Shkencėtarėt kanė zbuluar fragmente tė kafkės sė fosilizuar tė njė specie njerėzore qė ka jetuar 930 mijė vjet mė parė. Fosili qė u zbuluar nė njė rajon tė Kenias nė Afrikė, hedh njė dritė re mbi prejardhjen e njeriut. Shkencėtarėt shpresojnė se kjo do tė ndihmojė pėr tė sqaruar se cilat specie primitive janė pararadhės tė drejtpėrdrejtė tė njeriut modern. Prej kohėsh, shkencėtarėt kanė argumentuar se njė lloj specie e herėshme njerėzore, e njohur si Homo Erektus, ose njeriu i parė qė filloi tė ecte me dy kėmbė, u largua nga Afrika dhe u vendos nė Azi para se vendin e tij ta zinin specie tė tjera njerėzore. Por fosilet e species sė asaj periudhe janė tė ralla nė Afrikė dhe megjithėse kafka e fosilizuar ėshtė njėjtėsuar si Homo Erektus, vazhdon tė mbetet e paqartė se ēfarė lloj speciesh njerėzore primitive jetonin nė Afrikė 500 mijė deri nė 1 milionė vjet mė parė. Kafka e zbuluar rishtaz ėshtė mė e vogėl sesa ato tė njohura deri tani. Grupi i antropologėve, kryesuar nga shkencėtari amerikan Richard Potts, thotė se pranė vendit tė kafkės u gjetėn edhe vegla primitive pune. Ky zbulim ka rindezur debatin mes shkencėtarėve rreth ēėshtjes nėse gjatė periudhės sė ekzistencės sė Homo Erektusit kanė qėnė tė pranishme edhe specie tė tjera tė ngjashme me njeriun. Gjithashtu vazhdom tė ekzistojė pikėpyetja nėse Homo Erektusi ėshtė paraardhės i drejtpėrėrdrejt i homo sapientit, njeriut tė sotėm, apo ka vetėm lidhje tė largėta me tė.

Pergatitur nga Astrit Lulushi - VOA