Sa qejf kishte qė tė bėnte dashuri me gruan e tij kur trasmetohej edicioni i lajmeve nė televizor. E niste me kronikėn e zezė, kjo e bėnte tė egėr dhe zot tė krevatit, pastaj gjithēka i ngjante njė udhėtimi nė njė autobuz njėkatėsh, pa ajėr tė kondicionuar, nė vendet e fundit me njerėz qė shanin e pėshtynin pėrtokė, pastaj gjėra qė nuk dinte nė duhej t’i kapte prej koke a prej kėmbėsh, kuriozitete, gjėma, mrekulli, vendi i tij dhe bota jashtė qė pėrcillej me fytyrat ngjyra- ngjyra.
Sot, pas katėr ditėsh mungesė, ishte kthyer me dėshira tė mira nė familje. Fėmijėt ishin tė katėr jashtė. Gruas nuk i kishte thėnė asnjė fjalė. Ishte shtrirė nė krevat, me sytė drejt ekranit tė mbyllur. Pėr pesė minuta niste edicioni qendror i lajmeve nė televizionin shtetėror. I qe fiksuar prej vitesh ajo gruaja me flokė tė verdhė. Dukej akoma serioze. Kur i hidhte sytė drejt kamerės, atij i bėhej sikur e shikonte atė. Kjo e shtynte akoma mė shumė tė bėnte turpe e tė fliste fjalė tė pista me zė tė lartė. E shoqja eksitohej si mundej, kurse atij i ngjante normale e gjithė kjo.Fjalėt qė thoshte i drejtoheshin asaj tė ekranit, qė s’e bėnte syrin tėrr, por i tregonte qė nė Irak vazhdonin tė vriteshin njerėz. Diku ishte kapur njė grua qė kishte vrarė pėr hasmėri fėmijėn e tė pabesit. Larg, mė shumė larg prej atje, ishin tė shqetėsuar pėr ēmimin e naftės qė po ngjitej nė qiell. Shumė shpejt edhe ai do katandisej i papunė.
-Grua, bėhu gati!
Kjo nuk qeshi, u mendua, pa ditur ē’tė bėnte, pastaj u zhvesh, sikur mos kishte pritur pėr gjė tjetėr, ato katėr ditė tė kaluara vetėm. I doli nga pas, qė ai mos e shikonte pa nisur edicioni i lajmeve. Bėri t’i thoshte diēka, por krahu i tij u ul i prerė. Nė kėtė pritje disa minutėshe kėrkonte qetėsi. Tė pėrqėndrohej, me tė nisur sigla, ai tė ishte nė gatishmėri numėr njė.
Nė tetė fiks, gruaja lėshoi njė klithmė, lakuriq siē ishte i doli pėrpara tė shoqit tė shtrirė mbi kravat e ia bėri me shenjė tė ndalonte.
Ky po jepte e po merrte me pultin e televizorit. Ajo atėhere iu afrua, e pėr t’ia bėrė mė tė qartė, i kapi dorėn, ia afroi nė gjoks, e la ta pėrkėdhelte dhe i tha:
-Televizorin e kemi tė prishur! Njė dreq e di si ndodhi!
Pafff! Burri e goditi aq fort , sa ajo u rrokullis keqazi prej shtratit.
Gruaja rėnkoi, por ai nuk e mori kėtė nė konsideratė dhe e goditi prapė.
Atij iu bė sikur nė ato ēaste, spikeri ishte duke transmetuar titujt e lajmeve.
-Sa keq,pėshpėriti,-isha mprehur gjithė kohės pėr sot!
E kapi pas flokėsh tė shoqen, e pa drejt nė sy dhe i tha duke gėrmėzuar fjalėt:
-Kėtu s’ia vlen tė jetohet!
Kjo i kafshoi dorėn aq fort, sa ai klithi e ndjeu t’i mpihej i gjithė krahu. Pa njė pa dy i lėshoi njė shkelm gruas sė tij. Kjo bėri sikur qeshi, iu shmang goditjes e me sa fuqi kishte, ia nguli gishtat nė sy.
Ai kishte dalė nga pozicioni fiks ku ishte, u lėkund dhe e gjeti veten pėrtokė.
-Eja kėtu,-i ulėriu, e njė shkėlqim i ndriti fytyrėn. Ndoqėn njeri tjetrin dhe u goditėn prapė ku mundėn.. Si u lodhėn, ai e kapi pėr fyti, e hodhi si njė pupėl mbi shtrat, e filluan tė bėnin dashuri melankolike.
-Sa shkoi ora?
-Tetė e dhjetė!
-Nė kėto momente ėshtė duke u dhėnė diēka nga kronika e vendit!
Vazhduan betejėn e nisur lakuriq mbi shtrat. Gruaja pėr t’ia larguar mendjen, e godiste herė pas here. Ai s’bėnte zė. Kur ajo s’e kishte mendjen, vetėm pėr njė ēast mblidhte gjithė fuqitė e nė vend qė t’i shfrytėzonte nė gurin e mullirit, e gjuante aq fort sa e mjera nuk merrte as frymė deri sa mblidhte veten.
Ishte diēka e re dhe e paprovuar. Ndryshe nga herėt e tjera, njė luftė pėr tė harruar televizorin. Megjithatė mbaruan shpejt, mė shpejt se kurdoherė. Burri ndjehej i mėrzitur. Nuk vazhduan si herėt e tjera. Kishin mbaruar para kronikės sportive. Ai i lodhur u mbėshtet nė tė dy krahėt e tha:
-Boll vazhduam! Nuk bėhet kėshtu!
-Po pse? Nisėm aq mirė nė fillim!
-Mė duhet ta ēoj ta rregullojmė kėtė televizor!
-Thirra unė njė pėrgjegjės se e dija qė do vije!
- E… ē’tė tha?
-Nuk bėhet. I ėshtė djegur qarku qendror!
-Po pastaj?
-Pėr ta rregulluar duhet tė paguajmė sa pėr njė televizor tė ri.
-Mirė, thirre teknikun! U pa puna, nuk vazhdohet dot kėshtu!
-Sot ai s’vjen!
-Sekretare tė ka ty?—e njė dyshim i errėt nxiu tė shoqin.
-Mė tha qė kishte pėr tė rregulluar njė defekt tė madh nė njė firmė private. Mė tregoi qė duhej tė punonte deri vonė.
-Domethėnė keni biseduar sė bashku?
-Bėra ē’kisha nė dorė t’ia mbushja mendjen tė na ndihmonte. Tek e fundit, mė tha qė do kalojė pas disa ditėsh. I lashė edhe numrin tim tė telefonit.
Burri u ngrit mė kėmbė, fėrkoi ballin i lodhur e tha:
-Domethėnė duhet tė presim!
-Nuk ėshtė fundi i botės! Vetėm ti e bėn tė madhe! Njėmijė herė e kam mallkuar atė televizor dreqi. Siē duket, mė dėgjoi perėndia.
-Ē’ke bėrė kėto katėr ditė? Fėmijėt mirė janė?
-Mirė! Vetėm qė m’u desh tė merresha me Elion. S’do qė s’do tė ushqehet si gjithė tė tjerėt. Mė bėn ca filma sa mė vjen ta mbyt.
-Ē’tė tha?
-Eh, sikur nuk e di ti sa i prapė ėshtė. Rrinte e pėrgjonte si lahej vajza nė dush! E kapa dhe e nxiva tė gjithin. Qante e ulėrinte qė tė vinte tė ankohej tek ty. Mbaj mend kur tė tė thotė njėmijė e njė tė zeza.
Gruaja psherėtiu. Rrotulloi sytė, dhe e urdheroi veten tė mos mendonte keq nė ato momente.Sikur do bėnte njė mallkim a diēka tė tillė kundrejt bashkėshortit. U rrotullua, e puthi nė buzė, u fėrkua mė afėr tij, por ky e shtyu pa delikatesė, u ngrit mė kėmbė e i tha se po shkonte nė banjė.
Gjatė kėsaj kohe, gruaja e tradhėtoi veten e nisi tė mendonte pėr jetėn e saj si pėr diēka tė huaj, pa kuptim. Iu duk(dhe nuk i shte hera e parė), sikur bėnte pjesė nė njė ėndėrr aq tė kapshme, sa njeriu qė e dinte ėndrrėn kishte frikė tė zgjohej. Sikur me tė ēelur sytė do tė vdiste. Gjithēka i ngjante kotit. Ēdo ditė qė kalonte ishte pak a shumė njė peshė qė i rrėshqiste kurrizit. Pakėnaqėsi, e veē kėsaj, gjinjtė e gruas po vareshin ēuditėrisht shumė poshtė. Iu kujtua kafja qė kishte pirė me njė miken e saj.
-Tė mė dėgjosh mua,-i thoshte pa pushim.Por ajo nuk ia vinte veshin. Gjė tjetėr s’kishte pėrtej njė mpirjeje sikur gjithēka ishte e pa vlerė. Ajo kishte lindur pėr t’i persėritur vetes makthet e poshtra, me njė ndėrgjegjie tė mpirė kafshe qė s’shkonte dot pėrtej asaj jete minimale qė kishte kėrkuar.
Asgjė, as ofshamat e saj kur bėnte dashuri nuk kishin vlerė. Ishin klithmat e njėrės qė imitonte putanėn nė sytė e burrit. Sikur atė moment tė mbaronte, gjithēka do mbyllej si mos mė keq pėr atė. Asnjė shpresė, me besimin e lėkundur qė mund tė rronte akoma mė gjatė, aq sa tė mundej.
--Mua s’mė do mė njeri,-e sikur t’i kėrkonte falje vetes, u godit me grushta. Kjo ishte njė fatkeqėsi, vėrtet, po kujt i binte ndėr mend pėr gjėra tė tilla tė vogla, qė s’tė mbushnin shpirtin me helm, s’tė bėnin tė luaje vendit pėr tė thėnė njė fjalė ngrohjeje. Sikur vėrtet tė kishte erdhur ai tekniku nė shtėpinė e saj…
Por jo, duhej tė ēohej sė kėndejmi. Lakuriq, veshi pandoflat e rrėshqiti me vrap nė banjė. T’i tregonte bashkėshortit qė gjatė mungesės sė tij nuk ishte prishur vetėm televizori. Edhe sifoni nuk punonte. Hapi derėn e banjės dhe ē’tė shohė!?..Bashkėshorti i ulur nė vezėn e wc, duke shfletuar njė revistė me gojėn e kėnaqur sa s’bėhet!
-Djali ynė, shikoje ē’lexon,-i tha pa ia bėrė syri tėrr, duke i zgjatur asaj revistėn qė mbante nė duar. Femra ku e ku mė tė ėmbla, me gjokse tė rrumbullakėt qė tė bėnin tė tė vinte koka vėrdallė.
-Sifoni nuk punon,-gjeti forcėn tė pėshpėritė.
Burri ndėrkaq psherėtiu.
-Nuk vonohem,-i klithi kur ajo po largohej me derėn lėnė hapur pėr gjysmė. Ky rėnkoi e vazhdoi i sigurt shfletimin e revistės.
Gruaja ndihej e mpirė. U fut me vrap nė dhomė, u vesh pėr dy sekonda, kurse mbathjet e burrit i shtyu me ndot nėn krevat. E ku mund tė gjente akoma forca tė luftonte? Sa e paaftė iu duk vetja, ndėrsa shkoi mbėshteti krahun drejt e mbi televizor. Si pa dashje i dha njė tė shtyrė, e ekrani i tij u coptua mbi dysheme.
-Kur tė vijė djali, nuk do ta ndezė me dy tė goditurat, si gjithmonė, mbi kapak,-mendonte gruaja, kurse qė larg, zėri i burrit tė trembur i vinte ēuditėrisht qetėsues. Tė nesėrmen, lajmet do pėrshkruanin me detaje njė tragjedi jo fort bindėse, familjare!