Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Ketrin

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Ketrin

    Plaku tani nuk dėgjonte mė tė zbriste nga kati I sipėrm. i heshtur, brenda dhomės sė tij, qėndronte gjithė kohės shtrirė, pinte duhan, fliste me vete e mallkonte. Nė dhomėn poshtė flinte mbesa e tij, Ketrin. Pėr tė ushqente nje lloj dashurie tė verbėr, qė gjithė kėtė vit e kishte shtyrė ta urrėntė mė gjithė shpirt. E ėmbla Ketrin ishte njė vajzė dymbėdhjetė vjeēare, me flokėt e verdhė, tė gjatė, tė shndritshėm, qė kur trishtohej, mbushte sytė e saj tė kaltėr me njė det qė ngrinte velat e vinte pėrposh edhe njeriun mė pa zemėr. Ajo ishte vendosur nėn kujdestarinė e gjyshit tė saj, kur ishte akoma e pandėrgjeshme qė e ėma dhe i ati kishin humbur tragjikisht jetėn. Bėhej fjalė pėr vite pėrpara, e tani gjithēka kėsaj fėmije hyjnore i ngjante njė pėrrallė, si ato qė i tregonte gjyshja kur ishte akoma gjallė.
    Nuk kishte pėr t’u ēuditur e gjithė dashuria qė plaku ushqente pėr vajzėn. Kjo vinte dhe e shtrėngonte me tė dyja duart aq fort sa ai kollitej nė njė zhurmė tė rėndė, bėnte sikur humbte ndjenjat e pėrplasej duke u vrarė pėrtokė. Qante e lebetitej Ketrina, e vetėm kur ai fillonte tė qeshte si njė adoleshet marrok, i shkonte afėr dhe e godiste me doēkat e bėra grusht, lehtė, sikur tė kishte frikė mos e vriste.
    Asaj i pėlqente shumė shtėpia qė kishin. Njė kopėsht i madh qė shtrihej i plagosur nė trėndafila tė kuq, tė bardhė, nėn kėmbėt e dykatėshes, ku ata jetonin aq bukur. Larg, zhurmės dhe njerėzve lakmitarė. Pėr tė shkuar nė shkollė, Ketrin zgjohej qė nė gjashtė tė mėngjesit, e gėzuar pėrgatitej e shėtiste(shėtitje e quante me mendjen e saj), nėn ajrin e freskėt, deri te rruga ku qėndronte dhe e merrte autobusi.
    -Nuk duhej ta ksiha blerė atė poni!-e nė njėrėn dorė rrėmbeu tavllėn e duhanit pėr ta bėrė ēopė-copė pas mureve tė dhomės.
    -Gjysh, gjysh, je mirė?-e shkallėt e drunjta kėrcitėn nėn shqetėsimin e Ketrinės, qė hyri e skuqur nė fytyrė, me frymėn qė i mbahej nė gjoks.
    --Ketrin! Vajzė e prapė! Sa herė tė kam thėnė qė tė mos hysh nė dhomėn time edhe kur jam brenda! Ti nuk ke pėr tė mė dėgjuar ndonjėherė!
    Vajza uli kokėn e pa thėnė asgjė, mblodhi me tė shpejtė coprat e qelqta, ua gjeti vendin nė xhepin e fustanit veror dhe si me magji u kthye duke i buzėqeshur:
    -Ėshtė mė pastėr kėshtu, apo jo?
    Ai s’diti ē’tė bėjė, vetėm qė pėrkuli kokėn, sikur tė kishte njohur pas kaq shumė kohė mbesėn e tij tė vėrtetė, e nėpėr mend kuptoi pse nuk duhej ta kishte bėrė atė gabim. Jo, njė vit pėrpara nuk duhej tė kishte futur nė atė shtėpi ponin e vogėl tė bardhė. Vėrtet mbesa e tij mėrzitej mbasditeve tė gjata. Por diku, pas perėndimit tė diellit, ata tė dy uleshin nė verandė e tė shtrėnguar pėr dore, bisedonin ē’iu kalonte ndėr mend. Ai i fliste pėr gjyshen e saj, pėr nėnėn, tė atin, i tregonte historira tė frikshme qė e habisnin aq shumė vajzėn e vogėl sa e linin pa gjumė, aq sa zgjohej natėn e vinte trokiste me kujdes nė dhomė, merrte lejė e futej nė shtrat bashkė me tė. flinin tė pėrqafuar, deri kur rrezet e para tė diellit iu shkelnin mbi qerpikė.
    Ai kalė i vogėl kishte shkatėrruar tė gjitha. Plaku ishte marrė gjithė kohės ta mėsonte si tė mbahej mbi kalė, si tė ecte me hap tė lehtė, me trokth, me vrap. Dalėngadalė Ketrina ishte magjepsur tėrsisht pas asaj kafshe tė vogėl, nuk hante pa i dhėnė mė parė atij ushqim. E quante lepurushi im(-pėr t’u habitur,- mendonte plku nė kėsoj rastesh), e mbulonte me lloj lloj pėrkėdheljesh e dashurish. Por tek e fundit, si ishte miqėsuar aq shpejt me kalin, kishte hequr dorė nga pasditet qė kalonin sė bashku.
    Kur i kishte marrė lejė herėn e parė, ai kishte shtangur i befasuar. Ketrin, sapo kthehej nga shkolla mbaronte detyrat e vraponte pa frymė afėr tij. Tani po i kėrkonte qė mos qėndronin bashkė atė perėndim dielli. Desh tė dilte shėtitje me kalin e saj tė bardhė. Vetėm.
    Plaku kishte ndenjur njė kohė tė gjatė nė heshtje. Dora i kishte ngrirė nė ajėr kur tentoi ta ledhatonte. Ndjeu qė diēka ishte thyer nė mes tė tyre. Vetėm Ketrin nuk arrinte tė kuptonte gjė. E kishte falenderuar gjyshin, i ishte hedhur nė qafė si e lojtur e kishte marrė shkallėt me vrap pėr tė dalė fushave me kafshėn e bardhė. Kjo ishte e padurueshme, vėrtet, plaku kishte ndenjur orė tė tėra nė pritje, me sytė e pėrlotur e me njė dhimbje tė hidhur nė shpirt. Ndihej vetėm, i braktisur, i tradhėtuar.
    Qė kėtu, dalėngadalė, dita-ditės, ushqente ca ndjenja tė zbrazėta, qė kishin vlera tė dyshimta kundrejt sė mbesės. Filloi tė shkėputej nga kontakti me tė, me shpresėn kur kjo do ta kuptonte fajin e do vinte t’i kėrkonte tė falur. E ata tė ishin si njėherė e dikur.
    Ketrin vetėm buzėqeshte. Kishte marrė lejė tė shėtiste ēdo pasdite me dhuratėn e gjyshit. Ndihej aq mirė, aq e lumtur, sa gjithēka ishte e pabesueshme pėr tė.
    Njė mbremje gjyshi i kishte kėrkuar mos vinte mė brenda dhomės sė tij. Tė qėndronte poshtė, nė katin e parė, ai ndjehej i lodhur e sa mė pak ta shikonte, aq mė mirė do ishte. Aq mė shpejt do shėrohej. Ketrin kishte tundur kokėn nė heshtje e pėr pak kishte shpėrthyer nė lotė. Por e kishte ndalur nė moment ai, qė i kishte vėnė duart mbi flokė dhe e kishte pyetur gjerė e gjatė pėr “lepurushin”. Ishin ndarė vonė, shumė vonė, duke u pėrqafuar sikur do ndaheshin pėr njė kohė tė gjatė. Por asgjė s’ndryshoi. Me pėrjashtimin qė asaj s’i lejohej mė tė shkonte e tė takonte gjyshin e saj, sa herė tė deshte, nė dhomė…

    & & &
    Njė ditė tė diel plaku hapi sytė si i marrosur. Kishte luftuar gjithė natėn nė njė ėndėrr tė egėr. Zbriti kėmbėt nga krevati e tha:
    -Duhet ta bėj!
    Ishte e vetmja mėnyrė pėr tė rifituar mbesėn e tij. Dėgjoi zhurmėn nė dhomėn poshtė. Shkallėt qė ngjiteshin me kujdes, ishte Ketrin qė vinte dhe i linte gjithmonė mėngjesin para derės: dy vezė tė skuqura, qumėsht e pak djathė.
    Si i la pėrtokė, e ndjeu qė po largohėj. Sot duhej tė zbriste gjithė ditėn nė qytet tė mbaronte lavanderinė. Mund tė kthehej nga pasditja.
    Plaku nuk dėgjoi mė zhurma tė tjera. Priti, duroi edhe dy orė tė tjera, pėr t’u bindur qė s’kishte njeri nėpėr kėmbė.
    Rreth orės nėntė u ngrit nė kėmbė. U vesh shpejt e shpejt, hoqi mjekrėn me kujdes, lėshoi njė fishkėllimė tė gėzueshme nė ajėr. Hėngri mėngjesin qė i pėrgatiti e mbesa e zbriti poshtė, pėr tė dalė nė oborr.
    Me njė hap tė vendosur hyri nė stallė( nė dhomėn e kalit), i hodhi njė litar tė tendosur kafshės sė bardhė nė qafė dhe e tėrhoqi me pėrdhunė pėrjashta.
    -Pėr pak harrova,-mendoi plaku, e lidhi kalin nė njė dru tė ngulur nė tokė, e me shpejtėsi u fut nė zyrėn e veglave tė tij. Gjeti atė qė kėrkonte, e me hap ushtarak, parakaloi duke mbajtur nė dorė njė ēekiē tė plumbtė.
    Kali e shikoi drejt, hingėlliu lehtė, gėzueshėm. Pėr njė moment, plaku pėrkuli ēekanin pėrtokė, ngriti pėllėmėn e ledhatoi me pėrkėdheli barkun e kalit.
    -Mund edhe tė tė lėshoj! Shko ku tė duash! Ėshtė mė mirė pėr tė dy!
    Kali tundi kokėn, por pastaj zhurma qė bėri ishte njėlloj sikur ta vinte nė lojė atė plak qė s’dinte ē’tė bėnte.
    -Si thua? Ti e Ketrin do takoheni mė apo jo?
    Kali pėrkuli njėrin gju, por ēdo veprim i tij ishte si njė hije qė fashitej nė sytė e plakut e i hiqte ēdo dyshim.
    -Mirė, mirė,-e plaku pėrkul nė tokė, me njė shpejtėsi tė paparė kishte shtrėnguar armėn nė duar dhe e goditi nė kokė, kafshėn e bardhė.
    -Vetė e kishe fajin! I mallkuar!
    Plaku nuk duroi dhe e goditi njė herė tjetėr, akoma mė shumė, derisa ndjeu zverdhjen e kafshės qė dha shpirt pėr ato dy minuta. Pėrtokė u krijua njė pellg gjaku qė solli pas vėtes malin e mizave.
    -Duhej ta bėja,-foli plaku.-Po tė doje, mund tė ikje! Tė thashė…Tė lashė tė lirė, tė zgjidhje, pėr disa ēaste!
    Qetėsisht u fut prapė nė dhomėn e viktimės, mori njė grusht kashtė, prej grazhdit ku ia kishte sistemuar e mbesa, e me atė nė dorė, kėrkoi tė mbulonte njollat.
    E shkeli tokėn me kėmbė pėr aq sa duhej. Mos duhej ta groposte gjėkundi?
    -Unė do tė le kėtu, pėrtokė! Mund t’i them qė tė lashė tė ikėsh, por ajo gjithnjė do presė me fytyrėn jashtė dritares, qė ti tė kthehesh. Pėr tė. Edhe sikur t’i duhet njė jetė e tėrė ajo do jetė nė pritje pėr ty.
    U ul ta kapte kalin, pastaj dalloi jelet e kėtij qė i kishin mbuluar plotėsisht fytyrėn.
    Afroi dorėn dhe pastroi me kujdes njollat e gjakut. Ngriti me pėrbuzje jelet e kalit e lemeri: u spraps mbrapa kur pa kalin qė kishte sytė hapur dhe e shikonte drejt e nė bebe.
    -Oooh,-arriti tė thotė.
    Kali ishte I gjallė, akoma, kjo dukej. Megjithatė goditja qė kishte dhėnė ishte drejt nė tru. Gjithė ajo vorbull gjaku nuk ishte trill I mendjes sė tij. Vrapoi brenda nė shtėpi. Me hapa tė veēantė, shkoi pėr tė marrė shishen e rakisė, mbushi njė gotė, e piu me fund e pastroi buzėt duke psherėtitur. Iu avit dritares, ngriti cepin e tylit tė bardhė e pa nė mes tė sheshit kalin qė dergjej I shtrirė.
    -E pamundur!-klithi, e njė ankth i sheshoi tė gjitha ndijimet. Kėtu u pėrfshi nga njė urrejtje e pėrndezur gjak. Doli prej derės e rrėmbeu njė gur tė madh, pa iu afruar kalit, qėlloi trupin e dergjur tė tij e klithi:
    -Ēohu! Ikė! Akoma kėtu je?! Pas pak vjen Ketrin e nuk duhet tė tė shikojė kėshtu…
    Lėvizi. Plaku fėrkoi sytė, nisi t’i vijė keq pėr veten, qėlloi me gur kalin e qė nė goditjen e parė, ndjeu gurin qė u pėrplas mbi njė trup pa jėtė. Mbi njė kufomė.
    Duhej t’I kishin bėrė sytė…Me patjetėr!
    Tė parėn gjė qė bėri, mori cekanin e me gjithė forcė goditi kalin tre herė nė kokė. Njė pisk gjaku gjeti forcė tė kėrcente sėrish e I bėri pis kėpucėt. E cuditshme. Kali as lėvizi, as u pėrpoq t’I shmangej goditjes. Sytė e tij tė hapur mėgjithatė I dukeshin plakut sikur rrotulloheshin plot ankth, pėr tė ndjekur goditjet vdekjeprurėse. Nuk u pėrpoq tė ulej e tė mbyllte atė vėshtrim. Ah, kjo ishte vdekja e tij. Plaku u spraps, i ndjekur nga vėshtrimi i kafshės qė e kafshonte nė ēdo hap qė bėnte prapa.
    Se pėrse iu duk sikur gjithė bota jashtė ishte armike, e pa njė hezitim do ta tėrbonte duke I plasur mbi faqe gjėmėn e tij.
    Jo, mė mirė tė hynte nė shtėpi. Frena tė rralla e mbanin mos dergjej jashtė e tė vajtonte me lot ē’kishte bėrė. Kishte marrė fund, tani do luante mendsh.
    -Ketrin, e bėra pėr ty,-ulėriu i shokuar pa mundur dot tė mbajė shpirtin qė i fluturoi duarsh jashtė dhomės. Vallė do ta kuptonte e mbesa? Jashtė ishte njė kale qė shikonte si sytė e saj…
    Tamam! E kuptoi pėrse ishte trembur aq shumė! E si do mund t’i shpjegonte tė gjitha me fjalė njėrėzish Ketrinės sė ėmbėl kur tė kthehej nė shtėpi? Mori edhe njėherė guxim t’i afrohej viktimės, u pėrkul nė gjunjė, e me duart qė i dridheshin, ia mbylli njė herė e pėrgjthmonė sytė qė vazhdonin ta shikonin habitshėm!

    & & &
    Mbasdite vonė. Ketrin kishte hyrė brenda nė shtėpi si fantazmė. Ishte ngjitur nė majė tė gishtave nė dhomėn e gjyshit, e pa trokitur fare( gjė qė nuk e kishte bėrė ndonjehėrė nė jetėn e saj), u fut brenda.
    Ai po flinte. Ose bėnte sikur. Shkoi e pėrkundi me kujdes. Pastaj mbėshteti buzkat mbi faqen e plakut dhe e puthi gjithė dėshirė. Ai e ndjeu praninė e saj. Kur e mbesa e pėrqafoi, nuk arriti tė pėrmbledhe dot lotė tė mėdhenj, tė zinj, qė i rrodhėn dhe e njollosėn gjithandej.
    -Gjyshi, pėrse qan? Te lutem…Nuk je mirė?
    -Por…Kėtrin!
    Vajza vazhdoi ta shtrėngoje minuta me rradhe. Si ndjeu qė frymėmarrja e plakut u qetėsua, i tregoi se si i kishte shkuar gjithė koha nė qytet.
    Ēdo gjė e kishte sistemuar nė vendin e saj, tani mezi priste tė dilte e tė shėtiste me ponin e bardhė.
    -Mirė gjyshi? Pas pak perėndon dielli! Po dal tė bėj shėtitjen e zakonshme me ponin tim.
    E fluturoi gjithė gėzim drejt e pėrjashta. Pas saj, i shokuar si njė i vrarė, plaku eci kuturu deri sa u pėrplas nė dritare. Ngriti tylin e bardhė e pa sheshin e oborrit. Nuk kishte gjurmė tė kalit tė vrarė. Vetėm kashta e shtruar pėrtokė, tė linte tė dyshoje qė aty kishte ndodhur njė vrasje!
    ERIS RUSI

  2. #2
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    e bukur! e di cdo te thote te vrasesh nje kal, mu duk sikur po me ndiqnin edhe mua syte e tij.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Tema tė Ngjashme

  1. Kjo Shoqeri E Pamoral Burrash
    Nga kolombi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 28-05-2005, 07:28
  2. Ja dhe ca barsaleta nga tironsi per qef
    Nga vagabondi1 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 24-08-2003, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •