik është bërë në emër të një motivi altruist.
    Mirëpo është e çuditshme se sa pak mësojnë njerëzit nga mësimet e historisë, dhe më saktë për temën tonë vlen rasti analog i prohibicionizmit ndaj pijeve alkolike që u vendos në Amerikë nga viti 1920 deri në vitin 1933. Prohibicionizmi u quajt ndryshe Eksperimenti Fisnik dhe kur u vendos pati një mbështetje të jashtëzakonshme nga populli. Në mesnatën e 16 Janarit 1920 amendamenti i tetëmbëdhjetë I kushtetutës amerikanë hyri në fuqi dhe i jepte fund importimit, eksportimit, transportimit, shitjes dhe prodhimit të pijeve alkolike, duke quajtur si të tillë çdo pije që kishtë më shumë se 0.5% alkool. Ky veprim synonte uljen e konsumit të alkoolit që nga shumë njerëz asokohe shikohej si dora e djallit, dhe me anë të këtij veprimi përpiqëj që të ulte krimin, varfërinë, vdekshmërinë, korrupsionin dhe probleme të tjera sociale si dhe të përmisonte higjenën dhe shëndetin, ekonominë, cilësinë e jetës dhe moralin.
    Mirëpo amerikanët e pane se prohibicionizmi nuk kishte dobi dhe kishte një efekt krejt të kundërt prandaj edhe e hoqën. Efektet bumerang të këtij eksperimenti në fillimin e viteve tridhjetë ishin të qarta dhe njerëzit e thjeshtë vuajtën shumë prej tyre. Prohibicionizmi çoi në ndërtimin dhe fuqizimin e tregut ilegal që e konsolidoi krimin e organizuar, (siç ishte rasti Al Kapone) rriti korrupsionin e policisë, gjykatave dhe politikanëve, çoi në rrënien respektimit të ligjit në përgjithësi dhe konsumimi i alkoolit u rrit në mënyrë dramatike shumë më lartë se nivelet e para-prohibicionizmit. Ndalimi, siç shkruante Mark Tueni, e çon alkolin prapa dyerve, në vendet e errëta dhe nuk mjekon dhe as e pakëson problemin e pijes. Këtu ështe dhe problemi i tabusë që e bën diçka akoma më joshëse dhe siç thoshte Tomas Xhefersoni zorr se ka pijanecë në vendet ku vera është e lirë. Prohibicionizmi rrëzoi respektin për fenë pasi feja u perdor për të justifikuar e nxitur prohibicionizmin, e përderisa prohibicionizmi dështoi, atëhere shume vetë mendonin se edhe feja ishte e dështuar.
    Vënia në jetë e prohibicionizmit përveçse uli të ardhurat nga taksat mbi pijet alkolike i ngarkoi institucionet e ligjit me një barë shumë të madhe. Shpesh në atë periudhë ndodhte që policia të merrej më shumë me shkeljet e prohibicionizmit se sa me vjedhjet apo përdhunimet. Shumë njerëz u dëmtuan financiarisht, emocionalisht dhe moralisht. Imagjinoni çfarë kanë pësuar njerëzit që merreshin me prodhimin apo shitjen alkolit, humbja ekonomike dhe fyerja nga ideja se ata kishin pasur nje profesion kriminal. Prohibicionizmi e bënte alkoolin më të rrezikshëm për shëndetin, pasi shumica e alkoolit që konsumohej prodhohej në mënyrë amatore e të pakontrolluar. Të toksikuarit me alkool nuk merrnin trajtim shëndetësor sepse kishin turp ose frikë mos dënoheshin për zotërim ilegal alkooli.
    Shëmbulli i dështimit të periudhës së prohibicionizmit, është një dëshmi e vyer për të kuptuar që një fenomen që nga disa konsiderohet imoral, nuk zgjidhet duke e ndaluar. Një situatë e ngjashme do të zhvillohej në Shqipëri nëse ne do të nxirrnim nga ligji lojrat e fatit. Bastet e llotaritë do të ishin të fshehta dhe të pakontrolluara, mungesa e taksimit të tyre do ulte të ardhurat e qeverisë, bixhozi do të binte në dorën e krimit të organizuar i cili do ta degjeneronte ende më tej situatën e ligjit në Shqipëri, ideja e tabusë do të joshte akoma më shumë njerëz. Për më tepër që po ashtu si qëmoti, fakti që shfaqet e huaja ishin të ndaluara, nuk pengoi shumë të rinj që të mbanin flokë e farforite të gjata, pantallona të ngushta dhe të dëgjonin Bitëllsat.
    Unë i kërkoj lexuesit që të vrasë njeherë mendjen se deri ku mund të shkojë llogjika e ndalimit. Duke përdorur argumenta të ngjashme me ato që përdoren kundër kumarit, do të na duhet të ndalonim banjot e diellit pasi shkaktojnë kancerin e lëkurës. Të ndalonim mishin dhe vezën sepse kanë shumë kolesterol që shkakton semundjet e zemrës. Do të na duhej mos të qeshnim shumë se na shtohen rrudhat e fytyrës, mos të binim në dashuri sepse krijon obsesione e tensione psikologjie … e kushedi se çfarë sjelljesh apo gjërash të tjera personale do të na duhej të eleminonim vetëm pse dikush ka vendosur që ato nuk janë mirë për ne.
    Ajo që duhet të mbajmë si pikë referimi në këtë çështje është e paçmuara LIRI PËR TË ZGJEDHUR. Mënyra më e mirë për t’u marrë me gjëra që shkaktojnë varësi, dëme shëndetësore apo sjellje që për ndokënd mund të konsiderohen si dekadencë morale, është përdorimi i fushatave informuese e edukative (shumë e suksesshme ka qënë ajo kundër duhanit në Perëndim gjatë viteve 60-70) dhe kurrësesi imponimi. Mjaft-i apo organizata fetare mund të predikojnë e të bindin njerëzit për një moral apo etikë të caktuar por nuk duhet që të detyrojnë qeverinë që të aplikojë tek gjithë të tjerët normat e tyre. Ata nuk duhet të na detyrojnë të veprojmë siç mendojnë ata por thjesht mund të përpiqen të na bindin të mendojmë si ata. Ne mandej duhet të jemi të lirë të veprojmë si ta gjykojmë vetë duke marrë parasysh rrezikun e mundshëm qoftë kur ky vjen nga cfurku i djallit e qoftë kur vjen nga dhjami i tepërt i mishit. Fundja sa e thatë do të kishte qënë jeta pa një fije rreziku e spontaniteti apo pa ndonjë sjellje të papërgjeshme të shtyrë nga ngasjet e mishit dhe zemrës.

    Pedagog ne Fakultetin Histor-Filologji të Universitetit të Tiranës dhe drejtor i Institutit Liberal

Tema të Ngjashme

  1. Komuniteti Mysliman dhe legjislacioni
    Nga Iliriani në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 12:26
  2. Komuniteti shqiptar i Helsinkit reagon ndaj raportit te "Freedom House"
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 15:47
  3. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  4. Shqiperi: Komuniteti Mysliman i mbetet besnik vijes se moderuar
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 18:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •