TIRANE
Radhėt e gjata tė emigrantėve e turistėve pranė sporteleve tė Ambasadės Greke janė bėrė shkaktarė tė ankesės sė banorėve tė kėsaj zone nė Njėsinė Bashkiake nr.7 nė kryeqytet. "Emigrantėt dhe hallexhinjtė qėndrojnė ditėnatė nė sportelet e ambasadės. Nuk ka ditė qė tė mos na dalin probleme me ta. Kemi frikė tė lėvizim natėn, sepse vetėm nė lagjen tonė mbidhen lloj-lloj njerėzish", thuhet nė peticionin e banorėve. Eshtė e vetmja lagje qė pothuajse nuk pastrohet fare. Kutitė e kartoneve nuk shqiten nga dyert e pasme tė ambasadės, ndėrsa mbeturinat ushqimore i shikon tė hedhura vend e pavend. Edhe pse nuk kanė shumė mundėsi qarkullimi, makinat i sheh tė parkuara nė ēdo cep tė ambasadės. Madje, hapėsira e vetme e pjesės sė pasme tė ambasadės ėshtė kthyer nė vend parkimi makinash qė vijnė nga qytete tė ndryshme. Jo vetėm kaq, por janė bėrė problem dhe shitėsit ambulantė, tė cilėt nuk ka cep tė ambasadės qė tė mos i shohėsh.
Dhe telashet s'kanė tė sosur
Nuk ka ditė qė nė dyert dhe sportelet e Ambasadės Greke tė mos ketė zėnka mes emigrantėve. Radhėt nuk kanė tė sosur, sportelet janė bėrė stres pėr banorėt. Numėrohen me dhjetėra sherre e incidente tė ndodhura vetėm nė kėtė zonė. "Vetėm para pak ditėve ndodhi njė zėnkė qė desh pėrfunduan nė burg dy tė rinj. Nuk ka ditė qė tė mos ketė ngjarje tė tilla. Na ėshtė futur frika nė kockė. E kemi shumė problem dhe punėn e fėmijėve, duhet t'i nxjerrim me shoqėrues nė oborr, sepse qarkullimi i makinave ėshtė shumė problem", ankohen banorėt e pallateve pranė ambasadės. Problem tjetėr pėr ta janė bėrė dhe shitėsit ambulantė. Policia Bashkiake i ka hequr disa herė nga ai territor dhe ambulantėt sėrish u janė vėrsulur dyerve tė ambasadės. Eshtė e vetmja zgjidhje qė ata mundohen tė nxjerrin bukėn e gojės.
Njėsia 7
"Banorėt pranė Ambasadės Greke kanė ditė qė janė ankuar pėr rrėmujat qė u shkaktojnė radhėt e gjata tė turistėve e tė emigrantėve. Jo vetėm kaq, por ajo zonė ėshtė bėrė e pakalueshme, sepse njerėzit nuk lėvizin nga oborret e pasme tė godinės. Janė shfaqur vėshtirėsi tė mėdha dhe nė pastrimin e lagjes, pasi radhėt e gjata tė njerėzve konsumojnė ushqime dhe nuk lejojnė pastrimin e mbeturinave ushqimore", u shpreh Pandeli Sara, kreu i Njėsisė Bashkiake nr.7 nė kryeqytet. Kreu i njėsisė pohon se problemi i banorėve tė kėsaj zone do ketė njė zgjidhje tė menjėhershme. Ai shton se janė marrė tė gjitha masat pėr pėrmirėsimin e kėsaj zone, njėkohėsisht dhe pėr ndryshimin e kushteve tė emigrantėve e turistėve, tė cilėt kalojnė ditėnetė tė tėra nėpėr sportele. Jo vetėm kaq, por ka nisur puna dhe pėr pėrmirėsimin e ndriēimit rrugor, sidomos nė mes tė lagjes, i cili ka qenė problem prej kohėsh pėr banorėt.
Ēifti i moshuar, shetradhėn tek ambasada helene
Njė ēift pleqsh, banorė tė Njėsisė Bashkiake nr.7, janė punėsuar pranė Ambasadės Greke duke u shitur radhėt emigrantėve. 2 mijė lekė vendi i parė. Kjo ėshtė dhe puna qė bėjnė tė moshuarit pėr njė ditėnatė. Vetėm pėr njė ditė ēifti i tė moshuarve fiton 4 mijė lekė. Kanė zėnė rehat nė biznesin e ngritur nė dyert e ambasadės dhe nuk lėvizin qė andej. Jo vetėm kaq, por kanė shumė probleme me klientėt. Orėt e para tė mėngjesit janė dhe kulmi i punės sė tyre. Kanė vėnė nė dispozicion dhe njė numėr telefoni, i cili u shėrben si mangnet pėr tėrheqjen e klientelės sė tyre. Janė tė kėnaqur nga puna qė bėjnė dhe nuk kanė asnjė problem me turistėt apo emigrantėt. U mjafton vetėm t'u japėsh paratė nė dorė dhe puna e tyre mbaron me kaq.
Krijoni Kontakt