lere, lere, po kesaj fjale i rrotullohem. po ja, mbreme u "takova" me disa prej jush dhe ishte vertet cmallje. prandaj sot ja plasi stuhia ktu ku jam (akoma ka shi) e une akoma po mendoja te mbremshmen e keshtu Shqiptari mbiu. :-)
Shqiptarit
Nuk e dija sa me kish marre malli.
Ky reagim i papandehur me pataks.
Hidhem ne krahet e tua si te isha gjeth
ne stuhi terbuar, as ti s'me permban dot.
Shkrepetij me keta dy sy
e keto dy duar e leshojne mallin-rrufe
ne shpirtin tend kur ti me te tuat mi puth
dhe emrin ma shqipton si ne lutje.
C'zekth po me kercen keshtu perbrenda, shpirt?
C'shira lastare ke porositur sonte? Bubullimes
t'ja ve veshin, apo jo? Degjoj, por me veshet e tua
dhe elektriciteti perreth te teren me ngjeth.
Pi pellgjet e syve te tu,
i rimbush me ujrat e mia.
Vertet t'me kish marre malli keshtu,
fall te kisha shtene nuk do ta dija.
Krijoni Kontakt