Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 67
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22

    PS dhe PD, kompromis i vonuar pėr ndarjen elektorale zonale

    Socialistėt deklaruan dje se nuk kanė ndėrmend tė bėjnė lėshime pėr KQZ-nė

    PS: KQZ nuk mund tė balancohet

    Sherifi: “KQZ aktual ėshtė vlerėsuar nga ODIHR si profesional dhe i paanshėm”

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Bashkėkryetari i komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore, socialisti Elmaz Sherifi, ka kundėrshtuar dje, balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Ai ėshtė shprehur skeptik lidhur me propozimin e bėrė nė variantin qė 3 pėrfaqėsues t’i pėrkasin pozitės dhe 3 opozitės. “Flitet pėr njė variant tė balancimit, 3 pozitė, 3 opozitė. Dhe unė shtroj pyetjen se si mund tė ndodhė nėse 3 votojnė pro, dhe 3 votojnė kundėr?” Sherifi ka shpjeguar se, nė njė rast tė tillė, kur vendimmarrja do tė ndahej tre pro dhe tre kundėr, nuk mund tė kishte vendime tė mėtejshme pėr tė zhbllokuar procesin, dhe mund tė ndodhte shumė mė keq se ē’ndodhi me listat zgjedhore tė zgjedhjeve pėr pushtetin vendor nė vitin 2003. Pikėrisht kjo ėshtė edhe arsyeja se pėrse socialistėt nuk mund tė pranojnė njė formulim tė tillė, i cili edhe sipas Sherifit, bllokon procesin zgjedhor ende pa filluar. Ndėrkohė, sipas socialistėve, edhe ekspertėt e OSBE-sė, por jo misioni i OSBE-sė nė Tiranė, e kanė parė si tė pamundur pėr ta realizuar. Kėshtu nė pikėn 18 tė rekomandimeve thuhet se “mesa duket nuk ekziston vullneti politik pėr tė bėrė ndryshime nė Kushtetutė, prandaj ne po japim rekomandimet pėr ndryshimin e atyre dispozitave tė Kodit Zgjedhor qė kanė krijuar probleme”. Prandaj edhe Sherifi thotė se PS-ja ėshtė mbėshtetur te rekomandimet e raportit tė OSBE/ODIHR-it pėr tė bėrė propozime pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor. Sherifi tha se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ėshtė institucioni mė i vlerėsuar nga raporti i OSBE/ODIHR-it, nė tė cilin thuhet se e ka drejtuar procesin nė mėnyrė tė paanshme, tė pavarur dhe profesionale”. Sipas bashkėkryetarit socialist nė komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore, Sherifi, “KQZ ka nevojė pėr tė ndryshuar ato dispozita pėr emėrimin e anėtarėve tė tyre, pra tė ngelet formulimi nė Kushtetutė dhe tė bėhen ndryshimet nė Kodin Zgjedhor nė nenin 22, qė do tė thotė autoritetin pėr t’u caktuar nė KQZ ta kenė vetėm tre institucione, dy presidenti, dy parlamenti, tre KLD-ja, por me njė kusht, tė mos jenė partitė ato qė t’ia ofrojnė KLD-sė kandidaturat. Le tė jetė konferenca gjyqėsore, ajo qė do tė pėrcaktojė me votim tė fshehtė se cilėt do tė jenė pėrfaqėsuesit e tyre nė KQZ”, ka propozuar Sherifi. E ndėrsa socialisti Elmaz Sherifi shprehet kundėr kėtij varianti tė pėrbėrjes sė KQZ-sė, demokratėt janė shprehur pėr variantin 3 pozitė dhe 3 opozitė. Madje, ata janė tė mendimit se ēėshtja e balancimit tė KQZ-sė duhet tė diskutohet pėrpara tė gjitha ēėshtjeve tė tjera siē janė listat e zgjedhjeve, vendimmarrja, apo ndarja e zonave zgjedhore. Edhe partitė e tjera tė opozitės janė shprehur pėr ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe nė pėrgjithėsi tė Kushtetutės. Ndėrsa nga ana tjetėr, aleatėt e socialistėve kundėrshtojnė fort Kodin Elektoral, i cili u quajt nga ata si “njė shpikje” apo edhe “Kodi mė i keq i bėrė ndonjėherė nė Shqipėri nėn bekimin e OSBE-sė”. Por, nė pėrgjithėsi ata nuk janė pėr ndryshime kushtetuese dhe rrjedhimisht pėr kėtė formulė tė pėrbėrjes sė KQZ-sė. Pritet qė nė mbledhjen e parė tė komisionit parlamentar tė reformės zgjedhore, deputetėt tė marrin edhe propozimet e grupit tė ekspertėve qė punojnė pranė OSBE-sė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjana: Sherifi, mikrofon i Nanos

    A. Rama

    TIRANE - PD ėshtė e vendosur tė mbėshtesė njė nga dy variantet qė ka propozuar grupi i ekspertėve dhe OSBE-ja pėr mėnyrėn e kompozimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Bashkėkryetari demokrat i komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore, Jemin Gjana, tha dje se pavarėsisht nga qėndrimi i prerė qė po shfaqin socialistėt lidhur me kėtė ēėshtje, pėrfaqėsuesit e PD-sė nė komision do tė kėmbėngulin qė KQZ tė jetė e ndėrtuar sipas amendamenteve tė reja qė do t’i bashkangjiten Kodit Elektoral. Por duke iu referuar deklarimeve qė ka bėrė dy ditėt e fundit homologu i tij nė komisionin bipartizan Elmaz Sherifi, Gjana vėrejti se socialistėt nuk kanė vullnet pėr tė pėrmbushur deri nė fund reformėn dhe pėr tė ndėrtuar njė KQZ ndryshe. Sipas tij Sherifi, po vazhdon tė luajė rolin e mikrofonit tė kryeministrit. Ai shton se komisioni do tė mblidhet pikėrisht pėr tė diskutuar propozimet qė ka pėrgatitur grupi i ekspertėve tė partive nė bashkėpunim me ekspertėt e OSBE-sė. “S’ka thėnė ndonjė gjė tė re Elmaz Sherifi, ka bėrė rolin e mikrofonit tė kryeministrit Nano. Ne pėrkrahim njėrin prej dy varianteve qė ka propozuar grupi i ekspertėve. Komisionin do ta mbledhim nė shtator pėr tė filluar punėn. Por duket qė s’kanė pėr ta miratuar variantin pėr tė balancuar KQZ-nė” tha Gjana. Ndėrkaq varianti i parė, i propozuar nga ekspertėt dhe i mbėshtetur nga demokratėt, kėrkon ndryshime nė nenin 154 tė Kushtetutės, me qėllim ndryshimin e numrit tė anėtarėve tė KQZ-sė nga shtatė anėtarė nė gjashtė dhe reduktimin e numrit tė organeve emėruese, vetėm nga Kuvendi dhe Presidenti. Ndėrsa nė variantin e dytė, parashikohet balancim i anėtarėsisė sė KQZ-sė, pa ndryshime nė Kushtetutė dhe ruan tė njėjtin numėr anėtarėsh, duke lėnė hapėsirė qė mandatet e anėtarėve aktualė tė pėrfundojnė para zgjedhjeve tė vitit 2005. Dy ditė mė parė propozimet e grupit tė ekspertėve iu dorėzuan bashkėkryetarėve tė komisionit pėr reformėn zgjedhore, Gjana dhe Sherifi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    Bashkėkryetari i Komisionit pėr Reformėn Zgjedhore thotė se PD do tė heqė dorė nga protestat nė kėmbim tė KQZ-sė

    Gjana: Balancim tė KQZ-sė ose ngrin Bipartizani


    A.Rama

    TIRANĖ – Qėndrimi i kundėrt i palėve e ka futur nė njė rrugė pa krye reformėn zgjedhore tė ndėrmarrė nga parlamenti pėr pėrmirėsimin e disa pikave tė debatueshme nė Kodin Zgjedhor. Demokratėt paralajmėruan dje, nėpėrmjet bashkryetarit tė tyre nė Komisionin Parlamentar Bipartizan, Jemin Gjana, se ata nuk do tė marrin pjesė nė vazhdimin e punės sė komisionit, nė rast se socialistėt nuk do tė pranojnė njė prej varianteve tė hartuar nga grupi i ekspertėve tė OSBE-sė, pėr balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Gjana, tha se vetėm nėse do tė shfaqet nė ditėt e para tė shtatorit njė vullnet i kundėrt nga ai qė ėshtė deklaruar publikisht nga pėrfaqėsuesit e PS-sė, Selia Blu do tė heqė dorė edhe nga protestat e paralajmėruara sė fundi nėpėrmjet liderit tė saj, Sali Berisha. “Nė rast se nė ditėt e para tė shtatorit, PS do tė heqė dorė nga deklarimi i saj i pėrsėritur se ėshtė kundėr balancimit tė KQZ-sė dhe do tė jetė dakord bazuar nė kėto variante dhe nė raportin qė grupi i ekspertėve i ka paraqitur komisionit pėr balancim, atėherė ēėshtja gjen zgjidhje dhe ne mund tė ecim mė tutje”, - tha Gjana. Ai sqaroi se asnjė nga dy variantet e propozuara nga ekspertėt e OSBE-sė, nuk tė ēojnė nė bllokim tė vendimmarrjes, sepse njė gjė e tillė zgjidhet nėpėrmjet Kolegjit Zgjedhor. “Nuk ēon nė bllokimin e vendimmarrjes, sepse vendimmarrja do tė jetė katėr me dy. Nėse ēėshtja nuk gjen zgjidhje pėrfundimisht nė njė vendim tė KQZ-sė, ne kemi njė Kolegj Zgjedhor, pranė Gjykatės sė Apelit dhe aty merret vendimi pėrfundimtar”, - vijoi Gjana. Por, nga ana tjetėr, socialistėt nuk kanė ndėrmend tė tėrhiqen nga qėndrimi i mbajtur deri tani, pavarėsisht nga presioni i hapur i opozitės. Bashkryetari tjetėr i Komisionit Dypalėsh pėr Reformėn Zgjedhore, Elmaz Sherifi, ripėrsėriti dje se nuk do tė pranohej asnjė nga variantet e ekspertėve pėr balancimin e KQZ-sė. “Ne do tė respektojmė rekomandimet e OSBE-ODHIR-it dhe ekspertėve qė kanė pėrpiluar kėto rekomandime dhe jo tė faktorėve tė tjerė qė dėshirojnė t’i interpretojnė nė mėnyrėn e tyre”, - tha Sherifi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kryeministri letėr ambasadorit tė ODHIR pėr tė dėrguar ekspertė pėr reformėn zgjedhore

    Nano: ODHIR-OSBE tė japin formulėn pėr KQZ


    A.Rama

    “Mazhoranca do tė pranojė pa asnjė rezervė pėrfundimet dhe sugjerimet e misionit verifikues” TIRANE- Nė njė kohė kur debati mes mazhorancės dhe opozitės pėr reformėn zgjedhore ėshtė ashpėrsuar, kryeministri Fatos Nano kėrkon zyrtarisht qė njė mision i OSBE/ODHIR-it tė vijė nė Shqipėri pėr tė verifikuar zbatimin e rekomandimeve tė hartuara nga kėto organizma nė raportet e tyre pėr proceset e fundit zgjedhore. Nėpėrmjet njė letre dėrguar drejtorit tė ODHIR-it, Kristian Strohal, kryeministri ka kėrkuar qė misioni tė vijė nė Shqipėri pėr tė mbledhur fakte dhe pėr tė parė nga afėr se nė ēfarė faze ndodhet zbatimi i rekomandimeve tė pėrcaktuara prej tyre. Sipas zėdhėnėsit Aldrin Dalipi, Nano e ka vėnė theksin qė ky mision i posaēėm duhet tė monotorojė nė mėnyrė tė veēantė zbatimin e rekomandimeve qė lidhen me problemet e administrimit tė zgjedhjeve dhe tė listave zgjedhore. Ai ka kėrkuar qėndrim tė vazhdueshėm me qėllim zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare nė pėrputhje me standartet e njohura ndėrkombėtare. Nano ka konfirmuar angazhimin e tij si kryetar i mazhorancės dhe qeverisė pėr pėrmbushjen e kėrkesave kryesore tė OSBE/ODHIR-it, duke respektuar autoritetin e tyre si organizma tė specializuara pėr problemet zgjedhore. “Kryeministri i ka kėrkuar gjithashtu qė ky mision, nė pėrfundim tė punės sė vet tė japė vlerėsime dhe sugjerime pėr tė gjithė faktorėt shqiptar, duke dhėnė konkluzione perkatese, duke percaktuar gjithashtu prioritetet dhe radhėn nė kėto ceshtje prioritare, pra duke kontribuar me zgjidhje dhe afate konkrete. Kreu i qeverisė i ka kėrkuar Ambasadorit Strohal angazhimin e ekspertėve tė OSBE/ODIHR nė mėnyrė permanente, pėr tė gjitha cėshtjet sensitive, nė vecanti ato qė lidhen me administrimin e zgjedhjeve siē janė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe listat zgjedhore” tha dje Dalipi. Nano ka theksuar mė tej se si mazhoranca, ashtu edhe qeveria do tė pranojnė pa asnjė rezervė pėrfundimet dhe sugjerimet e misionit verifikues dhe faktmbledhės dhe do tė tregojnė vullnet tė plotė pėr tė pėrmbushur rekomandimet dhe sugjerimet pėr ēdo ēeshtje, qoftė edhe pėr ato pėr tė cilat mundet tė ketė qėndrim apo vlerėsim tė ndryshėm. Ai ka pohuar nė qėndrimin e tij se pėr ekzekutivin shqiptar standarti i realizimit tė ketyre zgjedhjeve ne perputhje te plotė me ato nderkombetare eshte me i rendesishem per Shqiperine se sa rezultati i tyre. Kėrkesa e Nanos, vjen nė njė kohė kur grupi i ekspertėve tė OSBE-sė dhe tė dy partive kryesore politike kanė pėrfundimtare hartimin e paketės sė propozimeve kryesore pėr komisionin parlamentar bipartizan. Dy variantet kryesore qė lidhen me pėrbėrjen e KQZ-sė, propozojnė qė ndėrtimi i saj tė jetė i balancuar, ku njėriprej tyre parashikon ndryshimin e Kushtetutės.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    Komisioni Elektoral nė PS vendos qė tė zbatojė vetėm sugjerimet e ODIHR -OSBE.

    PS: Formula e KQZ-sė nuk ndryshon

    Bufi: Nuk jemi pėr prekjen e Kushtetutės pėr KQZ-nė dhe rritjen e pragut elektoral

    A.Rama

    TIRANE- Partia Socialiste nuk do tė pranojė asnjė amendim pėr riformulimin e balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve duke prekur Kushtetutėn. Komisioni Elektoral, i selisė rozė, vendosi dje gjatė njė mbledhjeje qė tė gjitha ndėrhyrjet qė do tė realizohen nė Kodin Elektoral nė kuadėr tė reformės zgjedhore, tė jenė nė pėrputhje tė plotė me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Kryetari i kėtij komisioni Ylli Bufi, njėkohėsisht anėtar i komisionit parlamentar bipartizan, tha se PS ėshtė pėr njė zgjidhje tė tillė qė tė respektojė plotėsisht Kushtetutėn e vendit. Sipas tij, PS ėshtė pėr funksionimin e njė KQZ-je tė pavarur nga subjektet politike, profesionale qė do tė respektojė vendimet e institucioneve kushtetuese. Ai pohoi se pavarėsisht nga qėndrimi i mbajtur nga Partia Demokratike pėr kėtė ēėshtje, socialistėt do tė pranojnė ato amendime qė do tė kenė edhe mbėshtetjen e ekspertėve tė OSBE-sė. “Amendimet qė do tė pėrputhen me rekomandimet e OSBE-sė do tė pėrbėjnė bazėn e formulimeve tė reja qė do t’i bashkangjiten Kodit Elektoral. Ne jemi pėr ekzistencėn e njė institucioni zgjedhor profesional dhe tė paanshėm”, -tha Bufi. Qėndrimi i prerė i deklaruar dje nga selia rozė ka vėnė nė pikėpyetje serioze vazhdimin e punės nga komisioni dypalėsh pėr reformėn zgjedhore, pasi pėrfaqėsuesit e PD-sė kanė konfirmuar disa kohė mė parė se nuk do tė marrin pjesė nė komision nė rast se nuk pranohet njė prej varianteve tė hartuar nga ekspertėt e OSBE-sė, sipas tė cilėve kėrkohet qė pėrbėrja e KQZ-sė tė jetė e balancuar. Pėr kėtė ngėrē Bufi, tha se tashmė nuk ishte koha e vendosjes sė parakushteve, por i zbatimit tė rekomandimeve tė OSBE-sė me qėllim realizimin nė kohė tė reformės zgjedhore. Sipas tij, duket qartė se PD i bėn njė interpretim tė ndryshėm rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it pėr procesin zgjedhor, nga ai qė u bėn PS. Ai tha se komisioni vendosi tė mbėshtesė kryeministrin nė kėrkesėn e tij drejtuar ODIHR pėr sugjerime nė lidhje me KQZ-nė.

    Listat e zgjedhėsve

    Ndėrkaq vendimi tjetėr i marrė dje nė komisionin elektoral tė PS-sė, lidhet me ēėshtjen mė delikate tė procesit zgjedhor, hartimin e listave tė sakta tė votuesve. Ylli Bufi pohoi dje se PS do tė mbėshtesė amendimet nė Kodin Zgjedhor, pėr t’u dhėnė mė shumė kompetenca organeve tė pushtetit vendor nė hartimin e listave tė plota. “Rritja e kompetencave tė organeve tė pushtetit lokal pėr hartimin e listave, duke u bazuar nė regjistrat e gjendjes civile, nė tė dhėnat qė disponon KQZ-ja dhe nė hartat elektorale”, -tha Bufi. Ai pėrjashtoi ēdo mundėsi qė komisioni bipartizan tė pėrfshijė nė axhendėn e punės ēėshtjen e ndryshimit tė pragut elektoral. Sipas Bufit, jo se kjo nuk ishte njė ēėshtje e diskutueshme, por nuk ishte koha e pėrshtatshme tani, pėr tė zyrtarizuar rritjen e pragut elektoral.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    PS shprehet dakord vetėm me njė variant tė ndryshimit tė KQZ-sė i cili bėn rikompozimin pas 2005

    Bllokohet reforma, PS: S’kemi mandat pėr tė ndryshuar KQZ


    Nevila Perndoj

    TIRANE- Prishet marrėveshja PS-PD pėr ndryshimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Maxhoranca kėrkon tė shkojė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare me pėrbėrjen aktuale tė KQZ-sė, ndėrsa demokratėt kėrkojnė tė kundėrtėn. Dje, pas tre orė debatesh jo tė frytshme mes anėtarėve tė komisionit pėr reformėn zgjedhore, socialistėt e kanė thėnė troē qėndrimin e tyre se, ata nuk kanė mandatin pėr tė ndryshuar Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pėr vitin 2005. Pas kėmbėnguljes sė bashkėkryetarit demokrat Jemin Gjana se cili ishte qėndrimi i socialistėve pėr pėrbėrjen aktuale tė KQZ-sė, bashkėkryetari socialist, Elmaz Sherifi, pasi i kishte devijuar disa herė pėrgjigjes, i ėshtė drejtuar Gjanės duke thėnė se, “hiqeni nga fjalori se do tė ndryshojmė KQZ. Ne nuk kemi mandate pėr tė ndryshuar KQZ-nė. Ne kemi mandat qė tė bėjmė njė Kod Zgjedhor tė standardeve ndėrkombėtare”. Kaq ka mjaftuar qė mbledhja e djeshme tė mbyllet, duke lėnė evazive edhe pjesėmarrjen e anėtarėve tė opozitės nė kėtė komision, ditėn e nesėrme nė mesditė.

    Propozimi

    Ndryshe nga dy ditė mė parė, dje anėtarėt socialistė nė komisionin pėr reformėn zgjedhore u shprehėn se janė gati tė diskutojnė pėr njė prej varianteve, qė ishte paraqitur nė dy mbledhjet e para tė Prezencės sė OSBE-sė, por qė mė pas u hodh poshtė nga teknicienėt e OSBE-sė, me arsyen se njė variant i tillė nuk do tė zgjidhte balancimin e KQZ-sė para zgjedhjeve tė vitit 2005. Varianti nė fjalė pėrfshin ndryshime nė nenin 22 tė Kodit Zgjedhor pa mbarimin e anėtarėsisė aktuale tė KQZ-sė. Propozimi i socialistėve ėshtė kundėrshtuar menjėherė nga anėtari demokrat Sokol Olldashi. “Ju doni qė tė ruani KQZ ashtu siē ėshtė pėr zgjedhjet qė vijnė. Unė po ju sqaroj se numri 3 nuk ėshtė variant. Ėshtė thjesht njė propozim i ekspertit socialist, Sokol Hazizi. Nė materialin qė ne kemi, flitet pėr variantin 1 dhe variantin 2. Pra mos paraqisni si variant propozimet individuale tė njėrit prej ekspertėve. Nėse ju doni qė ta mbani KQZ me kėtė formulė dhe doni qė ta rregulloni mė pas pėr vitin 2011, atėherė mblidhemi nė vitin 2008 ose nė vitin 2009”,- tha dje Olldashi, i cili ishte dakord pėr variantin e dytė tė OSBE-sė, qė lidhet me mbarimin e parakohshėm tė anėtarėsisė aktuale tė KQZ-sė pėrmes njė dispozite kalimtare. Socialistėt paraqiten gjithashtu dje edhe formulėn qė ata kėrkojnė pėr zgjedhjen e anėtarėve tė KQZ-sė. Sipas bashkėkryetarit socialist nė komisionin zgjedhor, Elmaz Sherifi, dy anėtarė tė KQZ-sė i zgjedh Kuvendi me propozime nga tė gjitha forcat politike, dy anėtarė nga presidenti duke mos pėrjashtuar edhe propozimet, qė vijnė nga shoqėria civile, ndėrsa Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė duhet tė zgjedhė 3 anėtarė, qė vijnė si propozime nga Konferenca Gjyqėsore. Formula nė fjalė ėshtė kundėrshtuar nga bashkėkryetari demokrat Jemin Gjana, i cili ishte i mendimit se KLD duhet tė zgjedhė anėtarėt me propozime nga dy grupet kryesore parlamentare. “Ne nuk mund ta pranojmė sepse e vėrteta ėshtė qė konferenca gjyqėsore nga viti 2000 dhe sot ka vėrtetuar se ka sjellė nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve individėt mė tė politizuar. Nėse i ka prishur mė sė shumti balancat, i ka prishur KLD, pėrmes konferencės gjyqėsore. Ndaj dhe kėto lloj propozimesh nuk shkojnė. Nėse ju do t’i riktheheni konferencės gjyqėsore, ju e keni kot sepse ju nuk do tė keni mbėshtetjen tonė”,- tha dje Gjana.

    Varianti i pranuar nga socialistėt:

    Ndryshime nė nenin 22 ekzistues pa mbarimin e anėtarėsisė aktuale tė KQZ-sė:
    Ky variant parashikon zgjidhje tė pjesshme tė nenit 22 tė Kodit Zgjedhor me qėllim ndreqjen e mangėsive tė nxjerra nė pah nga ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias, tė renditura mė poshtė:
    Problemet kushtetuese nė emėrimin e anėtarėve tė KQZ-sė
    Dominimi i theksuar PS-PD nė komision
    Vendimmarrja me shumicė tė cilėsuar
    Mungesa e dispozitave kalimtare pėr tė rregulluar emėrimin e anėtarėve tė rinj
    Nė praktikė, pėrtėritja e anėtarėsisė nuk do tė ndikojė nė zgjedhjet e vitit 2005
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    Prezenca e OSBE-sė nė Tiranė i jep fund lėkundjeve tė socialistėve se rekomandimet nuk kėrkonin balancim

    OSBE: Tė balancohet KQZ-ja

    “Nxisim partitė politike pėr balancimin e pėrbėrjes sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve”

    N.Perndoj

    TIRANE- Prezenca e OSBE-sė nė Tiranė i ka dhėnė fund interpretimeve tė ndryshme, qė janė dhėnė nga forcat politike lidhur me termin “balancim” tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, e cila nė thelb pėrshėndet deklaratėn e dy ditėve mė parė tė Bashkimit Europian, Prezenca e OSBE sqaroi dje nėse rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias i Kėshillit tė Europės synojnė balancimin e KQZ-sė dhe pėrmirėsimin e listave tė zgjedhėsve. “Pėrsa i takon reformės zgjedhore, Prezenca nxit tė gjitha partitė politike tė pėrdorin kėtė mundėsi pėr tė shtuar pėrpjekjet e tyre pėr arritjen e njė zgjidhjeje tė pėrshtatshme e jetėgjatė pėr ēėshtjet e identifikuara nga OSBE/ODIHR-i dhe nga Komisioni i Venecias i Kėshillit tė Evropės, veēanėrisht pėr balancimin e pėrbėrjes sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe pėrmirėsimin e listave tė zgjedhėsve”, - thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė OSBE-sė. Deklarata e Prezencės sė OSBE-sė, nė Tiranė, lidhur me KQZ, duket se i ėshtė drejtuar posaēėrisht anėtarėve socialistė nė komisionin pėr reformėn zgjedhore. Dy ditė mė parė, nė mbledhjen e komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore, bashkėkryetari socialist Elmaz Sherifi deklaroi se nė asnjė prej pikave tė rekomandimeve tė OSBE/ODIHR dhe Komisionit tė Venecias nuk thuhej shprehimisht se kėrkohej balancimi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Ndėrsa anėtari socialist, Ylli Bufi u shpreh se, njė prej varianteve tė pėrgatitura nga grupi teknik i ekspertėve tė OSBE-sė pėr balancimin e KQZ-sė, nė thelb synonte barazpeshimin politik tė kėtij komisioni. Por pavarėsisht pretendimeve nga ana e pėrfaqėsuesve tė maxhorancės, lidhur me punėn e ekspertėve tė OSBE-sė, nė njoftimin e djeshėm pėr shtyp, Prezenca e OSBE-sė sqaron se ajo ėshtė e pėrkushtuar tė vazhdojė tė ofrojė ndihmėn e saj nė procesin e reformės zgjedhore, si dhe nė aspekte tė tjera tė reformės nė fushėn e shtetit ligjor, tė drejtave tė njeriut dhe ndėrtimit tė institucioneve, tė cilat, sipas OSBE-sė, janė tė nevojshme pėr afrimin e Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike. Domosdoshmėrinė pėr afrimin e Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike, pėrmes zbatimit korrekt tė reformės zgjedhore, e pėrmendi dy ditė mė parė edhe Presidenca holandeze nė emėr tė Bashkimit Europian. Prej kohesh komuniteti ndėrkombėtar, pėrmes organizatave, qė punojnė nė Tiranė, ka kėrkuar njė reformė zgjedhore tė plotė nė mėnyrė, qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė tė lira dhe tė rregullta. Pjesė e kėtij angazhimi janė edhe rekomandimet, qė pak kohė mė parė OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias i Kėshillit tė Europės dėrguan pėr forcat politike shqiptare, lidhur me zgjidhjen e mjaft problemeve, qė u evidentuan zgjedhjet e kaluara dhe, qė kryesisht pėrfshijnė KQZ, listat e zgjedhėsve, pjesėmarrjen e votuesve etj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rd shkruan:

    ----

    Celibashi: Idiotizėm varianti i OSBE pėr KQZ


    Ish-zėvendėsministri i Brendshėm i Partisė Socialiste merr tre vota pėr Kryetar tė KQZ


    Ish-zėvendėsministri i Brendshėm socialist, qė dje deklaroi se do tė jetė sėrish Kryetar i KQZ i konsideroi si variante idiotė, variantet e propozuara nga ekspertėt e OSBE pėr balancimin e KQZ "Pasi jam njohur me njėrin nga variantet pėr tė ashtuquajturin balancim tė KQZ-sė, variant qė presupozon tė ndėrpritet mandati i anėtarėve tė KQZ-sė, kam arritur nė pėrfundimin se ky do tė ishte idiotizmi mė i madh nėse do tė ndodhte", deklaroi Celibashi. Celibashi nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e dorėheqjes sė tij nga kreu i KQZ-sė, gjė qė sipas tij do tė ndodhė nėse do tė shohė qė ky institucion nuk do tė jetė nė gjendje tė garantojė njė proces tė rregullt zgjedhur.

    Dy pėrfaqėsuesit e opozitės nė KQZ, Klement Zguri dhe Dodė Prenga, kanė braktisur votimin, pasi propozimi i tyre pėr zgjedhjen e kreut tė kėtij institucioni pas pėrfundimit tė reformės zgjedhore u hodh poshtė nga pesėshja socialiste e komisionit.

    Zguri dhe Prenga bėnė thirrje qė tė ndėrpritej procesi i zgjedhjes sė kryetarit tė KQZ-sė, nė njė kohė kur Komisioni i posaēėm parlamentar po punon pėr ndryshimin e formulimit ligjor pėr pėrbėrjen e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.

    Klement Zguri, qė e mori i pari fjalėn para se tė niste procesi fars i votimit pėr kreun e KQZ-sė, argumentoi se nuk duhet tė ndėrmerrej ky hap, deri nė pėrfundim tė procesit tė reformės zgjedhore qė ka ndėrmarrė legjislativi. Sipas tij, mbėshtetur nė nenin 27 tė Kodit aktual Zgjedhor, drejtimi i mbledhjeve tė KQZ-sė deri nė pėrfundim tė reformės zgjedhore i takon anėtarit mė tė vjetėr tė kėtij komisioni.

    "Praktika ka treguar se ne nuk mund tė zgjedhim realisht njė drejtues nė kėtė situatė", deklaroi anėtari i KQZ-sė, Dodė Prenga. Sipas tij, ėshtė pikėrisht kjo arsyeja pse ky institucion akuzohet pėr keqmenaxhim tė proceseve zgjedhore.

    Megjithė argumentet bindėse tė pėrfaqėsuesve tė opozitės, tė cilėt mė pas u larguan nga mbledhja e djeshme e KQZ-sė, pesėshja socialiste, nėn drejtimin formal tė mė tė vjetrit, Tomorr Malaj, dhe e dirigjuar nga dikush tjetėr, kreu dy votime radhazi, ku nė tė parin Celibashi mori katėr vota, ndėrsa nė tė dytin mezi mori mbėshtetjen e tre anėtarėve. Gjithsesi, ai ėshtė vetėshpallur sėrish kryetar i KQZ-sė, duke atakuar tentativat e ekspertėve tė OSBE pėr balancimin e institucionit qendror tė administrimit tė zgjedhjeve.

    "Unė nuk shoh ndonjė arsye qė tė tėrhiqem nga ushtrimi i kėsaj detyre. Unė do tė tėrhiqem nė rast se do tė shikoj se kėtu nuk ka vullnet tė vėrtetė pėr tė bėrė zgjedhje. Atėherė unė s'kam pse rri drejtues i njė institucioni qė ka ēelėsat e kashtės nė duar", deklaroi Celibashi. Riemėrimi i tij nė krye tė KQZ vjen pas kritikave tė ndėrkombėtarėve pėr parregullsi tė theksuara nė zgjedhjet e kaluara. Nė njė deklaratė tė para tre ditėve tė Bashkimit Europian theksohet edhe njėherė se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janė shansi i fundit pėr integrimin euroatlantik tė Shqipėrisė.

    H.RAMA


    ----------







    Sipas ketij shkrimi del se KQZ ka nje 5-sshe socialiste e perball saje nje 2-she demokrate..

    Pra si do qofshin realitetet kjo 5-she vendos e vulos pa p-jerdhur per cka grin sallat 2-shja demokrate..

    Kjo do te thote se me kte tip KQZ ka 8 vjet qe hyn ne votime Populli Shqiptar.

    E natyrisht kjo lloj KQZ -je pjell parlament Socialist ku opozita perseri ka celsa kashte ne dore..
    Pra me kte KQZ Saliut i mbetet vec te grije sallat e Nano te bej cte doje..

    Tek filmi vizatimor humoristik Familja Simpson tregon ne cdo seri gruan e Homerit qe drejton makinen ..e ne krah te saje rri e lidhur bebja e cila dhe ajo ka nje timon loder qe e luan..

    Makinen pra e luan gruaja Homerit me timonin e vertete e bebi vec luan ne te thate nje timon plastik..

    Keshtu si Beben me timon plastik e ka lene kte Popull ky Sistem zgjedhor me 5 krokodile te llojit Celibash-Subash e flitet pastaj per Shpresa per demokraci..

    Pra mbas 50 vjetesh parlament me haxho lesha e Aranita e Rita Marko e xhelate kxhebi-iste ..perseri dhe sot i njejti parlament por me bisha me te egra e me te rrafinuara..

    Burreria e do qe Saliu ti thote Popullit..

    JEMI KOT.. Jemi te c'armatosur.. Skemi asnje mjet te ndryshojme situaten..
    Jam nje cop m-ut vllazen.. Me lejon Nano vec si garniture te dukem si opozite se kurgja skemi ne dore.. Shkurt jemi ne 1945-sen perseri..ose 1955-sen.. kur Enver Hoxha Shehu Kapo vendosnin se ke do vrasin..ke do rrjepin ke do helmojne e sesi do ja shtrengojne rripin pis-miletit..e nuk donin tja dinin per asnji parim njerzor apo penges nga jasht..

    E vetmja gje qe Saliu i mbetet te beje eshte ..te pakten te mos ja ligjeroje Nanos Pushtetin..
    e kjo do te thote Braktisje e Parlamentit..
    Aq do Nano..
    Ja o Bote..jemi pluralista..ja kemi parlament..kemi opozite bile u japim dhe shanc te kryesojne komisione kontrolli.. hmm e te me shajne mua sa her duan.. ndonse u kushton sa frengu pulen cdo llaf..etj.
    Ja kte rol luan PD..
    Dhe Enveri bente kshu filmash..
    Gjithmone ne presidium te Parlament-Kuvendit vendoste ca malok me qeleshe..ca mjelse me kostiume kombetare te dropull-myzeqese e ndonji hoxh a prift....ja pra te tera shtresat i kemi te perfaqsuara..
    Dhe Nano kte ben..
    Ja zogistet..ja demot..ja Ballistet..Te tere ketu jane..
    E Te tere ne fakt jan Selim Myrto..me celsa kashte e me celulara ku marrin udhezime nga Shefi i sigurimit..Ruco Malo Nanua..
    Cdo dit ne Parlament nga PD-ja eshte Fitore e zgjatje sundimi e Ps-se..

    O ka gomarllek ketu o ka nje tradheti te programuar..

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė mendoj se Komisioni Zgjedhor duhet tė pėrbėhet nga intelektual tė pavarur tė paangazhuar ndonjėherė nė politikė, pa interesa nė partitė politike dhe qė kanė histori tė mjaftueshme besimi tek shumica e popullsisė pėr tė kryer detyrėn e tyre me sukses dhe paanshmėri.
    Ata mund tė zgjidhen edhe me konkurs pune tė organizuar nga ndonjė shoqatė joqeveritare apo edhe nga vet OSBE.
    Nėse kjo ėshtė e pamundur (gjė qė nuk besoj se ėshtė e pamundur), atėherė duhet qė opozita ta udhėheq Komisionin Zgjedhor sepse kėshtu pozita edhe pushtetin e edhe Komisionin Zgjedhor dmth. ka tė gjitha mjetet pėr tė vjedhur votat. Edhe pse prapė po them ideja e parė ėshtė mė e mira dhe ėshtė plotėsisht e realizueshme.
    Ėshtė turp pėr politikanėt tanė nėse edhe kėtė herė kemi probleme me vjedhjen e votave, prandaj duhet qė kėtė herė ato tė organizohen e mbahen sa mė mirė e sa mė suksesshėm qė ėshtė e mundur dhe rezultatet tė jenė tė pranueshme pastaj e tė mos ketė kontestime nga humbėsit e ankesa nga tė huajt.

    Mjaft mė probleme me zgjedhjet!! Ku ėshtė organizata Mjaft? haha
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    Ilirjan Celibashi rizgjidhet kryetar deri nė fillim tė 2006 -ės. Pandeli Varfi votohet nga 2 anėtarė

    Celibashi zgjidhet kryetar me 3 vota

    Anėtarėt e propozuar nga opozita braktisin mbledhjen. Zguri: KQZ i bėri sfidė realitetit

    Nevila Perndoj

    TIRANE- Ka fituar sėrish njė mandat deri nė fillim tė 2006-ės pėr tė drejtuar KQZ, por ėshtė kryetari mė pak i votuar nė gjithė historinė e kryetarėve tė institucionit mė tė lartė zgjedhor. Ilirjan Celibashi ėshtė rizgjedhur dje me votim tė fshehtė si kryetar i KQZ-sė, vetėm me tre vota, nga 7 anėtarė, qė ka komisioni. Pas largimit tė dy anėtarėve tė opozitės, Dodė Prenga dhe Klement Zguri nga procesi i votimit, Celibashi ka mundur tė marrė vetėm njė votė me tepėr ndaj rivalit tė tij pėr kryetar, anėtarit Pandeli Varfi, edhe pse ky i fundit, para votimit tė dytė, kėrkoi qė tė mos e votonin. Kryetari i KQZ-sė, Ilirjan Celibashi u rizgjodh dje pas votimit tė dytė, qė u zhvillua mes pesė anėtarėve tė komisionit. Kjo sepse gjatė votimit tė parė, ai arriti tė marrė vetėm katėr vota, ndėrsa njė votė kaloi nė favor tė anėtarit Pandeli Varfi. Nė bazė tė nenit 27 tė Kodit Zgjedhor, nė rast se gjatė votimit tė parė, kandidati pėr kryetar nuk merr pesė vota, atėherė ai i nėnshtrohet njė votimi tė dytė dhe, zgjidhet kryetar jo mė me shumicėn e cilėsuar, por mė shumicė tė thjeshtė. Para votimit tė dytė, anėtari dhe kandidati pėr postin e kryetarit, Pandeli Varfi deklaroi dorėheqjen nga gara pa dhėnė asnjė arsye konkrete, ndėrsa Celibashi u votua pėr herė tė dytė. Por votimi i dytė solli surpriza. Ai pėrfundoi dy vota pėr Varfin dhe tre vota pėr Celibashin, duke bėrė qė ky i fundit tė zgjidhej vetėm nė sajė tė njė kriteri tė parashikuar nė Kodin Zgjedhor, nė bazė tė sė cilit, gjatė votimit tė dytė, kryetar zgjidhet ai qė ka marrė mė shumė vota.
    Zguri
    Ndėrsa dy anėtarėt, Dodė Prenga dhe Klement Zguri nuk kanė pranuar tė marrin pjesė gjatė procesit tė votimit. Para fillimit tė votimit, Zguri ka parashtruar edhe arsyet e mospjesėmarrjes nė kėtė votim. Zguri ka propozuar shtyrjen e procesit tė votimit, pėr tre arsye. “Arseyja e parė ėshtė ligjore mbasi ka njė konflikt mes kryetarit dhe nėnkryetarit tė KQZ-sė qė sipas Kodit Zgjedhor i pėrkasin pėrkatėsisht spektrave tė kundėrt tė politikės dhe nė kėtė kuptim ėshtė shkelur Kodi Zgjedhor dhe saktėsisht neni 22 i tij. Arsyeja e dytė ka tė bėjė me njė realitet ku zyra e kryetarit dhe anėtarėt e komisionit tė propozuar nga opozita janė nė njė pozicion ekstrem pėr shkak tė qėndrimit bllokues qė mban drejtuesi i komisionit karshi anėtarėve tė propozuar nga opozita dhe ky fakt ėshtė i ndihmuar nga anėtarėt e tjerė qė me veprimet apo mosveprimet e tyre kanė bėrė tė mundur kėtė situatė pėr diferencimin e anėtarėve”.
    “E treta ka tė bėjė, vijoi Zguri pak ēaste para largimit,- me sugjerimet qė vijnė nga faktori i jashtėm dhe i brendshėm. Qė nga Bashkimi Evropian, OSBE e SHBA i kanė rekomnduar Parlamentit shqiptar qė tė mbajė njė qėndrim me qėllim arritjen e e standardeve ndėrkombėtare tė zgjedhjeve, e konkretizuar kjo me komisionin pėr reformėn zgjedhore, pasi ka humbur besimi i zgjedhėsve tek vota e lirė. Tė gjitha kėto mė bėjnė qė tė mendoj se me objektin e mbledhjes, KQZ i bėri njė sfidė realitetit. Pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme pėrfundimi i reformės dhe pas saj KQZ e ka rrugėn e hapur tė pėrmbushė detyrimet ligjore pėrfshi zgjedhjen e titullarėve. Deri nė kėtė moment kompetencat mund t’i merrte mbledhja e KQZ-sė dhe drejtimi tė bėhej nga anėtari mė i vjetėr nė moshė. Kjo ka ndodhur kur kryetari i KQZ-sė ka qenė i impenjuar me vizita jashtė vendit apo me pushime dhe mungesa e tij nuk ka shkaktuar problem madhor nė KQZ”. Ndėrsa pas votimit ai u shpreh se logjika jonė ėshtė mė e mirė se dalja e njė kryeari me tre vota.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  2. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •