Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    Kristo Kono, krijuesi i palodhur i artit popullor

    po e postoj kte shkrim per respekt te muzikantit te madh kristo kono ndonse shkruesi qenka nje lejfen pe gerxhesh opari a mokre.. nejse..

    --

    shekulli


    --------

    Kristo Kono, krijuesi i palodhur i artit popullor


    Qemal Gogallari

    Nė tridhjetė vitet e shekullit tė kaluar, filloi tė dukej gjithnjė e mė shumė pėrballė kulturės sė vjetėr, njė tjetėr art i kundėrt me tė parin, njė art demokratik, me njė kėndvėshtrim tė gjerė, i cili qante hallet e popullit dhe ishte vazhdues i ideve patriotike tė Rilindjes. Ky, arti i vėrtetė nė krye tė tė cilit printe Migjeni, i dha hov tė madh zhvillimit tė kulturės sonė kombėtare. Vjershat dhe skicat e Milloshit tė ri, thumbat e sarkazmat e Nonda Bulkės, peneli poetik i Vangjush Mios dhe zėri melodioz i Tefta Tashkos treguan edhe njė herė me madhėshti vitalitetin e kulturės sonė kombėtare, e cila megjithėse e rrethuar nga mjegulla dhe errėsira, asnjėherė nuk humbi rrugėn e saj tė zhvillimit.
    Nė kėtė kuadėr nisi kompozimet e para edhe kompozitori i mirėnjohur, Artisti i Popullit, Kristo Kono. Kristo lindi nė Korēė, nė vitin 1907. Qė nė moshė tė vogėl ai u njoh me kėngėt e bukura popullore, me vallet devollite, me kėngėt drenovare, me nina-nana e vajet, qė jo vetėm i pėlqente, por dėshironte t’i kompozonte. Me njė fyell tė vogėl nė xhep, siē shkruante ai vetė nė kujtimet e tij, shkonte nėpėr rrugėt e Korēės, duke kėnduar kėngėt qė i pėlqenin.
    Nė moshėn 13-vjeēare Kristo hyri nė bandėn e qytetit dhe nė moshė 16-vjeēare u bė pjesėtar i bandės “Vatra” me instrumentin e klarinetės. Dashuria e madhe pėr kėngėt popullore do tė ndihet gjithnjė e mė shumė nė krijimtarinė e tij tė ardhshme, gjithmonė e freskėt, gjithmonė optimiste.
    Me kėtė dashuri tė madhe pėr muzikėn e popullit dhe mallin e mėmėdheut, Kristoja i ri me pėrpjekje e vėshtirėsi, nė vitin 1927 nisi studimet e larta nė Paris. U diplomua nė konservatorin “Xhuzepe Verdi” nė Milano pėr klarinetė dhe instrumentacion pėr bandė. Nė fillim punon si mėsues muzike nė qytetin e Gjirokastrės dhe pastaj nė liceun e Korēės. Nė tė dyja kėto shkolla ai bėri njė punė tė madhe edukative pėr edukimin kombėtar tė nxėnėsve. Ngriti kore dhe orkestra, riorganizoi drejt bandat e kėtyre qyteteve.
    Kompozitori Kristo Kono rėndėsi tė veēantė i kushtonte marrėdhėnieve dhe bashkėpunimit me tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Ai takohej si me intelektualė ashtu edhe me punėtorė, fshatarė e me kėdo. Kjo bėri qė pėr secilin nga kėto shtresa tė frymėzohej dhe tė kompozonte pa u larguar nga kėto realitete.
    Pas krijimit tė romancave tė para si “Asnjė shpresė”, “Vjollcat” dhe “Kthehu” kompozitori nisi sėrish studimin mė tė thellė tė kėngėve tė folklorit, dhe tė kėngėve patriotike dhe gjen aty motive tė njėpasnjėshme. Frytdhėnėse ishte dhe njohja e tij me kėngėtaren Tefta Tashko Koēo, Jorgjia Krujėn, Kristaq Antoniun etj. Artistja e Popullit Tefta Tashko qė nė fillim e pėlqeu muzikėn e Kristos dhe kishte dėshirė ta interpretonte atė.
    Pushtimi i Shqipėrisė nga Italia fashiste e gjeti Kriston nė kulmin e talentit, por me shėndet tė dobėt. Megjithatė ai e ndihmoi sa mundi Lėvizjen NĒ. Nė vitin 1942 ai kompozoi rapsodinė shqiptare nr.1 dhe njė vit mė vonė nisi tė harmonizojė e tė kompozojė kėngė partizane pėr trimat qė luftonin maleve, kėngė tė cilat do tė kėndoheshin nga mijėra partizanė e partizane. E tillė ishte dhe “Marshi Partizan”. Terrori i madh nazist nė Borvė, klithmat e fėmijėve, grave e pleqve tė Brovės martire, qendresa e tyre heroike, optimizmi i pashtershėm popullor, do tė nxisnin mė vonė Kristo Konon tė krijonte veprėn e bukur, njė nga mė tė bukurat e krijimtarisė sė tij “Brova martire”. Edhe pas ēlirimit tė vendit, Kristo Kono, iu pėrkushtua me energji e optimizėm muzikės me karakter kombėtar. Kėto vite, pėr kompozitorin u bėnė vite tė njė krijimtarie tė frytshme, tė gjerė e sistematike, si kėngė masash, kėngė me motive nga folklori, rapsodi, fantazi, romanca, opereta dhe opera. Ai kompozoi operetėn “Agimi”, vepra e parė e kėtij lloji nė muzikėn tonė, dhe operėn “Lulja e kujtimit”, ku pėr herė tė parė nė muzikėn skenike trajtohet tema patriotike. Eshtė nga autorėt e parė shqiptarė qė vuri motivin popullor nė partiturat korale dhe orkestrale dhe e ngriti atė nė nivelin e muzikės sė kultivuar.
    Nė mėnyrė tė veēantė, u mirėprit opereta “Agimi”. Nė kėngėt e tij, si kėnga “Memo Nexhipi”, “Nė aksion po shkojmė” “Bir trim i maleve”, “Vėllezėrve tė rėnė” apo tek opera “Lulja e Kujtimit”, ai i kėndoi me bukuri, origjinalitet, historisė sė lavdishme tė popullit tonė dhe jetės sė gjithė shtresave tė shoqėrisė.
    Ai jo vetėm kompozoi dhe krijoi, por punoi me tė gjitha forcat pėr ngritjen dhe zgjerimin e lėvizjve profesioniste dhe amatore. Gjithmonė nė punė, pranė pianos, ose nė drejtim tė njė orkestre, i lidhur ngushtė me publikun artdashės, ai u bė shembull pėr krijuesit e rinj. Bashkė me Thoma Nasin, Kristo Kono thuhet se kanė pėrpunuar meloditė folkorike dhe modet e toskėrisė tė zonės sė Korēės. Krijimtaria e tij e pashtershme, e mbėshtetur thellė nė truallin kombėtar ėshtė bėrė tashmė e njohur nė tė katėr anėt e vendit, dhe kompozitori i shquar, Artisti i Popullit Kristo Kono do tė mbetet i tillė edhe pėr brezat e ardhshėm.



    08/08/2004

    shekulli

    KATEGORIA: Njerėz dhe vlera

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,233
    Faleminderit
    0
    18 falenderime nė 18 postime
    Meqe e hape kete teme o Brar po i them edhe une ato qe di.

    I ndjeri Kristo Kono nuk e di cka marre nga folklori i jugut, por miell nga thesi i tjeterkujt ka me shumice ne muziken e tij.

    Nje fakt: Ne opereten Agimi (arie kthimi i Sokolit nga B.Sovjetik) muzika e kesaj arie eshte vjedhur nga kenge kishtare (katolike) te cilen meqe nuk jam muzikant te shkruaj notat por po te them rreshtat e tekstit origjinal e jo ato te libretit te K.Konos:

    Zot i dashtun kam mekatnue,
    Por ti me fal se jam pendue ...

    etj qe nuk i mbaj mend por babai im ende sot mban mend se kur kjo operete u shfaq ne Shkoder, njerezit u mahniten, te thuash ishin ne meshen e Kishes se madhe apo ne Teatrin Migjeni. Natyrisht teksti socialit i solli ne vete shpejt....

Tema tė Ngjashme

  1. Rilindasi Kristo Kirka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-07-2012, 17:33
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  4. Grushti i Shtetit ne Kili 1973 - Fakte dhe mithe
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 21:25
  5. Perse ndodhi grushti i shtetit ne Kili 1973.
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 00:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •