Duke shfletuar faqet e Internetit, sic bej shpesh kur bie perdja e muzgut, syte me lundruan drejt ketij ishulli mbushur me bashkeatdhetare. Nje vale malli per vendlindjen u rrokullis siper meje. Temat ishin shume interesante. Pas disa vizitash vendosa te behem anetare ne menyre qe mes jush te ndjej pranine e Shqiperise.
Jeta
Une quhem Ema, nje 17-vjecare e lindur ne Elbasan dhe me prinder po te atij qyteti (megjithese kam gjak labi pasi familja e babit eshte me prejardhje nga zona e Mallakastres). Tani ne ritrospekt shikoj nje vajze te vogel kembet e se ciles trokisnin ne rruget e kalldremta te qytetit te lashte Skampa teksa vertitej neper lagjen kala ku kishte shtepine. Fatkeqsisht e braktisa qytetin ateror pasi familja shkoi ne Tirane ku une kreva pjese te shkolles tetevjecare. Me pas dallget e furishme te Kohes me cuan ne Amerike sic dergojne nje anije ne brigje te reja. Kam pese vjet qe jetoj ne Colorado ku po vazhdoj gjimnazin. Megjithese me pelqen liria, toleranca, dhe mundesite e hapura ketu ne Amerike, here pas here degjoj thirrjen e vendlindjes pasi ketu nuk ka Shqiptare te tjere.
Personaliteti
Jam teper e shpenguar, ndjej eksitim kur takoj njerez te ri, ne fakt dua te kem sa me shume te njohur (prandaj punoj kamarjere) megjithese rrethin e ngushte shoqeror e kufizoj tek ata persona te ngjashem me mua ne aspekte te ndryshme. Ama nuk kam paragjykime; i vleresoj njerezit ne termat e tyre dhe jo me standartet e mia individuale.
Jam shume impulsive; i kryej veprimet ne menyre spontane; bej sic me thote intuita dhe me pelqen variacioni.
Jam tip i qeshur; e ushqej shpirtin me humor.
Mbi te gjitha jam antikonformiste, mendoj qe cdokush eshte i afte te zgjedh rrugen e tij dhe jo te influencohet nga gjerat qe ben shumica e njerzve.
Interesat
Shpesh here zhytem nen pelhuren e melankolise e te imagjinates dhe ne ato caste me vjen frymezimi per te shkruar. Shkruaj tregime te shkurtra dhe poezi, kryesisht ne Anglisht por edhe ne Shqip. Deshira ime e zjarrte eshte te mbaroj shkollen per gazetari pasi me pelqen te komunikoj me te tjeret dhe te gdhend fjalet ne stilin tim. Shpresoj gjitheashtu ne te ardhmen te shkruaj novela per adoleshente per ti guiduar ne udhetimin e tyre ne kete faze delikate te jetes.
Sic kuptohet me pelqen shume te lexoj, me teper literature kontemporane shqiptare edhe te huaj; kryesisht histori romantike. Jam shume enderrimtare prandaj gjej strehim ne boten ideale te librave.
Me pelqen gjitheashtu profesioni i aktorit dhe gjithnje kam bere pjese ne drama club te shkolles.
Ne jeten e perditshme endem neper botique rrobash (Express, Abercrombie, dhe Rampage jane me te preferuarat); vdes per country music (Toby Keith dhe Gretchen Wilson sidomos), nga sportet merrem me not.
Kur me mbeshtjell vorbulla e shqetesimeve, e cliroj veten me meditime te cilat me ndihmojne te kuptoj qe jam pjese e dickaje me te madhe se vetja. Prandaj bej yoga rregullisht dhe me pelqen te rrethohem nga natyra.
Boll me se ju merzita me kete roman! Mirulexofshim
Ja edhe nje foto
Krijoni Kontakt