Postuar mė parė nga AuGuSt_
Eshte nje pyetje qe e kam pasur edhe une ne mendje. Por eshte ndryshe te mendosh per te, apo te kerkosh t'i japesh ndonje perkufizim, dhe ndryshe ta jetosh dhe te perballesh me hipokrizine.
Te jesh hipokrit do te thote te mos jesh vetvetja. Dhe ajo qe kam kuptuar deri tani eshte se, sikur edhe asgje te mos i besh, asnje dem te mos i shkaktosh dikujt, vetem duke qene hipokrit me te, tashme e ke lenduar. Dhe nuk ka gje me te keqe se nje marredhenie njerezore qe fillon e vertete, per te perfunduar ne hipokrizi. Shija eshte e hidhur sa s'behet.
Dikush me lart tha se nese sillen me hipokrizi ndaj nesh, te tille fillojme behemi edhe ne. Oh, sa me mire do ishte te ndryshonim gjerat sapo fillojme dallojme dicka te tille. Te mos pajtohemi me gjendjen, aq me keq te biem pre e saj, por te kerkojme te kemi nje marredhenie sic duhet. Dhe nese 'semundja' sherohet, kemi fituar/rifituar nje marredhenie njerezore. Nese duket se eshte e veshtire te arrihet kjo gje, zgjedhja ime do te ishte me mire ta shkepusja ate komunikim sesa te shikoja te ushqehej hipokrizia tek une dhe personi tjeter.
Sepse mendoj se nuk ka gje me rraskapitese per shpirtin njerezor se te mos qenit vetvetja, mbajtja e maskave qe peshojne, te cilat shpejt bejne qe edhe ato pak virtyte qe mund te kene mbijetuar, t'i shikosh te vdesin pak nga pak prej kesaj gjendjeje. Shpirti eshte krijuar per te qene i lire, dhe per sa kohe burgoset ne qeli si ajo e hipokrizise, ai nuk do arrije te jete kurre i lumtur dhe i plote.
inscrite
Krijoni Kontakt