Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 67
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Misioni amerikan nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė Ambasadorėve nė Vjenė vlerėson raportin e Liponen

    SHBA: Duhet njė KQZ e paanshme


    N. Perndoj

    TIRANE - Misioni i SHBA nė Kėshillin e Pėrhershėm tė OSBE-sė, nė Vjenė, ka pėrshėndetur prezantimin e djeshėm qė ambasadori i OSBE-sė, nė Tiranė, Osmo Liponen ka bėrė nė kėtė kėshill. “Ne falenderojmė ambasadorin Liponen pėr punėn e tij tė bėrė prej mėse dy vitesh. Ne besojmė se puna e tij bashkė me qeverinė shqiptare ka thjeshtėzuar reformat. Ne vazhdojmė tė mbėshtesim punėn e Prezencės pėr reformėn elektorale. Ne besojmė se OSBE dhe ODIHR janė duke i dhėnė njė asistencė jetike Shqipėrisė, qė ajo tė vazhdojė tė punojė nė reformėn e procesit elektoral dhe, tė pėrforcojė zbatimin e ligjeve. Ne shpresojmė qė gjitha partitė politike do tė punojnė sė bashku qė ky proces tė ecė pėr t’i paraprirė zgjedhjeve tė ardhshme”,- thuhet nė deklaratėn e Misionit tė SHBA-sė nė Vjenė. Nė veēanti, misioni shpreson se do tė arrihen marrėveshje pėr tė siguruar njė Komision Qendror Zgjedhor tė paanshėm dhe lista tė pėrmirėsuara tė votuesve. “Ne gjithashtu besojmė qė mbėshtetja pėr programet parlamentare ėshtė jashtėzakonisht e nevojshme. Ne vazhdojmė tė mbėshtesim asistencėn konkrete tė Prezencės nė rikthimin shqetėsues tė pronės. Ne gjithashtu mbėshtesim fort programet antitrafik tė Prezencės”,- thuhet nė deklaratė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    PD: Variantet e OSBE pėr KQZ, PS tė zgjedhė kė tė dojė

    N. Perndoj

    TIRANĖ - Kryetari i Partisė Demokratike u shpreh dje pas takimit tė zhvilluar me Trojkėn Europiane se, ata janė tė gatshėm qė tė negociojnė me socialistėt pėr njė nga katėr variantet, qė ekspertėt e OSBE-sė pėrgatitėn pėr balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. “Ne jemi duke zhvilluar bisedime me pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, por duhet t’ju them se janė katėr variante pėr KQZ dhe, asnjėri prej tyre nuk ėshtė formuluar nga PD-ja. Secili prej tyre e “pickon” edhe PD-nė, por qė tė gjitha kėto janė totalisht nė pėrputhje dhe brenda standardeve. Ndaj dhe ne jemi tė gatshėm, qė socialistėt tė zgjedhin njėrin prej tyre dhe, ne jemi tė gatshėm qė tė votojmė atė. Por fakti qė ata janė pėr atė variant, qė vjedh mandatet siē ėshtė e fiksuar nė zgjedhjet e vitit 2000, fakti qė ata janė pėr atė variant, do tė thotė se ata kėrkojnė sėrish manipulimin e votave”, - tha ai. Katėr variantet e pėrgatitur nga ekspertėt e OSBE-ė pėr balancimin e KQZ-sė nuk janė pranuar nga socialistėt, tė cilėt janė shprehur se janė nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Socialistėt kanė kėrkuar qė ekspertėt e OSBE-sė tė pėrgatisin njė tjetėr variant, edhe pse kėta tė fundit janė shprehur se nuk do tė ndėrmarrin asnjė hap nė kėtė drejtim.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #23
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    OSBE: KQZ, raporti 5 me 2 nė favor tė PS


    Darina Tanushi

    Liponen tha tė enjten nė Vjenė se grupi i ekspertėve parashtroi dy variante qė synonin balancimin e pėrbėrjes sė KQZ-sė, ēėshtja e parė nė rendin e punimeve tė komisionit. “Mosmarrėveshja mbi pėrbėrjen e KQZ-sė doli si njė ēėshtje madhore para zgjedhjeve tė tetorit 2003, ku fryma pas ndryshimeve tė Kodit Zgjedhor dhe marrėveshjes parazgjedhore PS-PD u prish si rrjedhojė e plotėsimit nga shumica qeverisėse tė vendit tė mbetur nė KQZ, duke e ēuar raportin e tij nė 5 me 2 nė favor tė shumicės. Qė prej asaj kohe, PD-ja ka kėrkuar qė njė vend nė kėtė komision t’i kalohet opozitės. Varianti i parė i propozuar nga GET-i pėr trajtimin e kėsaj ēėshtjeje parashikonte ndryshimin e nenit 154 tė Kushtetutės, i cili pėrcakton pėrbėrjen e KQZ-sė dhe emėrimin e anėtarėve tė tij, kurse njė variant i dytė kėrkonte tė balanconte KQZ-nė, duke ndryshuar nė kėtė rast Kodin Zgjedhor. Partia Socialiste i hodhi poshtė pėrfundimisht tė dy variantet”,-theksoi Liponen.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #24
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Sekretari i pėrgjithshėm i PS tha se qėndrimi pėrfundimtar pėr reformėn zgjedhore do tė vendoset sot nė KPD

    Ruēi kundėr OSBE: PS nuk kontrollon KQZ

    “Nuk ėshtė e vėrtetė qė PS-ja kontrollon politikisht KQZ-nė, pasi do tė kishim njė Kushtetutė tė politizuar”


    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kontrollohet nga socialistėt, ėshtė shprehur dje, njė ditė pas raportit tė ambasadorit tė sapolarguar tė OSBE-sė Osmo Liponen, sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė Gramoz Ruēi. Ai ka deklaruar se PS-ja do tė japė qėndrimin e saj, sot nė mbledhjen e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues, nė lidhje me komentet e ambasadorit Liponen, nė Vjenė. “Do tė kemi njė qėndrim qė do tė institucionalizohet nė mbledhjen e KPD-sė”, -tha Ruēi, sipas tė cilit, nuk ka asnjė ndryshim qėndrimi dhe asnjė kthim mbrapa apo ecje pėrpara nga ana e PS-sė nė lidhje me ēėshtjet e reformės zgjedhore. Ruēi tha se PS-ja do tė zbatojė rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe do tė gjejė zgjidhje ligjore konform Kushtetutės sė Shqipėrisė. Ruēi u shpreh se “nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė PS-ja kontrollon politikisht KQZ-nė, pasi nėse do tė thoshim kėtė, do tė thoshim qė Kushtetuta e Shqipėrisė, ėshtė njė Kushtetutė e politizuar dhe e miratuar nė forumet e PS-sė. Kushtetuta e Shqipėrisė ėshtė bėrė nga Parlamenti shqiptar dhe e ratifikuar nga elektorati shqiptar. Kėshtu qė KQZ-ja ėshtė ngritur mbi bazėn e kėrkesave qė kanė nenet e Kushtetutės”, -tha Ruēi. Sekretari socialist, nisur edhe nga deklaratat e ambasadorit Liponen nė raportin e tij, njė ditė mė parė, ėshtė shprehur se “Komentet janė tė ndryshme. Ėshtė e drejta e kujtdo tė bėjė komente. Unė do tė thoja qė KQZ-ja sot pėrbėhet nga 2 veta tė propozuar nga PD-ja, dy veta tė propozuar nga PS-ja dhe 3 veta tė zgjedhur nga institucionet kushtetuese siē ėshtė ai i presidentit dhe Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Kėto thotė Kushtetuta dhe kėshtu ėshtė bėrė deri tashmė”. Ndėrkohė numri dy i socialistėve Ruēi ka dhėnė shpresa se do tė vendoset konsensusi midis dy forcave politike kryesore, pra PS-sė dhe PD-sė, ndėrsa u shpreh se negociatat me aleatėt vazhdojnė ēdo ditė. Ai hodhi poshtė edhe komentin e bėrė nga organizmat ndėrkombėtare se mungon vullneti politik pėr tė bėrė reformat nė infrastrukturė zgjedhore. “Do tė ishte shumė mirė sikur vullneti politik tė shpalosej dhe tė zgjidhej pėr 24 orė. Unė mendoj qė nga tė gjitha palėt, pavarėsisht nga diferencat qė ka midis njėra-tjetrės ka njė qėndrim permanent qė janė tė gatshėm pėr t’u ulur nė tavolinė, pėr tė biseduar dhe pėr tė gjetur zgjidhjen mė tė mirė, sigurisht ka lexime tė ndryshme dhe qėndrime tė ndryshme”. “Derisa tė vijmė nė njė konsensus politik midis spektrik politik shqiptar, pozitės dhe opozitės, do tė duhet njė kohė sigurisht brenda parametrave qė kėrkojnė edhe partnerėt tanė ndėrkombėtarė, brenda parametrave qė kėrkojnė edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe brenda kėrkesave qė ka Kodi Elektoral, infrastruktura e zgjedhjeve, e cila duhet tė bėhet gjashtė muaj para datės sė zgjedhjeve”, -bėri tė ditur Ruēi. Ai tha se shqetėsimi i strukturave tė PS-sė ėshtė qė tė garantojė njė infrastrukturė zgjedhore sipas tė gjitha standardeve dhe praktikave mė tė mira tė Kodeve Zgjedhore. Sekretari i pėrgjithshėm Ruēi u shpreh se sot, nė mbledhjen e KPD-sė do tė saktėsohen tė gjitha qėndrimet lidhur me situatėn mė tė fundit politike nė vend.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjana: Askush nuk do tė marrė pėrsipėr qė t’i vejė nėn kontroll

    PD: Protestat pėr KQZ, mund tė dalin jashtė kontrollit


    N.Perndoj

    TIRANE- Partia Demokratike paralajmėron protesta tė ashpra nė rast se socialistėt nuk do tė bien dakord pėr ndryshimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, para vitit 2005. Demokratėt kanė avancuar nė qėndrimet e tyre ndaj protestave, pėr shkak tė mungesės sė njė kompromisi me socialistėt, pėr zbatimin e njė prej katėr varianteve, qė ekspertėt e OSBE-sė, kanė hartuar me qėllim balancimin e KQZ-sė. Bashkėkryetari demokrat nė komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore, Jemin Gjana, deklaroi dje se protestat do tė jenė rruga qė ata do tė ndjekin nė rast se KQZ nuk balancohet. Kėsaj here, Gjana nuk garantoi sigurinė qė mund tė japė PD, pėr zhvillimin normal tė protestave, ashtu siē u veprua nė muajin shkurt tė kėtij viti. Ai shtoi se tė gjitha pėrgjegjėsitė do t’i marrė pėrsipėr vetėm qeveria. “Opozita ka bėrė rolin e frenave disa muaj mė parė, nė pranverė tė kėtij viti, atėherė kur u pėrpoq tė vinte nėn kontroll protestėn e qytetarėve, pėr tė mos e ēuar nė kulmet e saj rolin e protestės. Kėto protesta mund tė nisin, mund tė pėrshkallėzohen dhe mund tė jenė shumė mė tė ashpra dhe askush nuk do tė marrė pėrsipėr qė t’i vejė nėn kontroll”,- tha Gjana. Kjo ėshtė deklarata mė e ashpėr qė deri mė tani drejtuesit e lartė tė selisė blu kanė dhėnė pėr mediat, lidhur me deklaratat refuzuese tė socialistėve, pėr tė mos balancuar KQZ. Kėrkesa pėr fillimin e protestave ėshtė shtruar parimisht edhe nė strukturat e PD-sė, por deri mė tani nė asnjė prej organeve mė tė larta tė kėsaj partie nuk ėshtė marrė vendim pėr kėtė ēėshtje. Edhe nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit Kombėtar tė PD-sė, Berisha, bėri thirrje pėr protesta, por vetėm nė kohėn e duhur. Protestat e paralajmėruara nga demokratėt mund tė fillojnė vetėm nė muajin janar. Edhe pėr njė muaj demokratėt dhe socialistėt do tė debatojnė nė komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore. Brenda kėtij muaji, demokratėt do tė kėrkojnė sėrish kompromis pėr KQZ. Nė tė kundėrt ata nuk do tė marrin pjesė. Ndėrkohė nėpėr qytetet kryesore tė vendit po zhvillohen edhe mbledhjet pėr ristrukturimin e degėve. Zgjedhjet pėr kryetarin dhe kryesinė e PD-sė nė degėt kryesore tė vendit, pėrfshi edhe Tiranėn, do tė pėrfundojnė vetėm nė muajin dhjetor. Pėr kėtė arsye, ēėshtja e protestave do tė mbetet pėr t’u diskutuar zyrtarisht nė forumet mė tė larta tė partisė vetėm nė muajin janar, kohė kjo qė pėrkon edhe me zhvillimin e Kuvendit tė Partisė Demokratike.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Solana: Zgjedhjet jetike, qeveria tė ndryshojė KQZ-nė

    Shekulli

    Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme, Havier Solana, i ka bėrė thirrje qeverisė sė Shqipėrisė qė tė pėrshpejtojė pėrgatitjet pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė qershorit 2005.
    Kėtė mesazh Solana ia dha tė mėrkurėn nė Bruksel ministrit tė Jashtėm shqiptar, Kastriot Islami, dhe ministres pėr Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi.
    Zėdhėnėsja e Solanės, Christine Gallack nė njė intervistė pėr BBC tha se qeveria duhet tė jetė e para qė tė zhbllokojė ngėrēin e krijuar rreth KQZ-sė. Sipas saj qeveria duhet tė vendosė pėr ndryshimin e KQZ-sė.

    Ē’tė re pėrmbante mesazhi i shefit tė Bashkimit Evropian pėr politikėn e jashtme?

    Mesazhi qė zoti Solana i dha ministrit tė Jashtėm ishte krejt i ngjashėm me mesazhin qė ai i dha kryeministrit tė Shqipėrisė kur u takuan gjatė punimeve tė sesionit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, para dy javėsh. Qėndrimi i Bashkimit Evropian mbetet i njėjtė. Pėr Bashkimin Evropian dhe zotin Solana, ka shumė rėndėsi tė pranohet se Shqipėria ka lėnė pėrshtypje shumė tė mira nė procesin e reformave ekonomike dhe miratimin e legjislacionit. Por duke pasur parasysh ambicjet e mėdha tė Shqipėrisė pėr tė qenė pjesė e strukturave euro-atlantike, Bashkimi Evropian nuk ėshtė i kėnaqur me ritmet e reformave. Pėr Bashkimin Evropian ėshtė e nevojshme qė tė pėrshpejtohen pėrpjekjet dhe ėshtė e nevojshme qė tė bėhet njė thirrje zgjimi pėr tė gjithė udhėheqėsit qė tė inkurajojnė reformat ekonomike dhe politike.
    Dhe ēfarė u tha pėr reformėn zgjedhore, e cila ėshtė momentalisht njė mollė sherri nė Shqipėri?
    Kjo ėshtė njė ēėshtje jashtėzakonisht e rėndėsishme. Ne mendojmė se pėrgatitjet pėr zgjedhjet parlamentare qė parashikohen tė mbahen nė qershor 2005 duhet tė shpejtohen. Kėto zgjedhje janė njė provė e rėndėsishme pėr pjekurinė demokratike tė vendit, prandaj janė edhe njė provė e rėndėsishme pėr ta afruar Shqipėrinė drejt Bashkimit Evropian. Ne mendojmė se ėshtė e nevojshme qė qeveria tė hedhė disa hapa dhe tė tregojė vullnet tė mirė pėr zhbllokimin e situatės.

    Ju pėrmendėt disa hapa. Pėr ēfarė hapash e keni fjalėn konkretisht?
    Para sė gjithash, ne do tė dėshironim qė tė kryhej reforma zgjedhore. Pėrndryshe do tė jetė shumė e vėshtirė tė ecet me pėrgatitjet e tjera pėr zgjedhjet. Ne vėrejmė njė problem kyē nė Komisionin Qendror Zgjedhor. Pra, dėshirojmė tė shohim vullnet tė mirė nga ana e qeverisė pėr tė ecur pėrpara, pėr tė hedhur hapin e parė nė zhbllokimin e situatės dhe pėr tė lejuar edhe ndryshimin e pėrbėrjes sė KQZ-sė po tė jetė e mundur. Ajo ka mė shumė rėndėsi ėshtė qė tė tregohet vullnet i mirė dhe tė hidhen hapat e parė.
    A u pėrmendėn afate nė takimin e zotit Solana me delegacionin shqiptar pėr pėrmbushjen e kėtyre masave?
    Marrėdhėniet tona me Shqipėrinė janė marrėdhėnie partneriteti. Ne nuk u vėmė afate partnerėve tanė. Por ėshtė e qartė se tė gjitha palėt nė Shqipėri, duke filluar nga qeveria, duhet t’i shohin zgjedhjet e vitit tė ardhshėm si njė provė tė madhe dhe tė rėndėsishme pėr pjekurinė demokratike tė vendit, dhe procesi zgjedhor duhet tė pėrgatitet mirė. Prandaj mesazhi ėshtė, ai i mbėshtetjes dhe inkurajimit pėr tė siguruar pėrparim tė shpejtė nė reformėn zgjedhore.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Ekspertėt e ODIHR-it takohen me dy bashkėkryetarėt e komisionit pėr reformėn zgjedhore

    ODIHR: Vullnet politik pėr KQZ

    Gjana: ODIHR-i ndan tė njėjtin mendim me OSBE-nė pėr KQZ-nė

    Nevila Perndoj

    TIRANĖ – Mbėrritja e ekspertėve tė ODIHR nuk ka ndryshuar asgjė nė qėndrimet e dy partive kryesore politike nė vend pėr ēėshtjen e KQZ-sė. Nė takimin 90 minutėsh tė zhvilluar dje, nė selinė e OSBE-sė, bashkėkryetari demokrat Jemin Gjana dhe ai socialist Elmaz Sherifi nuk kanė gjetur njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr pėrbėrjen e re tė KQZ-sė. Ndėrkohė, zv/kryetari i sektorit tė OSBE/ODIHR pėr Zgjedhjet, Nikolai Vulēanov dhe kėshilltari i OSBE/ODIHR, Gilles Safi, nuk kanė ofruar asnjė variant tė ri pėr KQZ. “Nuk ka kundėrshtime pikėpamjesh mes ekspertėve tė ODIHR dhe OSBE-sė pėr problemet qė janė trajtuar”,- tha Gjana pas takimit. Dy ekspertėt e ODIHR i kanė kėrkuar dy partive kryesore politike nė vend qė pėrbėrja e re e KQZ-sė tė zgjidhet vetėm pėrmes njė vullneti politik.

    Debati

    Edhe pas takimit tė zhvilluar me ekspertėt e ODIHR, Gjana dhe Sherifi nuk kanė mbajtur tė njėjtin qėndrim pėr mesazhin qė kishin transmetuar ekspertėt gjatė takimit. Bashkėkryetari demokrat nė komisionin parlamentar pėr zgjedhjet, Jemin Gjana, deklaroi dje pas takimit se qėndrimet e socialistėve janė ende tė “murosura” pėr pėrbėrjen e re tė KQZ-sė. “Ne deklaruam atė qėndrim qė kemi mbajtur prej shumė kohėsh se jemi tė gatshėm qė tė pranojmė secilin prej varianteve tė pėrgatitura nga grupi i ekspertėve dhe, konkluzioni i takimit ishte se ēdo gjė mund tė arrihet vetėm nėse ekziston njė vullnet politik. Mesazhi i Vulēanovit tė cilit iu kėrkua nė mėnyrė eksplicite ėshtė se duhet ta bėjnė ata njė zgjidhje pėr KQZ. Mesazhi ishte se ju duhet tė respektoni rekomandimet tona dhe ne jemi kėtu pėr tė mbėshtetur zgjidhjet tuaja politike dhe, vullneti politik duhet tė jetė ai qė duhet tė mbizotėrojė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e shumėpėrfolur tė balancimit tė KQZ-sė”,- tha Gjana pas takimit. Ndėrsa bashkėkryetari socialist nė kėtė komision, Elmaz Sherifi, deklaroi dje pas takimit se duhen gjetur zgjidhjet ligjore pėr formulėn e KQZ-sė. “Ne nuk vajtėm pėr tė pėrcaktuar formulėn aty. U diskutuan problemet qė janė nė axhendė. Prekja apo jo e KQZ-sė nuk mbetet qė ta pėrcaktojmė tek zyra e OSBE-sė. Nuk ka ndonjė propozim pėr KQZ. Nė takim u diskutuan rrugėt qė duhet tė ndjekim me kontributin e pėrbashkėt tė tė dyve. Do tė ndiqen vetėm rrugėt ligjore”, - tha ai. Ndėrsa Gjana shtoi se, “fatkeqėsisht pozicioni i kolegut ėshtė se ata janė larg idesė pėr tė pasur njė KQZ tjetėr pėr zgjedhjet e vitit 2005”.

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    OSBE theksoi dje se ekspertėt e ODIHR nuk janė ftuar nga partia shqiptare

    OSBE: ODIHR-i u ftua nga ne

    N.Perndoj

    TIRANĖ – Ekipi i pėrbėrė nga dy ekspertė zgjedhjesh tė Zyrės sė OSBE-sė pėr Institucione Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut (ODIHR), Nikolai Vulēanov dhe Gilles Safi mbėrriti dje nė Tiranė me ftesė tė Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė. Kjo ėshtė theksuar qartė nė deklaratėn pėr shtyp tė OSBE-sė ku thuhet gjithashtu se vizita e tyre ėshtė nė pėrputhje me qėllimin e deklaruar tė autoriteteve shqiptare, partive politike dhe shoqėrisė civile pėr ta pėrshpejtuar reformėn aktuale zgjedhore dhe pėr ta ēuar atė drejt njė fundi tė suksesshėm. Nė njoftimin pėr shtyp thuhet gjithashtu se vizita zhvillohet pėr tė ēuar mė tej rekomandimet e mėparshme tė OSBE/ODIHR. “Vizita bėhet nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė koordinuara tė Prezencės sė OSBE dhe tė OSBE/ODIHR, pėr tė mbėshtetur procesin e reformės zgjedhore nė Shqipėri, pėrpara zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit 2005, si dhe pėr tė ēuar mė tej rekomandimet e mėparshme tė OSBE/ODIHR-it. Kjo pėrfshin njė shqyrtim tėrėsor tė Kodit Zgjedhor dhe tė dispozitave tė tjera ligjore pėr zgjedhjet”,- thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė. Ekipi i ODIHR do tė zhvillojė disa takime edhe me personelin e Prezencės sė OSBE-sė dhe pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Shqipėri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė deklaroi dje se ishte rėnė dakord pėr njė paketė tė reformės zgjedhore

    PS-PD, marrėveshje pėr zgjedhjet

    Ruēi: Kemi arritur njė marrėveshje me Topin pėr KQZ-nė

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Partia Socialiste do tė nėnshkruajė sot me PD-nė marrėveshjen pėr ndryshime nė KQZ. Kjo ėshtė konfirmuar dje, nga sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė Gramoz Ruēi, i cili konfirmoi gjithashtu se kishte patur njė takim paraprak me kryetarin e grupit parlamentar tė PD-sė Bamir Topi, ku janė pėrcaktuar paraprakisht ato qė do t’i paraqiten sot, komisionit bipartizan. Ruēi tha se, do tė ikė njė nga anėtarėt e KQZ-sė, por nuk pėrcaktoi emrin e anėtarit qė duket se do tė jetė “kurbani” i kompromisit PS-PD. PS-ja, tha ai, i ka ofruar PS-sė njė paketė amendamentesh, e cila konsiston nė dy drejtime kryesore. Sipas tij, sė pari konsiston “nė plotėsimin e kėrkesave tė nenit 154, paragrafi i dytė i Kushtetutės sė Shqipėrisė, i cili thotė se, ripėrtėritja e KQZ-sė bėhet ēdo tre vjet. Mėnyra e ripėrtėritjes bėhet me njė ligj tė veēantė, gjė qė nė kodin e vitit 2003 mungon. Kėshtu qė kėtu konsiston edhe paketa e propozuar nga PS-ja, PD-sė”. Ndėrsa sė dyti, tha Ruēi, propozimet e PS-sė janė tė tilla: “veprimtaria e kėtij kodi pushon sė vepruari pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė 2005. Pas tyre ndėrmerret njė reformė e plotė zgjedhore me efekte pėr zgjedhjet e 2009”. Sipas socialistėve, pritet tė ketė njė tjetėr marrėveshje qė do tė bėjė njė reformė tė plotė zgjedhore, ku pėrfshihet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Pas negociatave tė ndryshme, shtoi Ruēi, ėshtė arritur mirėkuptimi i plotė me PD-nė, me ekspertėt e saj, me bashkėkryetarėt e komisionit bipartizan dhe midis meje dhe zotit Topi. “Mund t’iu konfirmoj qė implementimi i kėsaj pakete tė propozuar nga PS-ja do tė mbėshtetet nga njė marrėveshje dypalėshe midis meje dhe zotit Topi”, - theksoi Ruēi. Ndėrkaq pritet qė sot, rreth orės 10 tė mblidhet komisioni bipartizan, i cili do tė diskutojė mbi propozimet dhe marrėveshjen e arritur midis dy kryetarėve tė grupeve parlamentare, Ruēit dhe Topit. Nga ana tjetėr, burime nga PS-ja bėnė tė ditur se pėrveē kėtij anėtari tė KQZ-sė ekziston mundėsia e ndryshimit tė mėnyrės sė vendimmarrjes nga 5 me 2, nė 4 me 3, por kjo ende nuk ėshtė pėrcaktuar dhe pritet tė jetė objekt diskutimi. Ruēi sqaroi sėrish se paketa e propozuar kėrkon tė plotėsojė njė boshllėk ligjor, nė zbatim tė kėrkesės sė nenit 154, paragrafi i dytė i Kushtetutės, i cili thotė se ripėrtėritja e KQZ-sė bėhet ēdo tre vjet. Mėnyra e ripėrtėritjes pėrcaktohet me ligj, tha Ruēi, por kjo sipas tij, nuk ėshtė nė kod. Kėtė e zgjidh pikėrisht kjo paketė, tha Ruēi. “Pėrsa i pėrket asaj se sa ikin, sipas pėrllogaritjeve nė zbatim tė nenit kushtetues dhe formulimit tė paragrafit tė katėrt nė amendamentet qė propozohen, i bie qė tė ikė njė. Kush ėshtė ky, kėtė nuk e marr pėrsipėr dhe as nuk pėrcaktoj emėr. Do tė ikė ai qė i takon tė ikė nga Kushtetuta dhe nė zbatim tė Kushtetutės nga kodi”, -theksoi Ruēi. Besoj, tha ai, qė kjo do tė jetė marrėveshja e parė dhe e vėrtetė. Nuk ka ndonjė marrėveshje tjetėr qė t’iua deklarojmė kėshtu, siē ua kemi deklaruar kėtė, pėrfundoi Ruēi. Njė ditė mė parė ai ėshtė takuar me kryetarin e grupit parlamentar tė PD-sė Bamir Topi, nė mjediset e kryesisė sė Kuvendit. Ky ka qenė takimi, ku Ruēi ka dhėnė “okejin” nė emėr tė PS-sė pėr ndryshimet e shumėkėrkuara nga PD-ja nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Po kėshtu dy bashkėkryetarėt kanė diskutuar edhe pėr kryetarin e Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #30
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Pa pesimizem por me realitetin kokeforte shqiptar jam i bindur qe kto zgjedhje si gjithe te tjerat do kontestohen nga palet humbese, kjo vjen si psoje e politikes shterpe ne shqiperi. Ka 10 vjet me kompromise dhe gjithmone njera nga palet nuk e zbaton kompromisin, atehere perse kete rradhe duhet te ndodhe ndryshe!
    Do habitesha vertet te degjogja pas zgjedhjeve qe njera nga palet te thoshte humbem, vertet do ta vleresoja si force politike. Gjithsesi hajt se ngjohemi pas zgjedhjeve me budalliqet e rradhes nga humbesit

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  2. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •