Megjithate feja nuk eshte kunder arsyes!
Megjithate feja nuk eshte kunder arsyes!
Feja nuk e përdor arsyen, përdor besimin, ndaj dhe quhet fe. Mos ti do të thuash se fetarët si njerëz (e jo feja) e përdorin arsyen në jetën e përditshme për punët e përditshme? Kjo është e kuptueshme se pa arsye nuk do pinin dot as ujë.
Që të reduktojmë replika të tipit një-fjali, mund ta shtjellosh këtë pohim tëndin tek tema më lart "Feja koncept vetëzhvlerësues" në krye të këtij nën-forumi, ku zbërthehet pikërisht koncepti i fesë.
Odeon une kisha vendosur te mos perzihem me me debate pasi e kam vene re qe nuk te sjellin ndonje dobi por po gaboj edhe kete here.Postuar më parë nga Odeon_relax
Kurani e ka deshmuar barazine e sekseve qe 1400 vjet me pare dhe nuk eshte aspak e vertete qe ka evoluar.Po ashtu as bibla vete nuk ka qene kunder shkences por ishte injoranca e klerit kishtar qe solli kam e kaq probleme.
Pra shkurt mundohu te njohesh fene vete e jo ta vleresosh ate nga kleriket apo enetaret e saj> Nese e ben kete atehere je duke njohur hasanin me veprat e hysenit.![]()
Cuditem vertete si mund te flasesh per dicka qe nuk e njeh !!!
Injoranca nuk zhduket me top
shume gabim, feja ne fillim perdor diturine pastaj besimin, te pakten feja Islame.Postuar më parë nga KVS
Shiko vargun kuranor:kuptoje se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut
Pra kjo dmth studjo, hulumto, kupto gjyko e shume e shume.
Pra ne fillim gjykimi e arsyeja e me pas vjen besimi.
Po ashtu vargu i pare qe zbriti nga kurani nuk qe :"Beso" por "Lexo".
jam me ty qe ka njerez qe besojne verberisht pa ditur se perse por ama keto nuk barazohen me besimtaret te cilet kane argumente ne besimin e tyre.
Per kete kurani thote:thuaj e jane te njenjte ata qe shohin dhe ata qe jane te verber? Pra Islami nuk i jep rendesi besimit te verber por synon qe gjithesecili te gjeje argumentet per besimin e tij.
Injoranca nuk zhduket me top
Të gjejë argument për mosargumentimin? Besim = mosnjohje. Besim = iracionale (mosarsye). Të arsyetojë për të besuar? Sigurisht kur një turmë me gurë sulet të të godasë meqë nuk beson tek besimi i tyre, atëherë ti arsyeton se mirë është të besosh se ndryshe do zhdëpesh në dru. Por kur ke arsye dhe zgjedh të besosh, kësaj i thonë lodhje nga jeta! Jo faleminderit.Postuar më parë nga INDRITI
Dhe e sigurt është se kush arsyeton nuk zgjedh të besojë (E pur' si muove), sepse kjo do të thotë që diçka (arsyeja) kërkon vdekjen e vet (të arsyes) - të kërkosh rënien tënde, quhet dekadencë, kalbje.
Krijoni Kontakt