Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Cyclotomic,
    Jane te marra nga gazeta Sporti Shqiptar keshtu qe ato profile qe postojne ato i marr dhe i postoj ketu.
    Mendoj qe eshte ide e mire sado kudo te njihemi me lojtaret.
    Ndersa,sonte naten do postoj edhe dicka per Roberto Carlos sic u kerkua.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #12
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846


    Raul Gonzales Blanko

    MOSHA: 27
    SKUADRA: Real Madrid
    POZICIONI: Sulmues



    Raul Lindur mė 27 qershor 1977 Klub: Real Madrid Roli: Sulmues Adresa internet: www.r7raul.com Profil. / Njė kampion i lindur, njė mjeshtėr i vėrtėtė nė zonėn kundėrshtare. Raul Gonzales Blanko, pėr tė tė shėnojė gola ėshtė njė arsye mė shumė pėr tė jetuar. Kapiteni i Real Madrid ėshtė njeriu mė i dashur nga tifozėt. Kombėtarja. / Ka veshur pėr herė tė parė bluzėn e kombėtares nė vitin 1996 nė ndeshjen kundėr Republikės Ceke. Janė tė shumtė golat e shėnuar prej tij me kombėtaren spanjolle. Raul ka gabuar penalltinė nė minutėn e fundit nė ēerekfinale tė Euro 2004 kundėr Francės e cila i ka kushtuar kthimin nė shtėpi para kohe ekipit spanjoll. Paraqitja e tij e mirė ėshtė vėnė re edhe nė Japoni, duke realizuar tre gola por do ti duhej mė vonė tė mos luante pėr shkak tė njė dėmtimi nė ijė. Kampionat. / Raul ka qenė gjithmonė njė Madrilen. I lindur dhe i rritur nė kryeqytet, filloi karierėn e tij tek ekipi i Atletiko Madrid. Vetėm 17 vjeē ėshtė zgjedhur nga Real Madrid si zėvendėsues i Emil Butragenjos. Pėrgjegjėsia e madhe nuk i ka rėnduar aspak dhe kundrejt lojtarėve mė tė mirė, Raul ėshtė shėnuesi mė i mirė i Ligės Spanjolle, duke pėrfunduar nė krye tė golashėnuesve mė tė mirė tė kampionatit spanjoll mė 1999 dhe 2001. / Kuriozitet./ Klauzola e largimit nė kontratėn e Raul me Real Madrid ėshtė 190 milionė Euro. Kush do ketė kurajo ti shpenzojė? Po kėshtu Raul ka arritur edhe njė rekord i cili mbahej nga legjendari i Real Madrid Di Stefano, 49 gola tė shėnuar nė Champions League
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ronaldo de Asis Moreira

    MOSHA: 24
    SKUADRA: Barcelona
    POZICIONI: Mesfushor



    1980 - Lind nė Porto Alegre, Brazil, me 21 mars. Gjatesia 1.80 cm, 81 kg. Vellai i madh, Roberto Asis eshte nje ish - lojtar i perfaqesueses braziliane. Me 1997 ne Egjipt shpallet golashenuesi me i mire i Boterorit U-17. Me 1998 debuton si profesionist me skuadren vendase, Gremio, duke luajtur pese takime. Ne vitin 1999 luan ndeshjen e pare me Brazilin, kunder Letonise me 26 qershor. Fiton kupen e Amerikes me Brazilin, duke shenuar golin e pare me kombetaren kunder Paraguajit. Ka luajtur 34 here me Brazilin duke shenuar 13 gola.//// 2000 - Shpallet golashenuesi me i mire ne Kupen e Konfederatave me gjashte gola. Me pas ne vitin 2001 nenshkruan me Paris SG nje kontarete 5 vjecare dhe ekipi i Gremios perfiton nga shitja e lojtarit nje shume prej 4.5 milione $. Ne vitin 2002 Ronaldinjo shpallet Kampion bote me Brazilin duke qene nje prej lojtareve me te mire te ketij ekipi. Mardheniet e tij me trajnerin e tij tek PSG perkeqesohen pavaresisht shkelqimit te tij dhe ai ben te qarte qellimet e tij per tu larguar nga ky ekip. Manchester dhe Barcelona hyjne ne gare per ta bere te vetin lojtarin. Me 19 korrik Ronaldinjo nenshkruan nje kontrate 5 vjeēare me Barcelonen dhe me 2 shtator shenon golin e pare per kete ekip ne ndeshjen kunder Seviljes. Ne sezonin e pare ai shenon 14 gola Me Barcelonen duke e udhehequr skuadren ne nje seri prej 17 ndeshjesh pa humbur dhe duke siguruar vendin e dyte ne Primera Division. Me 20 dhjetor 2004 Ronaldinjo shpallet Lojtari me i mire i Vitit nga Fifa. Per aftesine e tij individuale per te ndryshuar rjedhen e nje takimi, energjine e tij, entuziazmin, buzeqeshjen e tij ngjitese, ai ka fituar zemren e shume tifozeve, shokeve te ekipit dhe rajnereve te kombetareve. /////////24 vjeēari si gjithmone i thjeshte, u be futbollisti i dyte me i ri qe fiton ēmimin FIFA-s
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Luis Figo

    MOSHA: 33
    SKUADRA: Real Madrid
    POZICIONI: Mesfushor

    Luis Figo, mjeshtri i driblimeve, lojtari mė i shtrenjtė nė planet. Edhe pėr sa kohė?

    Luis Figo, midis "Judės" dhe "Mbretit luan"

    Pasaporta Emri i plotė: Luis Filipe Madeira Caeiro FIGO Vendlindja: Cova da Piedade, Almada, Portugali Datėlindja: 4 nėntor 1972 Gjatėsia: 180 cm Pesha: 75 kg Faqja personale: http://luisfigo.hihome.com/ Ekipi ku luan: Real Madrid, qė nga 24 korriku 2000 (transfertė me 56 milionė dollarė nga Barcelona) Kontrata: E vlefshme deri mė 30 qershor 2006 (me Real Madridin) Rroga: 180 milionė euro Klubet ku ka luajtur: 1989?1995 pranė Sporting Lisbonės; 1995?2000 pranė Barcelonės; nga 24 korrik 2000 e nė vazhdim pranė Real Madridit. Ndeshje me ekipin kombėtar: 78 ndeshje Statusi: I martuar, me dy fėmijė Gruaja: Helene Svedin (modele suedeze) Gjuhėt qė flet: Portugalisht, anglisht, spanjisht, pak suedisht Muzikė: Rock (grupi "Queen") Ushqimi i pėlqyer: Pulė e pjekur dhe rosė me piper Hobet: Plazhi, koha e lirė me shoqėrinė, teatri, filmat, komedia, dhe filmat me aksion. Aktorėt: Majkėll Dagllas, Dastin Hofman, Mishel Pfaifer dhe Ker Otis Tė tjera: Ka njė fondacion tė tij tė quajtur "Figo", i cili merret me ndihmėn pėr fėmijėt e rrugės.

    Luis Filipe Madeira Caeiro, i njohur ndryshe si Luis Figo, lindi mė 4 nėntor 1972 nė Kova da Piedade, nė Almada tė Portugalisė, dhe vjen nga shtresa e njė klase punėtore. Ai ka luajtur si futbollist nė rolin e mesfushorit dhe hera?herės sulmues i krahut. Ishte 18 gushti i vitit 2004 kur Figo bėri tė ditur se ai "do tė merrte pushimet" nga futbolli kombėtar pėrkrah Portugalisė, pėr t'iu dedikuar vetėm aktiviteteve nė klub. Ky lajm ishte bėrė i ditur qė nga tetori i vitit 2002 nė njė tė pėrditshme portugeze, por vendimi i tij mori "formėn e prerė" vetėm nė sezonin veror 2004.

    Gazetat theksuan se "ndėrkombėtari portugez Figo bėri tė nėnkuptojnė njerėzit qė ishte tepėr e mundshme tėrheqja e tij nga ekipi kombėtar pėr arsye tė moskuptimeve dhe mungesa e njė strategjie pėr ekipin". Asokohe, kombėtarja e Portugalisė ndodhej nė Goteborg, pėr tė parė mundėsinė e njė ndeshje miqėsore me kombėtaren suedeze. Pikėrisht, atėherė erdhi dhe "deklarata bombė" pėr fansat e tij tė kombėtares, kur ai u shpreh se "nuk dėshiroj tė vė nė rrezik prestigjin personal, si pasojė e njė mungeseje strategjie nė Federatėn Portugeze tė Futbolit (FPF)". Figo shtoi gjithashtu se "do tė jepte dorėheqjen nga ekipi kombėtar nė qoftė se presidenti i Federatės Portugeze tė Futbollit, Xhilberto Madail, nuk do tė ndėrhynte pėr tė qartėsuar situatėn brenda ekipit kombėtar".

    Figo, lideri i gjeneratės sė artė portugeze Figo ishte pėr ekipin kombėtar portugez lideri i gjeneratės sė artė, me tė cilėn ai fitoi Kampionatin Europian U?16, si dhe Kampionatin e Botės pėr tė Rinjtė U?20 (FIFA) nė 1991. Ishe po ky vit kur ai bėri debutimin e tij tė shkėlqyer pranė ekipit tė Portugalisė kundėr Luksemburgut. Performanca e tij arriti njė nivel tė lartė, duke u vendosur shpejt nė majat e karrierės nė Euro 96, Euro 2000 dhe nė 2002?in nė Kupėn e Botės sė FIFA?s. Ishte nė moshėn 31-vjeēare kur Figo u tėrhoq nga kombėtarja, pikėrisht pas Euro 2004, nė finalen ndaj Greqisė. Figo, bėri tė ditur nė kėtė mėnyrė fundin e karrierės sė tij tė suksesshme me kombėtaren e vendit tė tij, duke mbajtur numrin 7 pėr Portugalinė.

    Ai ėshtė lojtari qė luajti 110 ndeshje dhe shėnoi 31 gola. Karriera e parė e tij futbollistike zė fill te klubi i Sporting Clube de Portugal (Sporting Lisbona, klub, i cili ka nxjerrė njė sėrė lojtarėsh me vlerė) dhe mė pas, mė 1995, u transferua pėr tek FC Barcelona, por jo mė parė se ai tė nėnshkruante kontrata tė dyfishta me ekipet e Juventusit dhe tė Parmės, duke rrezikuar nė kėtė mėnyrė pėrjashtimin. Situata e krijuar u zgjidh shpejt, dhe nė katėr vitet e ardhshme ai bėhet favoriti i tifozėve, si edhe kapiteni dhe njėkohėsisht simboli i katalanasve.

    Nė vitin 2000, ai transferohet nga Barcelona pėr te rivalėt e tyre tė mėdhenj, Real Madrid, me njė thyerje rekordi transferte prej 37.000.000 stėrlinash (rreth 56 milionė dollarė). Ishte pikėrisht kjo periudhė kur u hap njė faqe jozyrtare nė internet e quajtur "antifigo.com", nė tė cilėn, pėrmes artikujve tė shkruar, tifozėt katalanas e konsideronin ndėrkombėtarin portugez si "Judas Figo" (Tradhėtari Figo). Nė kėtė frymė, pėrmes sharjesh dhe fyerjesh ai vazhdoi nė Nou Camp deri nė 2002?in, kur fusha e ekipit tė Barcelonės u dėnua pasi u hodhėn objekte tė forta ndaj Figos, nga tifozėt vendas. I provokuar nė finalen e Euro 2004-ės Po ashtu, nė finalen midis Greqisė dhe Portugalisė, ndeshje e vlefshme pėr Euro 2004, njė tifoz i Barēės, i quajtur Xhimi Xhamp, (me emrin e vėrtetė Jaume Marquet Cot), i veshur me xhinse dhe me njė kapuē tė kuq hyri nė fushė dhe turpėroi Figon.

    "Idhujt e tij, Xhejms Din dhe piktori estravagant Salvadore Dali, -shkruan gazetat tė nesėrmen, - kaloi pėrmes fushės sė blertė nė minutėn e 85?tė tė ndeshjes dhe hodhi poshtė kėmbėve tė Figos flamurin e FC Barcelonės, ēka pėr tė ishte njė fyerje e hapur. Sipas tij, ai ishte fajtori kryesor pėr kėtė humbje. Figo kishte humbur 15 topa, dhe arriti tė dėrgonte vetėm njė herė topin nė afėrsi tė portės helenase. Tifozi, i tregoi gjithashtu Figos se si shėnohet nė "gjuhėn interpersonale", duke shkuar drejt portės kundėrshtare dhe duke u vėrvitur disa herė nė rrjetėn e tyre, derisa ra nė dorėn e policisė. Por, pėr tė tjerėt Luiz Figo ishte ambasadori i artė i simboleve portugeze. Shumė portugezė, tė cilėt udhėtonin jashtė shtetit, dėgjonin shpesh t'i thuhej: "Oh!! Figo! Figo!".

    Kjo ishte njė konsideratė e lartė respekti, kur kėta tė fundit, deklaronin se ishin portugezė, ashtu siē do tė ishte ai edhe idhulli i grupit neonazist, "Ultras Sur". Nė njė koment tė njė tė pėrditshme spanjolle mė nėntor 2004, thuhej se "pas disa incidenteve raciste nė Madrid, pėrgjatė ndeshjes miqėsore Spanjė?Angli, Figo sė bashku me pjesėtarėt e ekipit kishin nė krah tė tyre simpatizantėt e grupimit "Ultra Sur" tė Realit, njė grup i njohur ndryshe si ksenofobė dhe me ngjyrime tė theksuara neo?naziste. Fotot e Figos (i cili konsiderohet si hero, nga ky grupim) dhe banderolat e Realit ishin afėr njėra?tjetrės, ndėrsa pjesėtarėt e e "Ultras Sur"?it, kishin pozuar vetėm pėr fotografėt e gazetės "Sunday NeWspaper".

    Ata kishin tė mbuluar fytyrėn me njė shami, dhe ishin tė printuar nė faqen kryesore tė kėsaj gazete. Barēa-Real, beteja pėr Luis Figon "Kapaciteti i tij i pasimit aq preēiz e bėn atė njė prej mesfushorėve mė tė mirė nė botė. Ai dėrgon topin mė tej, driblon mrekullueshėm, dhe pėr shkak tė konditave tė tij fizike tė shkėlqyera, gjithaēka rifillon sėrish nga e para sė bashku me ko?ekipjerėt e tij". Pjesėmarrja e tij e parė ishte debutimi pranė njė ekipi paratėrinjsh tė quajtur "Os Pastilhas", por nė moshėn 11-vjeēare Figo transferohet pėr tek legjendarėt e Sporting Lisbona. Ish-trajneri i tij dhe njėkohėsisht padroni i madh, Karlos Kueiroz, i cili mė vonė udhėhoqi edhe ekipin kombėtar portugez, ka deklaruar pėr Figon:

    "Mbi tė gjitha, Luiz ėshtė dhe ka qenė gjithmonė nė krye tė pjesės tjetėr tė ekipit". Nė moshėn 16?vjeēare, mė 1989, ai kishte marrė pjesė nė 124 ndeshje, duke fituar Kupėn e Portugalisė me kėtė ekip pas gjashtė vitesh, nė 1995 (pėrpara se tė transferohej pėr te katalanasit). Pikėrisht mė 1989 Figo u pėrzgjodh nė pėrfaqėsuesen portugeze, ekip me tė cilin pėrfundoi nė vendin e tretė tė Botės pėr U?16 nė Skoci. Dy vjet mė vonė ai fitoi Kampionatin Botėror tė FIFA?s me ekipin U?20. Figo ishte veēse 17-vjeēar kur bėri debutin e tij tė parė nė kampionatin portugez.

    Nė 1995?ėn u transferua pėr tek ekipi i Barcelonės. Nė po atė vit, Figo vesh pėr herė tė parė bluzėn e kapitenit pėr ekipin e FC Barcelonės, ndėrkohė qė luante nė "Camp Nou", kur karriera e "Mbretit Luan" mori firmėn e tij. Nė Barcelonė ai do tė kishte trajnerė Johan Krojfin e madh, Bobi Robsonin dhe Luiz van Galin. Figo ndėrkohė qė luante pėr katalanasit merr pesė herė radhazi ēmimin "Futbollisti mė i mirė i vitit nė Portugali", duke u rikthyer nė njė superstar nė vendlindje.

    Ai ishte shtylla kryesore e ekipit katalanas kur fituan nė 1997, Kupėn e Kupave dhe Superkupėn Europiane, (pėrkatėsisht mė 1998 dhe 1999), si dhe kampionatin spanjoll mė 1997 dhe mė 1998, Kupėn Spanjolle (Copa del Rey). Po ashtu, sė bashku me Figon katalanasit fituan Kupėn UEFA, si dhe fitimin e kupave nė sezonin 1996?97. Sėrish fitore titujsh nė "Primera División", duke pasur njė regjistrim prej 172 herėsh dalje nė fushė, dhe duke shėnuar plot 30 gola pėr ta. Pėrgjatė vitit 2000 ndodhėn shumė momente tė kundėrshtueshme, nė karrierėn e tij.

    Mė nė fund pas shumė "betejash" ishte Real Madridi, klubi, i cili mundi ta blinte Figon, mė 24 korrik 2000. Nė futbollin spanjoll tė gjithė lojtarėt janė tė sjellė pranė ekipeve deri sa tė justifikojnė transfertėn e tyre. Pra, nė qoftė se i paguajnė klubit atė shumė parash, atėherė ata janė tė lirė tė negociojnė sėrish kontratėn me lojtarin pėr sezonin e ardhshėm. Nė rastin e Figos, "klauzola" ishte 65 milionė dollarė amerikanė. Me Real Madridin nė mesin e zgjedhjeve presidenciale tė klubit, tė gjithė ishin shumė tė lėkundur pėrsa i pėrket njė zgjidhjeje dhe "bisnes konkret".

    Megjithatė, kandidati Florentino Perez, nė pėrpjekjen e tij pėr tė eliminuar Lorenco Sanz, i premtoi Real Madridit se nė qoftė se do tė zgjidhej, do tė sillte Figon pranė klubit tė Realit. Mė nė fund Perez u zgjodh nė krye tė klubit madrilen dhe e mbajti fjalėn kur tha se do tė sillte "mjeshtrin e triblimeve". Qė nga ajo periudhė shumė vetė i kanė parė aksionet e Figos tė ngjashme "me ato tė njė mercenari".

    Vetėm disa kohė mė parė, nė njė intervistė tė gjatė nė gazetėn "Barcelona", Figo kishte deklaruar se do tė qėndronte pėrgjithmonė "si njeri i thjeshtė tek Barēa". Por, evident, oferta e Realit ishte ekstremisht astromike, dhe tėrheqėse, pėrpara se ky i fundit t'i kthente shpatullat Barēės, pėr Real Madridin". Pasi nėnshkroi pėr Realin, Figo vendosi shpalljen: "Populli i Barcelonės respektoi vendimin tim.

    Ata qė thonė qė nuk jam veēse njė tradhėtar ndoshta do tė jenė ata, qė po mė tradhėtojnė mua". Divorcohet nga agjenti i tij pas 5 vjetėsh "Mė janar 2004 Figo i bėri tė ditur gazetave tė pėrditshme spanjolle se dha dorėheqjen nga bashkėpnimi me agjentin e tij, Zhoze Veiga, pas pesė vitesh bashkėpunimi profesional me tė", - bėri tė ditur AFP. Nga ana e tij, Zhoze Veiga tha se "pėrgjatė kėtyre viteve kam pasur nderin tė prezantoja Figon kudo.

    Ne jemi rritur sė bashku dhe po sė bashku kemi kapur kulmet e futbollit botėror." Shoqėria e udhėhequr nga Zhoze Veiga "Superfute", ishte pikėnisja e transfertės sė lojtarit nga Sporting Lisbona pėr nė FC Barcelona dhe mė pas drejt Real Madridit. Portugezi mund tė largohet nga Reali Nė fillim tė muajit janar 2005, u pėrhapėn lajme pėr largimin e Figos nga ekipi i Real Madridit brenda kėtij viti. Kontrata e portugezit, sipas mediave, "mbaron nė 2006 dhe ky i fundit nuk ka pasur deri mė sot takime me titullarėt e klubit pėr rinovimin e kontratės".

    "Diariosport" bėri tė ditur dy muaj mė parė se "Figo ėshtė i pakėnaqur nga trajtimi qė i bėhet nga presidenti i ekipit Florentino Perez. Sakaq, kėta tė fundit kanė bėrė tė ditur se kolegėt e tij, Roberto Karlos dhe Zinedin Zidane, kanė zgjatur kontratat e tyre tashmė me Realin. Media gjithashtu ka bėrė tė ditur se trajneri i ri, Uanderlei Luksemburgo ka pėr qėllim tė vė Devid Bekhamin nė anėn e djathtė, atje ku ndodhet momentalisht vendi favorit i Figos, njė argument i cili portugezi nuk do tė ketė si "opsion njė qėndrim tė gjatė nė ekipin e Real Madridit.

    Figo deklaroi vetė, verėn e kaluar (2004) se po kėrkon njė ekip tė ri, "nė rastin se nuk do tė merrte asnjė ofertė konkrete nga ana e Real Madridit deri nė fundin e muajit dhjetor 2004. Si mundėsi tė momentit Figo ka Manēester Junajtid, ku Sėr Aleks Ferguson ka shprehur interesin e tij pėr ta marrė nėnkampionin europian". Titujt e fituar * Liga e kampioneve (2002, me Real Madrid) * Fitues i Kupės sė Kupave (1997, me FC Barcelona) * Kampionati i Botės pėr tė rinj (1991, me Portugalinė) * Liga Spanjolle (1998, 1999, 2001, 2003, me FC Barcelonėn dhe Real Madridit) * Kupa e Spanjės (1997, 1998, me FC Barcelona) * Kupa e Portugalisė (1995, me Sporting Lisbon) * Futbollisti mė i mirė europian i vitit 2000 * Ballon d'or 2000 (Topi i Artė) * Lojtari i Vitit nė Botė 2001 ? FIFA
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Profile politikanėsh tė tetėvjeēarit tė dėshtuar - Etaloni E.Rama
    Nga Anesti_55 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-05-2009, 14:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •