Socialistet kane tete vjet qe jane ne pushtet ..... cfare pergjegjesie apo interesi mund te kete opozita per zgjedhje te manipuluara ???
Socialistet kane tete vjet qe jane ne pushtet ..... cfare pergjegjesie apo interesi mund te kete opozita per zgjedhje te manipuluara ???
Negociatori i PS-sė, Ylli Bufi, shpjegon njė pjesė tė bisedimeve pėr hartėn zgjedhore
Kompromisi, Delvina e Himara nė njė zonė elektorale
A. Rama
TIRANE - Shkrirja e njė zone zgjedhore nė Qarkun e Vlorės ka bashkuar nė njė zonė te vetme Delvinėn, Himarėn si dhe komunat e Lukovės e tė Vergoit. Kompromisi i arritur sė fundi mes PS-sė dhe PD-sė nė prani edhe tė pėrfaqėsuesve tė OSBE-sė, parashikon qė Bashkia e Himarės tė jetė nė njė zonė zgjedhore sė bashku me njėsitė vendore tė sipėrpėrmendura, duke mbetur brenda kufijve tė Qarkut tė Vlorės. Sipas njėrit prej negociatorėve tė PS-sė, Ylli Bufi, edhe pse Himara ėshtė bashkuar me Delvinėn nė njė zonė elektorale, nuk bėhet mė fjalė pėr krijimin e njė zone zgjedhore etnikisht tė pastėr, pasi e gjithė zona nė tėrėsi ka edhe njėsi vendore qė janė tė banuara vetėm nga shqiptarė, ashtu siē ka fshatra me minoritarė. Sipas tij, bashkimi i Himarės me Delvinėn nuk cenon nenin e Kodit Zgjedhor, qė zonat elektorale tė jenė tė shtrira brenda kufijve administrativė tė qarkut. Ndėrkohė ai sqaron se kjo ndarje e mbėshtetur nga PS-ja dhe PD-ja si dhe OSBE-ja, ruan tė njėjtin konfigurim nė numra, pėr zonat e Jugut ku banojnė banorė tė minoritetit grek. Himara dhe Delvina qė kanė mė pak zgjedhės, janė bashkuar nė njė zonė. Po kėshtu edhe 2 komunat e Lukovės dhe tė Vergoit. Janė tė gjitha zona me kompaktėsi territoriale. Kjo ndarje ruan ashtu siē kanė qenė 3 zonat zgjedhore nė njėsitė qė banojnė minoritarėt. Por nuk janė tė gjitha komuna me minoritarė, disa kanė, disa tė tjera nuk kanė. Ruhen 3 zona, njė ėshtė nė qytetin e Sarandės dhe Ksamilit, njė ėshtė zona tjetėr e Sarandės dhe njė Delvina me Himarėn. OSBE u tėrhoq nga propozimi pėr tė bashkuar tė gjitha njėsitė vendore ku banojnė minoritarėt nė njė, pas thirrjes sė ndėrkombėtarėve pėr tė lėnė minoritetet siē janė. Zona e suprimuar ndodhet midis Sarandės dhe Vlorės, - tha Bufi. Ndėrkohė, sipas variantit pėrfundimtar, zonat qė i janė hequr Qarkut tė Vlorės dhe tė Beratit, do tė shkojnė pėrkatėsisht nė qarqet e Tiranės dhe tė Shkodrės. Kėshtu ėshtė vendosur qė zona e mbipopulluar e ish-Bllokut, tė ketė njė zonė elektorale shtesė dhe jo nė periferi tė kryeqytetit, nė Bathore, siē kėrkonte PD. Zona e Bllokut nė pėrgjithėsi njihet si e majtė, por shtimi i vazhdueshėm i numrit tė popullsisė nė kėtė territor mund tė ketė ndryshuar edhe konfigurimin e bindjeve politike. Ndėrsa zona shtesė nė Qarkun e Shkodrės, do tė jetė nė rrethinat e saj, zonė kjo qė socialistėt e konsiderojnė si territorin e vetėm nė Shkodėr ku mund tė fitojnė. Nesėr materiali i plotė qė ėshtė duke marrė dorėn pėrfundimtare nga ekspertėt e OSBE-sė do tė pėrcillet pėr shqyrtim dhe miratim nė Kuvend. Ndėrkohė, sipas Kodit Zgjedhor, ngritja e Komisioneve tė Zgjedhjeve Zonale duhet tė pėrfundojė nė 3 mars, procedurė kjo qė mund tė shtyhet pėr shkak tė vonesės nė hartimin e paketės me kufijtė e rinj zonalė.
OSBE: MARREVESHJA MBESHTETET EDHE NGA PBDNJ-JA
Nenshkrimi i marreveshjes per ndarjen e re te zonave zgjedhore u mireprit nga Prezenca e OSBE-se dhe Zyra e Keshillit te Evropes ne Shqiperi. Nepermjet nje deklarate per shtyp, behet e ditur se ambasadori Vacek duke iu referuar pikerisht kesaj marreveshjeje thekson se "propozimi i bere nga ekspertet mund te kishte qene ne ne perputhje me Kodin Zgjedhor". Sipas tij, formula e pranuar eshte nje perzierje e zgjidhjeve teknike dhe politike te problemit dhe si e tille nuk permbush plotesisht kerkesat ligjore. Megjithate, prezenca e OSBE-se dhe zyra e KE-se, presin miratimin ne Kuvend te ligjit te ri per zonat zgjedhore, sa me shpejt te jete e mundur dhe zbatimin e tij te pershpejtuar. Sipas ambasadorit Vacek dhe keshilltarit te posacem te KE-se ne Tirane, Brandter, vonesa ne sigurimin e bazes ligjore per zonat nuk i ka bere me te lehta pergatitjet per zgjedhjet e vitit 2005. Ne deklaraten e OSBE-se theksohet se marreveshja zgjedhore gezon konsensusin edhe te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut
Tė gjithė janė tė gėzuar me kėtė marrėveshje, po nuk e di a gėzon Shqipėria.
Sepse i bie qė tė bashkohen zonat 97 dhe 98 duke krijuar nje konfiguracion ku mund tė fitojė PBDNJ-ja.
Dhe mund te krijohet nje zone komplet PBDNJ qe nga pushteti lokal (PBDNJ ka bashkine e Himares) deri tek ai legjislativ. Duke ditur edhe emigracionin e bregut ne Greqi, pensionet qe marrin, vendndodhjen gjeografike etj. etj. mos thoni se nuk ka si te nderhyje Greqia ne kete zone.
Nuk e di a i mendojne keto gjera keta politikanet tane apo jo. Apo te fitojme Shkodren pa nami u befte ne Himare????!!! Pse nuk kembengul PD-ja per nje zone tjeter te Vlores po pikerisht per kete? Po PS-ja pse leshon pikerisht kete zone dhe jo nje tjeter? A i imagjinojne pasojat katastrofike te kesaj lufte politike qe behet shpesh anti-kombetare?
Shpresoj qe parlamenti te mos e votoje kete ndarje zonale sepse me shume rendesi ka Shqiperia se nje pale zgjedhje sidoqe te jete te manipuluara! Sepse me shume rendesi ka Shqiperia se ca karrige politikajsh te paskrupullt!
Do te desha te dij ne eshte e mundur te lexohet harta e plote ose ajo e zonave Korce e Pogradec.
O ndonjeri nga ju ka artikullin e KJ te dole 2 3 dite perpara.
Diskursi i Fushates Qeveritare
nga Adri Nurellari
Kohėt e fundit ėshtė vėnė re se qeveria e sotme shqiptare pėrpiqet ti shmanget debateve ne lidhje me ecurinė e dy proceseve integruese, procesi i integrimit nė Bashkimin Evropian dhe NATO, pasi ato mund tė shėrbejnė si dy indikatorėt kryesore mates tė mosarritjeve tė alternativės socialiste. Nė zgjedhjet e vitit 2001 Partia socialiste hyri duke krijuar njė koalicion pėr integrimin. Vetė emri i kėtij koalicion ėshtė shume domethėnės dhe e tregon se premtimi kryesor i kėsaj qeverie ishte ēuarja e vendit para nė procesin e integrimit Euro-Atlantik. Ligjėrimi anti-Berishė ishte pėrdorur tanimė me shumicė gjatė fushatės sė vitit 1998 dhe dukej sikur e kishte humbur disi dobinė e saj prandaj premtimi i integrimit tingėllonte si mė i pėrshtatshmi pėr kohėn. Megjithatė miti I vitit 1997 dhe retorika e ndezur anti-Berishė akoma nuk ėshtė shkulur nga retorika e Partisė Socialiste, aq sa po tiu vėsh veshin fjalėve tė tyre sot tė krijohet ideja se po tė mos ishte Berisha rrugėt do tė ishin mė tė mira, nuk do tė kishim korrupsion, sdo tė kishim nevojė pėr viza, dielli do tė shkėlqente mė shumė, shiu do tė binte mė rrallė etj etj. Po kėshtu viti 1997 vazhdon tė citohet dhe ricitohet siē bėhej dikur nė librat komuniste me krahasimin e statistikave tė realizmit socialist me ato tė vitit 1938.
Siē dihet fare mirė, Shqipėria mbeti jashtė rrethit tė tė ftuarve nė NATO nė Pragė nė nėntor 2002. Kurse firmosja e Marrėveshjes sė Stabilizimt dhe Asocimit qė ishtė parashikuar tė arrihej nė vitin 2003 ėshtė shtyrė pėr njė periudhė tė pacaktuar dhe kjo periudhė ka pėr tu bėrė e qartė vetėm pasi tė shihet mėnyra e organizimit tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit 2005. Pa u futur pėr tė diskutuar pėr korrektėsinė e zgjedhjeve tė vitit 2001 dhe saktėsinė e rezultateve, del qartė se premtimi me tė cilin u fituan ato zgjedhje zor se ėshtė mbajtur. Koalicioni i atėhershėm pėr integrim nuk ka arritur ta nxjerrė vendin nga pėrjashtimi qė vuajmė nė lidhje me anėtarėsimin nė Nato dhe Bashkim Evropian.
Fushata e viti 2001 nuk mundet tė ripėrsėritej edhe si pasojė e ndryshimeve qė kanė ndodhur brenda shtėpisė sė socialistėve. Skuadra me tė cilėn partia socialiste u fut nė zgjedhje atėhere ka ndryshuar shume dhe qeveria e reklamuar nė atė kohė ka njė pėrbėrje krejt ndryshe nga kjo e sotmja. Kjo e trondit akoma mė tej legjitimitetin e qeverisjes socialiste nė vitin 2005, pasi kjo nuk ėshtė qeveria pėr tė cilėn ėshtė votuar nė vitin 2001. Prandaj ēėshtja e integrimit ėshtė shndėrruar nė njė damkė disfate pėr partinė socialiste. Sakaq e dimė qė fabulėn e integrimit e ka pėrqafuar nė retorikė Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe kėshtu qe edhe po tė donte ta pėrdortė integrimin, partia socialiste nuk do tė mundte se ia kanė marrė tashmė.
Por mos-arritjet e partisė socialiste kanė tė bėjnė jo vetėm me nė vėnd numėronė e integrimit por edhe me varfėrinė, kriminalitetin apo korrupsionin. Skandalet e njėpasnjėshme qė kanė dale dhe qė kanė arritur kulmin me akuzat e ndėrsjellta dhe tė pa-pėrgėnjeshtruara qė dolėn nė mbledhjen e KPD-sė e bindėn Partinė socialiste se dielli nuk do mund tė mbulohej mė me shoshė. Kjo ēoi nė ndryshimin e retorikės sė partisė socialiste e cila nuk mund tė mburrej mė me arritje ose duke prekur plagėn e integrimit por duke u pėrpjekur tė thojė se nė Shqipėri nuk ka njė alternativė mė tė mirė. Reklama e qeverisė socialiste sot ngjan me moton e nje reklame tė tipit Ne tė mirė nuk jemi mirė por mė tė mirė nuk kemi parė. Prandaj qeveria sot nuk mburret mė si mė parė me ato pak rrugė qė janė inauguruar kushedi sa herė por thjesht e ka pėrqėndruar aksionin e vetė politik tek denigrimi i opozitės.
Nė kėtė kurth kanė rėnė me apo pa dashje shumė analistė tė cilėt nuk tregojnė gishtin tek institucionet pėrgjegjėse pėr problemet e Shqipėrisė por flasin pėr fajin e gjithė klasės politike duke bėrė bashkėfajtore edhe Partinė Demokratike e cila si forcarė opozitare nuk ka kurrfarė prerotagive. Kėtu pėrfshihen mjaft aktor tė shoqėrisė civile siē ėshtė Mjaft-i, i cili e ka akuzuar mjaftueshėm Partinė Demokratike si pėrgjegjėse pėr mbytjen e gomones sė 9 Janarit si dhe pėr mjaft problemet tė tjera qė janė hasur tek ne. Kjo propaganda nuk bėn gjė tjetėr veē shtimit tė radhėvė tė zonės elektorale gri duke rritur numrin e atyre qe nuk votojnė pasi mendojnė se tė gjithė politikanėt njėlloj janė. Del e qartė pra se kushdo qė kapėrdin idenė se opozita ėshte e paaftė dhe se pėr problemet e Shqipėrisė e ka fajin e gjithė klasa politike, nuk bėn gjė tjetėr veēse ēon ujė tek mulliri i Partisė Socialiste.
Mirėpo kaq e rafinuar dhe nė tė njėjtėn kohė efikase ėshtė kjo taktikė fushatimi, sa edhe vetė pjestarė tė opozitės nuk kanė ditur ti kundėrvihen. Opozita vazhdon me retorikėn akuzuese anti qeveritare duke denoncuar pėr ēo paaftės apo skandal qė shkaktohej prej qeverisė. Debati mes pozitės dhe opozitės I ngjan njė disktutimi tė tipit : Opozita: -Ju jeni tė kėqinj, ju jeni tė kėqinj, - ndėrsa pozita : -ne jemi tė kėqinj por ju nuk jeni mė mirė-. Vetė kryeministri Nano nuk e ka pasur pėr gjė tė thojė se ai ėshtė kritikuesi mė i madh i qeverisė sė vetė dhe dendur pranon hapur paaftėsine e qeverisė pėr tė eleminuar ekonominė informale, pėr tė luftuar korrupsionin apo pėr tė siguruar infrastrukturė. Ajo qė mungon kėtu ėshtė reagimi i duhur ndaj pohimit tė fundit tė debatit imagjinar t ė mėsipėrm, pra Partia Demokratike duket se akoma nuk ka mundur ti pėrgjigjet akuzės se demokratėt nuk janė mė tė mirė.
Situata dikton nevojėn pėr ta bėrė mė tė qartė pse partia demokratike ėshtė ndryshe. Ligjėrimi i opozitės pėrqėndrohet kryesisht tek denoncimi i qeverisė pėr korrupsion dhe mosbatim tė ligjit. Kjo gjė vjen me tė drejtė pasi detyra kryesore e njė partie opozite ėshtė qė ti bėj karshi qeverisė dhe ta monitorojė dhe demaskojė sa herė lind nevoja. Kjo nevojė bėhet barrė akoma mė e rėndė pėr Partinė Demokratike kur dihet se media dhe gjyqėsori shqiptar tė cilat duhet tė merren zakonisht me kėto ēėshtje, nuk funksionojnė siē duhet. Mirėpo kėto ēėshtje janė kryesisht ēėshtje teknike dhe pėrqendrimi tek to e ka larguar vėmendjen nga temat e filozofisė politike qe e bėjnė tė qartė ndarjen e tė majtės nga e djathta. Nė fakt me kėto denoncime tė shpeshta doktor Berisha thjesht tregon simptomat e njė sėmundje tė mirėnjohur qe ai e diagnostikon si qeveria e Zemunit, por nuk shpjegon bindshėm pse marrja e barnės Parti Demokratike ka pėr ta pėrmirėsuar gjendjen.
Pėr popullin e thjeshtė kjo pėrqasje ėshtė e mjaftueshme dhe bindėse pasi tregon se opozita I ka identifikuar problemet. Mirėpo pėr klasen e mesme, akademikėt, biznesmenėt, qė nė mė tė shumtėn e rasteve janė tė plogėsht, kjo nuk ėshtė mjaftueshėm. Kėta tė fundit janė deklaruar si partnerėt e zgjedhur pėr tė ardhmen nga Partia Demokratike. Mirėpo qė tė shkundet nga apatia dhe tė bėhet pėr vetė kjo elitė e shoqėrisė shqiptare duhet tė pėrdoret njė komunikim ndryshe nga ai qė bėhet nė udhėtimet e ditėve tė shpresės.
Kjo kėrkon transformimin nga qasja konsekuentaliste nė njė qasje deontologjike. Nė filozofinė e moralit teoritė deontologjike janė ato teori qė besojnė se veprime te caktuara janė nė vetvete tė ndaluara ose te pranueshme kurse teorite konsekuentaliste deklarojnė se mund tė themi qė njė veprim ėshtė I drejte apo I gabuar nė varėsi tė pasojave tė shkaktuara nga ky veprim e pėr rrjedhojė nė varėsi tė rrethanave kur ndėrmerren kėto veprime.
Partia socialiste deri tani ka treguar se ka vepruar nė mėnyrė konsekuentaliste. Qė do tė thotė se pavarsisht se ėshtė parti e majtė ka ndėrmarrė privatizimin e sektorėve strategjik. Nė njė situatė tė caktuar siē ishte KPD-ja, kryeministri Nano akuzoi disa kolegė tė vetė si tė korruptuar dhe pak kohė mė pas I fut nė qeveri ngaqe rrethanat ishin ndryshuar. Nė njė ambjent deklarohet si prioritet ndėrtimi I ekonomisė sė tregut mirėpo nė njė rrethanė tjetėr liēensa e telefonisė mobile I jepet vetėm dy firmave. Nė momente te caktuara ėshtė nxjerrė nė pah partneriteti me Italinė duke folur madje pėr protektorat ose ėshtė shpallur si pėrparėsi integrimi nė Evropė. Por nė njė rrethanė tjetėr kryeministri ynė ka dale pro ndėrhyrjes nė Irak tė amerikanėve dhe kundėr evropianėve tek global post duke I quajtur shtetet kryesore evropiane mosmirėnjohėse.
Ndėrsa qeveria socialiste dendur I ka pėrkulur e pėrdredhur qėndrimet nė varėsi tė rrethanave, partia demokratike duhet tė deklarohet hapur deontologjikisht pėr ēėshtjet mė tė rėndesishme tė sotshme dhe se ka pėr tu vepruar mė nje frymė tė caktuar dhe jo me pragmatizėm e oportunizėm. Duhet deklaruar psh qė sipas PD-sė ligji ėshtė I barabartė pėr tė gjithė, qė prona private do trajtohet si e shenjtė dhe qė tregu I lirė ka pėr tu konsideruar si prioritet. Pėrqafimi i njė filozofie tė caktuar qeverisje dhe premtimi i njė vije tė caktuar politike do ta bėj mė tė lehtė kontrollin qė elektorati do tė ushtronte ndaj njė qeverie tė mundshme demokratike, dhe do ti bindte votuesit skeptikė qė tė votonin.
Krijoni Kontakt