Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Petersen: "Pa zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk mund të ketë stabilitet në Ballkan"

    Petersen: "Pa zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk mund të ketë stabilitet në Ballkan"

    Prishtinë, 16 gusht - Shefi i ri i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, deklaroi se pa zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk mund të ketë qëndrueshmëri e stabilitet në rajon.
    "Unë besoj fuqishëm se nuk do të ketë normalizim dhe qëndrueshmëri në Ballkanin perëndimor, derisa të zgjidhet çështja e statusit të Kosovës. Me qëndrueshmërinë, normalizimin dhe me zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk do të përfitojnë vetëm qytetarët e saj, por gjithë rajoni", deklaroi Petersen, me të arritur në Aeroportin e Prishtinës.
    Z. Petersen tha se do të bashkëpunojë me të gjitha palët për të çuar përpara çështjen e Kosovës.
    "Kam ardhur këtu në një çast shumë të rëndësishëm. Unë pretendoj të punoj shumë me kolegët e mi dhe UNMIK-un, me autoritetet e përkohshme dhe me të gjitha palët në Kosovë e në rajon, me qëllim që ta çoj Kosovën përpara dhe rajonin drejt normalizimit, qëndrueshmërisë dhe të ardhmes", tha Soren Jesen Petersen.
    Sot, ditën e parë të punës së tij në Kosovë, Soren Jesen Petersen, do të takohet me Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, dhe me kryeministrin Bajram Rexhepi. Ndërkaq nesër, ai do të vazhdojë serinë e takimeve me liderë të tjerë politikë të Kosovës.


    Marrë nga kosova.com

    Shumë mirë që tani e kanë kuptuar këtë gjë edhe të huajt.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Petersen do takoje Ananin ne Nju Jork: Shqyrtohet raporti i Kai Aide per standardet

    Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen -Petersen sot ne Nju Jork do te takohet me sekretarin e pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan ne menyre qe ta shqyrtojne bashkarisht raportin e ambasadorit te NATO-s, Kai Aide mbi Kosoven.
    Prishtine, 18 Shtator - Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen -Petersen sot ne Nju Jork do te takohet me sekretarin e pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan ne menyre qe ta shqyrtojne bashkarisht raportin e ambasadorit te NATO-s, Kai Aide mbi Kosoven. Ne takim ne vecanti do te behet fjale rreth zbatimit te standardeve per Kosoven dhe perpjekjet per decentralizimin e pushtetit ne Kosove, ka paralajmeruar Jesen- Petersen para disa ditesh ne Bruksel. Pas takimit me Anan, me 22 shtator ne Nju Jork ai do te marre pjese ne takimin e ministrave te Jashtem te vendeve te Grupit te Kontaktit per Kosoven.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shiling kërkon Referendum për pavarësinë e Kosovës Aktuale

    Politikan gjermanë dhe ish arbitër ndërkombëtar për Bosnjën dhe Hercegovinën Kristijan Shvarc Shiling ka kërkuar mbajtjen e referendumit për pavarësinë e Kosovës. Në intervistën që i ka dhënë agjencisë austriake të lajmeve Shiling ka thënë se populli i Kosovës duhet të vendos për statusin e ardhshëm juridik – ndërkombëtar të Kosovës.


    “Ne nuk mund të imponojmë asgjë”, ka thënë Kristijan Shvarc Shiling dhe ka shtuar se duhet të revidohet edhe formula e Kombeve të Bashkuara “Standardet para statusit”.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ne intervisten qe i ka dhene agjencise austriake te lajmeve: Shiling kerkon referendum per pavaresine e Kosoves


    - Politikan gjermane dhe ish arbiter nderkombetar per Bosnjen dhe Hercegovinen Kristijan Shvarc Shiling ka kerkuar mbajtjen e referendumit per pavaresine e Kosoves.
    Ne intervisten qe i ka dhene agjencise austriake te lajmeve Shiling ka thene se populli i Kosoves duhet te vendos per statusin e ardhshem juridik – nderkombetar te Kosoves.
    "Ne nuk mund te imponojme asgje", ka thene Kristijan Shvarc Shiling dhe ka shtuar se duhet te revidohet edhe formula e Kombeve te Bashkuara "Standardet para statusit".
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •