Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    Go Pistons Maska e ledio
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    Piranha, se humbi Hitleri luften edhe shkoi e iu fut Cifuteve. Edhe ti me thua kishte shume arsye politike dhe ekonomike.

    StormAngel sa shume i urreke Amerikanet, dy here i ke thene. (tallem, bej shaka)
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  2. #22
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    1.Hitleri humbi luften per shkak te hebraikeve
    2.Nuk i urrej mo Amerikanet,po si shpesh paraqiten ne luftera.

    P.S: Ka dikush informacion per kete te riun shqiptar dhe per personin i cili u shpall racist per flamurin shqiptar?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #23
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Kërkohet falje për flamurin shqiptar

    Incidenti me një qytetar skocez, që valëviti në dritaren e shtëpisë së tij një flamur shqiptar dhe më pas u ndalua nga policia, nuk ka kaluar pa u pikasur dhe pa zhurmë. Vetëm pak më shumë se një javë pas ngjarjes, numri një i policisë së qytetit skocez të Benfit, ku ndodhi ngjarja, i ka kërkuar falje publike qytetarit Ebenezer Melvil, 65 vjeçar, i cili u ndalua në mënyrë të padrejtë nga vartësit e tij. Madje kryepolici gjatë mesazhit të kërkimit të faljes, ka pohuar se vartësit e tij kanë konsumuar një gafë të pafalshme, duke ndaluar dhe çuar në gjykatë gabimisht një qytetar të pafajshëm.

    Incidenti me flamurin
    Historia e pabesueshme, që u bë objekti i mediave, është konsumuar rreth 10 ditë më parë në qytetin Benf të Skocisë. Ebenezer Melvil, një banor i zonës, duke dashur t'i bëjë një pritje suprizë dhëndërrit të tij të ri nga Shqipëria, me të cilin sapo ishte martuar vajza e tij Deborah, kishte vendosur në njërën prej dritareve të tij një flamur shqiptar. Por ky veprim i Melvil ishte keqkuptuar nga një banore, e cila kishte shtëpinë përballë. Pa kaluar shumë kohë, fqinja e Melvilit, Kristina Foster, me prejardhje hebreje, lajmëroi policinë, pasi flamuri shqiptar me shqiponjën dykrenare i ishte dukur si simboli i Gjermanisë naziste të Hitlerit. Për këtë ajo ishte ndier shumë e fyer. Në një kohë kur nuk pritej, në shtëpinë e 65-vjeçarit Melvil kishte mbërritur policia sokceze, e cila pasi kishte sekuestruar flamurin, kishte akuzuar Melvilin për "provokim racial" duke e çuar në gjykatë. Sqarimi i Melvilit, se bëhej fjalë për flamurin shqiptar, duket nuk i kishte bindur ruajtësit e rendit në Skoci.

    Gjyqi dhe falja
    Gjatë seancës së gjykimit i ndaluari Melvil deklaroi se flamurin shqiptar e kishte vendosur pa qëllim të keq përballë banesës së fqinjës së tij, vetëm për t'i bërë një suprizë dhëndërrit të tij shqiptar, i cili pritej të vizitonte për herë të parë Skocinë. Pasi doli nga salla e gjyqit, 65-vjeçari tha se kjo që po ndodhte me të, duke e akuzuar për provokim racial, ishte qesharake. Seanca e parë e këtij gjyqi të pazakontë ndaj Ebenezer Melvil u shty për mungesë provash. Ndërsa seanca e dytë nuk u zhvillua, pasi ngjarja e sensibilizuar nga mediat ka deturuarr kryepolicin lokal të kërkojë falje dhe të mbyllë çështjen.

  4. #24
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E keshtu eshte pak me mire.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #25
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Kjo histori eshte thjesht nje keqkuptim kulturor ne te cilin njerez te ardhur nga dy kultura te ndryshme paten nje keqkuptim te vogel i cili u zgjidh fare mire me ane te gjyqit. Kjo histori me duket pa asnje vlere diskutimi.

  6. #26
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ndoshta eshte edhe si shkak i asaj qe ne Skoci ka shume pak Shqiptare,thene shkurte t`i njefish me gishta,dhe autoritetet skociane nuk kane ditur se behet per flamur.
    Nuk i dihet,me siguri se ka qene mosmarreveshje pasi qe eshte kerkuar falje.
    Nejse,cdo gje eshte mire kur mbaron mire.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #27
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    nejse, plaku mori vesh se "nuk duhet te loze me qeverine"...
    po cdreqin do ajo cifutja ne Skoci ?? skocezet thuhet qe jane dhe koprace

    po ka me shume se nje muaj kjo histori
    Prektora

  8. #28

    Ja c'ben injoranca. I uroj ketij skocezi te gjore, te gezoje kohen me familjen e vet, dhe t'i mbarohen keto seanca gjyqesore sa me shpejt.
    Nuk di c'te them, vecse, mjer kush vuan nga injoranca, sepse eshte semundje e pasherueshme.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  9. #29
    oo Piranha,

    Po qenke goxha politikan o djall e gjysem? Nuk e dija fare. Thua se i njeh njerezit mire, por kur te befasojne me ca fjale te shpejta, me te shpejta se shpejtesi e drites, (po ka edhe me te shpejta ) te bejne te kthesh koken tre here, dhe te shtremberosh vetullat. Lol, per foles seminaresh ose consulting e ke tipin dhe te shkon.

  10. #30
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me kujtohet cdohere filmi Braveheart kur me bien ne mend Skocezet.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •