Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23

Tema: Shqiptarit

  1. #1
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    Shqiptarit

    lere, lere, po kesaj fjale i rrotullohem. po ja, mbreme u "takova" me disa prej jush dhe ishte vertet cmallje. prandaj sot ja plasi stuhia ktu ku jam (akoma ka shi) e une akoma po mendoja te mbremshmen e keshtu Shqiptari mbiu. :-)


    Shqiptarit

    Nuk e dija sa me kish marre malli.
    Ky reagim i papandehur me pataks.
    Hidhem ne krahet e tua si te isha gjeth
    ne stuhi terbuar, as ti s'me permban dot.

    Shkrepetij me keta dy sy
    e keto dy duar e leshojne mallin-rrufe
    ne shpirtin tend kur ti me te tuat mi puth
    dhe emrin ma shqipton si ne lutje.

    C'zekth po me kercen keshtu perbrenda, shpirt?
    C'shira lastare ke porositur sonte? Bubullimes
    t'ja ve veshin, apo jo? Degjoj, por me veshet e tua
    dhe elektriciteti perreth te teren me ngjeth.

    Pi pellgjet e syve te tu,
    i rimbush me ujrat e mia.
    Vertet t'me kish marre malli keshtu,
    fall te kisha shtene nuk do ta dija.

  2. #2
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126
    fjala "pataks" duhet te jete "tremb" por forumi s'po me le te futem e ta korigjoj!!

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Kujdes me keto takimet se do na i permbysesh ndonje dite ate qytetin ku jeton

    pataks eshte me e bukur

  4. #4
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126
    po eshte fjale greqisht me duket. se dhe mua ajo me pelqen sidomos prej tingujve te P-se qe mblidhen aty bashke me fjalen "papandehur." si thua ta mbaj?

    hajt se qyteti ka puseta

    Ani

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    jam cmallur ne takimin tend te poezise.
    je e mrekullueshme.
    duke te pritur dyfish ...
    e duke e pelqyer poezine si te jem personazh i saj ne nje fare menyre.
    qytetet le te shemben...(ne kemi qyetetet tona te krijuar nga shiu yne, me shiun tone..dhe shpirtin)
    perqafime macia.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    Ani te lumt dora. E lexova disa here poezin dhe me pelqeu pa mase
    hmm ketij I thone frymezim Urime

  7. #7
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    shigjeta, hmmm lol ishte per nder! shpresoj gjithcka eshte shendoshe e mire me ty.

    macocke, shume falemnderit! ju perqafoj me rradhe sot po s'po ze emra ne goje se mos harroj ndonje.

    gjithe te mirat,
    ani

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    pataks ... trumaks.. befasoj..etj..no pr.

    Ani ..shume e bukur kjo poezi..fantastike..

    Kur bie shi ty te vjen frymezimi..sa mire..Suksese andej e shko ne plazh..

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Je ngritur brenda ketij shiu
    e fresket si nje syth qe ne celje,
    Deshiruar buzeqeshjen
    e trishte te nje shiu vere,
    te ka mbire ai ne buze,
    e ti me buleza malli te ri
    gezon me ne qe e lusim
    kete pikim.


    edhe me shi e bukur!

    Dita!

  10. #10
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    hej

    Brar,

    lere mos ma kujto plazhin ketu se nuk me hyn ne sy hic, vetem shkembinjte mbase qe me nxjerrin mallin e atij te Kavajes apo reres me gure te Poradecit. :-) Dhe ku ta gjej une ate ujin e ftohte te Vlores mor ti? nejse, rrofsh per urimet.

    Dita,

    te falte Zoti sic te ka falur :-) ky shiu i veres eshte i fantaksur kshu kur vjen papritur. po dhe iken dreqi krejt papritur. shume te fala!!

    Ani

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Paradigma e Shqiptarit negativ
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2010, 00:26
  2. Serbėt, thikė nė zemėr shqiptarit
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 09:34
  3. Pranga nė Damask shqiptarit tė dyshuar tė Al Kaedės
    Nga Traboini nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-01-2006, 13:11
  4. Triumfi shqiptarit nė gjykatėn e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 06:51
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •