KUKES

Vetėm dy muaj kishte qė e shijonte lirinė, pasi kishte dalė nga qelitė e paraburgimit. Ymer Koldashi, mėsues nė fshatin Ujmisht, 40 kilometėr larg qytetit tė Kukėsit ishte arrestuar dy herė pasi ishte akuzuar pėr njė vrasje nė vitin 2001, dhe dy herė ishte liruar nga Gjykata, "pėr mungesė provash".

Vrasja
Ka qenė ora 21.30 minuta e tė merkurės, kur disa tė shtėna arme kanė prishur qetėsinė e fshatit Ujmisht. Banorėt e fshatit kanė vėnė re pak mė vonė nė rrugė trupin e mbuluar nė gjak tė mėsuesit Koldashi. Menjėherė ėshtė lajmėruar policia, e cila e ka nisur atė pėr nė spital. Por, sa ka mbėrritur nė duart e bluzave tė bardha ai ka vdekur. Policia ka vėnė re se ai ishte qėlluar me dy plumba, njė nė shpinė dhe njė nė kokė, tė cilėt kanė qenė vdekjeprurės pėr 43-vjeēarin. Njė grup i policisė kriminale dhe asaj tė rendit, tė cilėt kanė shkuar nė vendgjarje kanė nisur menjėherė kėrkimin e autorėve, por deri dje nė mbrėmje nuk ishte bėrė i mundur arrestimi i tyre. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Kukėsit kanė bėrė tė ditur dje se, pėr kėtė ngjarje janė shoqėruar disa persona. Gjithashtu, sipas uniformave blu, ėshtė bėrė i mundur idenfitikimi i autorit (emri nuk bėhet publik), por deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nuk ėshtė arrestuar. Policia dhe prokuroria e Kukėsit kanė punuar intensivisht edhe pėr zbardhjen e motivit tė vrasjes dhe sipas tyre, pista kryesore dhe mė e mundshme qė po hetohet, ėshtė gjakmarrja. Tė dyshuar tė policisė janė edhe dy vėllezėrit e vajzės sė vrarė nė vitin 2001 Beqir e Lavdėrim Koldashi.

Historia
Ymer Koldashi, mė parė drejtor i shkollės sė fshatit Ujmisht, ishte arrestuar dy herė nga policia, pasi akuzohej pėr vrasjen e njė kushėrire tė tij L.Koldashi 22 vjeēe, nė vitin 2001. Sherri mes familjes sė mėsuesit dhe kushėririt tė tij kishte nisur pėr njė rrugė dhe njė vijė uji. Nė atė periudhė u vra 22-vjeēarja dhe sipas policisė nė atė kohė, Koldashi ka qėlluar nė drejtim tė kushėrinjėve tė tij, me tė cilėt ishte nė konflikt, duke vrarė kėshtu (ndoshta aksidentalisht) 22-vjeēaren. Gjithashtu, u pėrfol edhe se, vajza kishte hypur nė njė qershi, pemė kjo edhe pėr tė cilėn ziheshin kushėrinjtė. Pas disa seancash gjyqėsore, gjykata e Shkallės sė Parė nė Kukės kishte provuar tė kundėrtėn e kėsaj dhe e kishte liruar Koldashin pėr mungesė provash. Mė vonė, rinisi hetimi dhe drejtori i shkollės u arrestua sėrish. Ndodhi e njejta gjė. Pas 7-8 seancash, e njėjta gjykatė e la tė lirė Koldashin, "pasi nuk kishte prova pėr ta dėnuar". Ndėrsa tė mėrkurėn, dy muaj pasi kishte lėnė qelitė ėshtė ekzekutuar. Qė nga vrasja e vajzės 22-vjeēare, familja e saj ka braktisur fshatin dhe kishte ardhur me banim nė Tiranė. Fenomeni i gjakmarrjes ėshtė shumė pak i pėrhapur nė Kukės, krahasur me rrethe tė tjera tė Veriut dhe Verilindjes.