Hudhra me kredi
13-08-2004
Kur m“u shfaq nė ekran zv.ministrja e Financave me teorinė Tė paguajmė rrogat e administratės pėrmes llogarive bankare, pėr tė dhėnė tė parėt shembullin..., mė erdhi ndėrmend xha Beqoja te filmi Kapedani. Kur Suloja nuk pranonte tė zhvishej pėr t“u vizituar, Beqoja zbuloi gjoksin dhe tha: Beqo - Mė vizito mua tė parin, doktoreshė...
Mjekja Po ju nuk jeni i sėmurė!...
Beqo - (Nė fshehtėsi) Hė, hė, njashtu sa t“i dalė turpi atij. Suloja, kapadai nė rastin tonė, janė ata qė vetė zv.ministrja dhe zv.guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė i cilėsuan kriminelė. Sepse, sipas dyshes zėvendėse, shumica e parave qė qarkullojnė jashtė bankave lėvrohen nga krimi ekonomik. Por, nė vend qė ta fillojė punėn nga ata qė flenė mbi miliona, pra, qė berberi tė zinte e tė qethte deshtė, na doli se do ta niskan nga dhjami i pleshtit tė administratės apo tė xha Beqos sė gjorė. Duke ndarė rrogat e pensionet, pėrmes llogarive bankare, ndryshimi do tė jetė vetėm te sporteli: nga kėtu, do tė vejė atje. Pjesa tjetėr, siē ka qenė do tė mbetet. Nėse xha Beqo, pėr shembull, del tė blejė hudhra e kastravec pėr taratorin, edhe pas hapjes sė llogarisė bankare, fshataren qė shet ulur pėrdhe do vazhdojė ta paguajė me lekė tė thata dhe jo me ēek. Ndėrsa ata qė shesin e blejnė, ndėrtojnė e trafikojnė, me kėtė formulė nuk ka gjasa tė vihen nė sedėr e tė vėrshojnė drejt Bankės me hejbet plot me lekė.
Dy ustallarėt e parave na shpjeguan, gjithashtu, se Cash (paratė e thata nė dorė) ndihmon aktivitetin informal dhe evazionin fiskal. Por pėrtuan tė shtojnė se Cash ėshtė guri i fundit kilometrik nė udhėn e gjatė tė informalitetit dhe evazionit.
Nėse zv.guvernatori i ka hedhur sytė ndonjėherė nga dritaret e pasme tė Bankės sė Shqipėrisė, do tė ketė parė burra me torba qė derdhin paratė nė shesh. Tregtarė, emigrantė, qytetarė tė thjeshtė, trafikantė... lėshojnė pėrdhe dhjetėra (nė mos qindra) milionė lekė; i numėrojnė, i shkėmbejnė, i fusin nė xhepa, ēorape, valixhe, gazeta..., dhe ikin e vazhdojnė punėt e tyre. Nėse pyet (qoftė edhe vetveten ) nuk e ke zor tė marrėsh vesh se nga, si, pse vijnė deri aty ato thasė.
Nėse zonja Berberi e bėn vetė pazarin, nėse pasditeve ulet nė ndonjė kafene, besoj se edhe pėr hir tė profesionit - e ka vėrejtur qė pėrgjithėsisht nuk ka kasa regjistruese ose, edhe kur janė, shėrbejnė si zbukurim, meqė askush nuk i pėrdor. Ndėrsa faturat e shkruara me dorė u shėrbejnė, thjesht, pronarėve pėr t“u ruajtur se mos i vjedhin punonjėsit. Nėse i vė nė punė kasat, Ministria e Financave ka tė ngjarė tė shpėtojė shumė nga ne (por edhe shumė nga tė sajėt) nga mėkati i krimit ekonomik, informaliteti dhe evazioni.
Po qe se e kanė seriozisht Banka dhe Ministria, ka njė rrugė tjetėr qė quhet AMNISTI FINANCIARE.
Kėtė tezė e nxorri, rreth 4 vjet mė parė, ish- presidenti Meidani. Nė tė vėrtetė, kjo ide aty lindi aty pushoi, sepse u lėshua nė erė e nuk u pėrcoll nė asnjė mekanizėm shtetėror e politik pėr diskutim, pėrveē njė debati si shi behari nė media. Opozita iu kundėrvu me argumentin se socialistėt po kėrkonin tė shpėrblenin skafistėt dhe trafikantėt qė i sollėn nė pushtet. Kėshtu qė, pėr njė kohė tė gjatė, askush nuk foli mė pėr tė. Rreth 2 vjet mė vonė, edhe kryeministri Nano tentoi ta rihapė debatin, por reagimi qe po ai i pari, ndaj u la edhe kėtė herė. Nė thelb, kjo lloj amnistie do tė thotė qė paratė e bėra nė rrugė jo fort tė ndershme tė zbardhen dhe tė kalojnė nė sistemin e ligjshėm ekonomik. Me kėtė rast, amnistia mendoj se ėshtė dypalėshe: falen spekulantėt, por edhe shteti me strukturat e tij qė i kanė lejuar ata tė ecin pėrtej kufijve tė ligjit.
Pas kėsaj faljeje, gjendja do tė jetė kjo: Paratė janė po ato, njerėzit po ata, rregullat ndryshe. Nėse deri atėherė paraja e fituar me krim shtohet e mbrohet me krim, pas amnistisė kthehet nė investim pėr turizėm, tregti, bujqėsi etj., etj. Njė mal me letra tė mykura rrėzave, kthehen menjėherė nė kapital. Njė ushtri kaēakėsh, kthehet si me magji nė njerėz tė punės. Kemi mė pak trafik, mė shumė biznes; mė pak skafistė, mė shumė punishte... Nė tė kundėrt, skafisti do blejė skafe tė reja, do tė vazhdojė tė japė ryshfet, do vazhdojė tė ēojė drogė e do vazhdojė tė mbysė njerėz nė det apo do ti vrasė edhe nė stere...
Nėse shtrohet ēėshtja nė rrafshin etik, pra, a ėshtė e moralshme qė njerėz tė krimit ekonomik tė shndėrrohen nė njerėz tė biznesit, sikletin na e heq njė pėrvojė shqiptare, jo shumė e largėt. Para 7 vjetėsh, shqiptarėt humbėn paratė nė firma piramidale dhe vendi shkoi nė prag tė njė lufte civile. Pas shkatėrrimeve, vrasjeve dhe rėnimit tė plotė tė ekonomisė dhe institucioneve, nuk u bė as zbardhja e ngjarjeve dhe as gjyq pėr fajtorėt. Por u bė AMNISTI. Dhe ata qė qenė nė pushtet e opozitė u rikthyen tė larė sėrish nė politikė dhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė jenė burra tė nderuar shteti.
Kėshtu pra, nėse bėhet kjo lloj amnistie dhe kalon nėpėr bankė ai lumė i madh parash tė zeza, pėr t“u bėrė tė pastra, edhe unė me dy zėvendėsat tashmė nė pleqėri tė thellė - do tė ulemi tė pimė nga njė kafe e tė paguajmė tėrė qejf pa lekė nė dorė...
Me Respekt.
Krijoni Kontakt