Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    I pret fytin kushëririt 11-vjeçar!!

    Vajza tregon trupin e fshehur pasi dorëzohet

    Pasi i ka prerë fytin me thikë, e ka fshehur trupin në shkurre, në krye të fshatit. Pas problemeve të shumta që ka pasur fisi Tarazhi, në fshatin me të njëjtin emër në Mirditë, nusja e njërës prej familjeve, duket se nuk ka mundur t'u bëjë gjë të rriturve. Dhe, si hakmarrje, ka ekzekutuar fëmijën 11-vjeçar të kushëririt të burrit. Kështu Vitjana Dedë Tarazhi ka prerë me thikë në fyt 11-vjeçarin Gjok Fran Tarazhi. Pasi e ka ekzekutuar në orën 21.00, trupin e tij e ka dërguar në periferi të fshatit, duke e fshehur pranë një përroi dhe konkretisht në vendin e quajtur "Ara e Bardhok Markut, në krye të përroit". Pas kësaj, 23-vjeçarja është nisur për në Burrel (nga ky rreth është me origjinë) dhe është dorëzuar vetë në komisariatin e policisë. Policia e Mirditës ka shkuar menjëherë në fshatin ku ka ndodhur tragjedia, por nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e trupit të fëmijës. Banorë të fshatit, së bashku me uniformat blu, kanë nisur kërkimet, por vendndodhja e të vdekurit është mësuar në mbremje vonë. Autorja e masakrës i ka treguar policisë së Burrelit për vendndodhjen e viktimës. Ndërsa policia e këtij komisariati ka njoftuar kolegët e Mirditës që vazhdonin kërkimet në errësirë. Deklarata në polici e 23-vjeçares ka qenë pak e çuditshme. Pasi ka treguar problemet e sherret në fis (nuk publikohen), ka thënë se 11-vjeçarin e ka goditur pa dashje me sopatë djali i saj 10-vjeçar. Nëse është vërtet kështu, atëherë Vitjana është martuar 12 vjeçe dhe fëmijën e ka lindur kur ka mbushur 13, gjë që është e pabesueshme. Gjithsesi, kjo ka qenë deklarata e saj paraprake, edhe në kushtet e tronditjes së thellë pas ngjarjes. Por, pritet që situata dhe rrethanat të saktësohen sot, pasi policia e prokuroria të kenë kryer veprimet. Dyshimi kryesor i uniformave blu është se, pas të gjitha atyre sherreve e problemeve që kishte në fisin e burrit, vrasjen e ka kryer 23-vjeçarja.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Postime
    29
    E Tmerrshme!!! C'mu desh qe e lexova

  3. #3
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Citim Postuar më parë nga Nebula
    E Tmerrshme!!! C'mu desh qe e lexova

    That makes 2 of us... po i lexoj te gjitha me rralle dhe zemra po me dridhet...
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  4. #4
    Ku po shkojme keshtu?
    Po na merr lumi ...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  5. #5
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    ne cilin luam pa mire se te bjen tek ky i vjoses ja di une telat atij po mos kane rene me ndonje tjeter.

    na ruajte shejtani thoni se allahu na ka lene ne mes te rrugve
    " not yet "

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vallaj ka nja 4 dit qe po shof therrje te femijeve me prinderit, edhe tani prerje fyti. Skandal
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    Cyclotomic ate desha me thon ene un mka hy frika me gjith kto lajme vallaj upupupup

    klejzi vetlla vet

  8. #8
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Ka 2 Shqiperi: Shqiperia qe duam...dhe ajo qe urrejme. Keto gjera i takojne asaj te dytes. Ceshtja eshte qe duhet ti pranojme te dyja keto realitete.... . Psikologjikisht ai vend eshte i semure. I shqyer nga forca te kunderta. Keto gjera
    nuk duhet te na skandalizojne. Perkundrazi, duhet te na bejne te mendojme si te sherohet ai vend nga muzgu mesjetar dhe parimet qe vijne prej tij. Le te flasim hapur.... Kujtoni femijerine tuaj. Keto gjera ju kane ndodhur edhe ju.. Jeni deshmitare perdhunimesh rituale, dhunes ne familje, urrejtjes sadiste kunder tjetrit.

    Pelhura e shoqerise Shqiptare eshte cope cope...pjese e saj jemi te gjithe kudo qe ndodhemi...Arrnimi i kesaj pelhure nis nga vetja jote, familja jote, shoqeria jote.
    Ju qofte per mbare.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    this is sick, i love this stories. Postoje dhe foton e kalamanit me fyt te prer me zorret jasht ter gjak, do jet gallat fare. Sa me pelqejn kto budalliqe mua he.

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nuk është sick , jooo !
    E patë në TV ç'pamje kish ajo? Ish e tmerrshme. Le që me atë xhup që kish veshur , në mes të gushtit, të lind pyetja : Në ç'shpellë ka jetuar?
    Hajde shtazëri, hajde !

    ...edhe thoni pastaj ju "temat komshije" ...S'ka faj e pandehura sepse është abuzuar në fëmijëri....Përralla me mbret ! Vetëm vrasja për motive vetëmbrojtjeje ka justifikim. Për mendimin tim, të tjerët në litar !
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adoleshent 17 vjecar kerkon pune.
    Nga Marya në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 20:45
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 04:39
  3. Mesuesi egjiptian rreh per vdekje nxenesin 11 vjecar
    Nga white-knight në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 21:19
  4. Vret veten, se e pa djali 5 vjeçar duke puthur bashkëshortin
    Nga Beqari002 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-07-2003, 03:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •