Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kerri lobit grek: 10% e shqiptarëve janë grekë

    DEKLARATA E KANDIDATIT PER SHQIPTARO-AMERIKANET


    "Ndihmë ekonomike Shqipërisë, statusin Kosovës"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Në kulmin e fushatës së tij për t'u zgjedhur si President i SHBA, kandidati i Partisë Demokrate, Xhon Kerri, nuk la jashtë vëmendjes së tij edhe probleme që lidhen me komunitetin në rritje të banorëve amerikanë me origjinë shqiptare. Kerri shpall dhe planet e administratës së tij, nëse fiton, për Shqipërinë dhe Kosovën. Një vëmendje e tillë shpreh tendencën e administratës së SHBA që t'u kushtojë më shumë vëmendje, si atyre, tashmë të integruar në shoqërinë amerikane, me komunitetet përkatëse, kishat, xhamitë, teqetë, shkollat, klubet, gazetat, restorantet, festat, koncertet, librat, televizionet e radiot, ashtu edhe Ballkanit e shqiptarëve të atjeshëm. Qofshin këta në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Më datë 23 korrik 2004 Zyra e Shtypit e kandidatit demokrat për postin e Presidentit publikoi deklaratën e tij mbi çështjen shqiptare, të cilën e gjetëm me vend ta botojmë të plotë.

    LAJMI

    Ja çfarë deklaron senatori Kerri: Jam krenar që po marr përkrahje nga ana e shqiptaro-amerikanëve. Për breza me rradhë, shqiptarët që vinin në Amerikë morën mbi vete, me entusiazëm, përgjegjësitë dhe mundësitë që sjell qytetaria amerikane. Brezat më të rinj të shqiptaro-amerikanëve e kanë përcjellë këtë traditë në një mënyrë të tillë, që i bën paraardhësit tuaj - dhe të gjithë ata që e duan Amerikën - të ndihen krenarë. Në deklaratën e tij kandidati i demokratëve shton se: si amerikanë, ju keni ngritur bashkësitë tona, duke krijuar mundësi dhe begati ekonomike. Ju vlerësoni familjen, bashkësinë, përgjegjësinë dhe mundësinë. Dhe shumë shqiptarë kanë dhënë jetën e tyre në forcat tona të armatosura gjatë shekullit të kaluar, duke i shërbyer me zell vendit tonë dhe duke mbrojtur liritë tona. Duke vazhduar me premtimet Kerri u drejtohet shqiptaro-amerikanëve duke thënë: si president, do të nxit politika që do të mbrojnë bashkësitë që ju keni ndërtuar dhe të ruajnë vlerat që ju keni respektuar. Ne do të kujdesemi për të moshuarit tuaj, do ta bëjmë më të shpejtë kujdesin shëndetësor, do të zhvillojmë arsimin, do të ndihmojmë bizneset e vogla dhe do të sigurojmë mundësi të barabarta për të gjithë.
    Duke i'u referuar trojeve Shqiptare në Ballkan, Kerri thotë se: unë vlerësoj, gjithashtu, lidhjet e forta që shqiptaro-amerikanët kanë me miqtë, familjet dhe të afërmit e tyre në Evropën Juglindore. Këto lidhje e bëjnë vendin tonë të fuqishëm dhe të madh. Ato na kujtojnë vlerat që na sollën këtu, si dhe shpresat dhe mundësinë që mbeten kudo. Ato e ndihmojnë Amerikën të krijojë miqësi dhe të farkëtojë aleanca. Nuk është e rastit që Shqipëria ka dërguar trupa në Afganistan dhe Irak, që Shqipëria është treguar e vendosur në luftën kundër terrorizmit, apo që shqiptarët konsiderohen sot si ndër më pro-amerikanët në botë. Kjo vjen si pasojë e rrjetit të lidhjeve, që bashkon, jo thjesht qeveritë, por njerëz që besojnë në të njejtat vlera. Ju keni vepruar kështu për vendin tuaj sot dhe për vendet e stërgjyshëve tuaj.
    Unë besoj se stabiliteti, demokracia dhe zhvillimi në Ballkan janë në interes të Amerikës. Administrata ime do të rivendosë lidershipin e Amerikës, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën. Kerri thotë se: administrata e Bushit i ka kthyer shpinën rajonit, ka dobësuar praninë tonë të sigurimit dhe i ka privuar banorët e rajonit nga mundësia e të vetëqeverisurit. Në një kohë kur popujt e këtyre vendeve kanë ndërmarrë hapa të guximshëm përpara për të shkëputur lidhjet me të kaluarën dhe po përpiqen me dëshpërim të konsolidojnë reforma të përkohshme, administrata e Bushit po bën sa më pak që të jetë e mundur. Ajo humbi një mundësi historike. Administrata ime do të veprojë me shpejtësi për të përballuar problemet që has Kosova. Statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosovarët duhet të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre, duke përfshirë edhe mënyrën se si ata duan të qeverisen. Propozimet për të ndryshuar territorin e Kosovës apo për ta ndarë atë me kufij etnikë nuk mund të ndihmojnë krijimin e një shoqërie multietnike dhe përgatitjen e rajonit drejt të ardhmes së tij evropiane. Në të njejtën kohë që do të punojmë për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës, ne dëshirojmë të punojmë nga afër me të tjerët në rajon dhe t'i tërheqim ata në një tranzicion të butë. Shtyrja e vazhdueshme e afateve - e vetmja gjë që ka ofruar administrata e Bushit - përforcon pozitat e ekstremistëve të të gjitha ngjyrave. Rajoni kërcënohet nga nacionalistët e brendshëm dhe ekstremistët e jashtëm; ne mund të ndihmojmë në rindërtimin e institucioneve që do të mbrojnë banorët e Kosovës, në mënyrë që ata t'u rezistojnë thirrjeve për më shumë dhunë dhe katastrofa të tjera. Në rast se do të lejohej që situata në rajon të përkeqësohej, ai do të kthehej në epokën e mungesës së ligjit të Millosheviçit dhe kriminaliteti do të lulëzonte.
    Ne do të na duhet ndihma tuaj. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për statusin e Kosovës që të krijonte një siguri më të madhe për fqinjët. Kjo do të kërkonte lidershipin, aleancën dhe përpjekjet amerikane, në atë formë si u veprua me Evropën Perëndimore në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo do të kërkojë kohë; ne nuk mund të ikim nga Kosova dhe rajoni. Unë kam nevojë për ndihmën tuaj për të krijuar mbështetjen në Kongres dhe në popullin amerikan për të përmbushur këtë detyrë historike. Me përkrahjen tuaj, administrata ime do të: Punojë së bashku me aleatët tanë evropianë për të bërë të mundur që shtetet e Gadishullit Ballkanik të zenë vendet e tyre si anëtarë me të drejta të plota të institucioneve-kyç që ndihmuan të fitohej Lufta e Ftohtë, duke përfshirë këtu NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Ofrojë asistencë për qeveritë e vendeve të rajonit që të zhvillojnë tregtinë, të tërheqin investime dhe të përballojnë problemet e korrupsionit, trafikut të qenieve njerëzore e të të drejtave të minoriteteve. Ndjekë personat e akuzuar për krime lufte. Të gjitha qeveritë e rajonit duhet të bashkëpunojnë për të arritur këtë qëllim dhe për t'ia dorëzuar kriminelët e luftës drejtësisë. Pas këtyre premtimeve Kerri shton se: unë do të kem, gjithashtu, nevojë për ndihmën tuaj për të përkrahur më fuqishëm përpjekjet e Shqipërisë për të zhvilluar ekonominë e saj, për t'u integruar në institucionet euro-atlantike dhe për të forcuar demokracinë. Ne do të vazhdojmë të mbështetim përpjekjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe Malin e Zi për t'u bërë qytetarë të barabartë në shoqëri demokratike. Jo çdo gjë do të jetë e lehtë. Amerika ka si synim kryesor realizimin e të drejtave të njeriut për të gjithë. Administrata ime do të kërkojë mbështetjen tuaj që të realizohen të drejtat e njeriut në mbarë rajonin. Kjo duhet të përfshijë edhe serbët e komunitetet e tjera etnike që jetojnë në Kosovë. Ndryshe, do të jetë më e vështirë, në mos po e pamundur, të arrijmë një paqe dhe zhvillim të qendrueshëm në rajon dhe të plotësojmë aspiratat e ligjshme të të gjithë atyre që jetojnë atje. Jam krenar se ne, sëbashku, do të kontribuojmë në kthimin në realitet të ëndrrës së shqiptarëve, amerikanëve, aleatëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë për zemër sigurinë dhe lirinë tonë, asaj të krijimit të një Evrope paqësore, demokratike, që nuk njeh frikën dhe shtypjen, një Evrope të lirë dhe tërësore, që nga Balltiku në Detin e Zi. Nën administratën Kerri, deri në detin Adriatik! Kështu perfundon deklarata e kandidatit amerikan për zgjedhjet presidenciale Xhon Kerri.


    ÇFARE THA XHON KERRI

    - Shqiptarët konsiderohen si ndër më proamerikanët në botë.

    - Do të përkrah më fuqishëm përpjekjet e Shqipërisë për të zhvilluar ekonominë e saj, për t'u integruar në institucionet euroatlantike dhe për të forcuar demokracinë.

    - Statusi i Kosovës duhet të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur.

    gazeta Shqiptare
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Tash me siguri duhet te pritet edhe nje deklarate e ketille apo ndoshta edhe ndonje vizite e G.Bushit ne Shqiperi.
    Cka ben fushata para-zgjedhore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 29-07-2004 më 20:50
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KERRI: NE SHQIPERI 10 PER QIND JANE GREKE!

    Erl Murati

    Sedra e cdo shqiptari u miklua te merkuren kur kandidati per postin e presidentit te SHBA-se, Xhon Kerri, i quajti shqiptaret "nder popujt me pro-amerikane ne bote". Senatori demokrat artikuloi nje deklarate falenderimi per mbeshtetjen e lobit shqiptar ne SHBA: po keshtu ai vleresoi lart lidhjet mes dy popujve dhe premtoi mbeshtetje politike per shqiptaret. Xhon Kerri nuk shprehu ne asnje vend pakenaqesi per "vendin e shqiponjave", por ai i ruajti ato per t'ia paraqitur si shqetesim lobit grek ne Amerike. Ne nje leter qe Kerri i dergon kreut te Institutit Greko-Amerikan, Nik Larigakis, shprehet shqetesimi se qeveria shqiptare nuk po i pergjigjet nje kerkese te perseritur te Bashkimit Europian per te bere numerimin e minoriteteve. Kerri i premton lobit grek se kur te vije ne pushtet do te nise nje dialog intensiv me qeverine shqiptare per ta detyruar kete vend te respektoje greket minoritare qe jetojne ne Shqiperi. Me tej, ai ben nje pohim qe me siguri i ka lene gojehapur jo vetem shqiptaret e Amerikes, por edhe zyrtaret e Departamentit te Shtetit. "Minoriteti grek ne Shqiperi perben te pakten 10 per qind te popullsise prej 3.5 milione banoresh", thote Kerri. Shifrat e tij publikohen vetem disa dite pasi Departamenti Amerikan i Shtetit pranon qe 1.17 per qind e popullsise se Shqiperise, i perkasin minoritetit grek. Duket qarte se diferenca mes te dhenave qe disponon administrata e Bushit dhe stafi ndihmes i Kerrit, eshte edhe me e thelle se diferenca programore mes dy kandidateve per Shtepine e Bardhe.

    "Shtetet e Bashkuara duhet t'ia bejne te qarte qeverise se Shqiperia duhet t'i trajtoje minoritetet ne menyre te drejte dhe humane, ne te njejten menyre qe ajo kerkon te trajtohet minoriteti shqiptar ne vendet fqinje ne Ballkan. Nderkohe, qe Shqiperia ka arritur me sukses te realizoje numerimin e minoritetit shqiptar ne ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, qeveria e ketij vendi po i reziston kerkeses se Bashkimit Europian per te numeruar minoritaret qe jetojne ne Shqiperi, keshtu qe ajo mund te vazhdoje te deklaroje se minoriteti grek eshte i vogel ne numer, nderkohe qe ai perben te pakten 10 per qind te popullsise prej 3.5 milione banoresh", shprehet Xhon Kerri ne letren qe i drejton Larigakis.

    Letra

    Shqetesimi i Xhon Kerrit per minoritaret qe jetojne ne Shqiperi vjen pasi kryetari i Institutit Greko-Amerikan, Nik Larigakis i shkruajti nje leter-kerkese kandidatit per president. Ne kete leter, njeri nga shefat lobit grek ne SHBA kerkon qe Kerri te shprehet publikisht per kater ceshtje te rendesishme: nje rezolute perfundimtare per Qipron, problemin me Patriarkanen Ekumenike ne Stamboll, te drejtat e njeriut ne Shqiperi dhe nje emertimi te ri per Republiken ish-jugosllave te Maqedonise. Ne pergjigjen e kandidatit Kerri jepet premtimi se nese ai zgjidhet president i SHBA-se, administrata e tij do te ndermarre nje dialog intensiv diplomatik me qeverine e Shqiperise per te siguruar zbatimin e ligjeve dhe mbrojtjen dhe respektimin e te drejtave te njeriut dhe vecanerisht te minoriteteve ne kete vend. "Shtetet e Bashkuara duhet t'ia bejne te qarte qeverise se Shqiperia duhet t'i trajtoje minoritetet ne menyre te drejte dhe humane, ne te njejten menyre qe ajo kerkon te trajtohet minoriteti shqiptar ne vendet fqinje ne Ballkan", thuhet ne letren e Kerrit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nje tjeter prove qe verteton pretendimin e kampit Bush-Cheney ndaj Kerrit: Ai eshte nje liberal nga MA qe mban te dyja anet e nje debati. Dje ishte ne mbrojtje te interesave shqiptare. Sot me sa duket eshte ne mbrojtje te interesave greke. Dje shqiptaret ishin "miq te vertete te amerikaneve", sot shqiptaret jane 10% greke, edhe pse departamenti amerikan vetem pak jave me pare i hodhi poshte pretendimet greke.

    Njerez si Kerry nuk ecin mbi princip, ecin mbi interesa personale. Njerez te tille jane te rrezikshem jo vetem per interesat tona kombetare, por jane te rrezikshem per sigurine e SHBA dhe mbare botes.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    E njejta teme eshte hapur edhe ne vend tjeter.


    Kerri i takon kampit demokrat por qe do te jete kunder shqiptareve. Aparati gojor ***"lepires -shpues" ne sherbim te organit tretes
    Shqiptaret e perkahin me te vetmin qellim;- ardhja ne fuqi e Kerrit do te ndihmoje qe dhe ne Shqiperi te vije ne pushtet partia demokrate.
    Si nuk vum mend nga perqafimet me shtetet "nene" ;-Rusia, Jugosllavia, Kina....tani eshte Amerika(perberja e larte e popullsise izraelit, grek, rus, kineze , franceze,latine, zezak ).Kush prej tyre mendon mire per shqiptaret?!
    Shqiptaret e mjere gjithmon ne perpjekjte te hapin gropen e vet.
    Ndoshta ndodhe mbrekullija....
    Ndryshuar për herë të fundit nga dallandyshe : 30-07-2004 më 05:55
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  6. #6
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Minoritaret i kane te drejtat e tyre por qeveria duhet ti pergjigjet realitetit....Nderkohe john derri duhet ti beje kete pyetje qeverise greke e pastaj te filloj te krihet....Nuk mund te mbash dy gura nen sqetull....Kte ben amerika pragmatiste qoft me bush apo pa bush por Kosova e vendos vet fatin e vet....Bashkohem me albon por te gjithe jane keshtu....Le te mos harrojme se sa bukur ja futen lobit armen ku moren votat por nuk mbajten premtimin per rezoluten e gjenocidit qe turqia beri ndaj tyre ne 1915....Edhe greket s`jane pak por mbi kater milione miza dhe me pune te mira....Ku jemi ne??Pjatalares ne restorantet e tyre??Konsumer te ushqimeve te tyre??Ne duhet te organizohemi nqs duam ti perballim kucedrat e zgjuara....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Albo
    KERRI: NE SHQIPERI 10 PER QIND JANE GREKE!

    "Minoriteti grek ne Shqiperi perben te pakten 10 per qind te popullsise prej 3.5 milione banoresh", thote Kerri. Shifrat e tij publikohen vetem disa dite pasi Departamenti Amerikan i Shtetit pranon qe 1.17 per qind e popullsise se Shqiperise, i perkasin minoritetit grek.
    Albo,
    nga eshte burimi i ketij informacioni? Eshte nje gje me shume rendesi dhe do te ishte mire qe te te dihej me siguri, sepse nese eshte e vertete Kerry do te ishte shume keq per shqiptaret.
    Por nese eshte thjesht nje shpifje politike sa per fushaten mendoj se duhet te jemi shume te kujdesshem me keto gjera. Nuk ka nevoje te krijojme miq apo armiq te medhenj, thjesht miqte na mjaftojne.
    Fiton Kerry apo Bushi per shqiptaret nuk ka edhe aq rendesi, sepse politika e jashtme amerikane nuk ndryshon aq kollaj dhe eshte zakonisht konstante nga nje administrate ne tjetren.
    Por per ne si shqiptare eshte mire te mos luajme me gjera te tilla sepse mund te digjemi keq.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kerrin e kritikon tere media se ne te gjitha temat e debatit te zgjedhjeve ai ka dy qendrime.E per kete bejne humor me te.
    Ja dhe kete jave megjithese koferenca i jep nje shtytje kandidatit ne anketime Kerry eshte ne nje nivel me Bushin pa levizur.
    Ka nje tendec dhe nje frik te demokratet se te keto zgjedhje do jete nje konkurim i ngjitur dhe do vije puna ne fund dhe per disa vota.
    Prandaj po fokusohen dhe te minoritetet etnike ne amerike.
    Kandidate ne keto momente duan vota dhe si duket eshte momenti ti manipulosh te marresh deklarata nga ata, e qe shihet qarte deklarata per greket ne shqiperi ka te paverteta e genjeshtra ne te.
    Kjo eshte dhe nje rikujtes per ne e shtetin shqiptar per raportet me greqine.
    E te cojme dhe ne minoritetin shqiptar ne greqi ,arvanitasit e ceshtien Came.
    Mire ne teritorin e greqise qe i zbuan apo i shkombetarizuan shqiptaret po dhe brenda shqiperise!

    Per kosoven ka ndikuar dhe stafi i Klintonit qe eshte me zotin Kerry ata qe e bene clirimin e Kosoves.

    Po une rikujtoj dhe nje here ate qe Dioguardi tha qe lobi shqiptar duhet te vazhdoj te punoj me kongresin e jo te futet ne garen per president.
    Mbase qe me mire te behej politika atje ku duhet e te mos futeshim ne debate ne fushate e me deklarata.

    Problemi i Kosoves dhe i shqiperise eshte nje vazhdimesi e politikes Amerikane qe me Presidenti Willson qe nuk pranoi menyren se si u ndane kufite ne ballkan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 30-07-2004 më 09:22

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ky nuk eshte gje tjeter vec se nje hipokrit i ndyre qe bie ere me shume se ky tjetri qe kemi ne pushtet ne keto momente. Le te bej rregjistrimin qeni dhe ta shofi mire se sa Grek kan per ti dalur ne Shqiperi. Dun me na shujt si komb , se keshtu thote dhe ne fjalimin e pare, nuk duhet shume mend te kuptosh se fjalimi i pare fare eshte komplet ne disfavorin tone, ku ai vetem flet per INTEGRIM te Shqiptareve qe me teper ngjan me fjalen ASIMILIM. Per mua kjo qe tha dje para lobit Grek nuk eshte ndonje surprize e madhe, pasi duken qarte shenjat qysh ne fjalimin e pare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Shihet qarte histeria e grekerve qe megjithese kane marre ne shekullin e 19-te gjithe ato territore shqiptare e ne shekullin e 20-te prape moren Janinen me rethinat e zbuan dhe camet e shkombetarizuan tere shqiptaret ne greqi, akoma duan te kafshojne nga tokat shqiptare akoma e diskutojne kufirin me shqiperine .
    Akoma e diskutojne sa eshte minoriteti grek ne shqiperi qe ne e mbajte dhe nuk beme ate qe greku beri me minoritetin shqiptar dhe te tjerat ne greqi qe o i zboi o i asimiloi dhe tani greqia deklaron se nuk ka minoritete.
    Lexoni ne kete faqe ca thuhet per minoritetet ne greqi vendi i vetem ne ballkan qe deklaron se nuk ka minoritete,http://www.cia.gov/cia/publications/...k/geos/gr.html
    Dhe ne po te kishim bere te njejten gje nuk do kishim bere ndonje te keqe po thjeshte do kishim nje politike te barazpeshuar me greqine.
    Vendet e tjera pasi moren sa moren nga kufite e shqiperise nuk i diskutonin me po geqia dhe pas atyre qe morri do te shkateroje dhe kete shqiperi kaq te vogel qe ngeli.
    Ate qe serbi nuk e beri dote ne kosove greqia e beri ne Cameri qe nga zbimet sekuestrimi e asimilimi.
    Duhet ti themi terre botes ate GJENOCID KUDRA SHQIPTAREVE ne greqi qe nga krijimi i shtetit grek.
    Me sa shihni ata nuk lene cdo rast pa thene genjeshtrat e tyre dhe ne duhtet te themi ME ZE TE LARTE TE VERTETAT.

    Prandaj ne shqiperi duhet te kemi nje politike shqiptare per te perballuar kete agresion qe eshte thjeshte nje lufte pavaresishte se kushtet e kohes nuk e lene geqine te bej lufte me shqiperine.
    Po do qe me mire lufta.
    E shikoni ne ligje greqia akoma e ka ate ligjin e luftes me shqiperine e qe kur te doje mund ta perdor.
    Dhe ata qe perfaqesojne minoritetin ne parlamentin shqiptar qe marrin aq pak vota po nga ligjet shqiptare kane nje perfaqesim me te madh ne parlament jane thjeshte zedhenes te qarqeve ekstremiste e jo te minoritetit

    Duhet ne shqiperi te rritet ndjenja kombetare.
    E duhte ne cdo parti e faktor ne shqiperi nuk duhen perkrahur elementet progreke e te investuar nga greku.
    Nuk duhet qe te blejme produktet e firmave greke dhe biznesit grek ne shqiperi.
    Duhet ti presim cdo renje e baze ketij agresioni grek ne shqiperi qe megjithese nuk e ka formen si nje agresion ushtarak eshte me i demshem se ai.
    Dhe me sa kemi pare ne keto 14 vjete plus problemeve qe kemi pasur si vend ne procesin e trazicionit nga komunizmi ne demokraci i jane shtuar terre keto presione e agresione nga politika greke,gje qe ka ndikuar direk ne zhvillimin e vendit e kuptohet nje nga qellimet e ketij agresioni eshte dhe ky.

    Greqia me te gjitha vendet e rajonit ka probleme qe nga Turqia,Bullgaria,Maqedonia dhe kjo politike konfliktuale do ti kthehet si bumerang greqise per te keqen e saj.

    Nuk asnje te na bej pesimist e duhet ne te njeten kohe te jemi syhapur se greket kishish dhe Xh0rxh Tenet ne nje poste aq te larte e ca bene se politika amerikane nuk ndryshon lehte e ne kemi shume miq e mundesi ne Amerike.
    Plus ato genjeshtra ,minoriteti grek ne shqiperi dihet , ca do krijojne minoritet te ri ne shqiperi pasi ai qe eshte dihet sa eshte e ku eshte.
    Plus genjeshtra popullsia eshte regjistruar ne 2001 dhe kane dale ato te dhena per minoritetin qe ka publikuar dhe qeveria amerikane1.17.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 30-07-2004 më 10:18

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •