U nenshtrohem qelizave te gjalla
per te te mbartur,
per te me shtyre para si femije
ne portat e maskuara te mendimeve.
Ti vetem me ndjek me nje tundje koke
qe po te ishte e shkeputur do me ish dukur
vetem naive.
Perkundjen ngjethet te rizgjoje trupi im
mornicat nen qafe, ngurtesine e gjinjve.
Deshira nen kafke
shperthen si fllucka gazi ne terbim.
Sot po i le udhe rrefimeve per hithren
qe zuri shpatin
dhe malit i shpalli pushtimin.
Llaven qe teposhte zbriti e djerroi humbjen.
Je shume i shtrenjte te te djeg me zvetenim
Sot po te hap vragat e mia te perzhitura
per lepirje.
Ngjallme,
ngritjen tende te shijoj,
permbytjen!