Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Perleshje per vallen ne dasem, plagosen 2 te rinj!!

    ELBASAN - Perleshje me thika mes te rinjsh ne nje dasem ne fshatin Cepe Merkoi te komunes Belesh ne rrethin e Elbasanit. Pasoja, plagoset rende nje 18 vjecar me emrin Adriatik Cepa dhe kusherira e tij 20 vjecare, Enerieta Cepa. Beteja mes te rinjsh fshatare ka nisur dje rreth ores 03.15 kur ata kishin shkuar per aheng ne nje nga shtepite e ketij fshati qe martonte vajzen e saj. Sipas te dhenave te policise grindja mes te rinjsh ka nisur per radhen ne valle, mirpo ne te vertete sipas vete autorit te grisur nga thikat dhe kafshuar nga dhembet e bashkefshatareve te tij shkaku eshte me i thelle dhe ka nisur pak kohe me pare.

    "Si me zune pusi"

    Adriatik Cepa ndodhet i shtruar ne nje nga dhomat e reanimacionit ne katin e dyte te spitalit Kirurgjik te Elbasanit. Ai eshte derguar me urgjence ne spital pas alarmit te dhene nga kusherira e tij ne nje nga rruget e erreta te fshatit. Nje plage te shkaktuar nga carja me thike e ka ne kraharor dhe nje tjeter ne shpatull. Por agresoret nuk jane mjaftuar me kaq. Ata kane perdorur edhe menyra fshatare per te masakruar 18 vjecarin. Dikush e ka kafshuar ne veshin e majte duke ja hequr cope. Nje tjeter e ka kafshuar me dhembe ne faqen e djathte pa permendur ketu plaget e shkaktuara nga goditjet me grushta dhe shkelma. Adriatiku tregon se c'ngjau kur ai kishte shkuar ne dasem. "U nisa bashke me disa kusherira ne nje dasem ne fshat shtepia e se ciles martonte vajzen. Pasi kercyen shume te tjere ne fshat, rradha me erdhi mua. Tre nga djemte i njihja me pare pasi ishim grindur njehere per nje ceshtje private. U cova te kercej me kusherirat e mia, por ata filluan te fershellenin e te me prishnin vallen. U thashe qe te mos nderhynin pasi nuk kishim me pune me njeri-tjetrin qe kur ishim zene me pare. Por ata vazhduan te vershellejne dhe te me prishin vallen. Pas perfundimit te valles kembyem serish fjale me njeri-tjetrin dhe mendova se perfundoi me kaq. Rreth ores 03.15 u nisa per ne shtepi bashke me kusheriren time Enerieten. Por ne nje nga rruget e vecuara te fshatit na doli nje makine perpara e cila ne fillim na xhiroi para kembeve dhe me pas na trembi per te na shtypur. Moren kthesen dhe zbriten nga makina tre djem qe une i njihja. Ishin Engjellush Kasa, Klodian Kasa dhe Lulzim Kasa. Me rrethuan dhe nisen te me qellojne dhe une i qellova. U perleshem per disa minuta, madje u rrokullisem dhe ne toke duke u kacafytur me njeri-tjetrin. Ndjeva dhimbje ne vesh dhe nje kafshim ne faqe. Ne gjoks pashe te me rridhte gjak. Qelluan dhe kusheriren Enerieten e cila nderhyu per te na ndare. Enerieta u plagos ne kembe. Pastaj u larguan". Sipas mjekeve te Kirurgjikut, 18 vjecari ka plage te thella thike ne kraharor e shpatull. Vec ketyre ka nje plage te rende kafshuese ne vesh dhe ne faqe. Por ai dhe kusherira jane jashte rrezikut per jeten. Policia ka shoqeruar tre te dyshuarit, Engjellush Kasa 25 vjec, Klodian Kasa 23 vjec dhe Lulzim Kasa 25 vjec. Nje grup hetimor ka nisur te zbardhe shkaqet e verteta te kesaj grindjeje.

  2. #2
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503

    Thumbs down

    pupuppuppu ca behet kshu?! E zot i madh cifti ri duhej te gezohej po cte gezoj me gjithe kete tragjedi....Njerezit vene ne dasme te kenaqen eh shiko ca ndodh...nncncn... turp!!!!
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726


    Next....
    Be yourself and you will always be in fashion.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Ffshatar te terbuar!

    Shume budallek me duket. U hakmarrren vllerzit Kasat sepse Adriatiku i tha mos te fishkellejn se i prishi vallen qe e kishte marr ter lezet, me perqendrim dhe bukuri ..jam e sigurt :-)Dhe koke mushkat a.k.a vllezrit kasa.. ju turen si qene te terbuar..besoj se Mike Tyson do kete shume simpatizim per vllerzit kasa...ehh i shkreti adriatik...c'pret nga njerez te shkalluar dhe te pa civilizuar.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Zoti na ruajt,
    Edhe gezimin e madh e shendrojme ne lot!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Zoti na ruajt,
    Edhe gezimin e madh e shendrojme ne lot!
    Pėr tė mos i rene qiftit syshė......

    Aty ngelet te thuhet per diqka qe nuk t'a ha mendja(pėr valle),nuk e besoj dote,ngase aty mendoj ka mund tė vjen deri tek kjo, problem femrash(ne mesin e te rinjeve qe kan qen me antarė tė familjės)kush kujt i ka dhan komplimente,fjale pas fjale etj etj,edhe alkoholi e bene te veten....

    Mendimi imė.

    Shmeki
    Shkenca na e premton tė vertetėn...por ajo kurrė nuk na e premton as paqen as fatin!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kjo qe ndodh ne Shqiperi eshte "SHUME BUKUR", sikur ne filmat e SCARI MOVIET, turp te jete, se cka ndodh ne ato vise...ajo eshte edhe nje ekces qe tregon per mentalitetin e ulet ne ato ane...
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Kjo qe ndodh ne Shqiperi eshte "SHUME BUKUR", sikur ne filmat e SCARI MOVIET, turp te jete, se cka ndodh ne ato vise...ajo eshte edhe nje ekces qe tregon per mentalitetin e ulet ne ato ane...
    Jo tė gjithė jan tė tille ne ato ane,kujdes shprehja ne shumsė...,tetove
    Shkenca na e premton tė vertetėn...por ajo kurrė nuk na e premton as paqen as fatin!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrleshje mes policisė e ish-pjesėtarėve tė TMK-sė.
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 12:07
  2. Londėr, plagosen rėndė 4 shqiptarė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 14:16
  3. Shkembime zjarri ne qender te Prishtine, virtet nje, plagosen tre
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 15:36
  4. Pėrleshje para bankės pėr 70 milionė
    Nga StormAngel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-08-2004, 00:23
  5. Shpėrthen mina nė Irak, plagosen 3 komando shqiptarė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 10:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •