Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Borxhi, e rremben dhe torturon pronari

    Borxhi, e rremben dhe torturon pronari
    Artan Cena
    E Premte, 08 Qershor 2007


    Tirane - Dy persona marrin peng borxhliun e tyre dhe me pas, te lidhur kembe e duar, e torturojne ne nje apartament ne kryeqytet. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen duke gdhire dita e djeshme. I dhunuari me inicialet G.D., i eshte drejtuar komisariatit nr. 4, i pergjakur dhe me fraktura te renda ne koke dhe ne trup. Mjeket e moren nen kujdes per disa ore, nderkohe qe policia u vu ne kerkim te autoreve qe tha se i arrestoi dje heret ne mengjes. I ndaluari eshte 34-vjecari Deni Hima, i njohur nga policia si kontigjent kriminal. Hima, eshte pronari i nje pike te basteve sportive dhe nje bar kafeneje prane shkolles “Cajupi” ne kryeqytet. Ndersa ne kerkim u shpall bashkepunetori i dyshuar 43 vjecar, A.H., i njohur i Himes. “Shkak per ngjarjen eshte bere nje borxh prej 100 mije lekesh qe 22-vjecari G.D., u kishte autoreve te dyshuar dhe nuk ia kthente prej disa muajsh”, sqaroi policia per “Koha Jone”. Ata detajuan se G.D., ishte punonjes i pikes se basteve sportive (kamerier), ne pronesi te Himes. Dyshohet se i 22 vjecari i ka marre ne forme borxhi lokalit, shumen prej 100 mije lekesh, nga xhiroja e dites dhe nuk i kishte kthyer.

    Ngjarja ka ndodhur mbremjen duke gdhire dita e djeshme. Referuar denoncimit dhe hetimeve te para, policia ka ndertuar dhe nje here minutat e krimit. Sipas saj, Deni Hima, 34 vjecari nga Tirana, pronar i njesise se basteve sportive dhe lokalit, ne bashkepunim edhe me 43-vjecarin A.H., i njohur i tij, kane marre peng dhe me pas keqtrajtuar, duke i shkaktuar plage te renda, kamerierin 22-vjecar G.D. Sipas deshmise se te demtuarit, dy autoret e kane futur me force ne automjetin tip “BMW”, me targa TR 6438 F dhe me pas e derguan ne hyrjen e nje pallati ne rrugen “Qazim Vathi”, ne kryeqytet. Dhuna ka vazhduar per rreth 45 minuta dhe 22-vjecari ka pesuar plage te renda ne trup e koke. “Me kerkonin borxhin qe u kisha prej 100 mije lekesh dhe nuk kisha mundesi per t’i kthyer, pasi i kisha perdorur per hall”, ka rrefyer 22-vjecari i traumatizuar. Ai ka pohuar se per ta torturuar, te dyshuarit kane perdorur mjete te mprehta dhe sende te forta me qellim gjymtimin. Prej dy javesh, autoret i kerkonin parate borxhliut te tyre, qe ishte pergjigjur se nuk kishte t’u kthente per shkak te halleve familjare.

    Pas denoncimit, forcat e komisariatit nr. 4, jane vene ne ndjekje te Himes dhe bashkepunetorit te dyshuar te tij dhe bene te mundur arrestimin e njerit prej tyre. Burime policore thane per gazeten “Koha Jone”, se i ndaluari Hima ka qene denuar dy here me pare, per vepren penale te vjedhjes. Ato treguan dhe shkaqet e ngjarjes se fundit. Nje sasi prej 100 mije lekesh qe viktima kishte marre ne xhiron ditore te lokalit, ne forme borxhi, i ka nxitur te dyshuarit qe ta merrnin peng 22-vjecarin. Per kete ata kane perdorur nje autoveture ne pronesi te Himes, me “preteksin” e sqarimit. Me pas e kane derguar ne nje apartament per ta torturuar nen kercenimin e armeve. “I demtuari ka rrefyer se ndaj tij jane perdorur pervec kercenimeve me jete e fyerjeve, edhe goditje me grushta e shkelma”, cituan hetuesit. Akuzat e ngritura per 34-vjecarin Hima dhe bashkepunetorin e tij te shpallur ne kerkim, jane ato te “plagosjes se rende me dashje”, “torture”, “rrembim ose mbajtja peng e personit”, e “vetegjygjesi”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Shteti shqiptar nxjerr nė shitje nė tregun botėror borxhin e jashtėm
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 193
    Postimi i Fundit: 05-07-2011, 13:58
  2. Kumbari i Jozefinės nė polici rrėmben makinėn time BMW
    Nga Turi72 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 07:30
  3. Athine, pronari drogon dhe perdhunon 16-vjecaren shqiptare
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 07:29
  4. Borxhi shqiptar arrin nė 400 miliardė
    Nga Artur_1985 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-09-2004, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •