Në Samsun të Turqisë prezentohet me sukses AKV “Ibe Palikuqi”
“Vallja e Rajcës”- fiton vendin e dytë
“Mbrëmja finale ishte tepër emocionuese për antarët e Ansamblit tonë, sepse të gjithë valltarët ishin të rinjë gjithashtu edhe udhëheqësi i grupit kishte marrë për herë të parë këtë detyrë. Megjithatë, ne u prezantuam në nivel profesional”, na thotë kryetari i këtij Ansambli, Kenan Jaha
Javën që e lamë pas, në Samsun të Turqisë, u mbajt Festivali i 24 me radhë i këngëve dhe valleve folklorike, në të cilin shoqëritë kulturore artistike, nga shunë vende të botës, prezentuan vlerat kulturore, tradicionale të popujve të tyre. Pjesmarëse ishin 14 shtete: Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Lituania, Gjorgjia, Qiproja Perendimore, Azerbejxhani etj. Maqedoninë në këtë Festival e prezantoi Ansambli i Këngëve dhe Valleve ”Ibe Palikuqi” nga Shkupi, i cili me programin e tij të pasur u prezentua me pesë valle të njohura të koreografit Fehmi Shaqirit, të përgatitura nga udhëheqësi i grupit Metush Axhami.
”Çdo valle ka pasur veshjen e vet, “Vallja e Dibrës”, me veshjen dibrane, “Vallja e Rajcës” me veshjen e Rajcës, “Vallja arbëreshe”, me veshjen e arbëreshëve, të Sicilisë me të cilën veshje u befasuan edhe shoqëritë e vendeve fqinje sepse më parë nuk kishin dëgjuar e as që kishin parë. “Në krah të shqipes” dhe “Lahutari i lirisë”, ishin valle të stilizuara gjithashtu të përgatitura mirë, na tha Metush Axhami.
“Përgatitjet i filluam dy muaj më parë dhe prej këtu përcaktuam që në natën finale të paraqitemi me “Vallen e Rajcës”, me të cilën edhe aritëm ta marrim vendin dytë pas Bosnjës e Hercegovinës, cila u shpërblye me vendin e parë dhe para Serbisë e Malit të Zi, që zu vendin e tretë”, thotë Axhami.
“Mbrëmja finale ishte tepër emocionuese për antarët e Ansamblit tonë, sepse të gjithë valltarët ishin të rinjë gjithashtu edhe udhëheqësi i grupit kishte marrë për herë të parë këtë detyrë. Megjithatë, ne u prezantuam në nivel profesional”, na thotë kryetari i këtij Ansambli, Kenan Jaha. Ai më tej shton se edhe pse prezantuan Maqedoninë si shtet, folklorin shqiptar e kanë prezrntuar me sukses duke i dhënë trajtimin e merituar.
“Perfekti i qytetit të Samsunit, shoqëritë kulturore artistike i shpërbleu me plaketa kurse edhe Ansambli ynë në shenjë respekti, i dhuroi një plaketë perfektit të qytetit”, thotë Jaha.
“Festivali ka zgjatur 10 ditë dhe ne çdo ditë kemi mbajtur program edhe atë dy herë në ditë, pas dite në qiell të hapur dhe në mbrëmje në sallë, ku kishte më se 4000 shikues. Dy ditë kemi mbajtur parakalim në të gjitha pjesët e qytetit të Samsunit”, shpjegon hollësitë Kenan Jaha. Duke shtuar se për nder të 25 vjetorit të Ansamblit “Ibe Palikuqi” kanë organizuar një koktej për të gjithë pjesëmarrësit, e që kanë qenë rreth pesëqind veta. “Përveç këtij Festivali u ftuam të marrim pjesë edhe në një festival të vogël dyditësh, në Terme – qytezë 60 km larg Samsunit. Edhe pse ishte i karakterit revyal, për ne ishte shumë me rëndësi sepse televizioni shtetëror i Turqisë, “TRT”-program satelitor, dha transmetim të drejtpërdrejt, e që qe rast i mirë për ta parë gjithë shqiptarët dhe bota”, sqaron Jaha.
“Vitin e ardhshëm, festivali i Samsunit feston 25 vjetorin e ekzistimit të vet, dhe me këtë rast do të marrin pjesë shumë shoqëri nga vende të ndryshme të botës. Me ftesë direkte nga drejtori i këtij festivali, Shenoll Koxhatepe, është ftuar për pjesëmarrje edhe AKV “Ibe Palikuqi”. Po i njëjti drejtor, në shtator të vitit të ardhshëm, organizon edhe një festival në Gjermani, në të cilin festival gjithashtu është ftuar ansambli shqiptar. Ftesë i është ofruar, dhe kuptohet është pranuar edhe për pjesëmarrje në festivalin e Qipros që do të ketë karakter garues dhe do të jetë ndërkombëtarë.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi”, gjatë këtyre viteve ka dhënë kontribut të çmueshëm në ngritjen e vlerës së folklorit shqiptar në përgjithësi. Çdo ditë e më tepër ai profesonalizohet dhe shpresojmë se edhe më tej do ta prezentoj kulturën tonë kombëtare shqiptare me devotshmëri
Krijoni Kontakt