Domosdoshmėria e momentit
Pasi i erdhi shpallja Pejgamberit, Muhammedit, salallahu alejhi ve sel-lem, ai i tha gruas sė tij: O Hatixhe, koha pėr gjumė ka ikur. Ky hadith ėshtė njė ndėr hadithet e shumta qė thėrrasin pėr aktivitet dhe qė tė mos jemi pasiv dhe neglizhent ndaj gjėrave qė ne mund ti kryejmė. Populli shqiptar gjindet nė njė krizė tė madhe nė shumė aspekte, si atė tė identitetit fetarė, kombėtarė, tė papunėsisė, edukimit etj..
Megjithė kėto probleme qė janė bėrė barrė e shumė shqiptarėve shihet njė tendencė pasiviteti dhe neglizhence. Muslimanėt nė veēanti pėrballen me shumė probleme tė cilat ia kalojnė ēdo individi tjetėr tė shoqėrisė. Ata pėrballen sot me probleme tė veēanta si paragjykimet, fobitė, pamundėsitė pėr njė edukim nė disa shkolla publike dhe pėr pamundėsi pėr tė gjetur punėsim po ashtu nė kėto shkolla, duke marrė parasysh kėtu qė edhe mundėsitė pėr tė gjetur punė nė punėt publike janė minimale, sė pari nga papunėsia e pėrgjithshme dhe sė dyti nga paragjykimet e punėdhėnėsve.
Si muslimanė ne e dimė qė ēdo pėrpjekje e jona nuk do tė shkojė kot nėse e kemi nijetin e pastėr dhe nėse puna jonė ėshtė nė pėrputhje me fenė tonė. Atėhere pse ne nuk duhet tė impenjohemi qė tė marrin njė rol tė rėndėsishėm nė shoqėrinė ku jetojmė? Pse ne duhet tė shtrijmė dorėn disa personave qė na shikojnė me pėrbuzje pėr shkak tė besimit? Pse ne nuk kėrkojmė mėnyra qė tė bėhemi tė pavarur materialisht? Pse ne nuk bashkėpunojmė me njėri-tjetrin pėr tė bėrė diēka qė ta nxjerrim njėri-tjetrin nga kjo situatė? Pse ne nuk organizohemi ashtu sikur disa grupacione tė cilat kanė si gjė tė pėrbashkėt kanė vetėm interesin ndėrsa ne kemi tė pėrbashkėt fenė dhe interesin? Pse ne duhet tė rrimė duarkryq kur ne mund tė bėjmė shumė?
Shumė persona qė do ta lexojmė kėtė artikull do tė habiten, ndoshta edhe duke ngritur shpatullat, kjo ndodh nga pesimizmi qė ata posedojnė tek vetja dhe rrethi i tyre. Ne kemi parė se si disa persona qė nuk kanė asgjė mė shumė sesa ne, kanė krijuar fondacione, organizata, kanė hapur punishte, ndėrmarrje dhe zyra pėr tė ndihmuar qytetarėt shqiptarė me serviset e tyre. Po muslimanėt ku janė? Ne nuk shihemi nė asnjė cep tė shoqėrisė, kjo ėshtė arsyeja qė shumė muslimanė tė rinj duke mos parė ndonjė organizim tė mirė shkrihen me kalimin e kohės dhe lėnė shumė prej fesė sė tyre. Kemi shembullin kur tre vajza muslimane u pėrjashtuan nga shkolla pasi mbanin mbulesėn fisnike islame, sikur ato do tė kishin njė aleternativė islame barra me tė cilėn u sprovuan do tju ishte hequr. Ku janė muslimanėt? Vėllezėr tė shumtė qė ne i njohim kanė shprehur dėshirėn e tyre qė tė kthehen nė Shqipėri pėr tė investuar dhe jetuar. Por shumica janė tė frikėsuar nga ēorganizimi qė shohin tek ambienti i muslimanėve nė Shqipėri. Shumica dėshirojnė tė kthehen pasi kanė fėmijė qė duan ti edukojnė si muslimanė tė ndershėm. Si ka mundėsi qė tė arrihet kjo kur nė mjedisin e disa medreseve kemi njerėz qė nuk besojnė tek Zoti, tė cilėt shpesh janė dhe amoral dhe shikojnė mė shumė problemet personale sesa shikojnė interesin e muslimanėve dhe islamit dhe po kėta japin mėsim aty, kur nė kėto shkolla morali nuk ėshtė aspak nė kurrikulumin e shkollės apo kemi shkolla ku nuk bėjnė dallim nga shkollat e tjera laike!
Tani, ėshtė e rėndėsishme ti vendosim disa pika tė cilat janė mė tė domosdoshme pėr mbarėvajtjen e punėve tė muslimanėve.
Pika e parė, ėshtė se shoqėrisė muslimane shqiptare i duhen kuadro dhe intelektualė qė do tė jenė tė aftė qė tė hedhin kėto ide nė plan pune. Ne si shoqėri kemi nevojė pėr:
1. Mėsues dhe mėsuese nė lėndė tė shkencave tė ndryshme.
2. Kemi nevojė pėr biznesmen apo ekonomist muslimanė tė cilėt do tė merren me problemet financiare tė institucioneve islame.
3. Kemi nevojė pėr menaxherė dhe drejtues tė aftė qė do tė duhet tė drejtojnė institucione islame.
4. Kemi nevojė pėr kėshilltarė dhe psikologė tė cilėt janė muslimanė dhe qė do ti kėshillojnė pacientėt e tyre me atė qė ėshtė nė pėrputhje me metodologjinė islame
5. Ne kemi nevojė per mjeke dhe radiologe muslimane qė do tė marrin pėrsipėr mbikėgjyrjen e grave muslimane.
6. Ne kemi nevojė pėr gjinekolog muslimanė dhe muslimane
Sė dyti, kemi nevojė pėr njerėz qė kanė inciativa pėr tė ndėrmarrė punė tė tilla. Ne shpesh kemi parė se disa organizata bamirėse shumė tė mėdha janė krijuar nga individė tė vetėm, po ashtu edhe ndėrmarrje, po ashtu edhe zyra servisesh qė u ofrojnė punė tė tjerėve nė bashkėpunim me ndėrmarrjet qė kėrkojnė punėtorė. Kjo nuk do tė thotė se vetėm njė individ e ka obligim kėtė gjė, por shpesh iniciativa e dikujt bėhet shkak pėr ndėrmarrjen e shumė projekteve tė nevojshme. Diēka qė do tė ishte mė shumė pėr tu lavdėruar do tė ishte kur kjo inciativė do tė vihej nė praktikė nga shumė persona sepse nė kėtė mėnyrė do tė arrihej prefeksionimi i tyre.
Ne shpesh i kemi dėgjuar shumė vėllezėr nė Perėndim qė dėshirojnė tė japin nė bamirėsi para pėr tė shlyer zekatin e tyre apo pėr tė dhėnė sadaka por janė tė pakėnaqur pasi paratė e tyre nuk pėrdoren aty ku ėshtė mė e nevojshme
Nuk do tė thotė qė tė gjitha kėto do tė kryhen brenda njė periudhe tė shkurtėr por ėshtė e rėndėsishme qė muslimėt duhet ti kenė paraysh kėto probleme dhe tė zhvillojnė veten e tyre per ti arritur kėto synime ne menyrė qė ti kapėrcejnė problemet e tyre me lehtėsi. Po ashtu tė tilla projekte do tė krijonin njė pėrshtypje impresionuese tek popullata shqiptare e cila nuk ėshtė praktikuese e islamit. Duhet tė jemi tė vetdijshėm se kėto janė probleme me tė cilat po pėrballen tė gjithė muslimanėt e Europėrs e mė larg dhe shumė kanė marrė pėrsipėr inciativa tė tilla tė cilat janė shumė frytėdhėnėse. Nuk do tė thotė qė secila nga kėto pika medomeos duhet tė krijohet njė zyrė apo organizatė kjo varet nga struktura dhe nga vėrshimi i kėrkesave nėse ėshtė e mundshme qė kėto tė pėrmblidhen nė njė organizatė kjo do tė ishte mė e mirė dhe mė efiēente. Nuk duhet tė harrohet edhe roli i komunitetit muslimanė me tė cilin ne si individė duhet tė bashkėpunojmė pėr tė arritur kėto synime madhore.
Kėto ishin disa ide apo mendime qė desha ti ndaja me vėllezėrit e mi muslimanė.
Unė e di qė nė mesin tonė ka shumė vėllezėr tė zgjuar qė ndoshta do tė pėrpunonin mė mirė kėtė artikull apo kėto ide. Le tė jetė ky artikull njė frymėzues pėr ta pėrmirėsuar apo pėr tė bėrė njė diēka mė detajuese dhe profesionale duke pėrfshirė tė gjitha anėt e problemeve dhe zgjidhjen e tyre, planin e punės dhe pėrvetėsimin e fondeve.
Allahu i ndihmoftė tė gjithė ata tė pėrpiqen nė rrugėn e Tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij.
Krijoni Kontakt