Dashuria lind atëherë, kur nuk mund ta mendosh dhe ta gjykosh. Kështu ka ndodhur edhe me çiftin Giuseppe dhe Albana. E nëse do ta mendosh gjatë lidhja e tyre të ngjan me atë të një filmi “hollivudian”, ku nëse një skenarist do ta dëgjonte historinë do të kishte bërë një film, i cili do të duartrokitej gjatë nga publiku. E nëse nuk do të duartrokitej për aktorët ose regjinë, ai do të duartrokitej padiskutim për subjektin klasik. Ku një prift heq dorë nga dashuria e zotit, për ta zëvendësuar atë me një dashuri njerëzore, me atë të Albanës.Por siç ndodh rëndom në jetë dashuritë e mëdha, duan edhe sakrifica dhe sprova të mëdha. Kështu ato duhet të kapërcejnë shumë sfida intriga dhe padrejtësia, të cilat kryesisht i bëjnë njerëzit . Por edhe një herë tjetër, Shqipëria nuk kishte si ti shpëtonte historive të diskriminimit dhe racizmit të shtetit fqinj, si ai i Italisë. E gjithë zanafilla ka nisur me historinë e një gruaje shqiptare e cila është martuar me një shtetas Italian, me një prift italian. Dhe kjo gjë duket se e kjo gjë duket se ka shtuar edhe më shumë inatin dhe tërbimin e italianëve për shqiptarët. Nëse prifti do të kishte braktisur zotin, për një femër italiane shtypi italian do të shkruante shumë bukur kronikat rozë. Por meqë heroina është shqiptare ajo diskriminohet deri aty sa kërkohet që ajo të dëbohet. Por historia vazhdon më shumë, dhe më diskriminuese, sa që të kujton bëmat e Hitlerit veçse sot nuk është më një individ që diskriminon por një provincë e tërë kundrejt dy personave. Kështu mentaliteti dhe idetë e italianëve duket se kanë mbetur ato të kohës së fashizmit. Vetëm sepse një shqiptare martohet me një Italian, shtetasit që në fund të fundit janë njerëz nuk arrijnë ta kuptojë, ende se të martohesh dhe të jetosh është e drejta e çdo individi. Edhe kur janë dy popuj të ndryshëm dashuria flet të njëjtën gjuhë. Por “provincialët e Viterbos” duket se, nuk janë ndalur me kaq duke arritur kullim e diskriminimit deri në masën që i kanë gjuajtur me gurë Albana Ruçit qytetares shqiptare nga Vlora, e duke e bërë atë, që prej kësaj të shtrohej në spitalin psikiatrik. Po të gjithë nuk kanë mjaftuar me kaq sepse italianët nuk janë ndalur me kaq ata edhe gjatë natës kanë vazhduar duke e terrorizuar çiftin duke u gjuajtur më çfarë të mundnin banesën e tyre.
Historia e çiftit
Një histori diskriminimi dhe racizmi që shfaqet në lidhje me një femër të re shqiptare e cila ka pasur kurajën e një përzgjedhje të vështirë për t’u martuar, pas dorëheqjes që do të bënte prifti nga detyra e tij si prift. Bëhet fjalë për Giuseppe Serrone, besimtar katolik 40 vjeçar nga Termini Imerese i cili ndodhet në provincën e Palermos, në Siçili, ishulli tepër i bukur që ndodhet kaq pranë traditave kulturore dhe klimës në Shqipëri. Historia e tyre ka nisur si shumë të tjera dhe fillin e zë pikërisht në vitin 2000 kur Albana si shumë shqiptarë të tjerë ka zgjedhur që të shkojë në vendin fqinj dhe të ndërtoj një të ardhme më të mirë. Kështu kjo histori dashurie ka ngjallur pakënaqësi në një province të tërë.Giuseppe dhe Albana janë njohur në vitin 2000. Në kampin ku Don Giuseppe kishte dhënë ndihmën e tij për rreth një vit në mbledhjen e 100 të mbijetuar shqiptarë, të cilët kanë qenë të strehuar në Soriano në Cimino. Të gjithë shqiptarët ndihmoheshin sipas projektit me emrin “në tentativën e rinisjes dhe integrimit “ në këto momente ka nisur dhe njohja dhe lidhja e çiftit. Shumë familje të kampit kanë gjetur punë në Itali dhe kanë kontribuar me angazhimin e tyre në zgjedhimet pozitive të realitetit. Ndërsa fati i keq duket se ka shoqëruar vetëm çiftin.
Diskriminimi
Ata vetëm janë diskriminuar edhe pse nuk kanë bërë asgjë të keqe, apo të kundra ligjshme. Të gjithë kundër tyre, si për të dashur që ti vënë në provë, veçse këtë herë prova është dashakeqe. "Zgjedhja e dashurisë sonë nuk është mirëpritur në shtetin Italian dhe është shoqëruar nga episode të shumta diskriminuese dhe racizmi në qytetin e vogël të provincës së Viterbo, ku jetojmë ende sepse nuk kemi punë dhe shtëpi”, ka deklaruar Albana Ruëi. Një grup banorësh të Chia më kanë sulmuar duke më gjuajtur me gurë pitre. Ajo ka thënë se, që prej vitit 2004 dhe në vazhdimësi të këtij episodi jam shtruar në spitalin psikiatrik. E gjitha kjo më ka ndodhur vetëm nga stresi dhe presioni i vazhdueshëm që na është ushtrua nga të gjithë. Jemi vetëm 2 persona kundrejt një bote të tërë, nuk është e lehtë. “Diskriminimet kanë arritur deri aty sa na kanë sulmuar edhe natën në shtëpinë tonë gjestet e gjithë provincës do ti quaja vandalizma. Të cilat synojnë vetëm që të na largojnë nga Viterbo. Makinën e bashkëshortit tim e kanë sulmuar disa herë. Diskriminimet kanë arritur deri aty, sa “tim” shoq e kanë pezulluar 2 herë nga puna me pa të drejtë” tha ajo.
Dëbimi
E gjithë ngjarja ka nisur duke marrë si shkas martesën e pakëndshme të një gruaje shqiptare me atë të një frati Italian. Këtë gjë mund ta quajmë racizëm të pastër. Ka mjaftuar vetëm kaq dhe gjithë Viterbo është kthyer kundër, duke kërkuar me ngulm dhe pa të drejtë largimin e çiftit nga provinca. Data 2 qershor i 2007 ka qenë dhe dita kur kanë skaduar dhe 10 ditët e fiksuar si persona të padëshirueshëm për gjykimin e Giuseppe Serrone dhe Albana Ruci e cila është bashkëshortja tij e re, me origjinë nga Shqipëria dhe banore e qytetit të Vlorës. Çifti ka marrë në datën 22 maj 2007 një akt ekzekutiv, ku prifti aktual i Chia, d.Enzo Celesti i ka dërguar atyre një vendim që theksonte se, ata duhet të largoheshin deri më datën 2 Qershor 2007 nga banesa në Chia. Por kjo duhej shoqëruar me një pagesë prej 6000 eurosh për shpenzimet gjyqësore, të cilat duhet ti paguaj çifti italo-shqiptar. “Ne nuk jemi ende në gjendje që të zbatojmë ligjin, (edhe pse ku është i padrejtë) për tu larguar. Sepse gjendja shëndetësore e Albanës nuk është e mirë dhe ajo duket të ndiqet nga mjeku i saj” është shprehur Giuseppe. Ai ka thënë se, do të prezantojmë dokumentacionin që do të na përfaqësoj tek gjyqi e ekzekutiv i Gjykatës së Viterbo, për të rinovuar dokumentacionin e bërë prezent. Më pas do të çojmë kopjen e të gjitha letrave dhe certifikatave e kërkuara tek komandoja e karabinierëve të Soriano në Cimino. Të cilët pa diskutim që do të na kërkojnë ku në ditët e ardhshme për të ekzekutuar largimin me forcë. Një histori diskriminimi dhe racizmi që shfaqet në lidhje me një femër të re shqiptare e cila pasur kurajën e një përzgjedhje të vështirë për t’u martuar, pas dorëheqjes që kishin lidhje me priftin në vitin 2001, Giuseppe Serrone, besimtar katolik 40 vjeçar nga Termini Imerese në provincën e Palermos, në Siçili, ishulli tepër i bukur që ndodhet kaq pranë traditave kulturore dhe klimës në Shqipëri. Giuseppe Serrone dhe Albana Ruci javën e kaluar kanë vizituar Vlorën dhe Tiranën. Madje ata kanë në plan edhe një projekt me shoqatën e vullnetarëve, i financuar dhe ideuar nga vetë ata, për të promovuar aktivitete në Jug të Shqipërisë edhe me mundësinë e hapjes së turizmit bujqësor. “ Shqipëria është e mrekullueshme nga këndvështrimi natyror dhe ka resurse të mrekullueshme turistike, ka përfunduar Giuseppe Serrone, jam krenar që jam martuar me një vajzë shqiptare dhe e adhuroj dhe e respektoj kulturën dhe traditën e vendit të saj" ka thënë Xhuzepe Serone.
Gazeta SOT
Krijoni Kontakt