Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 54
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Se pari me duhet tju them se, fodulleku yt nuk te le te mendosh dhe te veprosh drejt. Ti mendon se di gjithshka, dhe ky eshte problemi juaj. Une nuk kam qellim te ndryshoj personin tuaj, pasi kjo eshte e pamundur, qellimi im eshte te shpall drejt dhe qarte Zotin Krisht, i cili vdiq ne kryq per mekatet e gjithe botes ne menyre qe njeriu te vije ne paqe me Krijuesin. Tani ti perzgjidh dhe vepro, por ta dish se nga kjo perzgjedhje varet e ardhmja juaj.
    Ti me fton te diskutoj me ju, dhe une jam gati, por shoh se ju nuk kini qellim te mesoni ate qe nuk dinin, por doni tju tregoni te tjereve panxenesine tuaj.
    Ne shkrimin tim te meparshem ju kam shpallur ne menyre teper te qarte gjithshka qe ju kini pyetur, dhe shoh se ju vazhdoni akoma ne prallat tuaja. Pra ju jo vetem qe nuk kini pranaur, por vazhdoni te ecni ne qellimin tuaj. Eshte veshtire qe nje "MORE"( i panxene ne fjalen e Zotit) te digjoje zerin e DITURISE, sepse nese e digjon vetem per nje cast ai nuk eshte me "MORE" .
    Jeni i lire ne rrugen tuaj, por... nje dite do te korresh cka ke mbjelle.
    Deshmuesi.

  2. #42
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi
    Ti mendon se di gjithshka, dhe ky eshte problemi juaj. .
    Perkundrazi: une mendoj se di shume pak dhe pres te me shpalosni dijenine tuaj te pakontestueshme per theniet e Nazarenit. Sic e sheh i vetmi qe ka bere shpalljen se di dicka ne kete mes je ti e JO UNE.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #43
    Citim Postuar mė parė nga harmonies
    A eshte e vertete qe "Jezus" eshte shkurtim i "Je Zeus!" ?
    jo nuk eshte e vertete.

    Persa i perket temes. Shume njerez e shohin zgjedhjen e Izraelit si problem, dhe ne nje fare menyre shprehin xhelozi. Nuk e kuptoj ku eshte problemi?

    Po e them shkurt sic e mendoj une. Perendia pa nje njeri shume te mire dhe qe e donte ate, Abrahamin, dhe i premtoi atij qe do ta bente ate te kombeve (te atyre kombeve qe e donin Perendine ne te njejten menyre si ai, dhe qe i bindeshin ne te njejten menyre si ai), dhe se nga pasardhja e tij do te lindte shpetimtari i botes. Ndodhi, qe pasardhja fizike e Abrahamit, eshte populli i Izraelit. Perendia kishte beslidhje me Abrahamin, dhe ne baze te beslidhjes i dha ligjin popullit pasardhes te Abrahamit. Ky popull mendoi se ishte shume i mire dhe prandaj ju dha ligji, dhe ne vend qe ta mbanin e shkelen, jo nje here, por shume here. Perendia duke pare se ky popull nuk po behej shembull per boten, dhe nuk po jetonte ligjin qe tere bota duhej te jetonte dergoi Krishtin, me qellim qe Izraeli te ishte i pari popull (sepse atyre ju ishte dhene ligji, dhe ata mund te kuptonin te paret ardhjen e Krishtit) qe te shikonte ate qe Perendia do te bente per tere boten, dhe me pas, Krishti, mbas ringjalljes, urdheroi apostujt, hebrenj, qe te perhapnin lajmin e mire te shpetimit ne mbare boten. Lajm qe duhej perhapur qe me dhenien e ligjit, por tani me dhenien e hirit te Perendise.

    Shendet, dhe mos u inatosni me hirin e Perendise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 30-08-2004 mė 13:36
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #44
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    se nga pasardhja e tij do te lindte shpetimtari i botes.
    Progresin historik nga Judaizem ne fene e ungjijve e dime. Pyetja qe i lind gjithmone besimtarit eshte: nga kush u dashka shpetuar bota e njerezimi? Pergjigjja e kesaj eshte ceshtje besimi vetjak e nuk mund t'i imponohet askujt. Problemi qe shoh une me formen e sotme te fese Kristiane eshte se del qarte ne pah qe Jezui nuk kishte axhende 'shpetimi' per 'Gentiles'. "Perlat nuk u hidhen derrave" sic e thote vete ai. Ky 'derr-domuzi' o vlla je ti e une qe s'jemi Hebrej.
    Andaj thom une qe ungjilli qe na eshte servirur eshte pjelle e nje Hebreu te Helenizuar si Sauli nga Tarsusi, dhe jo c'ka patur nder mend Jeshua bin Nzareth.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #45
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Progresin historik nga Judaizem ne fene e ungjijve e dime. Pyetja qe i lind gjithmone besimtarit eshte: nga kush u dashka shpetuar bota e njerezimi? Pergjigjja e kesaj eshte ceshtje besimi vetjak e nuk mund t'i imponohet askujt. Problemi qe shoh une me formen e sotme te fese Kristiane eshte se del qarte ne pah qe Jezui nuk kishte axhende 'shpetimi' per 'Gentiles'. "Perlat nuk u hidhen derrave" sic e thote vete ai. Ky 'derr-domuzi' o vlla je ti e une qe s'jemi Hebrej.
    Andaj thom une qe ungjilli qe na eshte servirur eshte pjelle e nje Hebreu te Helenizuar si Sauli nga Tarsusi, dhe jo c'ka patur nder mend Jeshua bin Nzareth.
    "Perlat nuk u hidhen derrave" nuk behet fjale per pagane, apo hebrenj. Behet fjale per ata njerez qe nuk duan te shpetohen, sepse e dine veten te shpetuar. Dhe ne kohen kur Jezusi predikoi mesazhin e vet, ai e kishte fjalen per farisenjte dhe mesuesit e ligjit, qe i njihnin shkrimet, por i kishin syte e verbuar per t'i kuptuar ato, dhe per te kuptuar faktin qe Krishti ishte dhe eshte Mesia. Fakti qe Krishti erdhi per tere boten, shprehet shume shume qarte, nga fillimi-ne fund te te gjithe ungjijve, fakti qe Ligji ju dha Izraelit qe Izraeli te behej shembull per tere boten duke e zbatuar dhe jetuar Ligjin shprehet gjate gjithe Dhjates se Vjeter. Nuk ka pse te besh racist Krishtin dhe misionin e tij, qe jo vetem nuk eshte racist, por nga tek i cili gjen lindjen liria dhe shpetimi i mbare botes.
    Gjithashtu nuk ishte vetem Pavli qe u predikoi "paganeve", por edhe Pjetri, edhe Gjoni...dhe shume apostuj te tjere. Nese lexon ne Veprat, Perendise ju desh ta bindte Pjetrin ne vizion, se per te nuk kishte te paster dhe te papaster, dhe se lajmi i mire eshte per te gjithe. Veprat:kapitujt 10, dhe 11.
    madje ne veprat 10:34-35 thuhet:"Atehere Pjetri hapi gojen dhe tha:"Ne te vertete une po e marr vesh se Perendia nuk tregohet i anshem; por, ne cfaredo kombi, ai qe ka frike prej Tij dhe qe vepron drejtesisht, eshte i pranuar nga Ai."
    Dhe ne kete varg merr kuptim dhe premtimi i bere Abrahamit, qe kush do ta donte dhe kerkonte Perendine si Abrahami, do te quhej bir i Abrahamit, dhe do te bekohej si Abrahami. A nuk i tha Krishti turmes ne ungjillin sipas Gjonit, se Perendia mund te bente pasardhes te Abrahamit nga guret??!!! Qellimi eshte te shpjegoje se nuk te ben mishi, apo gjaku, pasardhes te hirit, por zemra e paster qe kerkon Perendine.
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 31-08-2004 mė 10:37
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  6. #46
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje Manulaki!

    Jam plotesisht dakort me ate qe ke shkruar me siper dhe kjo gje shpreh edhe mendimin tim. Te falenderoj per qartesine e shkrimit tend.

    "Mos ja hidhni perlat derrave dhe qenve..." Pa ofendim dhe pa e marre si dicka personale, do te doja t'i beja nje pyetje Qafirit. A nuk mendon se Jezusi mund ta kete thene kete gje edhe per ty qe sjell shkrime dhe mendime per t'u tallur ose per te kaluar kohen (konferenca e Pezes, e Labinotit, vija e partise, etj.)

    Qafir ti qe je pagezuar, qe ke shprehur ndoshta formalisht me gojen tende besimin tek Jezusi vetem e vetem qe te arrije te emigroje ne Amerike, nuk mendon se Perendia te ofron me shume se Amerika, nuk mendon per shpirtin tend qe ta shpetosh duke e pranuar dhuraten e Perendise me gjithe zemer dhe duke iu nenshtruar Atij qe ka fuqi ta hedhe trupin dhe shpirtin ne Gehena? Mendohu pak dhe reflekto. Krijuesi yt vdiq ne kryq dhe u ringjall qe ti te mund te jetosh.

    Dhe persa i perket misionit te Jezusit, ai ishte dhe eshte per te gjithe boten. Jo vetem apostujt si Pali, Pjetri apo Gjoni ja shpallen ate edhe johebrenjve, por edhe vete Jezusi sheroi dhe shpetoi johebrenj. Kemi rastin e kapitenit romak te Kapernaumit (Mt. 8:5-13) per te cilin Jezusi tha: Ne te vertete po ju them, se askund ne Izrael nuk e gjeta nje besim aq te madh. Gjithashtu kemi rastin e gruas nga Samaria, Gjoni 4. Thirrja e Jezusit eshte per te gjithe njerezit, per te gjitha racat dhe kombet, Zbulesa 3:20:

    Ja, unė qėndroj te dera dhe trokas; nėse dikush dėgjon zėrin tim dhe tė hapė derėn, unė do tė hyj tek ai dhe do tė ha darkė me tė dhe ai me mua.


    Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  7. #47
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Astrit77
    Qafir ti qe je pagezuar, qe ke shprehur ndoshta formalisht me gojen tende besimin tek Jezusi vetem e vetem qe te arrije te emigroje ne Amerike,
    Kush ta ka thene kete ty? Une ne Amerike erdha se erdhi familja. C'lidhje ka kjo me temen qe po diskutohet?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #48
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Qafir!

    Ndoshta une gabohem, por diku ne nje shkrimin tend (nuk me kujtohet me se ku) kam lexuar se ke ndenjur me protestantet per arsye se ata te ndihmuan te ndiqje shkollen ne Amerike, ose Kanada. N.q.s. jam gabim me fal.

    Gjithsesi, Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  9. #49
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Astrit77
    Qafir!

    Nkam lexuar se ke ndenjur me protestantet per arsye se ata te ndihmuan te ndiqje shkollen ne Amerike, ose Kanada.
    Me protestantet ndenja sepse isha protestant. Shkollen e zgjodha protestante sepse isha protestant. Ne Kanada bej shkolle biznesi...vete s'kom pas kurrfare fitimi financiar nga zgjedhja e besimit fetar. S'e marr vesh ku i gjeni gjithe keto brockulla or vlla?

    Une flas per Jezuin historik e ti me thua 'mire te ka bere se te ka quajtur qen e derr'.

    rob te cuditshem jeni vallah.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Nje nder karakteristikat e te Krishtereve eshte se nuk e kuptojne dot se sa Hebre ishte Jezui gjate misionit te tij te falimentuar. Duke qene te mbrujtur me idene se jane 'te zgjedhurit' e Perendise te vetme qe ekziston (sepse pertonin te mbartnin idhuj te shumte gjate udhetimeve te tyre nomadike), gjithcka qe predikoi Jezui i perket vetem Hebrejve dhe aspak 'te tjereve'. Ne vete ungjillet ka episode ku del qarte se misioni i Jezuit ishte per cifute e askend tjeter.

    Psh, ne nje nga ungjijte tregohet se kur i kerkohet bekimi nga nje grua Samaritane (jo-cifute pra) ai eshte pergjigj: "Nuk eshte mire t'ia heqesh kafshaten e gojes femijes e t'ia hedhesh QENVE". Ne nje rast tjeter nje ushtarak Romak i kerkoi ti fliste per misionin e tij. Jezui u pergjigj "Nuk kam nder mend t'u hedh perlat derrave".

    Me vone nje hebre i diaspores si Sauli i Tarsusit lufton me 'komitetin qendror' te Jeruzalimit per mbartjen e mesazhit tek popujt e tjere. Te gjithe ishin KUNDER. Gjithe letra e drejtuar Galatsve eshte nje replike e ashper me Komitetin Qendror i cili insistonte qe te gjithe ata per pranonin mesazhin e Jezuit duhet te rrethpriteshin. Vete vellai i Jezuit ishte ai qe ishte me kembengulesi nga te tere Apostujt.

    Ok...leshoni mejtimet e tuaja tani...[kur them mejtime nuk them te shara]
    Qe nga shkrimi yt, Qafir duket qellimi. Une nuk gjykoj besimin tend, por jam ne gjende te kupoj qellimin. po vazhdoj me vone.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Jeta dhe Dashuria
    Nga FLORIRI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-10-2004, 04:22
  4. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 19:43
  5. po behem dhe une si te tjeret :P
    Nga altini uk nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-06-2002, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •