Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thumbs up Një nënë shqiptare dhuroi dje zemrën e të birit që i vdiq nga aksidenti në Itali.

    dhurimi

    Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon. Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri


    Pas kalimit në gjendje koma, mjekët i kërkojnë të dhurojë organet më jetike të trupit

    “Po, por merrni vetëm zemrën”

    Arjana Liço dhuron zemrën e djalit të saj, Erjonit




    Itali

    Një nënë shqiptare dhuroi dje zemrën e të birit që i vdiq nga aksidenti në Itali.

    Arjana Liço, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit të Krujës, ka vendosur e vetme që me zemrën e djalit të saj 23-vjeçar, Erjonit, tashmë të jetojë një tjetër, duke qenë se i biri kishte pësuar vdekje të trurit. Erjon Liço vdiq pas një aksidenti me motor, më 1 gusht. Ai u përplas nga një kamion, i cili e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë.

    Dhurata
    Kur nëna e Erjonit, Arjana Liço, kishte mësuar lajmin se i biri nuk jetonte, një nga mjekët kishte një tjetër detyrë të vështirë. Ai duhej t´i kërkonte asaj zemrën e të birit, për një nga pacientët që prisnin në radhë prej vitesh. Pyetjes së mjekut, nëse mund të jepte organet e të birit, duke marrë edhe aprovimin e prokurorisë, nëna duhej t´i përgjigjej e vetme. “Janë momente të tmerrshme ato, kur dëgjon një kërkesë të tillë”, përshkruan një gazetar italian, duke vazhduar: “Meritojnë një respekt të shenjtë, cilado qoftë përgjigjja”. Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon. Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri.

    Historia
    Kishte shkuar në Napoli për të studiuar drejtësi, tre vjet më parë. Por një makinë apo një kamion, deri tani askush nuk e di, e ka përplasur duke e hedhur nga motori i tij, një orë pas mesnatës së 1 gushtit, në rrugën “San Rocco” në Napoli. 23-vjeçari nuk do të bëhet asnjëherë gjyqtar: as në Napoli, as në Shqipëri, e as në Londër. Ai, që ëndërronte të udhëtonte me diplomën në xhep, emigrant intelektual, si gjyshi dhe vëllai i tij më i madh, humbi jetën fatalisht, ndërsa bënte një xhiro me motorin që e kishte shumë për zemër. Asnjë nuk e ka parë aksidentin që vrau Erjonin nga Kruja, djalin e dy gjyqtarëve, që kishte vendosur të ndiqte gjurmët e të parëve të tij. Ai u gjet i dergjur në rrugë, nga një patrullë e policisë rrugore; kaska i kishte fluturuar tutje. Të afërmit treguan se nuk kishte qenë një festë dhe as nuk kishte pirë. Kishte dashur vetëm të bënte një xhiro me motor, pasioni i tij, 500 cilindrësh. U shoqërua në spitalin Cardarelli, që ishte vetëm dy hapa larg dhe u shtrua në reanimacion. Lufta e tij për të jetuar zgjati deri të shtunën në mbrëmje, kur aparaturat që tregonin nëse ishte apo jo gjallë, pushuan së dhëni sinjale. Jashtë sallës, të parët që morën lajmin ishin nëna e tij, Arjana Liço, vëllai i Erjonit, Renatoja, ky me studime në Kanada, si dhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Itali, Claudio Panarella, që ndihmoi në nxjerrjen sa më shpejt të dokumenteve për të ëmën; në këto kohë kur i gjithë sistemi burokratik ndodhet me pushime.



    Varrimi në Berat
    Erjoni do të prehet pranë babait të tij

    Erjon Liço do të varroset në Berat pranë babait të tij, Hiqmetit. Kështu tregojnë të afërmit e tij, të cilët sapo janë kthyer nga Italia dhe janë në mbërritje të ardhjes së trupit të pajetë të 23-vjeçarit. Ata rrëfejnë se para 13 vitesh Erjonit i vdiq i jati, Hiqmet Liço, i cili punonte gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Krujë. Ndërkohë, tragjedia e fundit në këtë familje u shënuar aksidenti i Erjonit. Ë ëma e tij është shprehur se i biri do të varroset pranë të atit, në qytetin e Beratit. Megjithatë, tani për tani ata nuk e kanë të sigurt që kur do të riatdhesohet trupi i pajetë i 23-vjeçarit, për shkak se duhet të respektohen një sërë rregullash për të marrë kufomën.



    Të gjithë anëtarët e familjes, juristë

    Familja Liço është ndryshe edhe familja e juristëve, nga të cilët dy janë ndarë nga jeta tashmë, dhe dy vazhdojnë të jetojnë. Familja e Hiqmet Liços përbëhej nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, Erjoni dhe Renato. Hiqmeti ishte caktuar gjyqtar në Krujë dhe detyrohet të tërheqë edhe familjen e tij po në këtë qytet. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ai vdiq dhe e shoqja e tij, Arjana, nga mësuese matematike, mbaron kursin dhe kthehet në gjyqtare po në këtë rreth. Ajo e vazhdon dhe sot e kësaj dite këtë profesion. Ndërkohë, dy djemtë e tyre, i pari, Renato, shkon në Kanada për studime ku vazhdon për juridik, ndërsa Erjoni, që ishte fëmija më i vogël i familjes, prej tre vitesh kishte nisur studimet në Napoli, po për të njëjtën degë. Për fat të keq, pas aksidentit më 1 gusht, Erjoni pësoi dëmtime fatale dhe mjekët e Napolit bënë të pamundurën për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq, duke shënuar kështu largimin e dytë nga familja të juristit të dytë të saj. Ndërkohë, i vëllai vazhdon studimet në Kanada dhe e ëma e tij, rreth të 50-ave, vazhdon punën si gjyqtare po në këtë rreth.



    Operacioni
    Zemra e Erjonit i vendoset një tjetri

    E premtja mbrëma ka gëzuar një familje dhe ka hidhëruar një tjetër. Mjekët i kanë kërkuar së ëmës së Erjonit, e cila ndodhej në Napoli që ditën e aksidentit , që duke qenë se djali i saj kishte vdekur klinikisht prej disa orësh, t’i jepte zemrën e tij një personi që ka nevojë për një të tillë. Sipas një të përditshmeje italiane, mësohet se në të njëjtën sallë, sapo është marrë miratimi i nënës së Erjonit, ka nisur operacionin për të bërë transplantimin e zemrës. Në të njëjtën sallë, brenda pak minutash i është hequr zemra Erjonit dhe i është vendosur një tjetri. Mësohet se ëma e Erjonit nuk ka dijeni nëse është i ri apo i vjetër. Mjekët i kanë thënë se do t’i tregojnë vetëm nëse operacioni del me sukses, pas një viti, se si i vazhdon jeta atij personi që jeton me zemrën e djalit të saj.

    Panorama

    Me pelqen shume humanizmi qe ka treguar kjo nene Shqipetare .

    A do ta benit dhe ju nje gje te tille , po te ishit ne kete situate ?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Megjithmend nje ngjarje tragjike. Eshte epr te ardhur keq qe nje djal i ri intelektual te iki keshtu kot me koti. Nuk di cka thene shtypi Italian per kete ngjarje, qe sa her vdes ndonje Italian ne ate menyre, dalin me parullen "E kane shtypur Emigrantet" e cila menjehere modifkohet mbas presionit politik sidomos te Lega Nord dhe Aleances Komuniste(qe njihet si antishqiptare) ne shprehjen " E kane shtypur emigrantet mundesisht Shqiptar". Lere pastaj akti i donacionit qe eshte ne nivele komplet te tjera, qe nuk ka fjale qe mund te pershkruaj gjestin e kesaj nene Shqiptare ndaj nje familjeje tjeter.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    ngushellimet e mija asaj nenes shqiptare qe megjithe dhimbjen e madhe qe ndjen ne momente te tilla nje nene per femijen e vet , gjen force te dhuroje organet e djalit te vet, ky akt eshte vertet nje akt humanizmi qe te prek vertet , une personalisht jam pro cdo akti qe i sherben jetes , dhe ne kete rast jam edhe pro dhurimit te organeve ne raste te tilla kur familjaret e te aksidentuarit jane dakort per nje gje te tille

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Delisios
    Anëtarësuar
    13-07-2004
    Postime
    43
    Me ne fund dicka paqesore pas gjithe atyre artikujve te shpifur qe ndodhen ne kete zone

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Dhurimit te organeve i jep mundesi te tjereve te jetojne .

    Besoj se asnje nga ju nuk i ka ndodhur nje situate e tille , dhe e di fare mire se eshte shume e veshtire , qe nje nene humane si kjo , eshte veshtire te gjesh .

    Por jam shume e bindur qe cdo njeri me zemer dhe llogjike, do ishte gati te bente nje akt te tille madheshtor bamirsie , duke menduar se dhuron nje jete nje njeriu .

    Une personalisht do dhuroja organet e mia, pa ngurruar. Te rikthesh ne jete nje qenie njerezore dhe e gjithe kjo ne saje te organeve kur je larguar nga kjo bote nje here e mire. Do e beja me gjithe shpirt, zemra ime te rrinte ne kraharorin e dikujt tjeter dhe ne nje fare menyre qenia ime do mbijetonte tek ai/ajo njeri.....

    Nuk e di a mund ta bejn prindet e mi tek une , ne qofte se me ndodh ndonje gje e keqe , se jeta ka dhe te papritura , por te them te drejten amanetin ja u kam lene .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    ngushellime dhe nga ana ime per familjen e erjonit...bashkohem edhe une me dhimbjen e tyre per humbjen e djalit 23-vjecar...
    gjesti i kesaj nene eshte nje nga me te virtytshmit. pavaresisht nga dhimbja qe ka ,ajo i ka dhuruar jeten dikujt tjeter...

  7. #7
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Jam prekur shume kur e lexova kete, vertete nje akt human, qe une per vete nuk besoj se do ta kisha bere... Vetem zemra e nenes e di dhimbjen e shkaktuar....
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Vetem nenat shqiptare e bejne kete pune!
    Zoti i bekofte qe te dy.Hallall!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Familja e studentit të vdekur dhuron zemrën për të shpëtuar një jetë


    Dhurohet në Itali zemra e një studenti 23 vjecar nga Shqipëria. Zemra e Erion Licajt, i vdekur pas një aksidenti automobilistik në Napoli, u dhurua për të shpëtuar një tjetër jetë, që priste në listë prej dy vjetësh

  10. #10
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503

    :(

    Me vertete nje tragjedi shume e dhimbshme kjo.
    Ngushullimet e mija per familjen Licaj.
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •