Plagos gruan e dashnorin ēoban
VLORE
Kapja nė flagrancė nga bashkėshorti i ka kushtuar shtrenjtė 28-vjeēares Loreta Nelaj nga Drashovica e Vlorės. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 14 tė mesditės sė djeshme, kur Gėzim Nelaj kap nė flagrancė nė stanin e familjes bashkėshorten e tij Loreta me bariun Bukurosh Basha. Sipas policisė sė Vlorės, Nelaj duke mos rujatur gjakftohtėsinė, pėr shkak tė skenės tronditėse qė ka parė, ėshtė vėrsulur mbi dy dashnorėt me thikė, duke i qėlluar disa herė. Burime nga spitali i Vlorės pohojnė se 28-vjeēarja ka marrė njė thikė mė mushkėri, dhe po kurohet intensivisht, pasi ndodhet nė gjendje tė rėndė. Ndėrsa Bashaj ka marrė disa goditje me thikė nė krah dhe, pasi ėshtė mjekuar, e ka marrė policia e Gramshit, qė e kėrkonte pėr vjedhje. Vetė e plagosura nuk ka mundur tė japė shpjegime, pasi dje ndodhej nė repartin e reanimacionit, ku vazhdonte tė kurohej.
Kurthi
Sipas shpjegimeve qė kanė dhėnė nė polici, Gėzimi dhe bariu, ka dalė qė 35-vjeēari Nelaj punonte nė Greqi prej disa vitesh pėr tė nxjerrė tė ardhura pėr familjen. Nė shtėpi kishte lėnė bashkėshorten, ndėrkohė qė familja e tij kishte dhe njė kope me dele, pėr tė cilat kishte punėsuar si bari Bukurosh Bashėn nga fshatrat e Gramshit. Nelaj kishte vetėm pak ditė qė ishte kthyer nga Greqia pėr tė ndihmuar familjen pėr punėt e shumta tė stinės. Burime policore pohojnė se ai kur ishte kthyer nė shtėpi kishte kuptuar se gruaja e tradhtonte dhe pėr kėtė shkak e kishte nisur atė te stani pėr t'i ēuar ushqim bariut dhe vetė e kishte survejuar nga larg. Ndėrsa pėr thikėn ai ka shpjeguar nė polici se ajo nė ato momente i ndodhej me vete. Vetė ai ka pretenduar se thika nuk kishte madhėsinė e duhur qė mund t'u shkaktonte vdekjen Loretės dhe Bukuroshit. Pas plagosjes, dy dashnorėt janė dėrguar pėr t'u mjekuar nė spitalin e Vlorės, ndėrsa Gėzimin e ka arrestuar policia pranė shtėpisė sė vet.
Bariu Bashaj, i kėrkuar pėr vjedhje nė Gramsh
Burime policore kanė pohuar mbrėmė se bariu i familjes Nelaj, Bukurosh Bashaj, ėshtė dėrguar me pranga drejt komisariatit tė Gramshit. Shkak pėr kėtė ka qenė masa e sigurisė qė kishte vendosur disa muaj mė parė gjykata e kėtij rrethi me kėrkesė tė prokurorisė, pasi Bashaj akuzohej se ishte autor i njė vjedhjeje. Sipas policies, mendohet se kryerja e kėsaj vepre penale ishte shkaku qė Bashaj ishte larguar nga Gramshi pėr t'u punėsuar nė Drashovicė tė Vlorės. Policia ka shpjeguar se ai kishte disa muaj qė punonte si bari i tufės sė bagėtive tė familjes Nelaj, duke mundur nė kėtė mėnyrė t'u shpėtonte prangave. Ndėrsa dje, sapo ėshtė mjekuar dhe ėshtė bėrė i ditur identiteti i tij, policia e Vlorės i ka vendosur atij prangat nė duar dhe ka lajmėruar blutė e Gramshit.
Krijoni Kontakt