nuk mundi askush te na gjeje letrat qe kateshi ja dergon gazetes tema..per lidhjet e tije me ceken?
paskemi gri kot.
nuk mundi askush te na gjeje letrat qe kateshi ja dergon gazetes tema..per lidhjet e tije me ceken?
paskemi gri kot.
me duket se e gjeta shkrimin e Temes per Kateshin:
Tema:
-----
Dritan Kateshi thotë se Neritan Ceka e ka përdorur për krime politike dhe për vjedhjen e votave në qytetin e Elbasanit
Tan Kateshi: Neritan Ceka më urdhëroi vrasjen e Leka Zogut
Dritan Kateshi, në një letër dërguar në redaksinë e gazetës "TemA", rrëfen se si është urdhëruar nga Neritan Ceka për të vrarë trashëgimtarin e fronit mbretëror Leka Zogu. Kateshi shpjegon skemën që kishte pregatitur Ceka për t'ia faturuar vrasjen e ish presidentit Sali Berisha. Përdorimi i tij nga ana e Neritan Cekës për të vjedhur votat në Elbasan, ku Neritan Ceka u bë deputet, represionet që ka përdorur Ceka për ta bërë atë të heshtë, dhe kërcënimet që i janë bërë në burg nëpërmjet Xhavit Shalës. Si është vrarë Çajup Kasa, njeriu i përdorur për vrasje në Elbasan.
Dritan Kateshi, në një letër për gazetën "TemA" akuzon kryetarin e Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka si urdhërues i krimeve të ndryshme të ndodhura në qytetin e Elbasanit, ku është përdorur Dritan Kateshi dhe njerëzit e tij. Në letrën dërguar gazetës "TemA", Kateshi thotë se me Neritan Cekën kanë përgatitur në vitin 1997 shumë krime me orientim politik dhe se në këtë rrugë e kishte futur pikërisht Neritan Ceka. Sipas Dritan Kateshit, Neritan Ceka ishte urdhëruesi i veprimtarisë së tyre në vitin 1997 në Elbasan. Ai thotë se Neritan Ceka me një ndërmjetës që ishte shok i tyre, u ka shkuar një ditë në 1997-ën, në shtëpi, dhe i ka urdhëruar që të vrisnin pretendentin për fronin mbretëror Leka Zogun. Sipas tij, Leka Zogu pregatitej që të bënte një miting në qytetin e Elbasanit, dhe ai me njerëzit e tij, me urdhër të Neritan Cekës, nuk do e linte atë të hynte në Elbasan. Urdhri ishte i prerë: - Atë ditë duhet të vritej trashgimtari për fronin mbretëror Leka Zogu që bënte fushatë për referendumin për monarkinë. Sipas dëshmisë së Dritan Kateshit, Neritan Ceka e kishte përgatitur të gjithë skemën dhe atë që dëshironte të arrinte. Ceka i kishte thënë Dritan Kateshit dhe njerëzve të tij se me vrasjen e Leka Zogut, do të hiqnin qafe edhe Sali Berishën, duke ia faturuar vrasjen këtij të fundit. Dritan Kateshi thotë se Neritan Ceka u kishte thënë se Leka Zogu në atë kohë ishte kundër Berishës dhe në ato rrëmuja do të ishte e thjeshtë t'ia faturonim vrasjen Sali Berishës.
Dritan Kateshi akuzon Neritan Cekën se ai e ka shtyrë në rrugën që ndodhet dhe tashmë vuan burgun nga krimet e urdhëruara prej tij. Dritan Kateshi e akuzon gjithashtu Neritan Cekën se ka përdorur të gjithë represionin shtetëror për ta kërcënuar në burg që të mos fliste për të. Ai thotë se e ka kërcënuar edhe duke i bërë presion me fatin e një shoku të tij, Çajup Kasës, i cili është vrarë në spitalin e burgut dhe asnjëherë nuk është zbardhur se si është vrarë. Dritan Kateshi, në letrën e dërguar gazetës "TemA" shpjegon edhe arsyen e prishjes me Neritan Cekën në vitin 1998. Ai thotë se Ceka i ka kërkuar që të mos linin simpatizantët e Partisë Demokratike të bënin një miting në këtë qytet, gjë që nuk është pranuar nga grupi i Kateshit. Pas kësaj, me emërimin e Neritan Cekës ministër i Rendit, Kateshi pretendon se kanë filluar persekucionet dhe represionet shtetërore me shantazhe e presione, duke përdorur madje edhe drejtorë policie.
Teksti i plotë i letrës së dërguar nga Dritan Kateshi
Unë, Dritan Kateshi denoncoj publikisht z.Neritan Ceka, si njërin nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë dhe shtytësin kryesor që më futi në këtë rrugë ku ndodhem sot, që kam 5 vjet që rri mbrapa hekurave dhe këtë ia faturoj vetëm Neritan Cekës. Mbase nuk është momenti dhe koha, por sot ose nesër një ditë do të flisja, sepse është bërë poshtërsi me mua dhe shokët e mi. Megjithatë kur jam arrestuar është ushtruar presion dhe dhunë fizike që të mos flisja në lidhje me Neritanin, po asnjeri nuk ua vuri veshin fjalëve të familjes sime. Ku nuk shkoi nëna, në Prokurori të Elbasanit dhe në atë të Përgjithshme, por asnjeri nuk ia hapi derën. Kur isha në komisariatin e Elbasanit, më solli drejtorin e kriminalistikës së gjithë Shqipërisë, që ishte Xhavit Shala, dhe më tha mos fol për Cekën se do përfundosh si Çajupi. Çajupi është një shok që akuzohej me mua dhe asnjëherë nuk u mor vesh e vërteta si vdiq në spitalin e burgut. Xhavitit i thashë se Cekës do i thuash që, në qoftë se nuk më nxjerr që këtej, do t'i nxjerr në shesh të gjitha planet dhe ato që kemi bërë për ty. Pas disa ditësh mashtroi nënën time dhe i tha se do e nxjerrim shumë shpejt, dhe më vuri në gjumë. Por e ka përzënë disa herë nënën time dhe nuk ka dashur ta takojë, prandaj unë duke e parë këtë bukëshkalë, vendosa që të bëj publike çfarë di për të.
Po e nis nga Leka Zogu, se kjo më ka bërë më shumë përshtypje, se nëse do ishte bërë ajo që planifikuam, do ishte bërë një masakër e vërtetë. Vjen në shtëpinë e Çajupit bashkë me një shokun tonë që quhet Tan Ekmeçiu (Tan Gjembi). Në fillim menduam se erdhi për të rënkuar për vëllanë e Çajupit që ishte vrarë pak ditë më parë, por pas pak e kuptuam qëllimin e "rënkimit" të tij. Më mori mënjanë mua, Çajupin dhe 2 shokë të tjerë dhe na thotë që pritet këto 2 ditë të vijë Leka Zogu për miting, prandaj nuk duhet lënë në asnjë mënyrë të hyjë i gjallë në Elbasan. Prandaj organizohuni të jeni gati dhe të prisni sinjalin tim me anë të Tan Gjembit, se Tan Gjembi ishte garantuesi i të gjitha premtimeve që na bëri Ceka, se Ceka do na lajmëronte nga Tirana që u nis dhe ne do të zinim pritë në hyrje të Elbasanit. Pasi ta eleminonim, njerëzve që do mbeteshin gjallë duhej t'u linim përshtypjen sikur ishim militantë të Berishës, se kështu na kishte porositur Ceka, që Zogu është kundërshtar politik edhe i Berishës, dhe kështu ia faturojmë krahut të atyre. Në qoftë se bëhej kjo punë, na premtoi edhe një shumë lekësh. Po shyqyr që nuk deshi Zoti që të vinte, se neve na e kishte mbushur mendjen top, sikur Leka Zogu ishte e keqja e këtij kombi. Besoj se Leka Zogu e di shumë mirë që ka dashur të vijë në Elbasan në atë kohë, pse nuk ka ardhur nuk e di. Ju si gazetarë mund ta merrni vesh më mirë mosardhjen e Leka Zogut në Elbasan. Pasi mbaroi kjo "punë" dhe ai u sigurua që ne mund të bënim çdo gjë për atë, vinte të na takonte çdo ditë me Tan Gjembin dhe na thotë një ditë "do të kandidoj këtu në Elbasan, por pa ndihmën tuaj nuk bëhem dot deputet". Ne i thamë të mendohemi njëherë. Pasi bëmë pazaret me Tan Gjembin, edhe ky ra dakord, e garantuam që do ia jepnim votat, dhe kur erdhi dita e votimeve, çfarë nuk kemi bërë. Të zitë ata komisionerë, çfarë kanë hequr nga ne! U venim nëpër qendrat e votimit, i rrihnim, i kërcënonim dhe u thoshim se në qoftë se nuk fiton Ceka, jeni të vdekur. Dhe njerëzit që kishte caktuar Ceka, i mbushnin kutitë e votimit si në bahçen e tyre, dhe si përfundim fitoi Ceka i famshëm. Edhe injoranti më i madh i politikës e kupton si mund të fitonte Ceka kur kishte përballë 2 forcat kryesore PD dhe PS. Ceka nuk ishte Mandela e Afrikës që të çmendej populli për të, por një mashtrues ordiner që bridhte gjithë ditën në vend të parë të makinave tona.
Por këtë radhë nuk po zgjatem më, por po të ishte burrë le të përgënjeshtrojë ndonjë gjë nga këto që kam thënë unë, se pastaj do t'ia kthej unë me të njëjtën monedhë, se kam edhe disa gjëra skandaloze që po ia rezervoj Cekës për radhën tjetër. I them Cekës që nuk më rri gojëkyçur, sepse më more çdo gjë nga ato që kisha, përveç jetës.
Dritan Kateshi
Se harrova dhe diçka tjetër, prishja jonë me Cekën ka ardhur në vitin 1998, kur ky na dërgon haber që të përzinim militantët e PD, se do bënin miting. Ne e refuzuam, se nuk na kishte mbajtur premtimin që e bëmë deputet, se do na bënte gjithë të mirat, dhe që mbas asaj ku u bë Ministër i Brendshëm filloi persekutimet.
tema
----------
...dhe te mendosh qe ky tani don te behet president...
sali berishes me se shumti do ti konvenonte vrasja e mbretit,po jam per mbreteri si Ahmet zogu por jo si leka i cili tere jeten ka bere gjeste rugaqe,per ate pune akund ne as nje vend pos afrikes jugut nuk i kane dhene strehim
Edhe ky artikull ka te beje me Neritan Ceken, edhe nje masaker tjeter.
Roland Xhepaxhiu është një prej kriminelëve të 1997-ës, i akuzuar për masakrën e Cërrikut
Pranga edhe një dëshmitari për Neritan Cekën
Policia arrestoi Roland Xhepaxhiun, i akuzuar për masakrën e Cërrikut, ku ngelën të vdekur 6 efektivë të Gardës së Republikës. Roland Xhepaxhiu është një tjetër dëshmitar për Neritan Cekën. Pak javë më parë, Tan Kateshi e akuzoi publikisht Cekën se e ka urdhëruar për vrasjen e Leka Zogut dhe për vjedhjen e votave.
Policia e Komisariatit të Rinasit arrestoi ditën e djeshme një nga autorët e masakrimit të gjashtë ushtarëve të Gardës në vitin 1997. Roland Xhepaxhiu është arrestuar dje në mëngjes në Rinas, pasi është deportuar nga autoritetet franceze. Roland Xhepaxhiu është një ndër anëtarët e "Bandës së Cërrikut", që na shfaqen në foto me Neritan Cekën, aktualisht kryetar i Partisë Aleanca Demokratike.
Burime pranë Komisariatit të Rinasit thanë se e kanë ndaluar Roland Xhepaxhiun në mëngjes, ndërsa ai ishte deportuar nga Franca. Burimet sqaruan se Roland Xhepaxhiu, person në kërkim, ka qëndruar prej shumë kohësh në Francë. Ai është ndaluar nga policia franceze pak kohë më parë dhe menjëherë është bërë riatdhesimi i tij në Shqipëri.
Policia e Komisariatit të Rinasit tha se Roland Xhepaxhiu udhëtonte me një pasaportë të falsifikuar me identitete të rreme Roland Hoxha. Pas verifikimit në kompjuter që i janë bërë gjeneraliteteve të Xhepaxhiut, rezultoi se pasaporta ishte e falsifikuar dhe ai ishte një prej autorëve të masakrës së Cërrikut, ku ngelën të masakruar gjashtë ushtarë të Gardës Presidenciale, në vitin 1997.
Policia tha se menjëherë ka marrë masat për ta sjellë personin e kërkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas, me masa të përforcuara ai është transportuar për në burgun e Elbasanit. Roland Xhepaxhiu është një person që është parë në foto me Neritan Cekën. Ceka është akuzuar se ka përdorur bandën e Cërrikut për të vjedhur votat dhe për krime me karakter politik. Edhe një tjetër person me precedent penal, Tan Kateshi, ka akuzuar publikisht në gazetën "TemA", Neritan Cekën, se e ka urdhëruar të vrasë Leka Zogun, trashëgimtarin e Fronit Mbretëror, si dhe për të vjedhur votat në Elbasan. Roland Xhepaxhiu është dëshmitari tjetër, i cili dyshohet se ka qenë nën komandën e Neritan Cekës në vitin 1997.
Si u masakruan ushtarët e Gardës
Pjesë nga dossieri i botuar në gazetën "TemA", 06.03.2004
Ushtarët e Gardës sapo janë futur në qytet, në qendër ku ndodhet kinemaja, në mes një shesh dhe përballë disa pallate, janë ndodhur nën breshërinë e armëve nga më të ndryshmet duke filluar nga kundratanku e duke përfunduar tek granatat. Agroni me një grup efektivësh kanë qenë përpara blindit duke ecur e paraprirë forcave të tjera. Ndërsa autoblinda i ndiqte nga pas. Fillimisht është qëlluar mbi blindin ku kanë ngelur të vdekur katër efektivë të Gardës: Sali Martini 42 vjeç, Halit Haxhia 27 vjeç, Bashkim Mella 21 vjeç, Besnik Syla 21 vjeç. Më pas breshëria ka përfshirë edhe Agronin dhe efektivët e tjerë që u paraprinin në këmbë mjeteve të tjera. Personat që qëllonin kanë qenë të dislokuar në katër pika të larta mbi ndërtesat dhe i qëllonin efektivët e policisë dhe gardistët nga katër pika të ndryshme të kryqëzuara. Në këtë shkëmbim zjarri u vranë edhe dy të tjerë Qemal Mehmeti 25 vjeç efektiv i Gardës dhe Petrit Gjonaj 25 vjeç, efektiv i policisë së gatshme, u plagosën rreth 15, mes të cilëve edhe Agron Kuliqi. Ka qenë një moment sfilitës e vetësakrifikues e gjithë ajo punë që kanë bërë këta djem pastaj për të tërhequr të plagosurit, e për të gjetur një shteg për të ikur në drejtim të Elbasanit për të shpëtuar.
Katër grupet e banditëve, të instruktuar nga dy ish ushtarakë të lartë të larguar nga puna si Pertrit Senja (ish komisar brigade) dhe Jorgji Çala (ish komisar i shkollës së Lirë Papërr) si dhe të dirigjuar nga: Llazër Bici kryetar i PS së Cërrikut dhe Met Bozi, nënkryetar i PS dhe kryetar i Komitetit të Shpëtimit Publik, sipas dëshmitarëve Xhemal Buzani, G.M., e disa të tjerë, të cilët kanë dëshmuar përpara oficerit të policisë Arjan Ashiku, i cili u largua nga puna me ardhjen në pushtet të socialistëve nga Ministri i Rendit Neritan Ceka.
Emrat e personave të ndarë në katër grupe që qëllonin mbi efektivët e Gardës dhe të Policisë janë:
Në grupin e parë ishin: Arben Çollaku, Roland Cërriku, Taulant Kovaçi dhe një person i thirrur Cogla.
Në grupin e dytë: Roland Xhepaxhiu, Nard Pole, Altin Koçi, Nard Braka, Nol Braka dhe Ardian Xhija.
Në grupin e tretë: Ardian Toska, Edmond Tafa, Arben Tafa, Lorenc Allushi, Lorenc Xhelili dhe Ardiani i Asimes.
Në grupin e katërt: Tomor Buzani, Tar Toska, Xhet Toska, Luan Nora dhe Sokol Buzani.
Të gjitha dihen, emrat e organizatorëve, të ekzekutuesve, ka dëshmitarë okularë, ka të mbijetuar nga kjo tragjedi, por gjithçka u mbyt nga heshtja e drejtësisë. Ata që sakrifikuan nuk u shpërblyen, ata që shpëtuan u nëpërkëmbën, u kërcënuan e u detyruan të linin vendin, nga instanca të larta shtetërore.
temA
me nis me i shiku politikanet ne lidhje me krimin pos presidentit te gjithe politikanet ne kuvend kane lidhje me kriminel,po tu hjeket imuniteti as nje nuk do te mbetej ne kuvend
Pune e madhe qe s'po mbetka asnje kriminel ne kuvend! Q'ajo gajle t'paska kap ty? Mos pac probleme tjera ne kete jete.Postuar më parë nga daja shneq
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
e kom at gajle se po te isha pyet une ,me vdekje do ta denoja sali berishen me burg te perjetshem fatos nanoun,do ta ndiqsha edi ramen ne paris,dehe metes gjinushit topit dhe cekes ne pension
Pse, kush te ka bindur se nuk pyetesh edhe ti per keto pune?
do te te pyesin edhe mire bile, kuptohet po u shprehe drejte dhe sakte, pa bishtnime si ato te parat.
Fjala e gjitehsecilit ka peshe vetem atehere kur e flet drejte dhe pa bere lak.
Perndyshe ajo vertete nuk do te kete kurrfare peshe.
Dhe kjo qe ke deklaruar ketu serish eshte nje e pavertete ose e vertete e kthyer plotesisht mbrapesht. Pra e ke thene te kunderten e asaj qe di vet. Dhe kjo nuk pi uje, as ketu as atje ne boten ku zgjidhen keto qeshtje.
Ndonese mendimi i lire i shprehur ketu mund te ndikoje sado pak edhe atje. Por vetem e vetem, atehere kur e thua te lire nga paragjykimet dhe nga animet andej nga ta ka endja personale e perfitimit vehtiak ne formen me te rendomte te autokorrupsionit.
Opinioni publik eshte goxha "pune e madhe" per politiken.
Por nje opinion publik i cendrueshem nuk mund te ndertohet ne te verteten tende apo ta atij tjetrit, perkundrazi ai ndertohet ne te verteten kolektive, ne te verteten e perbashket te popullit, perndryshe gjithmone do te keshe nje opinion gjysmak te manipuluar nga "kush i korrupton me shume mediat" dhe i cili gjithmone do te mbetet kontraverz i paperqafueshem dhe i pa force per ta ndryshuar gjendjen ne te cilen keni lejuar te katandiseni te gjithe.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Nje arsye me teper perse Topi duhet te jete president i ardhshem i Shqiperise eshte fakti se ai eshte i paperlyer si shumica dermuese e kandidateve te tjere,ku do te thosha se Ceka eshte me i pa moralshmi dhe ushtar i Nexhmijes dhe Ramizit,pa harruar gjera te "vogla" si trafikimi i arkeologjise shqiptare ne fillim te viteve 1990.Por nuk do te cuditesha fare sikur ceka te zgjidhej president.Te ishte per ne,edhe Zan Caushi te zgjidhej ne nuk do te ndiheshim.
Krijoni Kontakt