Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 75
  1. #21
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    un thash qe e kam lexuar, po nuk a aduroj. Nuk me pelqejne kta lloj filozofesh.

    po do mundohem te filloj "Thus Spake Zarathustra" per ta lexu. Edhe do formoj opinion-in tim para se te lexoje te Carl Jung.

    edhe besoj se po mos te te kishte fe kaurre nuk do kishte as islame.

    p.s. a ke lexuar gje Ecce Homo te ktij, Nietzche-ja jep edhe opinionin e tij mbi

    Thus spake Zarathustra
    Ndryshuar për herë të fundit nga good devil : 11-08-2004 më 13:49
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  2. #22
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E kam lexuar dhe ate por Nietzsche eshte njeri shume kompleks, nje nga filozofet qe nese e lexon dhe e kupton nuk mund mos ta adhurosh per ate cka bere, pak rendesi ka perkatesia fetare ne ket mes. Nietzsche eshte i vetmi filozof pas 3 Klasikeve ne Greqine e Lashte qe lexohet per qef nga intelektualet apo studentat qe vazhdojne per filozofi. Nesje

    Po fe eshte dhe Hinduizmi qe ka lindur rreth 5000-8000 BCE, edhe Buddhismi apo Konfucianizmi deri diku mund te quhen fe ose "rruge". Ato flasin per moralin per te miren per te keqen. Pasaj konceptin mbi pavdekshmerine e shpirtit e kan pasur Zoroasterianet, aty vjen dhe origjina e mirfillte e te mires dhe te keqes. Cifutet ne luften 70 vjecare qe kan bere ne kohen e Davidid i shuajten fare si popull(populli Parsi), dhe i morren komplet doktrinat fetare. Me pas Muslimanet ben te njejten gje. Sot populli Parsi numeron po aq antar, ne mos me pak sac numuron dhe popullsia Aramaike ne bote.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #23
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    budhismi eshte nje fe me e mire te pakten sepse nuk i premton njeriut nje ZOT.
    sipas Nietzsche's budhismi ka pak a shum te njejtat ide te christianitit. e cila eshte:

    "Denial of Self"

    Une po sulmoj kto fe (christiane dhe islame) sepse kto u perhapen me shpejtesi me te madhe
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  4. #24
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Ore s'paskeni pune ju? Edhe ty djalli dora vet nuk te kuptoj se cfare qellimi ke, dmth qe te ket kuptim. Nuk do te jesh fetar? Nuk do te jesh myslyman? Nuk do te jesh krishter? Shume mire. Vazhdo jeten, pse krrrrrruhesh kot.
    Edhe kjo vlen per te gjithe. Te krishteret te jetojne ne besimin e tyre dhe te vdesin ashtu sic duan vet edhe ne myslymanet vazhdojme ne besimin tone dersia te jete jeta. Sejcili ne rruge te vet, sejcili ben zgjedhjen e tij.
    Nese me kete teme do me tregu qe ti je i zgjuar ndersa myslymanet, te krishteret apo kushdo tjeter jane budallenj, pune tjeter. Gjithe bota mezi po priste kete temen tende kundra fese qe tani ti zhdukin nga qarkullimi.
    HOLLAND...

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Denial of Self nuk e permbledh dhe aq kollaj cfare thote Buddhismi, me shume eshte denial of pleasures per nje konfigurim tjeter te "self". Ne Lamaism psh qe eshte nje sekt i Buddhismit dega Mahayana, Zoti perfytyrohet si nje figure qe ka nga 60 deri ne 80 krah, per te simbolizuar fuqine e tij te jashtzakonshme. Po kjo fuqi eshte karakterisitke edhe ne Krishterim apo Islam. Megjithate ke plot sekte te tjera te Buddhismit qe nuk flasin per zot fare, por thjeshte per nje "detachment" nga toka, gje qe mund te thuhet se e ka dhe Krishterimi, por jo ne sensin e denial of self sic e perdor ti.

    Gjithashtu ke Hinduizmin qe eshte akoma me e vjeter si fe, ke dhe Zoroasternismit, e cila eshte feja e pare ne bote(me aq sac dihet deri tani) qe ndan te miren nga te keqen si te ardhura nga nje dicka e vetme e pandashme. Prandaj te them qe feja eshte shume e komplikuar dhe ta heqesh ate do te thote te fshish komplet moralin nga shoqeria. Ti mbase do qe te thuash qe nje bote pa fe do ishte me e mire, un them se do ndodhte e kunderta, do kishte shume me teper armiqsi e barbarizma ndermjet nesh.

    Feja eshte element qe duam sduam ne do dali gjithmone edhe sikur ta zhdukesh fare, besimi ne dicka eshte karkateristike e njeriut qe ne kete univers eshte nje qenie insinjifikante qe nuk di asgje rreth botes qe e rrethon, mjafton te shohesh qe edhe teorite e fundit te fizikes gjithmone pergenjeshtrohen, dalin te reja, me te mira etj etj. Vetem ose me sakte dhe vete Matematika si shkence psh, eshte nje lloj "feje" nje lloj idealizimi i dickaje absolute. Jo per gje filozof si Russell apo Wittgenstein nxorren ate qe quhet Filozofi Analitike ne mos gabohem e cila i jep priorirtete te jashtzakonshme logjikes semantikes, dhe se fundi thote se e verteta absolute do jete e mundur te gjehet vetem nepermjet argumentave Matematike nepermjet simbolizimit matematik. Vete Matrix po ta shohesh me vemendje si film kete teme ka ne thelb, nje Zot pertej cybernetikes... nje Zot "arkitekt" sic quhet dhe ajte, pra nje njeri preciz me inkilinim matematik numurash etj, mbase gjithshkah eshte iluzion ne fund te fundit etj... te pakten kshu e kam kuptuar un si film dhe kshu jam munduar ti gjej nje kuptim tjeter pervec ati klasikut qe thuhet se imiton Alegorine e Shpelles te Platonit. Pra ku dua te dal eshte qe gjithmone njeriu krijon dicka pertej vetes se tij, nje esence, pasi nuk do jete kurre i afte te krijoj mbinjeriun e Nietzsches nga vete vetja e tij, nuk mund tja lejonte gjendja jo koshiente e tij. Per kete flet Jungu, per kete flet Froidi ne terma te caktuara qe ai e quan kete ndjenje si nje "Oceanic Feeling" qe njeriu ka nevoje dhe nuk mund te bej dot pa te. Pra si ne filozofi si ne psikologji apo ne shkence te nderthurur me keto subjekte ka dicka qe krijohet dhe per mendimin tim eshte e pamundur te hiqet, pasi prej ketij besimi, kesaj ndjenje ne kemi ndjenja te tjera si te nje Lumturie absolute apo dashurie platonike, apo te nje bote te drejte etj etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 11-08-2004 më 14:27
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #26
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Nietzsche nuk mund te kete thene se Budhismi ka ngjajshmeri me Krishterimin, po se Krishterimi mund te kete ngjajshmeri me Buddhismin, se Buddhismi ka lind nja 500 me pare, rreth 550 BCE nga Siddhartha Gautama.

  7. #27
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    po ASD.

    kurse ti cyclotomic po thua qe FEJA ka ber gjere te mira per njerzimin. Per cdo shembull te mire qe ti do me japesh une te jap nje mije te kqija.

    A e shof cfare po ndodh tashi si rezultat i fese (sidomos islamike, mos harro 9/11).
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ajo eshte politike qe po ndodh nuk eshte aspak fe. Fe eshte besim, eshte te zbatosh ato urdhera. Bota mbahet me ate 0.0001 % Njerezish qe zbatojne Fene me perpikmeri, ciladoqofte ajo fe, se ne fund te fundit mesazhi i cdo feje nuk eshte lufte apo dhune apo ku di un tjeter, por paqe.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Ajo eshte politike qe po ndodh nuk eshte aspak fe. Fe eshte besim, eshte te zbatosh ato urdhera. Bota mbahet me ate 0.0001 % Njerezish qe zbatojne Fene me perpikmeri, ciladoqofte ajo fe, se ne fund te fundit mesazhi i cdo feje nuk eshte lufte apo dhune apo ku di un tjeter, por paqe.
    Cyclo: 9/11 mund te kete pasur brenda edhe politike por nje doze te mire feje po njehere.
    Si mund ta mohosh se te 19 terroristet vetevrases nuk ekishin mendjen top se po zbatonin urdherat e Allahut e profetit per lufte kunder "te pafeve"?
    Po ashtu ke me mijra terroriste te ushqyer me fondamentalizmin islamik per te cilet qellimi i jetes eshte vdekja e atyre qe nuk ndajne te njejtin besim me ta.
    Ata mund te jene brainwashed etj etj, por kuranin e dijne mire dhe bazen shpirterore e kane aty.

    me kete nuk dua te them se te gjithe muslimanet jane terroriste (megjithese me 11 shtator dolen me bakllava neper rruge me kuc e me mac, c'gezim pervers) por te pakten ata qe jane dhe ata qe i justifikojne dhe i mbeshtesin justifikimin e kane ne Kuran.

    Po ashtu kurani u kerkon te ndertojne shtetin islamik besimtareve dhe kjo con ne dhune dhe ne shtypje te kundershtareve te kesaj ideje, don apo nuk don ti apo une.

    Mira eshte ti veme gjerave emrin qe kane.

    Nga ana tjeter nuk duhet te mohojme rolin e madh te te gjitha feve ne shoqeri sidomos ne ato te prapambeturat kryesisht ne Azi.
    menyra si perdoret e interpretohet do te jete shume e rendesishme ne te ardhmen e ketyre cendeve e popujve.

  10. #30
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Labeati,
    Te identifikosh terorizmin komplet me fene myslimane eshte gabim per te vetmin fakt se ne bote ekzistojne fraksione militante dhe teroriste qe nuk kane te bejne aspak me fene myslimane sic eshte ETA ne Baski IRA ne Irlande e grupe tjera radikale qe nuk kane per bazament fundamentalizmin islamik.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  2. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •