Close
Faqja 20 prej 22 FillimFillim ... 101819202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 212
  1. #191
    lexova krejt rastesisht nje artikull ne nje reviste te njohur greke , gazetari grek me kunj e pyet mirela manjanin se kujt ia dedikon medalien qe mori dhe ajo ju pergjigj menjehere - popullit grek ia dedikoj, por gazetari me poshte ne te njejtin arikull nuk ngurron qe te shprehet ashtu sic mund te shprehet nje shqiptar duke thene se prisnja qe te pakten nje here ajo t'ia dedikonte me se fundi kete medalje bashkombasve te saj qe jetojne dhe punojne ne greqi, ne vazhdim duke e lene vendin bosh......., <nenkuptohet>, greket nuk jane aq budallenj
    e cfare i kushtonte me se fundi (pasi kjo eshte hera e fundit qe merr pjese me duket ne lojrat olimpike)qe te prononcohej se ia kushtoj shqiptareve , shqiperise<vendit ku u linda dhe u rrita , ska gje se nuk fitova shume para aty>, te gjithe atyre shqiptareve qe zemren e shpirtin e kishin tek une , edhepse mbaja veshur ngjyrat e flamurit grek, njerezve te mij , gjakut tim
    turp
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  2. #192
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Perendite e Olimpit,buzeqeshen si per te treguar kenaqsine qe moren se bashku me ne ne lojrat olimpike te Athines.Pershendeten dhe u larguan per ne mbreterine e tyre te perjetshme,mitike dhe hyjnore.Perdet olimpike rane ngadale,festa sportive e kombeve ka marre fund.Edhe nje nje here magjia e sportit shpalosi teresine e bukurise se saj.Edhe nje here mijera sportiste nga c'do skaj sportiv i botes folen gjuhen e perbashket ate te paqes ,miresise.Mjafton te kujtojme ndeshjen e futbollit midis Italise dhe Irakut,ku u zhvillua disa ore me pas ekzekutimit nga pjella famekeqe e terrorrit carcafbardhe gazetari Italian Enzo Boldini.Mjafton te kujtojme thirjet lutjet e tranerit irakian dhe lojtareve qe per hir te nje bote ne vllazeri dhe paqe kerkuan lirimin dhe jo vrasjen e tij.
    ..............Olimpiada e Athines tashme i perket historise.Dhe per adhuruesit e sporteve olimpike,si per ti qendruar edhe besnike historise se saj do kujtojme bashke me vitet deri ne Olimpiaden e rradhes,ata qe shkruan emrin e tyre me germa te arta,te argjenda te brozta ne librin e perjetshem te lavdise.

    Ne pishinat e notit duelet e medhs midis amerikanit Michael Phelps dhe australianit Iane Thorpe do ringjallnin duelet e vjetra midis gjewrmanit Michael Grosse dhe amerikanit Mat Biondi.
    Vajzat amerikane te stafetes 4x100,rrezuan me ne fund "murin e Berlinit',rekordin 17-vjecar te ish gjermanolindoreve.
    Ne sportin e mrekullueshem te gjimnastikes,te gjithe u mahnitem me figurat aerobike nga duart dhe kembet e arta te rumuneve, amerikaneve ,kinezeve ,ruseve,bullgareve.Por rete e dyshimeve mbuluan tapetet e gjimnastikes.E vetquajtura princesha e gjimnastikes rusja Svetlana Khorkina ve ne dyshim vleresimin e dem te saj dhe ne favor te amerikanes 16-vjecare Carly Paterson.Dite me pare nje nga talenet me te medhenj ish kampioni i botes rusi Alexei Nemov shpreh cudine dhe indinjaten ndaj jurise qe sipas tij ndihmon amerikanet."Lufta e ftohte " eshte ringjallur.Si te mos mjaftonin keto pranohet gabimi ne vleresimin e amerikanit Paul Hamm,dhe i kerkohet me anen e nje letre te dorezoje medaljen e arte qe kish fituar ne shumegaresh.
    Mbretersha e lojrave olimpike,atletika e varfer dhe pa yjet e dikurshem.
    Gara e 100m apo gara e nje frymemarrjeje sic quhet u fitua nga njeriu suprize amerkani Justin Catlin.
    Ne kercimin me shkop rusja Xelena Isinmbayeva vendos rekord boteror duke na kujtuar se mbreteria e lartesive i perket shkolles ruse.Ne ato mbreteri te sunduara prej vitesh nga i madhi Sergei Boubka.
    Pas fitoreve te shumta dhe ne c'do turne marokeni Hicham El Guerrouj me ne fund fiton edhe nje medalje olimpike.
    Pas tre medajeve te arta edhe vrapuesi polak ne 50km Robert Koreniowski,le pas pistat plot lavdi.
    Xhamajkanja e famshme Marlene Ottey,ne moshen 44- vjecare jep doreheqjen.Nje kariere e mbushur plot medaje dhe me pjesmarrje ne shtate olimpiada.
    Sporti i peshengritjes sundohet kesaj here nga ish republikat Ruse .Turqia dhe Kina shprehin prezencen e tyre plot medalje.Perandoria e dikurshme greke mbushur me "jenicere" shqiptare tashme eshte shkaterruar,me mire eshte vjeteruar.
    E vecanta e peshengritjes paraqitja e "Herkulit te Iranit" sic quhet nga bashkombasit e tij Hossein Reza Zaden qe mposhti e theu rekorde boterore.
    Ne dy sportet me popullore futbolli dhe basketbolli medaljet e arta kercyen bashke me ne tango Argjentinase.
    Ne water polo kampionet e botes Hungaria per meshkuj dhe Italia per femra dominuan serisht.Basketbollistet amerikane u veshen me ar dhe u munduan te shplanin turpin e te ashtquajtures "Dream Team",ekipit te baskebollit amerikan.

    Yje te venitur.
    Dikur shkelqenin me gjithe forcen e madheshtise se tyre.Dikur peruleshim gjithe respekt para talentit te tyre sportiv.Koha tashme u ka venitur shkelqimin dhe ne i rikujtome bemat e tyre te vjetra te shkruara dikur.
    Olimpiada e Athine ishte vec nje enderr e keqe per yje te dikurshem si Allen Johnson,Stacy Dragila,gjimnasti rus Alexei Nemov,Atletja amerikane se here fituese Marion Jones ,patriotja e saj Gail Devers,"Alexandri i Madh",behet fjale per notarin rus Alexander Popov,Ivani i tmershem,kubanezi i kercimit se gjati Ivan Pedroso e sa e sa te tjere.
    Lamtumire podiumeve olimpike me nje medaje bronzi na thane yjet e atletikes dhe peshengritjes Maurice Greene dhe Pirro dhima.

    Doping pa mbarim.
    Si ne asnje Olimpiade tjeter ky fenomen tronditi boten sportive.Lista e gjate ,pa mbarim qe nga shqiptaro-greku Luan Shabani qe dorezon medaljen e bronzit,nga bejzbollistet greke(u thenshin) Andreas James Brake,Dereck Nicholson,nga turkja Sule Abaz,indianja Patima Kumari,nga rombokopet hungareze Zoltan Keskes dhe Robert Fazekas,ky i fundit dorezoi medaljen e arte ne hedhjen e diskut,nga rusi Anton Galkin dhe hedhesi i gjyles serisht hungarez Zoltan Kovac.Dhe lista vazhdon..............

    E megjithate duke lene menjane castet e erreta ,lojrat olimpike na dhuruan caste te paharrueshme sportive.Caste qe vetem sportet me magjine ,mrekulline e tyre ti dhuron.
    Pishtari i zjarrte Olimpik qe nga dita e djeshme drejtoi floket e tij te zjarrte ne horizonte te largeta.Bashke me marshojme edhe ne gjithe adhuruesit e kesaj feste sportive kombesh ne nje udhetim 4-vjecar qe do te ndalet diku prane murit te gurte e te vjeter kinez.Pekin 2008,takimi yne i ardhshem,per te perjetuar momente te arta olimpike.Kesaj here me shpresen se dhe vendi yne i vogel do perjetoje caste lavdie ne podiumet e nderit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 30-08-2004 mė 09:35
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #193
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    1 USA 35 39 29 103
    2 CHN 32 17 14 63
    3 RUS 27 27 38 92
    4 AUS 17 16 16 49
    5 JPN 16 9 12 37
    6 GER 14 16 18 48


    Me lart edhe renditja ne baze te medaljeve te fituara,ar,argjene,bronze,dhe totali.Me Gjermanine dhe Rusine dikur ne lufte sportive per vendin e pare sot mjaftohen me vendin e trete dhe te gjashte.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #194
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ceremonia e mbylljes si dhe ajo e hapjes e bukur e vecante.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #195
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fjalet te teperta ne raste te tilla.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #196
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nga Akropoli deri tek muri i vjeter kinez,na ndajne vetem 4-vjet.Te perpikte ne takim me kete feste sportive gjithe adhuruesit e sporteve do jene atje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Athina 2004, asgjė!


    Nga: Endrit SAUKU

    Athina 2004, asgjė! Sportistė qė nuk arrijnė as rezultatet e tyre dhe radhiten nė vendet e fundit.


    Nė momentin e nisjes ekipi olimpik shqiptar mė i madh se kurrė (7 sportistė) u nis me pretendime pėr rezultate pozitive. Ēuditėrisht nga Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar i premtoi edhe 10 mijė dollarė amerikanė shpėrblim nė rast fitimi tė njė medalje tė artė sportistėve.Mynih 1972, lojrat olimpike. Shqiėria pėrfaqsohet pėr herė tė parė nė ngjarjen mė tė rėndėsishme sportive. Ymer Pampuri fiton medaljen e parė dhe tė vetmen nė historinė olimpike shqiptare. Njė ar nė peshėngritje qė vlente shumė pėr vendin e atėhershėm komunist, medalje e cila mbetet e papėrmenduar pėr rreth 30 vite. Barcelona 1992, ritkthim i Shqipėrisė nė olimpiadė por shumė largime sportistėsh. Pirro Dhima natyralizohet grek dhe fiton medaljen e parė tė artė nė peshėngritje mbas shumė kohėsh pėr fqinjėt tanė. Shqipėria paraqitet me ekipe modeste por me rezultate tė kėnaqshme pėr vendin nė periudhė tranziocioni dhe ikje sportistėsh qė marrin medalje pėr vende tė tjera. Vetėm Greqia deri tani 15 medalje. Edhe nė Sidnei, katėr vite mė parė njė vend i pestė i Ilir Sulit dhe njė vend i 11-tė i qitėses Diana Mata duket i pranueshėm. Athina 2004, asgjė! Sportistė qė nuk arrijnė as rezultatet e tyre dhe radhiten nė vendet e fundit. Renditja mė e mirė, 19 vjeēari Theoharis Tarsha nė peshėngritje, i 13-ti. Numėr tres, do tė thonin mė skeptikėt, aspak e tillė. Nė momentin e nisjes ekipi olimpik shqiptar mė i madh se kurrė (7 sportistė) u nis me pretendime pėr rezultate pozitive. Ēuditėrisht nga Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar i premtoi edhe 10 mijė dollarė amerikanė shpėrblim nė rast fitimi tė njė medalje tė artė sportistėve. U bė njė zhurmė e madhe ku sėbashku me sportistėt pėrmedej edhe emri i sponsorit shoqėrisė celulare qė kishte stemėn e saj sėbashku me emblemėn e KOKSH-it. Pse sportistėt shqiptarė tė shėrbejnė vetėm si njė tabelė rekamash. Delegacioni shqiptar mund tė thuhet se shėrbeu pėr tė valėvitur flamurin shqiptar nė tokėn greke. Kjo padyshim ėshtė paraqitja mė e dobėt e Shqipėrisė nė pesė lojrat olimpike qė ka marrė pjesė. Pas katėr vitesh, nė Pekin 2008 disa sportistė shqiptarė premtojnė medalje por nėse ata nuk stėrviten si kampionė Shqipėria sėrish do tė marrė pjesė vetėm nė cereminė e ēeljes dhe tė mbylljes.

  8. #198
    Gjate mbylljes se Lojrave Olimpike 2004, disa melodi me shume afrimitet me motivet melodioze te Shqiperise se "Jugut" shoqerojne percjelljen e flamurit olimpik nga greket tek kinezet. Perfytyrohej sikur lojrat ishin zhvilluar ne Shqiperi dhe po behej mbyllja. Paskan shume ngjashmeri me pjeset e "folklorit" tone.

  9. #199
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nje ceremoni qe nuk kishte gje origjinale, edhe vallet turke e serbe i kishin vjedhur e jo mo ato Shqiptaret qe dihen. Nga ana tjeter kjo nuk eshte aszgje per kete komb qe historikisht ka dashur te pervetsoj cfare nuk ka qene e tij, qysh nga ritet pagane ilire, e deri tek vallet. Nga ana Ekonomike... nje turp i madh, asnje fitim, por humbje miliardash.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #200
    o kolombi, romantik si gjithmone .
    eshte e verete, ishte fantastike
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Lojrat Olimpike nga nje sy tjeter
    Nga rolua nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:23
  3. Masa sigurie per lojrat olimpike edhe ne Shqiperi
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:37
  4. Lojrat Olimpike kthejne emigrantet e paligjshem.
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 00:40
  5. Greqia dhe Lojrat Olimpike te 2004.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •