Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Struge: Festivali "Kenge Jeho"

    Trembėdhjetė shoqėri kulturore artistike ne Festivalin e XIII

    “Kėngė jeho”–mozaik shumėngjyrėsh i melodisė, kėngės dhe valles shqipe

    Pėr 13 vjet rresht Festivali “Kėngė jeho” ka shpalosur shumė vlera kulturore dhe artistike nga tabani jonė kombėtar, kolorite kostumesh, emocione, ka transmetuar mesazhe tė ēmuar nga thesari ynė popullor

    Nga Xhemi HAJREDINI

    Ja dhe njė Festival i kėngės, valles dhe melodisė popullore pėrfundoi. Jo tė gjitha manifestimet qė zhvillohen kanė suksės tė plotė. Por kur ruhet njė kontinuitet i ngjarjeve kulturore ėshtė mirė. Duke hapur siparin e Festivalit tė XIII, tė kėngėve dhe vallevė tė pėrpunuara, “Kėngė jeho” - Strugė 2004, njė nga konferensieret theksoi se bukuria e liqenit, valėt lozonjare tė Drinit tė Zi, mbrėmjėt e verės strugane do tė ishin tė zbehta dhe nuk do tė kishin shkėlqimin, koloritin qė vetė natyra bujare dhe Zoti ia dhuroi qytetit tė Strugės dhe struganėve, pa festėn, emocionet, kėnaqėsitė qė vetėm kėnga dhe vallja popullore shqiptare mund t’i dhurojė – pra pa Festivalin “Kėngė Jeho”. Kjo ėshtė e vėrtetė. Pėr 13 vjet rresht Festivali “Kėngė jeho” ka shpalosur shumė vlera kulturore dhe artistike nga tabani jonė kombėtar, kolorite kostumesh, emocione, ka transmetuar mesazhe tė ēmuar nga thesari ynė popullor. Kjo festė maratonike pėr 13 vjet rersht ka bashkuar artistėt, struganėt, kurbetqarėt, turistėt e vendit e tė huaj, mbledhėsit e folklorit, personalitete tė shquara tė kombit, politikanė e shumė e shumė tė tjerė. Pa marrė parasysh se evidentohet njė zbehje e lehtė, nė Festivalin e XIII, u paraqitėn 13 shoqėri kulturore artistike nga vendi (Maqedonia), Republika e Shipėrisė dhe Kosova. Ėshtė njė fakt sinjifikativ dhe shpresdhėnės se mosha mesatare e festivalistėve ka qėnė 20 vjeēe, kjo jep shpresė dhe krijon shtratin e ngrohtė pėr kalimin e traditės nga njė brez tek tjetri. Ethet e Festivalit “Kėngė jeho” janė futur edhe nė shpirtrat e diasporės, Kėtė vit me njė program tė larmishėm artistik u paraqit edhe njė shoqeri e krijuar nė kurbet, nė Cirih tė Zvicres. Nxėnės, puntorė, tė rinj e tė reja kanė krijuar njė shoqėri artistėsh dhe paraqiten para familijarėve tė tyre nė vendlindje. A nuk u duket kjo se kėnga, vallja dhe tradita jonė kombėtare i ka lėshuar rrėnjėt shumė thellė.

    Festivali i trembėdhjetė sivjet bashkoi 13 shoqėri kulturore artistike pėr tri netė me radhė. Nė natėn e parė u paraqitėn “Besa” nga Dollogozhda, Ansambli artistik “Dibra” nga Peshkopia (R.e Shqipėrisė), “Valėt e liqenit” nga Ladorishti, “Malsori” nga f.Gjonaj i Prizrenit dhe SHKA “Shpresa” nga Veleshta. Nė natėn e dytė u prezentuan SHKA “Drita” nga Dėrveni i Shkupit, “Jeta e re” nga Sllupēani, Kumanovė, “Jahi Hasani” nga Ēegrani i Gostivarit dhe Ansambli Akademik i Universitetit te Prishtinės dhe gjatė natės sė tretė SHKA “Valėt e liqenit” nga Cirihu (Zvicėr), “Jehona” nga Forina e Gostivarit dhe “Emin Duraku” nga Shkupi. Duke e pėrcjellė Festivalin “Kėngė jeho”, 13 vjet me radhė ndonjė gjė mund ta shohėsh edhe tė pėrsėritur por edhe kjo ka rėndėsi. Ruhet me kujdes kėnga, vallja, melodia dhe tradita popullore.

    Pjesmarrėsit nė Festival rrėmbyen ngrohtėsinė dhe duartrokitjet e publikut gjatė tri netėve. Ėshtė pėr tu habitur se salla e Shtėpisė sė Kulturės, herė-herė mbetej gjysmė e plotė por ata qė asistonin nė kėtė ngjarje tė bukur kulturore kėnaqnin dhe relaksonin shpirtrat.

    Le tė mendojnė ata qė do tė drejtonė Festivalin nė tė ardhmen se ēka duhet ndryshuar qė kjo ngjarje mė e madhe e shqiptarėve nė Maqedoni tė bėhet mė atraktive. Deri kėtu mirė kanė rrjedhur punėt. Aty ku punohet edhe gabohet.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sa Mbrėmje Strugane tė Poezisė do tė mbahen?!

    Ku i ēon mushka kėta tė shtabit tė krizės?
    Shtabi i krizės, njė muaj rresht pėrsėriste se nuk duhet tė mbahen MSP nė Strugė, dhe tani qė kėshilli ia mori parasysh kėrkesėn del me qėndrim: “Ne vetė do tė organizojmė nė Strugė njė manifestim tė tillė”. - Kryetari i Kėshillit udhėheqės tė MSP, Zoran Anēevski- pa koment

    Gjatė gjithė kėtij muaji shtabi i krizės pėr ekzistencėn e Strugės bėnte presione tė ndryshme pėr mosmbajtjen e manifestimt Mbrėmjet Strugane tė Poezisė (MSP) nė kėtė qytet. Duke u udhėhequr me moton: “Struga 42 vjet e mbronte poezinė dhe poetėt, ndėrsa tani erdhi koha poetėt ta mbrojnė Strugėn”, ky shtab me anė tė presioneve tė ndryshme nė tė gjitha strukturat qeveritare, arriti t’ia mbushė mėndjen kėshillit udhėheqės tė MSP dhe Ministrisė sė Kulturės qė mbrėmjet e poezisė tė mos mbahen nė qytetin e Strugės.

    Mė 16 gusht njė grup intelektualėsh shqiptarė pati takim me ministrin e kulturės, Bllagoja Stefanovski, nė tė cilin e informuan ministrin se nė Strugė ka klimė dhe ambient pėr mbajtjen e festivalit tė 43-tė “Mbrėmjet Strugane tė Poezisė”, ashtu siē ėshtė mbajtur edhe deri mė tani. Intelektualėt dhe krijuesit shqiptarė kėrkuan nga ministri dhe kėshilli drejtues i festivalit tė mos bien nėn presionin e njė grupi tė vogėl tė udhėhequr nga Romeo Derebani, i cili e bėn kėtė zhurmė pėr pėrfitime politike. Gjithashtu ata i kanė thėnė ministrit se nėse ndodh qė festivali tė mos mbahet nė Strugė, shqiptarėt do ta plotėsojnė zbrazėtinė poetike.

    Shtabi i krizės pėr ekzistimin e Strugės, pas mbledhjes qė mbajti nė mbrėmjen e 16 gushtit, pėrfundimisht vendosi qė MPS tė mos mbahen nė Strugė, se nė Strugė nuk ka klimė politike pėr mbajtjen e festivalit poetik.

    Pas kėsaj, Kėshilli drejtues i Mbrėmjeve Strugane tė Poezisė, nė mbledhjen qė mbajti nė Ohėr nė po tė njėjtėn datė, ku mori pjesė dhe ministri i kulturės, Bllagoja Stefanovski, vendosi qė ky manifestim kėtė vit tė mos mbahet nė Strugė, por nė Shkup dhe Ohėr. Kėshilli vendosi kėshtu, duke respektuar vendimin e shtabit dhe duke u mbėshtetur nė pikėn 3 tė alinesė 2 (tė kėtij vendimi) pėr bojkotim tė pėrgjithshėm tė tė gjitha aktiviteteve kulturore dhe sportive nė qytetin e Strugės, pėr shkak tė Ligjit tė miratuar pėr organizim territorial.

    Pas respektimit tė vendimit tė Shtabit tė krizės nga Kėshilli drejtues i festivalit, ky farė shtabi ka vendosur qė tė organizojė Mbrėmje Strugane tė Poezisė, dhe atė me tė gjitha pėrmbajtjet e festivalit.

    Kush ėshtė ky farė shtabi qė tallet me tė gjithė? Cilėt janė kėta njerėz konvertit qė njėherė pohojnė diēka dhe pastaj e mohojnė atė? Pse Kėshilli drejtues i festivalit bashkė me ministrin e kulturės respektuan vendimin e tyre tė parė? Pse ministri i kulturės nuk e mori aspk parasysh ato ēka thanė intelektualėt shqiptarė nė takimin qė patėn me tė?

    Me sa duket, ky i vetėquajtur shtab i krizės pėr ekzistencėn e Strugės, pasi morri vesh qė intelektualėt shqiptarė munden dhe ndoshta do t’i mbajnė nė Strugė Mbrėmjet Strugane tė Poezisė, jo si manifestim paralel, por si vazhdimėsi e festivalit, tani paska vendosur qė edhe ata ta bėjnė nė Strugė tė njėjtėn gjė. Veprimet e kėtij shtabi i ngjajnė njė kafshe tė tėrbuar qė nuk di se ē’tė bėjė. Vėrtiten rreth e rrotull dhe njėherė thonė nuk mund tė mbahet manifestimi nė Strugė dhe fill pas kėsaj, ne do tė mbajmė manifestim nė Strugė. Ky skenar i caktuar politik, i cili me sa duket i ka rrėnjėt mė tė thella, vazhdon t’i bjerė tė njėjtės vrimė nė fyell.

    Kryetari i kėshillit drejtues tė MSP, Zoran Anēevski, pėr vendimin qė ka marrė Shtabi i krizės se ata vetė do tė organizojnė nė Strugė “Mbrėmje Strugane tė poezisė”, deklaroi pėr “Flakėn” se pėr rastin nė fjalė nuk ka koment, duke shtuar se secili pėrgjigjet pėr veprimet e veta.

    A.Disha
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Reagim pėr Mbrėmjet Poetike tė Strugės

    A L E A I A C T A E S T

    Mė nė fund enigma mė aktuale e ditėve tė fundit nė Strugė u zgjodh. "Alea iacta est" (zari ėshtė hedhur). Mbrėmjet Poetike tė Strugės do tė mbahen, kėshtu ka vendosur Kėshilli Drejtues i Mbrėmjeve tė poezisė, por jo nė Strugėn poetike.

    Ato transferohen nė Shkup ngase njė grup kuazipatriotėsh maqedonas nuk do ta lejuakan rrjedhėn normale tė organizimit tė kėtij evenimenti mė tė madh poetik nė kėtė qytet tė njohur pėr nga organizimi tradicional i mbrėmjeve tė poezisė ndėrkombėtare.

    Duhet tė jetė njeriu "bektesh" qė tė marrė vesh, thotė njė thėnie popullore.
    Megjithate, mund tė presuprozojmė se diēka ėshtė ngatėrruar me kodifikimin e rrjedhave dhe ēėshtjeve aktuale maqedonase, tė cilat synojnė largimin e vetvetes nga realiteti dhe situata e re e sapokrijuar. Frika pėr mosekzistimin e arsyes sė shėndoshė dhe bazės reale ekzistuese, transformohet nė njė dukuri negative, e cila mė vonė merr dimensione tė pėrmasave tė mėdha etnike dhe politike.

    Transferimi i ketij manifestimi kulturor dhe tradicional me karakter ndėrkombėtar i mbėshtetur nga UNESCO, pėrveē mbėshtetjes nga Ministria e Kulturės, e cila edhe e finanson, ka rrėnjė mė tė thella si dhe etiologji jo aq naive.

    Struga poetike deri dje me shumicė dominante tė etnikumit maqedonas, me miratimin e Ligjit pėr organizim e ri territorial nga Kuvendi i Maqedonisė bėhet "ad hoc" me shumicė shqiptare.
    Njė proverbė tjetėr popullore thotė: "Gjuha tė shkon ku tė dhemb dhėmbi."

    Menjėherė nė sipėrfaqe del shpirtngushtėsia, egoizmi, jotoleranca dhe mosbesimi pėr njė bashkjetesė tė ndėrsjelltė, sapo u mor vesh se do tė bėhen pakicė nė Komunėn e re dhe do t’i humbin pozicionet e larta nėpėr institucione e ndryshme qė i ruanin me xhelozi pėr disa dekada resht.

    Njekohėsisht shqiptarėve nė komunėn e re nuk duhet lejuar njė trashėgimi tė njė manifestimi prestigjioz, qė nė tė ardhmen t'i organizojnė kėto mbrėmje tradicionale qė u takuakan vetėm maqedonasve, pėr ta afirmuar gjuhėn, kulturėn dhe qenien maqedonase.

    Rrethanat e reja qė do tė krijohen nė tė ardhmen do ti afirmojnė nė mėnyrė propocionale edhe vlerat kulturore shqiptare krahas atyre maqedonase, kurse "bota" do tė marrė vesh pėr njė tė vėrtetė, se nė Strugė nuk jetuakan vetėm njė grusht shqiptarėsh, por ato na qenkan me numėr dominant nė kėtė komunė.

    E gjithė kjo nuk korrespondon me realitetin, mbasi 42 vjet me radhė, Struga ka qenė nikoqire e kėtij manifestimi tė madh ndėrkombėtar, kurse selia, Kryetari dhe Kėshilli drejtues ka qenė nė Shkup. Gjithashtu qė nga organizimi, mbajtja dhe konstruksioni finansiar ka qenė pa pjesėmarrjen e poetėve shqiptarė.

    Pėr herė tė parė pas disa dekadash, mė saktė vitin e kaluar nė Kėshillin Drejtues kanė kyēur edhe njė poet shqiptar, pėr tė cilin mė vonė kanė konstatuar se ua ka prishur planet dhe hesapet.

    Meghithate shtrohet pyetja: "Ku fshihet truri i oktapodit ? Kuptohet se njė turmė protestuesish dhe vandalistėsh, jo aq racional dhe mendjemprehtė, duhet ta kenė qendrėn nga komandohen, konsultohen dhe pėrkrahen.

    Nuk ka gjasa qė tė ngrihet pluhuri mbi re dhe mosekzistojė pluhurbėrėsi. Ai sigurisht ekziston, ngre pluhur dhe ne e imagjinojmė si tė pakapshėm.

    Por ne, mė shumė na brengos fakti pėr paaftėsinė dhe joefikositetin e institucioneve shtetėrore, tė cilėt pėr detyrė primare kanė mbrojtjen e indivdit dhe shtetit. Nė rastin e Strugės ato jo vetėm qė kanė dėshtuar por edhe kanė dezertuar para njė turme minore.

    Valle ēka do tė ndodhte me ne dhe shtetin tonė, sikur tė na sulmojė njė njėsi e armatosur nga jashtė, me nja 1000 ushtarakė? ... Kapitulim!

    Gjatė krizės sė vitit 2001 situata politike ka qenė shumė e tendosur dhe mė serioze, por ky manifestim nuk ėshtė ndėrprerė. Atė e kanė siguruar forcat e rendit publik, tė cilėt janė organizuar dhe e kanė siguruar rrjedhėn normale tė manifestimit.

    Gjithė kjo vetvetiu lė hapėsirė pėr keqkuptim dhe pėr komente tė arsyeshme ose mė pak tė arsyeshme.

    Sigurisht se po tė ndodhte ndryshe, Struga nuk do t'ishte objekt observimi dhe i diskutimeve tė shumta tė niveleve tė ndryshme, duke e humbur kuptimin dhe duke lėnė formėn tė vetmuar.
    Nė Strugė edhe mėtutje organizohen Mbrėmjet Poetike por tė "rezistencės" nga i ashtuquajtur Shtabi i Krizės pėr mbrojtjen e Strugės "maqedonase".

    Poetė dhe emisarė tė ndryshėm maqedonas nga i gjithė vendi vijnė shesin ca patriotizėm dhe maqedonizėm dhe ikin. Nuk u bėhet vonė aspak se me kėtė e dėmtojnė qenien e vet, shtetin e tyre, por njėkohėsisht i dėmtojnė rėndė mardhėniet ndėretnike dhe ndėrkonfesionale, nė Strugėn tonė etnikisht tė pėrzier.

    Prandaj, ne u apelojmė kėtyre kuazipatriotėve dhe emisarėve maqedonas, tė mos na e turbullojnė ujin, mos tė shesin patriotizėm dhe maqedonizėm nė Strugė, por diku tjetėr, e mė mirė atje ku e kanė tė humbur maqedonizmin, atje ku nuk e njohin kėtė gjuhė dhe kėtė komb, mbase prania e njė tendence tė caktuar nuk pėrjashton tė kundėrtėn e saj.

    Faruk Saraēi
    (Kryesues i Kėshillit tė Komunės sė Strugės)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 29-05-2024, 12:25
  2. Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"
    Nga angeldust nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-04-2022, 12:24
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •