Pjese e Projektit TIRANA Sessions - 10 Lokacione, 10 Artiste, Nje Qytet.
Pjese e Projektit TIRANA Sessions - 10 Lokacione, 10 Artiste, Nje Qytet.
Ne prag te koncertit.
Bojken Lako - Jeto jetėn - Festivali i Kėngės 57
Bojken Lako - Malaseen - Festivali i Kėngės 58
Ndryshon stilin muzikor, Bojken Lako: Nė fund tė fundit jam rritur duke dėgjuar ēdo lloj artisti
Prill 2019
Njė artist qė prej vitesh vazhdon tė mbetet nė kėngėtarin mė tė dashur pėr publikun shqiptar. Bojken Lako, i cili gjithmonė ėshtė pranė muzikės, ka publikuar dy kėngė tė reja, tė cilat kanė surprizuar publikut. Paksa ndryshe nė stil muzikor por fansat kanė mirėpritur kėtė ndryshim tė Bojkenit dhe kėtė e tregon mė sė miri interesi qė ata kanė shprehur tek kėngėt e tij, tė cilat janė futur menjėherė nė The Top List. Dance on the weekend dhe Home janė renditur pėrkatėsisht nė vendin e 17-tė dhe 43-tė.
Nė njė intervistė tė dhėnė pėr Top Awards, Bojken shpjegoi arsyen pse ka vendosur tė vijė paksa ndryshe nė muzikė.
TA: Jeni rikthyer jo vetėm me njė por dy projekte muzikore, sa kohė tė ėshtė dashur pėr realizimin e tyre
Bojken Lako: Ėshtė fryt i njė pune disavjeēare por ky ėshtė vetėm fillimi i publikimeve sepse do tė publikoj njė herė nė muaj diēka. Kėnga Home nga Paradox ka njė vit si ide por tani erdhi koha e publikimit. Gjithashtu edhe Dance on the weekend ka rreth dy vjet qė e kam krijuar si ide por ky produksion tani u bė i mundur . Tė dyja nėpėrmjet bashkėpunimit me disa producentė tė rinj qė punojmė bashkė pėr rrjetin Bulza. Konkretisht Contraband Gotti dhe Andi Lazaj nga Paradox.
TA: Dance on the Weekend dhe Home, na zbulo diēka mė shumė pėr kėto projekte, cilės rrymė muzikore i pėrkasin?
Bojken Lako: Dance on the Weekend ėshtė njė kėngė Retro Dance Alternative Pop, video e tė cilės ėshtė realizuar nga artisti vizual Gentian Shkurti, i cili ka realizuar edhe videon Merre lehtė dhe Lot jetė dashuri nga repertori im ndėr vite.
TA: Pse vendosėt qė nė kėtė kėngė tė pėrfshinit edhe muzikėn folklorike shqiptare?
Bojken Lako: Motivi nė pėrgjithėsi ėshtė njė kėnaqėsi e imja ashtu si tek Merre lehtė, Bio, Harmoni nė Sky. Ka shumė kėngė te miat tek tė cilat pėrshtas motive folk. Mendoj se gjithėsecili nga ne i ka shumė afėr me ndjesitė e tij. Tek kjo kėngė ėshtė pak mė specifike sepse motivi duket si nga Jugu i Shqipėrisė dhe duket sikur i ngjan ndonjė kėngė popullore por realisht ėshtė njė miks shqiptar veri-jug. Gjithėpėrfshirės
TA: Jeni larguar paksa nga zhanri muzikor qė ju karakterizonte, pse kjo zgjedhje?
Bojken Lako: Pasi kalova 25 vjetorin e krijimtarisė time nė fund tė 2018-ės mendova qė kjo pjesė e jetės sime do jetė mė e lirshme pėrsa i pėrket formės sė mizikės. Dua tė publikoj atė qė mė vjen pėr tė kompozuar dhe pėr tė kėnduar. Atė qė mė jep kėnaqėsi pa llogaritur rrymėn, mund tė jetė pop dance, rock metal apo hip hop dhe popullore. Nė fund tė fundit jam rritur duke dėgjuar ēdo lloj artisti.
TA: Ēdo tė thotė pėr ty tė jesh pjesė e The Top List?
Bojken Lako: Qė jam pjesė e The Top List mė motivon mė shumė dhe besoj qė jam mė afėr publikut qė besoj se do i presė mirė kėto publikime tė miat tė ndryshe.
http://topawards.top-channel.tv/inde...-lloj-artisti/
Krijoni Kontakt