Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Florentino Perez - vs - Roman Abramovich

    Florentino Perez - vs - Roman Abramovich

    Perez dhe Abramovich, dy vitet e fundit mund te thuhet se bejne nje "LUFTE" e cili do sjell me shume yje ne ekip...si edhe vitin e kaluar ku manjati rus harxhoi miliona per perforcime te reja edhe kete vit kjo tradite vazhdoi...ne ekip u sollen lojtare te rinje, mandej u soll edhe strategu portugez qe fitoi Champions League me Porton vitin e kalaur Jose Mourinho, ishin edhe Didier Drogba, Mateja Kezman, Petr Cech, Paulo Ferreira dhe Ricardo Carvalho te cilit ju bashkuan perandorise ruse me ne krye me Abramovich dhe Jose Mourinho...a thua kete vit do te kete sukses Chelsea apo do jete si edhe vitin e kaluar ku lirisht mund te themi se deshtoi totalisht ne krahasim me investimet e bera...nga ekipi u larguan kete vit disa lojtare te ciliet vitin e kaluar i kushtuan si goxha shume Abramovichit si Crespo, Veron, Mutu...ato u nisen per ne Itali ku edhe ariten famen e tyre...a thua kjo eshte ide e mencur qe para nje viti blehet Crespo, Veron, Mutu per shuma maramendese dhe tani keto vijne ne Itali dhe luajne FREE per ekipet italiane dhe kuptohet duke i bere vete Chelseas konkurence ne Europe...a thua ky quhet business apo thjesht Abramovich nuk ka politike te mire reth blerjeve te lojtareve...

    Ne anen tjeter Perez, kryesuesi i "LA BLANCOS", vazhdoi me te veten duke sjelle yje te reja ne ekip si Samuel dhe Vieira...qe kur mori timonin e madrileneve Florentino Perez, nisi kete politike qe cdo vite te sjelle emra te medhenj te futbollit ne ekip si, Luis Figo, Zinedine Zidane, Ronaldo, Beckham, Samuel, Vieira...dhe ne disa intervista ai ka shtuar se kjo "TRADITE" do vazhdon gjersa i te jete BOSS i Real Madridit, besojme se ai do te udheheq edhe gjate me madrilenet sepse kete vit fitoi edhe nje mandat 4 vjecar duke deklasuar konkurentet e tij dhe duke fituar bindshem...pra tifozet e Realit duhen te jene te qete sa i perket kesaj ceshtje se kush do jene perforcimet e reja ne Madrid, pa dyshim ato do jene super yje...

    A thua egziston nje rivalitet mes Florentino Perez dhe Roman Abramovich, apo thjeshte secili shiqon biznesin e tij dhe nuk shiqon konkurentin...dhe si mendoni a thua Perez dhe Abramovich e duan futbollin apo kete e kane biznes???

    Vitin e fundit ishim deshmitare te thenies qe hasej cdo dite neper mediume: PARAT MUND TE BLEJNE LOJTARE POR NUK MUND TE BLEJNE NJE EKIP TE TERE" (Money can buy players, but it cannot buy a team.) Vitin e kaluar Porto fitoi ligen e kampioneve nje ekip me nje buxhet shume te vogel ne krahasim me buxhetin e Realit apo Chelseas...por edhe nje here u vertetua se nese ke para nuk don te thote se ke gjithcka...madje edhe Greqia kete vit kete gje e vertetoi!

    Gjersa Real Madrid dhe Chelsea ndoshta do qeshin kur ndegjojne komente te tilla, ekipet tjera si AC Milan, Machester UTD, Juventus, Bayern apo Arsenal, do vazhdojne te jene favorit kryesor per fitimin e trofeve me prestigjioze europiane...

    Posted by: Real Madrid Fan.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Ore E Di Si Behet??? Keta Budallenjte Harxhojne Leket Po Kupat I Mer Milani

  3. #3
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    jo mer ska rivalitet, ata rrezik sja din emrin njeri tjetrit. e hu ha.

    pse nuk e bejne nje skuader te fort ata ne menyren e vjeter, shif arsenalin, ka buxhet me te vogel se chelsea ose reali, po kjo sdo te thote gje.

    i kofshim fale allahut qe i kemi kta miliarder, se footbollistat nuk do kish uj per te pire, dhe nuk do kishin drita ne shtepi, dhe d vinin te loznin ne shqiperi, ronaldoja te lozte me elbasanin, figoja me gramshin, beckhami me shkodren meqe eshte pak si i trashe, ata tjeret pasaj me kombinatitn
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

Tema tė Ngjashme

  1. Miliarderi rus, Abramovich i “dhuron” Hėnėn tė fejuarės
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-11-2008, 04:54
  2. Florentino Perez: Tė drejtosh Realin, ėshtė art!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 09:57
  3. FC Real Madrid, njė shekull emocione!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 11:34
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •