Shqiptarėt e Pollogut nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit (1)

Mospajtimi i shqiptqarėve me mbetjen nė suaza tė Bullgarisė

-Protestė e shqiptarėve tė Pollogut drejtuar ambasadorit tė Francės me vendimet e Traktatit tė Shėn Stefanit.

Shkruan: Dr. Vebi XHEMAILI

Kriza lindore e viteve 1875-1877 dhe Traktati i Berlinit i gjeti shqiptarėt nė njė situatė tė vėshtirė politike. Protokolli i Londrės i nėnshkruar nga fuqitė e mėdha nė mars tė vitit 1877 e injoronte nė tėrėsi ēėshtjen e tėrėsisė sė tokave shqiptare, pasi me kėtė vendim tokat shqiptare hynin nė kuadėr tė shtetit tė porsa formuar bullgar ku bėnin pjesė Vilajeti i Kosovės dhe disa qytete shqiptare tė Vilajetit tė Manastirit. Nė vijaletin bullgar tė perėndimit hynin tė gjitha qytetet shqiptare tė Maqedonisė sė sodit (V.Xh).

Lufta serbo-turke e vitit 1878 krijoi njė gjendje tė re nė Ballkan. Kjo luftė pėr ēėshtjen shqiptare krijoi njė situatė tė ndėrlikuar diplomatike. Proklamata e carit rus shteteve ortodokse sllave qė tė rrokin armėt kundėr shtypėsit shekullor mysliman pėr ēlirim. Kjo proklamatė e carit rus i nxiti trupat serbe tė luftonin nė territoret e Vilajetit tė Kosovės, me shumicė tė banuara me popullsi shqiptare dhe kjo i dha rast ushtrisė serbe tė tregojė veprimet barbare kundėr popullsisė shqiptare nė rrethin e Nishit, Vranjės,Prokuples deri nė afėrsi tė Mitrovicės. Kėto veprime barbare e shtuan edhe mė shumė urrejtjen nė mes tė dy popujve. Qė nga kjo periudhė fillon njė etapė e re e marrėdhėnieve shqiptaro-serbe (V.Xh).

Pas mbajtjes sė traktatit tė Shėn Stefanit mė 3 mars tė vitit 1878 tokat shqiptare ndahen nė mes Bullgarisė, Malit tė Zi dhe Serbisė. Kundėr kėtij vendimi tė padrejtė tė Shėn Stefanit, ku tokat shqiptare ndahen nė mes shteteve sllave, shqiptarėt kudo qė ishin u vunė nė lėvizje nga rilindasit tanė me qendėr veprimi nė Stamboll. Udhėheqėsit e kombit ishin tė vendosur qė tė mbrojnė ēdo pėllėmbė tė tokės shqiptare.

Nė prill tė vitit 1878 popullsia e Dibrės u dėrgoi telegrame ambasadorėve tė Anglisė dhe tė Austro-Hungarisė nė Stamboll, ku thuhej: “jemi gati tė shuhemi tė tėrė pėr tė mos iu nėnshtruar Bullgarisė”.

Poashtu edhe popullsia e Tetovės me rrethinė i dėrgoi njė protestė ambasadorit tė Francės nė Stamboll, kundėr vendimeve tė traktatit tė Shėn Stefanit pėr aneksimin e tokave shqiptare shtetit bullgar. Mė 22 maj tė vitit 1878 nė telegramin e shkruar thuhej: “ne banorėt e Tetovės jemi mė shumė se 30.000 burra myslimanė ndėrsa tė krishterėt nuk janė mė shumė se njė e katėrta. Pra, myslimanėt pėrmbajnė shumicėn si numėr, por kėtė e lamė me njė anė, sepse si shqiptarė jemi tė gjithė degė tė dala nga i njėjti trung, nuk kemi mosmarrėveshje pėr asnjė ēėshtje dhe jetojmė tė gjithė tė bashkuar. Kėshtu ne dhe bashkatdhetarėt tanė tė krishterė e shohim tė pamundur jetesėn nėn cilėndo administratė tė pavarur ose autonome, nėn patronatin e ndonjė shteti tjetėr”. Pas luftės e cila zgjati nėntė muaj ushtria ruse e pushtoi tėrė Bullgarinė dhe u nis drejt Stambollit pas pushtimit tė Shėn Stefanit, Turqia kėrkoi paqe. Kushtet e paqes i diktonte Rusia, paqe kjo qė nuk u prit mirė te fuqitė e mėdha e posaēėrisht te Austro- Hungaria.

Me paqen e Shėn Stefanit fituan pavarėsi Mali i Zi, Serbia dhe Rumania, por kėta shtete ishin tė bindur se me ndihmėn e Rusisė do tė shkėpusin edhe ndonjė pjesė nga territori i Shqipėrisė. Ndėrsa Bullgaria pėrveē pavarėsisė, fitoi edhe njė pjesė tė konsiderueshme tė territoreve tė pastėrta shqiptare duke shkėputur qytete tė tjera nga Vilajeti i Janinės, Manastirit dhe Vilajeti i Kosovės. Kundėr kėtij vendimi arbitrar shqiptarėt reaguan ashpėr qė me ata tė mos bėhen hesape si me qenė mall tregu.

Nė Konventėn e Budapestit tė nėnshkruar mė parė nė mes Austro-Hungarisė dhe Rusisė mė 17 mars 1877, ata ranė dakord nė mes veti pėr ndarjen e Ballkanit, qė territori i Bosnjės t’i takojė Austro- Hungarisė dhe kjo tė ruajė neutralitetin nė luftėn e ardhshme ruso-turke. Mirėpo, me forcimin e influencės ruse nė Ballkan nėpėrmjet tė krijimit tė njė Bullgarie tė madhe ngushtohej politika hegjemoniste e veprimit austro-hungarez kah Shkupi pėr tė dalur nė Selanik.

Por, me kėtė marrėveshje tė nėnshkruar nė Budapest, diplomacia austriake shumė shpejtė u bind se ėshtė e mashtruar nga politika ruse. Prandaj diplomacia austriake me ndihmėn e Gjermanisė dhe Anglisė arriti tė revidojė paqen e Shėn Stefanit.

Fuqitė e mėdha thirrėn Kongresin e Berlinit, i cili filloi punėn me 13 qershor dhe zgjati deri nė 13 korik 1878. Nė kėtė Kongres edhe pse vendosej pėr fatin e kombit, shqiptarėt nuk morrėn pjesė nė tė. Ky Kogres ka lėnė trauma tė pashlyeshme nė programin e rilindasėve nė luftėn e tyre pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Nga ky Kongres u jepet leje shteteve sllave tė ballkanit tė coptojnė tokat e Shqipėrisė etnike, ndėrsa popullsinė autoktone e terrorizuan me tė gjitha format mė fashizoide duke e shtyrė qė tė largohej sa mė parė nga tokat e veta stėrgjyshore dhe tė shpėrngulet me tė madhe nga rrethi i Nishit, Leskovcit, Vranjės, Surdulicės, duke marrė rrugėn e mėrgimit kah Selaniku pėr nė shkretėtirėn e Anadollit. “Nė kėto rrethana edhe pse Greqia nuk morri pjesė nė kėtė luftė edhe ajo donte tė vijė deri te disa territore tė pastėrta shqiptare si nė Ēamėri, si zonė e krahinės sė Janinės”, thotė studiuesi nga Maqedonia Slavko Dimevski.

Kėto aspirata tė shteteve ballkanike, patriotėt shqiptarė nėpėrmjet tė memorandumeve i thanė: “jo” Evropės dhe vendimeve tė marrura nė Kongresin e Berlinit nė dėm tė Shqipėrisė dhe kurrė nuk do t’i pranojnė ato vendime arbitrare dhe “janė tė gatshėm nė ēdo kohė, tė ēohen nė kėmbė, pėr tė mbrojtur ēdo pėllėmbė toke tė Shqipėrisė etnike”. Patriotėt shqiptarė morrėn njė iniciativė nė krye me Abdyl Frashėrin duke thirrur kuvendin mbarė kombėtar nė Prizren, ku morėn pjesė mbi 80 delegatė nga tė katėr vilajetet: nga vilajeti i Kosovės, Manastirit, Shkodrės dhe Janinės duke pėrfaqėsuar tė tri fetė. Por, dominues nė kėtė kuvend kanė qenė delegatėt e vilajetit tė Kosovės (V.Xh).

(vazhdon)