sipas TEMA ceka ka instruktuar kateshin si te vrase Zogun..
kush e lexon temen le ta sjelle artikullin ketu..
cdo te mire..
sipas TEMA ceka ka instruktuar kateshin si te vrase Zogun..
kush e lexon temen le ta sjelle artikullin ketu..
cdo te mire..
korrieri:
----
Ceka: Nuk kam urdheruar vrasjen e Leka zogut
E Enjte, 12 Gusht 2004
Kryetari i Komisionit Parlamentar per Rendin dhe SHISH-in dhe lideri i PAD hedh poshte akuzat e ngritura ndaj tij nga Dritan Kateshi, kreu i bandes se Elbasanit, per tentativen e vrasjes se pretendentit te fronit mbreteror ne vitin 1997
Kryetari i Komisionit Parlamentar per Rendin dhe SHISH-in, Neritan Ceka ka hedhur poshte dje, te gjitha akuzat e ngritura kundrejt tij nga Dritan Kateshi, kreu i bandes se Elbasanit, si ideator i nje plani per te vrare ne vitin 1997, pretendentin e Fronit Mbreteror te Shqiperise, Leka Zogun. Ne nje interviste te dhene per Televizionin "Klan", Ceka ka theksuar se kjo akuze vjen nga Partia Demokratike si rrjedhoje e kundershtimeve te tij per ambasadorin e OSBE-se, Liponen, disa jave me pare. Dritan Kateshi, ka publikuar nje dite me pare ne gazeten "Tema" nje leter ku sipas tij, shpjegohen lidhjet me deputetin dhe kreun e PAD-se, Neritan Ceka. "Nuk jam ideator per vrasjen e Leka Zogut dhe mbi te gjitha nuk e njoh fare akuzatorin Kateshi, qe paska nxjerre nje leter te tille. Per mua kjo eshte nje fiasko e dale nga selia blu, pas kundershtimeve te mia ndaj Ambasadorit te OSBE-se, Liponen, duke qene se ka dale dhe nga gazeta "Tema". Une me familjen mbreterore nuk kam pasur asnje lloj konflikti, nuk kane hyre ne interesat e mia. Madje, kam lidhje familjare me kete familje prej kohesh", ka deklaruar dje, Kreu i komisionit te Rendit dhe SHISH-it.
Nderkohe, ne letren ne fjale, e botuar ne "TemA", thuhet se aleancisti Ceka i ka kerkuar bandes se Kateshit, qe te eleminoje fizikisht, Leka Zogun ne kohen kur ai do te hynte ne qytetin e Elbasanit per nje miting. Por, sipas kesaj letre, Leka Zogu ka shpetuar vetem per faktin se ka ndryshuar mendje dhe nuk e ka zhvilluar mitingun ne fjale. "Pasi ta eleminonim, njerezve qe do mbeteshin gjalle duhej t'u linim pershtypjen sikur ishim militante te Berishes, se keshtu na kishte porositur Ceka, qe Zogu eshte kundershtar politik edhe i Berishes, dhe keshtu ia faturojme krahut te atyre. Ne qofte se behej kjo pune, na premtoi edhe nje shume lekesh", thuhej ne leter.
Pjese nga deshmia e Kateshit:
"Po e nis nga Leka Zogu, se kjo me ka bere me shume pershtypje, se nese do te ishte bere ajo qe planifikuam, do ishte bere nje masaker e vertete. Vjen ne shtepine e Cajupit bashke me nje shokun tone mqe quhet Tan Ekmeciu (Tan Gjembi). Ne fillim menduam se erdhi per te renkuar per vellane e Cajupit qe ishte vrare pak dite me pare, por pas pak e kuptuam qellimin e "renkimit" te tij. Me mori menjane mua, Cajupin dhe dy shoke te tjere dhe na thote qe pritet keto dy dite te vije Leka Zogu per miting, prandaj nuk duhet lene ne asnje menyre te hyje i gjalle ne Elbasan. Prandaj organizohuni te jeni gati dhe te prisni sinjalin tim me ate te Tan Gjembit, se Tan Gjembi ishte garantuesi i te gjitha premtimeve qe na beri Ceka, se Ceka do na lajmeronte qe nga Tirana qe u nis dhe ne do te zinim prite ne hyrje te Elbasanit. Pasi ta eleminonim, njerezve qe do mbeteshin gjalle duhej t'u linim pershtypjen sikur ishim militante te Berishes, se keshtu na kishte porositur Ceka, qe Zogu eshte kundershtar politik edhe i Berishes, dhe keshtu ia faturojme krahut te atyre. Ne qofte se behej kjo pune, na premtoi edhe nje shume lekesh. Po shyqyr qe nuk deshi Zoti qe te vinte, se neve na e kishte mbushur mendjen top, sikur Leka Zogu ishte e keqja e ketij kombi. Besoj se Leka Zogu e di shume mire qe ka dashur te vije ne Elbasan ne ate kohe, pse nuk ka ardhur nuk e di. Ju si gazetare mund ta merrni vesh me mire mosardhjen e Leka Zogut ne Elbasan".
Marre nga "Tema"
a nuk doli kush me na i sjelle kto dite cka po thuhet per neritanin e kateshin..
Ne Rd nuk lexon dot se atyre kurre nuk u punoi gazeta ne internet..
Mero po e ka bo me dollar leximin..
tunduni..
Brari
Mua kjo "deshmia" e Tan Kateshit mu duk qesharake....
Jo vetem qe nuk eshte e bazuar me fakte,por edhe qe nqs eshte dhene ne te vertete nga Ai,nuk mund ta pranoj pasi e konsideroj thjesht nje kriminel.....i cili kam pershtypjen qe me kete te ashtuquajturen deshmi mundohet te dali perseri ne vemendjen e mediave........
Thjesht populli nuk duhet te merret dhe as te besoje kriminele te tille.......
Dhe keto fjale nuk i them tani sepse mund te simpatizoj Neritan Ceken....perkundrazi....por i them thjesht si nje qytetar i cili i ka jetuar mjaft mire "bemat" e Tanit...
Nejse.......
Une per vete nuk besoj asgje nga ato qe jane shkruar pasi nuk dua te besoj dhe nuk kam deshire te hyj ne lojrat e rrugecerve dhe krimineleve.........
Dhe meqe ra fjala per Pare.....per shkrimin sigurisht,une per kete artikull nuk jap asnji kafe jo ma dollare sic e kerkon Tema![]()
Ps.Brari mos ki frike plako se nuk ta vret njeri mbretin tend te dashur![]()
Ja kalofshi mire
Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 14-08-2004 më 08:47
.........................
miki..
fakte un smunda te sjell.. prandaj diskutimet mbeten ne balt ketu..
dua ti sjelli dikush shkrimet per kete ceshtje e ti diskutojme..
Nuk u shqetsova se ka dashur te vras mbretin..por thjesht se dikush mendon te vras dike..qoft ky mbreti apo azemi apo nje lop a nje kal.. ska rendesi..
Asgje nga keto qe ka thene kateshi nuk eshte genjeshter.
Jan publikuar foto, dhe te gjith i kan pare Neritan Ceken ne krahun e djath te tij qendron Kateshi.Fotot jane marre gjate trazirave te 97 kur Ceka shkonte dhe i jepte udhezime bandave se cfare misioni kishin.
:^zilet
Postuar më parë nga Brari
Po dhe un e lexova kete po nuk e dija se ishte hapur kjo teme ketu.
Qe ka thene Kateshi me ka thene Neritan Ceka qe te Vrisja Leka Zogun dhe Vrasjen tja Faturonte Berishes. Ja cilet ja politikanet tone qe jane sot ne Pushtet qe cfare nuk i kane beri ketij Populli qe dalin me Kriminelat ne Fotografi sic ka Bere Ceka me Kateshin dhe me Bandat e Cerrikut ne 97 jane dhe me foto qe ka qene me Kallash ne Dore dhe per mendimin tim jane te gjitha te verteta keto qe tha Kateshi dhe nuk jam fare me ato qe kishte shkruar ai patrioti im pak me Siper ai miki-ro qe nuk jane te verteta. Po mor lal si na u be ai Ceka Debutet neve atje nuk u be me vota te vjedhura qe i ka marre me dhune. Prandaj kane Frike keto klyshat e juq te leshojn pushtetin se e di se cfare i pret te gjith ne Burg kane per te Shkuar.
Ceka mund te mohoje shume plane kriminale si ky me lart, por nje gje nuk mohon dot, qe ai eshte shoqeruar me nje kriminel si Kateshi. Vetem ky fakt eshte inkriminues, pa i shtuar asgje tjeter.
Albo
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
Po nuk ka politikan ne Shqiperi mos kete miqesi me nje kriminel apo me nje tjeter, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote. Cfare eshte qesharake ne ket mes, eshte fokusi qe i japin kesaj ngjarje, sikur me qene jashttokesore, sepse edhe sikur te jete e vertete, kreret e PD dhe PS kane bere gjera shume shume here me te renda se keto.
Mirepo thuj qe nuk i shkun perposhte politikes Nanoiste deklaratat poshteruese te Cekes ndaj Liponenit, dhe destabilizimin e prezences Evropjane ne vend(qe eshte prezence shume suportuese per Nanon), dhe hec tani ti gjejm i shkak Cekes ta heqim qafe nga politika.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Kateshi e Ceka kane qene ulur ne barin e Tan Gjemit ne elbasan prane shkolles Qamil Guranjaku te rruga me blina duke pire.
Banda Kateshit terrorrizonte qytetin dhe rrethinat, politikanet si Ceka organizonin punet e ndyra politike, dhe ne nje artikull per National Geographic te 97 Ceka shkruan per popullin shqiptar fjalet me te shemtuara qe asnje armik me i eger i popullit shqiptar nuk mund ti thonte ne ate menyre.
CekaKateshi
Krijoni Kontakt