Kryeministri Fatos Nano nenshkruan ne kryeqytetin helen deklaraten per Armepushimin Olimpik, qe e angazhon Shqiperine te mos jete ne gjendje lufte me asnje shtet tjeter dhe te ndihmoje ne zgjidhjen e konflikteve ushtarake. Mes lidereve boterore, firmosin edhe Kryeministrat e Greqise e Britanise, Kostas Karamanlis dhe Toni Bler. Simbolika e dokumentit te Athines dhe shperndarja trupave ushtarke shqiptare ne Bosnje-Hercegovine, Afganistan e Irak
Kryeministri Fatos Nano ka firmosur ne emer te Shqiperise Paqen Olimpike, nje iniciative e Organizates se Kombeve te Bashkuara per t'u dhene fund konflikteve ne bote. Gjate vizites se tij ne Athine, me rastin e hapjes se Lojerave Olimpike, shefi i qeverise ka marre pjese dje ne nje takim te rendesishem me teme "Per sigurine e paqes olimpike", mbajtur ne qendren "Zapion", ku moren pjese te gjitha personalitetet e larta, te pranishem ne evenimentin e madh boteror. Presidenti i Greqise Stefanopulos, Kryeministri Karamanlis, Kryeministri britanik Toni Bler, Presidenti i Gjermanise, Horst Kohler, Mbreteresha e Spanjes, si dhe ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush, ishin pjesmarresit e takimit. Me kete rast, u nenshkrua nje deklarate e perbashket nga Kryetaret e shteteve dhe Kryeministrat e pranishen, ku u shpreh angazhimi per mbrojtjen e paqes olimpike. Nje deklarate qe duket te kete permbajtje simbolike, por qe angazhon nje seri shtetesh te luftojne kunder luftes.
Armepushimi Olimpik do te thote ne menyre te padiskutueshme qe te gjitha vendet qe marrin pjese ne Lojerat Olimpike duhet te kene paqe, dhe jo te jene ne gjendje lufte. Te gjitha ata qe jane ne lufte nuk ju lejohet te marrin pjese ne keto Lojera, vetem ne qofte se bejne armepushim. "Ata vende qe marrin pjese qe ne ceremonine e hapjes dhe ne fakt nuk kane bere armepushim, do te priten nga te gjithe te pranishmit me thirrje dhe uleritje, gje qe nuk ka ndodhur asnjehere ne te gjithe historine olimpike", thuhet ne parimet e iniciatives simbolike te OKB-se.
Gjithashtu, iniciativa parashikon angazhimin per ndertuar ura komunikimi midis kundershtareve, dhenien e ndihmes humanitare per te ndihmuar femijet dhe te rinjte, qe ndodhen ne rajonet e luftrave, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Nder te tjera parashikohet edhe nxitja e te rinjve per te marre pjese paqesisht ne Lojerat Olimpike.
Ne fund te gjithe te pranishmit e larte, si Kryeministri grek Karamanlis, Mbreteresha Sofia e Spanjes, Kryeministri britanik Toni Bler, Princi Alberto, Presidenti polak Kvasnjevski, Kryeministri shqiptar Fatos Nano, firmosen ne liber dhe ne nje mur kartoni, ku dukeshin dhe simbolet e Armepushimit Olimpik. Ky mur kartoni, pas Lojerave te Athines do t'i jepet qytetit te Pekinit, qe do te prese Lojerat Olimpike 2008. Gjithashtu, ne emer te kampioneve olimpike, veterani rus Sergej Bubka, theksoi rendesine qe ka pjesmarrja ne keto Lojera te te gjithe atleteve, si perpjekjen me te mire per armepushimin olimpik. Gjate kesaj ceremonie, Kryeministri shqiptar kishte rastin te takohej edhe me princin e Monakos, Alberto dhe Kryeministrin britanik Toni Bler, i cili arriti i fundit ne takim sebashku me bashkeshorten e tij. Ajo qe terhoqi vemendjen perpara fillimit te takimit ishte biseda koke me koke e shefit te qeverise shqiptare me Ambasadorin amerikan ne Athine, Tomas Miller.
Aktualisht, Shqiperia eshte e angazhuar ushtarakisht ne tre misione paqeruajtese jashte vendit. Trupat shqiptare ndodhen ne Bosnje Hercegovine, Afganistan dhe Irak, si pjese e forcave nderkombetare, ne keto vende.
Krijoni Kontakt