Close
Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 212
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    ndersa sa per amerikanet, sidomos ne gjmnastike ku notat jane shume spekulative dhe gjykimi jurise shpesh kaotik, nuk e merritonin asnje medalje.
    ushtrimet e gjimnasteve amerikane ishin disa grade me poshte sa i perket ORIGJINALITETIT si dhe nivelit te veshtiresise. juria siē duket vleresoi me teper realizimin perfekt sesa nivelin qe paraqiste veshtiresia e ushtrimit. me vjen keq per rumunet me te miret per mendimin tim.


    si dhe kam vene re se amerikanet fitojne gjithnje ne lojerat olimpike, e pothuaj asnjehere ne evenimentet e tjera sportive ne rang bote, flas per gjimnastiken ketu.

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Postime
    148
    Nga Mentor Kikia

    Rreth 17 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit ndodhet fshati Shtermen. Ne hyrje te tij, ne mes te nje fushe te gjelbert, ndodhet nje lokal i vogel qe mban emrin "Kampionet". Aty sherben nje kamarier i vogel nja 12 vjec, Briken Cale. I zoti i lokalit e therret kampioni dhe kete titull ai e ka meritur zyrtarisht, ndersa eshte shpallur kampion i Shqiperise ne peshengritje, per peshen e tij. Kurioziteti yne shuhet me nje foto dhe medaljen qe ai mban ne qafe. Djaloshi punon aty tere kohen, qe i mbetet nga stervitja. Shtermeni ka nje ekip peshengritjeje shume te mire dhe ata jane kampione te Shqiperise. Shume ekipe te medha kane kerkuar qe djemte e Shtermenit te jene ne perberje te tyre, por ata nuk kane pranuar. Pronari i lokalit "Kampionet", i cili ushqen falas peshengritesit e fshatit kampion, e tregon kete me krenari. Ata jane krenare teksa tregohen kaq patriote me fshatin e tyre. Ndersa degjon keto rrefime, te kujtohen "tradhetaret" e sportit shqiptar.

    Te gjithe jemi ndjere xheloze dhe madje te fyer paksa ne patriotizem, teksa sportistet tane te shquar si Pirro Dhima, Luan Shabani apo Mirela Manjani, kane ngritur trofete duke mbajtur mbi shpine flamurin grek. Kemi kujtuar se ata u formuan dhe krijuan imazhin e tyre sportiv ne kete vend dhe nuk duhej ta braktisnin duke ngritur ne stadiume flamurin e nje vendi tjeter. Jashte cdo lloj nacionalizmi te semure, ne mund te themi me plot gojen se nje pjese e medaljeve greke, na perkasin ne shqiptareve.

    Por i gjithe ky mal patriotizmi te cenuar nga largimi i disa sportisteve tane te shquar, sikur te rrezohet ndersa dy dite me pare, policia njoftoi per arrestimin e nje prej figurave me te shquara te shahut shqiptar. Ilir Seitaj, kampioni absolut i shahut dhe Mjeshter Nderkombetar ne kete sport, kishte perfunduar ne qeli pasi akuzohej se bashke me parate e verteta ne tregun e kambizmit, shiste edhe kartmonedha te rreme. Zedhenesi i policise njoftoi se eshte kapur nje fallsifikator parash. Mediat gjithashtu njoftuan se nje fallsifikator i quajtur Ilir Seitaj eshte arrestuar. Kujtesa e me te rriturve kishte ngucur nje gazete te shkruante se fallsifikatori nuk ishte tjeter kush, vecse mjeshtri i madh i shahut shqiptar. Nje sportist i ketij rangu, kishte perfunduar ne rruge, duke kembyer leket me valuta te huaja. Ai nuk ka vene asnje pasuri me gjithe talentin dhe famen qe ka krijuar ne sport, ashtu si edhe Ymer Pampuri, i vetmi Kampion Olimpik i Shqiperise, (ne Lojrat e Mynihut, 1972), qe sot punon si roje tek INIMA, ne Tirane.

    Pas kesaj duket sikur nuk te vjen edhe aq keq qe Piro Dhima e Luan Shabani nuk jane me ne Shqiperi. Pasi nuk eshte e veshtire te mendosh se ndonjeri prej tyre nje dite mund te arrestohej, duke shitur ndonje makine te vjedhur, te sjelle nga ndonje kusheri nga Gjermania. E pas kesaj, te vjen mire qe ata jane atje, ku cdo medalje e konvertojne me para, te cilat u duhen per te siguruar vitet e tjera te jetes, kur te mos i kene krahet kaq te fuqishem sa sot.

    Kur Ilir Sulin e pritem si hero, pasi u shpall nenkampion Europe ne peshengritje, qeveria i premtoi dhe nje apartament, ne nje pallat qe ishte ende ne themele. Por te vjen edhe me keq, per kampionin 12 vjecar nga fshati Shtermen, i cili vazhdon edhe sot e kesaj dite te punoje si kamarier, e te stervitet rregullisht ne nje hangar fshati, per te cilin qeveria ka dhene fonde, vetem per ta rrethuar me plastmas.

    Marre nga Gazeta Shqiptare

  3. #143
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Edhe Pirro Dhima qofte tek Zogu i Zi ka pas shitur perpara se te shkonte ne Greqi. Nuk e di me saktesi per sa kohe e ka bere ket gje, po fill mbas 90 kete pune ka kryer ne Shqiperi.
    Kshu eshte kur pushtetin e marrin tipa qe donin te shkaterronin gjithshkah qe u be atehere.

    Kjo sdo te thote me dal e me urryer atdheun tend... por qe gjerat te dihen duhet te dihen, jo vetem qe ky shiste qofte, por edhe historiku modern i Himares ne kohen e PPSH dhe trajtimin e tyre, qe shum veta ketu e kan shum problem ta pranojne... qe nuk eshte ndonje cudi duke pa se kemi dhe nje forum per keta persona qe as nuk moderohet hic fare. Duhet ndergjegjsim dhe azgje me teper. Italianet kshu po e humbin diasporen e tyre 25 Milionshe ne Amerike, sepse i trajtonin si spiuna si shok te mafiozve ne kohen e Luftes se dyte qe mundoheshin te ndanin Siqeline etj etj. Tani ai komunitet ketu jo vetem qe nuk po blen me toka ne Jug te Italise, por po shet dhe ato qe ka, femijet gjenerata 2 nuk di fare Italisht. Pse me e humb ket kontigjent Italia ? Krenari e tepruar dhe qarqe te caktuara politike qe deshin te vidhnin dhe atje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 20-08-2004 mė 11:40
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    o miq pse flisni kot.

    dje po shihja hipizem, ku franca zuri vendin e dyte si ekip, mbas gjermanise. e komentonte kete sport nje aktor i famshem francez Zhan Roshefort (jean rochefort) i cili posedon edhe nje ekyri kuajsh gare. pra e njeh mire kete sport.

    duke folur perpara platose te TV francez, ra fjala tek medalja e tyre, dhe ai u shpreh qe kjo "fitore" (dmth vendi dyte ne olimpiade) ndoshta ndihmonte qe hipizmi te behej SPORT POPULLOR ne france. sepse shtoi ai, eshte nje sport qe kushton shtrenjte dhe fiton me pak se piēvoley (haha!) me ato breēkat e vogla dy gishteze ne bithe.

    ēa me bo, kshu e ka sporti, ndersa veēse shqiptaret s'kane hala kuptu gje dhe ndjekin ritualin e vjeter i qahen shtetit qe peshengritesit shesin qofte.

    sporti rrusha kerkon sakrifica, behu nje here KAMPION e ti do ta shohesh se parate do te vijne vete, sidomos ne nje shoqeri si e sotmja ku per para u qan zemra te gjitheve. parate nuk ka ku ti gjeje shteti, bile dhe ne vendet e perparuara si USA apo Franca e me sporte shume te zhvilluar. ato vijne nga kontratat PRIVATE qe sportistet lidhin me firmat e ndryshme publiēistike e nga te cilat fitojne miliona. pra sportisti perdoret veē si FOND KOMERCIAL asgje tjeter. shihini pankartat me atletet greke rrugeve te athines, perse sherbejne ato, per milionat qe duhen paguar staret e greqise, gjithe te madaluarit e saj.

    e pra jemi ne qe paguajme sportin, dhe jo shteti.
    neqofte se sportistet shqiptare jane te varfer, e para ata s'jane kampione, dhe e dyta ne nuk paguajme per ta, nuk na rruhet, perveēse kur kujtohemi si ketu me perrallis plot me patriotizem fallc.

  5. #145
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    PESHENGRITESIT LUAN SHABANI I HIQET MEDALJA

    Luan Shabani, peshengritesi shqiptar qe garon per Greqine rezultoi pozitv ne testin antidoping. Fituesi i medaljes se bronxit ne peshen 62 kg ne Lojrat Olimpike Athina 2004, ben pjese ne grupin e peshengritesve te denoncuar nje dite me pare nga zedhenesja e Komiteti Olimpik Nderkombetar per perdorim substancash te palejuara. Peshengitesi 33 vjeēar me origjine shqiptare nenkampion olimpik ne Atlanta dhe Sydnej ka marre nenshtetesine greke qe ne vitin 1993. Luan Shabani ka 10 vite qe garon per Greqine ku eshte shpallur disa here kampion Bote dhe Europe.


    Marre nga website i TOPCHANNEL.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dordi1 : 20-08-2004 mė 13:06

  6. #146
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Dje Theoharis Trasha




    Ora e kuqezinjve

    Ramadan Bizga


    Nga Athina RAMADAN BIGZA Trasha e ndien para kohe veten fitues, por... 20 gramė e ēojnė nga vendi i dytė nė tė tretin Ka qenė njė orar, por dy vende shumė larg njėri-tjetrit. Ka qenė njė koinēidencė pėr sa i takon orarit tė garave. Por ka qenė edhe njė fatkeqėsi pėr sportdashėsit shqiptarė, tė cilėt e kanė pasur tė vėshtirė t'i shikojnė tė dy sportistėt tanė. Sidoqoftė, shumė prej tyre janė dyndur nė Nikia, aty ku ėshtė ndėrtuar salla madhėshtore e peshėngritjes. Pėr herė tė parė, ky mjedis i bukur ėshtė skuqur nga flamujt kuqezi. Bashkatdhetarė tė shumtė kanė zbritur nė kėtė sallė dhe kanė inkurajuar djaloshin shqiptar Theoharis Trasha. 19?vjeēari ynė ėshtė ndier nė fillim disi i emocionuar, por pastaj gjithēka ka kaluar me siguri. Pas dy peshėngritėsve tė parė, i ka ardhur radha shtangistit tonė. Nėn thirrjet e sportdashėsve tė shumtė, Trasha i ėshtė afruar shtangės dhe e ka mbėrthyer. Ka qenė ora 10.30 dhe sytė e tė gjithėve janė fiksuar te djaloshi shqiptar. Pesha e ngritur nė stilin e shkėputjes ka qenė nė fillim 155 kilogramė, peshė tė cilėn shtangisti ynė e ka ngritur me shumė lehtėsi. Po me kaq lehtėsi ai ka ngritur edhe shtangen me 160 kilogramė. Theoharisi po jetonte delirin e tij, ndėrsa shtanga shėnonte 162.5 kilogramė. Por pikėrisht nė kėtė moment, kur askush nuk e besonte, e tradhtojnė pikėrisht krahėt e tij dhe shtanga bie nė pedanė. 160 kilogramė, ky ėshtė rezultati i fiksuar nė tabelėn elektronike. Por 13 konkurrentėt e kėsaj peshe kėrkojnė me shpejtėsi tė ngjiten drejt lartėsive rekord. Gara nė stilin e shtytjes ka qenė e fortė, e bukur dhe tepėr emocionuese. Peshėngritėsi ynė, pasi e ka ngritur me mjaft siguri shtangen me peshė 177.5 kilogramė, kėrkon shifra tė tjera mė tė mėdha. Provon 182.5, por dėshton nė provėn e parė, ndėrsa nė tė dytėn ėshtė tepėr i sigurt. Kėtu ka pėrfunduar gjithēka. Theoharis Trasha ka arritur nė dygarėsh peshėn 342.5 kilogramė. Tė gjithė kujtojnė se me kėtė rezultat ai zė vendin e dytė, por jo. Pesha e shtangistit tonė ėshtė 20 gramė mė e madhe se ajo e kundėrshtarit tė tij. Eshtė pikėrisht kjo gramaturė qė ndėshkon Trashėn. Theoharisi zė vendin e 3?tė nė baterinė B. Nė pėrfundim tė konkurrimit mbrėmė nė orėt e nvona dhe tė Baetrisė A peshėngritėsi shqiptar Theoharis Trasha ėshtė klasifikuar nė vendin e 13-tė nė dy garėsh (mes 21 pjesėmarrėsve) ndėrsa nė stilin e shkėputjes Trasha ėshtė renditur nė vendin e 9-tė. Nė vend tė parė nė kėtė peshė ėshtė renditur turku 19-vjeēar Taner Sagir me 375 kg nė dy garėsh duke merituar dhe medaljen e artė nė peshėn 77 kg. Shefi i ekipit tonė olimpik, Fidel Ylli, tha mbrėmė pėr "Sportin shqiptar" se rezultati i peshėngritėsit Theoharis Trasha ėshtė i kėnaqshėm. "Tė mos harrojmė, - tha Ylli, - se ai ėshtė vetėm 18 vjeē dhe premton shumė pėr tė ardhmen." Kėshtu, peshėngritėsit tanė e mbyllėn shfaqjen e tyre. Ishte njė rast unikal nė kėtė olimpiadė, qė dy vėllezėr tė marrin pjesė nė njė disiplinė sportive, siē ėshtė peshėngritja. Ndoshta rasti i vėllezėrve Trasha ka pėr t'u kujtuar gjatė. Ajo ka pėr tė mbetur njė relike e veēantė nė historinė e olimpiadave. Gjata pėrmirėson rekordin e tij Ai zė vendin e 4?t nė baterinė e vet









    Marre nga Sportishqiptar.com.al
    .........................

  7. #147
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga krokodili_73
    miki rrofsh se na kenaqe, po ca foto mor jau......
    ejkush nga ju ka fatin te shkoje ti shofi garat, na postoni ca foto ketu.
    Rrofshi
    Kroksi



    Krokso pishman jam bere si dreqi.......per fotografi


    Por mesa degjoja nuk lejoheshin aparatet me flash ne sallat e mbyllura te Athina 2004...

    Biles mora dhe tel tek Athina 2004 perpara se te nisesha dhe perseri nuk me thane me saktesi.........jo kshu po ashtu.......


    Tek faqja zyrtare e Athina 2004 tek regullat shkruhej se tek salla e peshengritjes ne Nikea nuk lejoheshin aparatet fotografike me flash....madje nqs e kishe marre me vete nuk kishte as vend ku ta lije...........

    Me pak fjale Haos........

    Dhe nuk mora me vete.......

    Por kur vajta atje vura re jo vetem se lejoheshin por mund te nxirrje dhe foto brenda shume lehte pa te thene asnjeri gje ........

    Sic shikoni edhe greket kane mentalitetin ballkanik ku nuk zbatohen dhe te gjitha rregullat pike me pike.........

    Me vjen shume keq por nuk munda te nxjerr asnje foto dhe jam bere pishman si dreqi........

    As shqiptaret e tjere mesa vura re sa ishim bashke nuk kishin ........




    Shkrimi i meparshem nuk mund ta pershkruaj ne te vertete atmosferen e krijuar ishte shume madheshtore.......

    Une per vete nuk mund ta harroj kaq lehte........

    Madje meqe harrova ta them dje kishte shume familjare shqiptare te cilet kishin ardhur bashke me femijet e tyre dhe ishte nje kenaqesi e vecante te shikoje djem e vajza 7-10 vjec me flamurin kuq e zi dhe duke mos ndaluar se brohorituri..........mua personalisht kjo skene me pelqeu me shume duke pare femijet e vegjel te cilet nuk kishin lindur ne shqiperi por kishin ne shpatullat e tyre te vockla shqiponjen Tone..............
    .........................

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    ej miku im,ska gje, heren tjeter merr nanji.
    degjo po te kete ndricim te mire aty brenda, nje kamera dixhitale nga ato te lirat,ja heq flashin e te ben pune xhom.
    Nejse rrofhs per ate shkrimin se nakenaqe.
    Kroksi

  9. #149
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    shume bukur, une jam njeri nga ata qe kam ne dore fatet e sportisteve te rinj shqiptare, por s'kuptoj cilen quan ti "kushte me te mira" per sportistet.

    psh: per nder te pirros greket kane emeruar nje stadium, te njejten gje duhet ta aplikojme dhe ne per theoharin, apo si?




    Pagan une nuk jam specialist ne fushen e sportit shqiptar dhe nuk mund te te them nje per nje pikat te cilat duhet ti permbushi pushteti sportisteve tane.........


    Kur u referova tek kushtet kisha nder mend:

    1-Mjedise sportive te standarteve europiane
    2-Ndihme qofte dhe ekonomike nqs kane nevoje
    3-Dhe shume xheste te tjera inkurajuse nga ana e pushtetit



    Dhe kur thashe gjithashtu qe duhet tu tingelloje ti Obligim atyre qe merren me sportin shqiptar.....me erdhen direkt ne mendje sportistet e shume qe perfaqsojne shtete te tjera..........

    Mos valle ata u larguan nga vendlindja nga qefi?

    Te them une qe shumica JOOOOO

    E pra nuk dinim ti mbanim dhe nuk dinim ti trajtonim si kampiona..................


    Pastaj meqe ti djalosh je njeri nga ata qe ke ne dore fatet e filizave shiptare......pse nuk i pyet personalisht cfare probleme ndeshin ata...........




    Sa per shembullin mund ta percaktosh se cilin stadium kane emeruar greket Pirro Dhima se nuk nuk kam degjuar gje........ndoshta nuk e di.......por gjithsesi pres pergjigje...........


    Pastaj kur fola per kushte me te mira nuk thashe ta mbajme Theoharin si Mbret apo ku ta di une cfare do te thuash ti me kete shembullin tend........une ne paragrafin e fundit u shpreha per te gjithe filizat shqiptare qe tani duan nje ndihme konkrete nga shteti.......


    Nje shembull per ty meqe ra muhabeti.......----------->Klodiana Shala ka disa vite qe stervitet ne greqi.....dhe ne nje interviste te saj pergjigjet se do ti pelqente shume te mos stervitej ne greqi por ne shqiperi.......POR fatkeqesisht shqiperia nuk disponon akoma qofte dhe nje fushe atletike moderne..........

    Pastaj nqs deshiron shembuj te tjere mjafton te lexosh me vemendje shkrimin 142 te Jonka dhe do te shikosh se ku i hedhim ne kampionat dhe si dime ti mbajme filizat.........


    Kaq me shembuj se te ze koka po vazhdova me shume.........






    Ja kalofsh mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 20-08-2004 mė 14:56
    .........................

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Me falni po ket artikullin se perktheva dot.
    Marre nga guardian, uk

    Greek Olympian tests positive

    Weightlifter Leonidas Sampanis has failed a drugs test, his coach Christos Iakovou said today.

    Staff and agencies
    Friday August 20, 2004

    Greek weightlifter Leonidas Sampanis, who won a bronze medal in the 62kg class, has tested positive for a banned drug, his coach Christos Iakovou confirmed tonight.
    "I received the notification that said Sampanis had tested positive for testosterone in his first sample," he said. "The boy is a wreck and I cannot imagine what could have happened."

    Earlier a spokesman had refused to name the athlete until the results of the B sample were known.

    An Uzbekistan woman shot putter and an Indian female weightlifter have also tested positive for banned substances.

    Uzbekistan's Olga Shchukina, a 27-year-old shot putter who took part in the Olympics women's event, tested positive for an anabolic agent, Clenbuterol, from a sample given on August 14, the day after the opening ceremony.

    She went on to finish last of the 38 competitors in the event held at Ancient Olympic on Wednesday. She told officials that she had taken a cough mixture.

    Indian female weightlifter Sanamacha Chanu, 25, had also tested positive in pre-Games testing for a banned diuretic, Furosemide. She was one of seven lifters caught in IOC testing and the second from her country.

    That test was given on Sunday, August 15. Chanu finished fourth in the 53kg women's category later that day. The Indian government plan its own inquiry into the positive tests of their athletes.

    The 2004 Athens games have been hit by a series of doping scandals since the curtain lifted on the event last weekend. Today's announcement will be a further blow to the pride of a host nation still reeling from the scandal which forced its two star athletes out of the games this week.

    Advertiser links
    Golfing Holidays in Spain, Costa del Sol
    Your hassle-free golfing holiday on the Costa del Sol starts...

    prosolgolf.com

    Castell d'Emporda - Golf Spain
    Castell d'Empordą is a great place enjoy superb dinners,...

    en.castelldemporda.net

    Cheap Golf and Car Hire - Costa del Sol
    Book your discount golf with us and save money. Make sure...

    autogolfspain.com
    Greek sprinters Kostas Kederis and Ekaterini Thanou withdrew from the Olympics on Wednesday after it became obvious that the International Olympic Committee (IOC) was going to expel them for allegedly evading a series of drugs tests.

    Kederis, the reigning men's 200m champion, and Thanou, Sydney's 200m silver medallist, are now the subjects of an International Association of Athletics Federations investigation to see whether they were helped to evade testing over a period of time.

    A mysterious motorcycle accident, which the pair say occurred just after they were wanted for drugs tests in the Olympic village and prevented them from attending, is also being investigated by the city's chief prosecutor to find out whether it was orchestrated.

    However, media reports about the identity of the athlete behind today's announcement were focusing on the Greek weightlifting squad, Reuters reported.

    Yesterday five weightlifters were named as having failed drug tests. The IOC named them as Wafa Ammouri of Morocco, Victor Chislean of Moldova, Zoltan Kecskes of Hungary, Tratima Kumari Na of India and Shabaz Sule of Turkey.

    Burma weightlifter Nan Aye Khine had already been thrown out of the Games for returning a positive result, the IOC added.

    Indian weightlifter Kumari today blamed her coach, Pal Singh Sandhu, for her positive result, saying that he oversaw her entire diet and had ordered a series of spinal injections which caused her to break out in a rash.

    An Uzbekistan woman shot putter and another Indian female weightlifter have also tested positive for banned substances. . Uzbekistan's Olga Shchukina, a 27-year-old shot putter who took part in the Olympics women's event, tested positive for an anabolic agent, Clenbuterol, from a sample given on August 14, the day after the opening ceremony.

    She went on to finish last of the 38 competitors in the event held at Ancient Olympic on Wednesday. She told officials that she had taken a cough mixture.

    Indian female weightlifter Sanamacha Chanu, 25, had also tested positive in pre-Games testing for a banned diuretic, Furosemide. She was one of seven lifters caught in IOC testing and the second from her country.

    That test was given on Sunday, August 15. Chanu finished fourth in the 53kg women's category later that day.

    The Indian government plan its own inquiry into the positive tests of their athletes.

Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Lojrat Olimpike nga nje sy tjeter
    Nga rolua nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:23
  3. Masa sigurie per lojrat olimpike edhe ne Shqiperi
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:37
  4. Lojrat Olimpike kthejne emigrantet e paligjshem.
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 00:40
  5. Greqia dhe Lojrat Olimpike te 2004.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •